10/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 shtator 1993

Mashtrimi i fundit i Hoxhës

Një sozi e zëvendësonte në publik? CARLO BOLLINO TIRANA — Është misteri i fundit i regjimit komunist, më i panjohuri dhe më i pabesueshmi nga të gjithë: Enver Hoxha kishte një sozi, një njeri identik në fytyrë dhe në trup, që e zëvendësonte gjatë rasteve publike, dreka zyrtare dhe përvjetore të rëndësishme. Një njeri që ka jetuar për 35 vjet, rob në krah të tij dhe që me vdekjen e diktatorit ka përfunduar në një kamp internimi. Një tjetër martir ndër të shumtit e komunizmit që sot jeton i fshehur kushdi se ku, në ndonjë qoshe të Shqipërisë. E zbuloi këtë histori — kaq absurde sa përfaqëson një enig më të vërtetë dhe të re — një gazetar neozeland ez, Lloyd Jones, që ditë më vonë do të publikojë për zbulimin e tij të bujshëm librin e titulluar “Biografi”. Një scoop që në Angli po kthehet tashmë në një fenomen letrar: është gjithçka e vërtetë, apo historia është thjesht një fantazi? Nderkohë emri: sozia e Enver Hoxhës quhet Pjetër Shapllo, mjek dentist, me punë në fshatin Topojan të rrethit të Dibrës. Shapllo i ngjante qysh i ri diktatorit: një jetë dikush e vuri re dhe u bë një plan. Jone shkruan që ky njeri u trembye dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale plastike, të nevojshme për ta bërë perfekte kopjen e tij dhe e transferuan pranë “oborrit” të diktatorit. Ndërsa familja e tij u shfaros. Që nga kjo ditë Enver Hoxha fallso do të zëvendësonte në të gjitha rastet — veçanërisht ceremoni, festa në shesh, mitingje pa rëndësi politike — prezencën e Hoxhës së vërtetë dhe kur njëkohësisht diktatori do kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë. Asnjëri nuk e pasakës venë re shkëmbimin. Shapllo ka qenë i detyruar t’ia përshtaste fizionominë e tij ndryshimeve të Hoxhës së vërtetë: kur kishte temperaturë, ai rrinte pa ngrehë për të pasur një fytyrë të zbehtë; nëse Hoxha shtonte ndonjë kilogram atëherë dhe Shapllo duhej të shtonte në peshë. E njëjta pamje, e njëjta lëvizje dhe të njëjtat xheste; deri në ditën e vdekjes së diktatorit, kur Hoxha i rrëmuar u tërhoq nga skena. I maskuar nga një mjekër e dendur, filloi xhirot e tij në kampet e internimit në Jug, tepër larg nga Topojani, ku dikush mund edhe ta njihte. Shkrimtari Jones tregon se e ka gjëtuar pas shumë kërkimesh të turbullta në Shqipëri sezonin e diktatorit. Ku? Në fshatin Savër, pranë Lushnjës, në të cilin sipas Pjetër Shapllos, ka qenë dërguar për disa javë. Nga atje — i sëmurë rëndë, i dëshpëruar dhe i vetëm — është nisur pastaj për në një tjetër destinacion të panjohur. Savra është një fshat pak më i shumë se 100 kilometra nga Tirana, njëri nga më të mëdhenjtë e ish-kampeve të internimit në Shqipëri. Sot atje nuk jetojnë më shumë se 400 familje. Gatë të gjithë të internuarit — pas kthesës demokratike — janë kthyer në vendet e origjinës, me përjashtim të rreth 50 familjeve që vazhdojnë të jetojnë atje ku dikur ishin rob. “Nuk kemi para për të blerë shtëpi tjetër”, i tregon Gazetës Egerem Çapol, 57 vjeç, kryetar i Shoqatës lokale të të Internuarve. Keni njohur ndonjëherë një farë Pjetër Shapllo? “Jo, kurrë — përgjigjet Çapol — këtu njihemi të gjithë...”. Po një njeri që i ngjante shumë Enver Hoxhës? “Jo, asnjëherë. Këtu kanë qenë të internuara tre kushërira të diktatorit dhe kaq”. Historia e sozias, atëherë e plotë e kompletuar, është fantazi? Është e vërtetë ta thuash. Se pse pikërisht nga Savra del një tjetër e dhënë: nëse këtu sot zian nuk e njihte asnjëri, të gjithë njohin zbuluesin e tij, “Po, Lloyd Jones — siguron Egerem Çapol — ishte një gazetar neozelandez, ka qenë këtu në qershor të vitit 1992. më intervistoi, më bëri pyetje të çuditshme, pastaj iku. Me sa di ka qenë dhe në Gradishtë dhe Gjaz. Donte të njihte historinë e kampeve të internimit. Nuk më tha nga kush, por unë e kuptova që kishte ardhur deri këtu për të kërkuar një njeri...”. Një roje e diktatorit: «Ne për këtë nuk dinim asnjë gjë» TIRANE — Është e mundur që Enver Hoxha ka pasur një sozi që e zëvendësonte publikisht, dhe që ky mister u zbulua — vetëm sot — nga një gazetar i huaj? “Unë për historinë e sozisë nuk kam dituar asnjëherë gjë”, i përgjigjet Gazetës një nga ish-rojet e trupit të diktatorit, që pranon të flasë vetëm duke mbetur anonim. “Kam punuar me Hoxhën për shumë vjet — tregon ai, sot i papunë — isha i ngarkuar për sigurimin personal të tij, lëvizja gjithmonë pranë tij. Nuk e kam ditur asnjëherë se ka pasur një sozi të ngarkuar për ta zëvendësuar në rastet publike. Sigurisht e pranoj që teorikisht ishte e mundur. Por e përsëris: më duket e çuditshme dhe deri më sot nuk kisha dëgjuar të flitej kurrë për një gjë të tillë.” ki- sha dëgjuar të flitej kurrë për një gjë të tillë”. Enver Hoxha gjatë një mbledhjeje; por a është më të vërtetë ai apo kjo?

