08/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 shtator 1993

Revolucion i ri fiskal

Ja çfarë ndryshon për tregtarë e blerës Arrin për të gjithë kuponi tatimor Ja çfarë ndryshon për tregtarë e blerës Revolucion i ri fiskal Arrin për të gjithë kuponi tatimor ANDREA STEFANI TIRANË — Së shpejti një tjetër revolucion në rrjetin tregtar dhe atë të shërbimeve. Arkat regjistruese dhe kuponat e tatimeve do të shoqërojnë — sipas një Projektligji qeveritar — të gjithë aktivitetin tregtar në Shqipëri. Pas vendosjes së mekanizmave të tregut të lirë në këto aktivitete, tashmë është fiala për një administrim më të mirë dhe kontroll më efikas të tatimeve që rrjedhin prej tyre. Për këtë me projektligjin “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, të miratuar nga Qeveria, tregtarë dhe blerës, përveç parave do të kenë si ndërmjetës po aq të domosdoshëm të tyre, arkat regjistruese, kuponat dhe faturat e tatimeve. Projektligji që është modeluar sipas variantit italo-francez dhe që pritet t’i kalojë shumë shpejt Parlamentit, do ta shtrijë autoritetin e tij mbi çdo veprimtari prodhimi, tregtie, punimi dhe shërbimi, duke përfshirë dhe profesionet e lira. Për të gjithë individët apo personat juridikë privatë ose shtetërorë, kusht i përcaktuar për zhvillimin e këtyre aktiviteteve do të jetë lëshimi i faturave dhe kuponave tatimorë si dhe depozitimi e tyre për një kohë të caktuar. Ligji parashikon një gjobë deri në njëqind mijë lekë për të gjitha ata që do t’i shmangen këtij rregulli. Zbatimi i këtij sistemi të ri dokumentimi bën të domosdoshme instalimin e aparateve elektronike të arkave regjistruese. Importimi, shpërndarja, instalimi, kontrolli i funksionimit të tyre do të bëhet me udhëzime të miratuara nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë. Blerjet e arkave regjistruese do të bëhen nëpërmjet ankandeve, duke mbledhur nga firmat e huaja oferta e mundshme. Më qenëse pajisja e menjëhershme është e gjitha njësive me këto aparatura është e pamundur, kompletimi do të bëhet gradualisht. Deri në fillim të vitit të ardhshëm — i thanë Gazetës në Drejtorinë e Kontabilitetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë — do të instalohen 5.000 arka regjistruese. Për të gjithë ata që do të përpiqen t’i shmangen instalimit të arkave regjistruese ose do të përdorin aparate të ndryshëm nga aparatet e caktuara, Projektligji parashikon pezullimin e lejes për ushtrimin e veprimtarisë deri në gjashtëdhjetë ditë. Çdo përpjekje për falsifikimin e aparateve matëse, do të ndëshkohet me heqje të lirisë deri në tre vjet. Por edhe blerësit do të kenë detyrimet e tyre. Marrja e kuponit apo faturës nga shitësi nuk do të jetë më një çështje dëshire. Për çdo rast shkeljeje blerësi mund të dënohet me gjobë deri në pesëmbëdhjetë lekë. Kështu konsumatorët duhet të mësohen të përfitojnë nga të gjithë avantazhet që ofron një sistem i tillë, si regjistrimi më i saktë i shpenzimeve familjare. Veprimtaria tatimore deri më sot, është bazuar mbi dokumentat e kontabilitetit të mbajtura nga subjektet e ndryshme prodhuese apo tregtare. Por ky dokumentacion ka qenë i pamjaftueshëm për të ndërtuar një politikë tatimore të saktë duke u bërë në disa raste burim keqkuptimesh. Projektligji në fjalë, me dispozitat që sjell, synon ta mbushë këtë boshllëk. Regjistrues i arkës në një dyqan

Në Kakavijë: 6 minoritarë keqtrajtohen nga ushtarë grekë

Incident në kufi EDMOND LAÇI GJIROKASTËR — Incident i ri në kufirin shqiptaro-grek. Ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit Kakavijë të Gjirokastrës, ku dhjetëra minoritarë të këtij fshati kufitar kanë kërkuar të protestojnë përpara doganës greke. Shkaku — sipas tyre — ishte keqtrajtimi i 6 bashkëfshatarëve, midis të cilëve edhe Kryeplaku i Kakavijës, nga ushtarët grekë. Punonjës të Policisë nga Dega e Rendit Publik të Gjirokastrës kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e kësaj ngjarjeje të irrituar. Vetëm takim i përbashkët në këtë pikë kufitare — ku nga pala greke mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Delvinës — mundi të qetësojë përfundimisht incidentin. “Sipas fshatarëve minoritarë të Kakavijës — tregon për Gazetën Sali Çako, Shefi i Policisë së Gjirokastrës — 6 bashkëfshatarët e tyre ishin dëmtuar nga ushtarët grekë të kufirit. Madje ata kishin dëgjuar bisedat e tyre në gjuhën greke, ndërsa i bënin thirrje për kujdes njëri-tjetrit që të mos i linin shenjtë minoritarët shqiptarë”. Po sipas këtij burimi, deri të hënën — një ditë pas incidentit së ditës së dielë — asnjë nga 6 shtetasit shqiptarë të kthyer e të keqtrajtuar, nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës. Ndodhesë autoritetet greke të kufirit, siguroan në takimin e përbashkët se do të njoftonin qeverinë e tyre, asnjë version zyrtar grek për këtë ngjarje nuk u publikua deri të hënën.

Fier, dashuri në azil (aventura e dy pleqve)

Kur ndjenjat sfidojnë opinionin Njihen, duan të martohen, por... Kur ndjenjat sfidojnë opinionin Fier, dashuri në azil (aventura e dy pleqve) Njihen, duan të martohen, por... SPIRO ILO FIER — Në azilin e Fierit shtynë vitet e tyre të vetmisë 65 pleq dhe plaka të harruar nga jeta, megjithëse shumë prej tyre kanë edhe fëmijë. Të veshur keq dhe të parruar, një pjesë e tyre ishin ulur në mendje duke ngrënë drekën dhe gjella u kullonte herë mbi mjekër dhe herë mbi rroba për shkak të duarve që u dridheshin kur ngrinin lugën. Disa të tjerë ishin ulur dhe shikonin një televizor bardhë e zi të vendosur mbi një dollap, figura e të cilit dridhej me keq se duart e tyre dhe që si për ironi kishte vetëm RAI-2. Pikërisht këtu, zhvillohet një histori dashurie romantike. Protagonistë e saj, si në çdo ngjarje zhvillohet në këtë mjedise, janë dy të moshuar: Proletarja Zaho, 43 vjeç dhe Arifi Kadia, 73 vjeç. Historia e tyre u bë e njohur për buletin e tërje të azilit, thuajse një vit më parë, kur çiftin e dashuruar e kapën në flagrancë një grup pleqsh pas shumë përgjumjesh sistematike. Naime Skëndaj, infermjeria e turnit tregon për këtë histori disi të pazakontë dhe për reagimin e ashpër të pleqve të tjerë: “Mund t’ju duket diçka për të qeshur, por ne na u krijuan shumë probleme. Pleqtë bënë një si lloj greve duke kërcënuar përjashtimin e çiftit të dashuruar për imoralitet. Këshilli i pleqve të azilit, pas një mbledhjeje që zgjati shumë deklaroi: ‘Ose ne, ose ata këtu’”. Dy të dashuruarit e ndjenjë veten të ofenduar pas këtij reagimi. Proletarja, e rritur në Shtëpinë e Fëmijës si fëmijë ilegal, dinte ta mbronte mirë veten, qoftë duke u zënë edhe me grushta vetë. Me problem ishte Arifi, të cilit i dhane 20 ditë leje për ta larguar nga e dashura. Por edhe kur u kthye ky deklaroi se “me proletaren e kishtë se se propozoren me dëshira dhe donte të martohej”. Tani ata e kanë shpallur martesën e tyre, por për të bërë celebrimin kanë disa vështirësi. Së pari Proletarja duhet të bëjë një certifikatë lindjeje, të cilën ajo nuk e ka pasur të re jetën. E dyta, dhe më e vështira është se çifti i ri në moshë të jetojë në një dhomë të vetme të azilit, nuk ka kushte pastrimi kjo do të ishte një shembull i keq për të tjerët. Edhe ky çift po vuan — njësoj si edhe çiftet e reja — nga vështirësitë e strehimit. Ata duhet të dalin që andej, por s’ka njeri ku të shkojnë. Megjithë vështirësitë e shumta ata janë të lumtur sa më shumë se të tjerë. “Ne nuk na lejojnë të rrimë bashkë brenda azilit, por jashtë nuk na pengon dot njeri. Dalim çdo ditë dhe shëtisim nëpër qytet — thotë Proletarja — Arifi më blen akullore dhe Coca-Cola. E mund të bëjë më tepër me atë pension prej 800 lekësh që ka? Ndërsa unë i laj dhe i hekuros rrobat, sepse dua të duket i mbajtur. Neve aq na bën se çfarë thonë të tjerët. Edhe ata duhet ta kuptojnë se kohët kanë ndryshuar dhe se nuk jetohen më si më parë”. Në fakt edhe Azili ka filluar të ndryshojë. Infermierja e turnit tregon për një ndihmë prej 15.000 dollarësh që një shoqatë mirëbërës hollandeze kishte investuar për riparimin e azilit, gjë që i kishte përmirësuar disi kushtet e jetesës së pleqve. “Problemi kryesor tani për ne mbeten rrobat — thotë ajo. Tani vera po kalon dhe ata nuk mund ta shtyjnë dot dimrin me një këmishë dhe një bluzë”.