Shqipëri-Danimarkë 0-1 Humbje e duartrokitur

Lojë e bukur e përfaqësueses. Danezët në vështirësi në pjesën e parë. Rikthehen tifozët Sport Por «Shpresa» arrin të fitojë TIRANE — Një humbje tjetër në Tiranë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Por këtë herë ndaj Danimarkës, kampione e Europës, kanë humbur vetëm në rezultat. “Shpresat luajtën shumë mirë”, i tha Gazetës menjëherë pas ndeshjes Nilsen, trajneri i ekipit fitues. Megjithatë 0-1: gol i Pingel në pjesën e dytë do të bënte të pavlefshëm komentimin e mirë për ekipin shqiptar. “Mendoj se me këtë ndeshje publiku shqiptar do të jetë kënaqur”. Strakosha, një ndër më të mirët në fushë për futbollistët shqiptarë nuk dëshirhon ta quajë humbje ndeshjen me Danimarkën. Ndërsa trajneri tij Birçe mendon se shqiptarët — sikurse edhe herë të tjera — ishin të pafat. “Gjithçka foli për mundësi fitoreje dhe jo humbjeje — shpjegon Birçe — por shanset gjithmonë ndihmojnë ekipet me emër”. Më tej në 11-metërsh, që nuk mohohet i tillë nga gjyqtari qipriot, mbyt shpresat e shqiptarëve te, të paktën për të barazuar një ndeshje të barabartë. Madje duke qenë shpresëdhënë më superiorë, futbollistët shqiptarë i detyruan danezët të luajnë ashpër dhe të dënohen tre herë nga gjyqtari. Por ndërsa ekipi kombëtar mundet, “Shpresa” fiton 1-0. Danezët e rinj u mposhtën pas një goli spektakolar nga 35 metra largësi, të shënuar nga Muça. SHQIPËRIA: Strakosha, Zmijani, Bano, Shulku, Vata, Kacaj, Kushta, Lekbello, Millo, Demollari, Fortuzi (Zalla). Trajner: Birçe. DANIMARKA: Shmajkel, Hansen, Elrie­der, Olsen, Kielberg, Nilsen, Velfort, Pingel, M. Laudrup, B. Laudrup. Trajner: Nilsen Goli: Pingel 64’ Shikues: 12 mijë Kartela të verdha: 3 (Danimarka), 2 (Shqipëria) Nga takimi Shqipëri-Danimarkë 0-1, e vlefshme për Kampionatin Botëror

Seria A, përparon Inter

Ndeshjet e parakohshme të kampionatit italian i kanë dhënë skuadrat që udhëhiqnin tabelën e klasifikimit: asnjëra prej këtyre skuadrave në krye, nuk ka fituar. ATALANTA 2-REGGIANA 1 — Ndeshje e bukur e lojtarëve të Atalantës që pas barazimit të Reggianës nuk e lëshuan veten. GENOA 1-CAGLIARI 1 — Me pikën që fitoi në ndeshjen jashtë fushës Cagliari ndryshon klasifikimin e tij dhe del nga polemikat për trajnerin. Lojë e mirë e të dy skuadrave. INTER 2-CREMONESE 1 — Inter mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Paraqitje e mirë e Toto Schillaci që shënoi edhe golin e avantazhit. JUVENTUS 3-SAMPDORIA 1 — Fillim zhgënjyes i skuadrës vetëm nga goli i sampdorianit Gullit, protagonist kryesor i ndeshjes. Juventusi e detyruar të rikuperojë golin e disavantazhit mbylli pjesën e parë me barazim. LAZIO 2-PARMA 1 — Spektakël i mrekullueshëm në stadiumin Olimpico. Lazio — kësaj here nuk luajti në një orar të ndryshëm nga ai i skuadrave të tjera — gjën më së fundi lojën e saj të zakonshme dhe mund një kundërshtar të vështirë. LECCE 0-FOGGIA 2 — Në derbin e parë puliez fillon keq leçezi që humbin një penallti. Foggia luan në mënyrë të tillë që të shënojë dhe më bëjnë avantazhin deri në fund kur dyfishoi rezultatin gjatë lojës shtesë. NAPOLI 0-TORINO 0 — Frika frenon të dy skuadrat. Pavarësisht nga barazimi, Torino arrin megjithatë të mbajë vendin e parë në klasifikim. PIACENZA 0-MILAN 0 — Zhgënjyese loja jashtë fushe e Milanit që vetëm minutat e fundit tentoi një provë krenarie. Ndërsa, mjaft mirë u paraqit, e sapo kualifikuara Piacenza. UDINESE 0-ROMA 0 — Ndeshje e keqe që nuk i lejon Romës të japë një provë tjetër si ajo e së dielës kundër Juventusit.