Dje në Shqipëri

MINISTRI I RENDIT, MUSARAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË MISIONIT TË VEZHGUESVE TË KE — “Mosregjimi ynë nuk ka të bëjë me atë që ne nuk kemi mundësi për të kundërvepruar, por me atë që ne si shtet duam të jemi faktor stabiliteti dhe mirëkuptimi dhe jo shkaktarë të incidenteve dhe shtimit të mosmarrëveshjeve”. Duke folur për incidentet kufitare në kufirin me Jugosllavinë, ministri Musaraj, vlerësoi mjaft edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të misionit të vëzhguesve të KE. Bashkëbiseduesi, gjeneral major Pioxhe, nga ana e tij falënderoi për kushtet e krijuara për ta në Shqipëri. BANORË NGA KOMUNA E FIERZES VAZHDOJNË TË SHPËRGULEN NË ZONAT FUSHORE — Komuna e Fierzës, numëron numrin më të madh të shpërnguljes drejt zonave fushore në të gjithë rrethin e Tropojës. Sipas drejtuesve të kësaj komune shkaqet janë thellësisht ekonomike, si përfundimi i asistencës, mungesa e mjeteve të mjaftueshme për të banuar, e ujit të pijshëm dhe pamundësia për të përfituar pension si-kotak e tyre, shumë të mbuluara nga Liqeni i Hidrocentralit të Fierzës. Janë gjithsej 5.300 banorë në këtë komunë dhe fondi i përkrahjes sociale, mbulon vetëm 55 për qind të nevojave reale.

«Forconi ruajtjen ndaj pesticideve»

Ndërhyjnë ekspertët gjermanë TIRANË — (fa.ba.) — ”Ndërkohë që qeveria gjermane do të marrë një vendim për fatin e mëtejshëm të pesticideve të skaduara, shqiptarët duhet të forcojnë masat e sigurimit në vendet ku ato ruhen”. Ky ishte mendimi i tre ekspertëve gjermanë që vizituan ditët e fundit Shqipërinë. Specialistët gjermanë vizituan në vend pika të ruajtjes të pesticideve të skaduara në Bajzë, Shkodër, Durrës, Milot, Fier e Lushnjë. Ata studiuan edhe mundësinë e agjesimit të një pjese të tyre në ndonjë mënyrë të braktisur të vendit apo në Fabrikën e Çimentos në Fushe-Krujë. Raportin përfundimtar të ekzaminimit të gjendjes ata do t’ia paraqesin qeverisë gjermane e cila do të përcaktojë pastaj në bashkëpunim me autoritetet shqiptare masat konkrete që duhen marrë. Deri atëherë problemi do të mbetet i hapur. ”Gjendja është skandaloze”, u shprehën ekspertët gjermanë për situatën e krijuar në Stacionin Hekurudhor të Bajzës, ku vec rrjedhjeve janë verifikuar kohët e fundit edhe raste të përdorimit të bidonave të helmura nga popullsia lokale. Ata e përzgjodhën thirrjen — të bëre disa kohë më parë edhe nga specialistët shqiptarë të Komitetit të Ruajtjes së Mjedisit — për të mos i përdorur objektet e kontaminuara për përdorim shtëpiak.

Në Brendësi

Izraeli s’ka frikë më nga një Shtet palestinez Renault dhe Volvo së bashku për automjetet Futboll, sot në Tiranë Shqipëri Danimarkë

Letra nga përtej detit

Egi i vogël nga Tirana përshëndet xhaxhain e tij Vëgjin me rastin e nisjes së tij sot për në Itali. I uron një udhëtim të bukur duke e put[h]ur fort. (Ebrahim Brahja — Tiranë) Jam një shqiptar lindër më 06/01/1951 në Durrës. Tani banoj në Ravenna me gruan dhe dy fëmijët. Kam ardhur në Itali më 08/04/1991 me anijen timë sepse isha marinar dhe si gjithë shqiptarët e tjerë u vendosa në Itali. Tani punoj si mekanik në Shoqatën bujqësore të qytetit Ravenna. Përveç aktivitetit tim profesional, kam shkruar gjithnjë, sidomos poezi. Dhe ja një nga poezitë e mia në shqip: Kanga ime! Veç n’ty moj kanga ime/ndjej vehten t’me fërgëlloj ndjesish plot; Veç n’ty n’m’ gufon zemra/ hijeshue mendime t’kandshme, aq sa dhe t’guximshme. Veç n’ty ndjehem pjesë e kësaj bote/e patjetërsueshmënj, shpirt i mendet/ ndër lumtunitë e mëdha/ndër dashuritë të mëdha/ ndër mendime të mëdha drejt lirisë. E shkruhem tani ndër vargje të tua. E shkruhem tani n’muzikalitetin tand. Mos m’len, pra kanga ime/t’jeta ime. Jo, mos m’len vetëm/se veç ty t’kam/me veç mund t’bisedoj veç ty zemrën mundem me ta hap. Ismail Bresku — Ravenna

Një zonjushë nga Vlora: «Do jem nuse shembullore»

Kërkon bashkëshort me një njoftim në gazetë TIRANË — (fa.ba.) Është një kërkesë për martesë e një mësueseje 38 vjeçare nga Vlora. Ndajera e parë e këtij lloji në eksperiencën e re për semujore të “Gazetës”. Pika më e re këtë dhe më dëshiren për të kontribuar sadopak për qëllimet fisnike të letërshkrueses ia vlen të theksohet. Ajo ka një të shkruar sa të rradhë. Deri tani kishin mbërritur me kërkesa ekonomike, të cilat fillojnë dhe përfundojnë me një shpresë të përfitimit: “Do të jem një bashkëshorte shembullore me një shokun tim të jetës, nëse do të mund të gjy ni të tillë”. Kërkesën e dërgon vetë redaksisë, disi me ndrojtje, por gjithsesi me shpresë se dikush do ta lexojë dhe do të kontaktoje me të. Vetëm se këtu ka diçka që jo çdo lexues i Gazetës do të mund ta plotësojë. Për parë, gjithë dr[r]i i ardhshëm preferohet të jetë nga Zvicra ose të paktën nga Italia, edhe pse shqiptaret nuk janë të përjashtuar kategorikisht. Se dyti, ai duhet të ketë gjendje të mirë financiare. Kërkesat e tjera plotësohen më lehtë: me karakter të mirë, simpatik dhe i shkolluar. Për më shumë vëllëll sektor ku do të punojë burri i saj i ardhshëm nuk ka rëndësi, ai mund të punojë në shtet ose privat, pa e mohuar sigurinë. Si kërkesa e bënjës së mirë financiare. Zonjusha nuk e cakton kufirin në më të ulët të meshës — edhe ky nuk ka shumë rëndësi — por al maksimal duhet të jetë deri në 50 vjeç. Për të gjithë të interesuarit ne po rendisim edhe cilësitë e zonjushës vlonjate, të hartuara nga ajo vetë. “Jam serioze dhe e ndershme, simpatike, e shkathët, nikoqire e mirë shtëpiake. Më pëlqen shumë sinqeriteti dhe mënyra e të stëllurit mirë të me cilindo”. Më poshtë mësuesja reshton karakteristikat fizike — për vërtetë, siç e ç’ka mund të garantojë edhe ne — gjatësia 1 metër e 70 centimetra, pesha 58 kilogram, sy të zinj, flokë të gjata të zeza dhe vetulla të larta. Kushdo që të jetë i interesuar — dhe urojmë që të jenë të tillë — të jetë shumë i dëshirë beguar — duhet të shpejtojë. Shpresojmë se do të kontribuojmë për të lidhur me unazën e martesës një çift ideal. Të paktën kërkesat që ka paraqitur zonjusha i duken të plotësueshme dhe ndryshime në vertet të illa.

Ndërhyjnë ekspertët gjermanë

Në fund të faqes shfaqen pjesërisht: “Dje në Shqipëri” Ndërhyjnë ekspertët gjermanë Në Brendësi Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me