Nano për Arbnorin: «Mos harro rrogën»

Një letër nga Burgu i Tiranës Oborri i burgut të Tiranës EDMOND LAÇI TIRANË — Fatos Nano vazhdon të shkruajë letra nga qelia e tij. Por këtë herë ajo që ai shkruan nuk del fshehtas nga Burgu i Tiranës ku ai qëndron që prej datës 30 korrik të këtij viti. Është një letër tepër e veçantë dhe i drejtohet Pjetër Arbnorit, Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor. “Uroj përmes jush gjithë kolegët deputetë të punë të mbarë në sesionin e tretë që sapo çelët”, është fillimi i letrës dyfaqëshe të liderit të opozitës, e cila ditën e martë iu dorëzua Sekretarisë së Kuvendit Popullor. I ndodhur në një pozitë krejtësisht të pafavorshme nga ajo e sesionit të kaluar, shkruan Fatos Nano — Përmes letrës së tij — kërkon që jetë mes parlamentareve të. Edhe pse shumica e tyre gat një muaj më parë kishin votuar për heqjen e imunitetit të tij, për të dhënë të drejtën Prokurorisë së Tiranës që të arrestonte të “shpërdorimit të detyrës” dhe dërgimin në gjykatë të dënon… “Kam ndërruar 10 ka…”, shkruan Nano se… “të mandati i parë… …”. … dhe aparati i saj ndihmës, janë të obliguar të më krijojnë kushte normale për ndjekjen e programit të punës legjislative e mbikëqyrëse parlamentare dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e saj si lider i opozitës”. Nuk dihet ende përgjigjja e kësaj letre, ndonëse duket e pamundur që Kurani dhe Ungjilli — të vetmet libra që i janë lejuar në qeli Nanos — do të mund të zëvendësohen me dokumenta parlamentare. Aq më tepër që edhe vetë Nano përsërit se kjo është një praktikë e panjohur më parë. Sidoqoftë ai shkon edhe më tej, kur në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, kërkon të njoftohet për të dhënë “ndihmesën time modeste”. Mëson edhe për këtë gjë që “duhet të zgjidhet me një kujdes administratën e Kuvendit Popullor: “Së fundi, nisur nga fakti se familja ime mbahet vetëm me rrogën time si deputet, jam i detyruar t’ju kujtoj që të përcaktoni administratën që shpërndan mandatet e mia mujore, të cilat, natyrisht, janë të validitetit kohor 1 të cilit mund të përdoret vetëm nga deputetët vetëm nga shkaku i dorëheqjes për rrethana të jashtëzakonshme”. Në fund si gjithmonë: “Fatos Nano, qelia numër 47”.

Shefi Komisariatit ndalohet në burg

Akuzohet për rrahjen e dasmorëve TIRANË — Një funksionar i lartë i Policisë së kryeqytetit ka përfunduar në një nga qelitë e Burgut të Tiranës. Prokuroria Hetimore e Rrethit urdhëroi ndalimin e Nënkolonelit Kastriot Gjeli, Shef i Komisariatit 4 të Policisë në Tiranë. Por bashkë me të — me të njëjtën akuzë — është urdhëruar edhe ndalimi i punonjësit tjetër të këtij Komisariati, Ardian Leka, i cili ende nuk është gjetur dhe është në kërkim. Akuza e ndalimit për “shpërdorim detyre” — sipas informacioneve të para — është bërë pas kallëzimit të disa personave nga familja Elezi në Tiranë, të cilët janë ankuar për keqtrajtimin nga punonjës të veçantë policie. Një burrë dhe një grua nga kjo familje janë mjekuar të dielën në Urgjencën Kirurgjikale të Spitalit Qëndror të Ushtrisë. Edhe pse hetimet e para nuk kanë lejuar marrjen e një informacioni të plotë për këtë ngjarje, dihet shkaku që ka lindur incidentin midis punonjësve të policisë dhe qytetarëve që janë ankuar: parakalimi ceremonial i makinave të dasmës i shoqëruar me sirena të zgjuara. Pas ndalimit të Nënkolonelit Gjeli, ditën e hënë në orën 18, dhe po në këtë orë duhet të vendosej për lirimin ose arrestimin e tij.

Një letër nga Burgu i Tiranës

Në Brendësi

Një natë trazirash në Enichem të Crotones Të hënën paqe midis OÇP-së dhe Izraelit? Receta anti-krizë e presidentit Clinton

Akuzohet për rrahjen e dëshmorëve