Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 12 shtator 1993

Fadromat armike në kryeqytet ushtarët prishin 17 ndërtime pa leje

TIRANË / Bashkia ndërmerr operacionin e vetë të madh Fadromat armike në kryeqytet ushtarët prishin 17 ndërtime pa leje ENDRIT VLACI TIRANË - Vetëm një telefon pa emër, sikur të kishte paralajmëruar aksionin e policisë bashkiake, bëri që thuajse gjatë gjithë natës para së shtunë banorët e lagjeve të ndryshme të Tiranës të shkulnin me një shpejtësi të habitshme çdo vepër ilegale që kishin ngritur. Makinat e ushtrisë mund të zbarkonin çdo çast. Madje zëra paniku pasoi lajmi dhe te banorët e tjerë, të cilët qenë të vendosur të duronin deri në mëngjes, për të vazhduar operacioni gjatë ditës së shtunë. Një gjë e tillë ndodhi në disa vënde në periferi të qytetit. Diku të tjera në mes të bulevardit të ri "Bajram Curri", në pjesën e njohur si "Shallvaret". Prej andej, i gjithë populli pa dje se si fadromat e ushtrisë rrëzonin nën rrotat e tyre ndërtimet pa leje të ngritura për pak muaj me rradhë. Ka mbetur nga sapuni, a he tërhequr; po ore njëri prej të interesuarve, aty ku kishte patur park ose trotuar. Nuk e di ç'bëhet nga njerëzit e shtetit! Tani di më mirë nga shkallët dreqin se po përpiqet e s'na lë rehat. Në një qoshe qëndronte një grua. Në fytyrën e saj të vrarë prej halleve nuk ndihej vetëm ligështia, por edhe një lloj doze pezmi. Pse po veprojnë kështu? Ju lutem shkruani në gazetë. I kam dy fëmijë. U bënë tre muaj që jetoj në këtë copë kartoni. Tani po ma bëjnë shtëpinë copë e çikë. A e dini ju sa e vështirë është ta bësh një gjë të tillë? Unë jam ana e bashkisë sonë, por po të ndodhte vetë kjo në pallat e qytetit? Çfarë duan të bëjnë me mua? Më mirë të vdes! Natyrisht, si askund gjetkë në Shqipërinë e përmbysur, edhe këtu ka një tufë të paudhësh. Të tillë përfaqësojnë dy djemtë që po e shikojnë këtë rrënim pa bërë zë. S'kanë paguar kurrë qera. Me qetësi ndërkohë njëri deklaron se qysh prej muajsh kishin zaptuar lulishten dhe i kishin hedhur tullat njëri pas tjetrit. As që u kishte shkuar ndër mend se një ditë do të vinte ushtria për t'ua hequr. Jo (!) "Të gjitha këto gjëra kanë filluar të cilësohen nga shifrat e policisë bashkiake në vendimet përkatëse të qeverisë. Kjo ndodh për hir të interesave qytetare. Po të mos ndalohet kjo gjë, qyteti do të mbytet. Në fakt, zaptimet kanë marrë një përmasë të tillë, saqë në shumë raste edhe blloqet e pallateve kanë mbetur pa trotuar, pa lulishte e pa vende parkimi. Qytetarët po revoltohen me të drejtë. Ne po kryejmë detyrën. Shteti ka jo vetëm detyrim, por edhe forcë për të vepruar" - tha dje një nga drejtuesit e aksionit, i cili nuk pranoi të identifikohej. Po kështu u shpreh edhe kryebashkiaku i Tiranës, Albert Brojka. "Ky është një aksion i studiuar mirë, në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe reparte të ushtrisë. Ato objekte që janë ndërtuar pa leje zënë lulishte, trotuare ose hapsirat e blloqeve të pallateve. Kjo është e palejueshme. Deri tani janë identifikuar 130 persona që kanë bërë një veprim të tillë. Janë paralajmëruar në bazë të nenit 14 të vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit duhet të lirojnë vullnetarisht tokën. Në rast të kundërt, aty do të ndërhyjë policia bashkiake. Po të lindë nevoja, do të prishen të gjitha me urdhër të prokurorit. Kjo po bëhet edhe për faktin se askush nuk mund të sillet me qeverinë e një vendi të tillë". Shumë nga të interesuarit që po pësonin goditjen ishin braktisur një natë më parë nga mjeshtrit që kishin ngritur për ta muret apo kallëpet. Me sa duket telefoni i së premtes në mbrëmje kishte dhënë efekt të plotë. Ndonëse kuptohej lehtë se trupat e ushtrisë qenë të gatshme të vepronin jo vetëm dje, por edhe ditën e sotme, disa syresh mendonin se e gjitha ishte një spektakël. Larguan ç'të mundnin dhe bënin sikur nuk besonin, duke pritur të mbaronte dita. Shumë të tjerë preferuan të hiqnin dorë pa rezistencë. Dy ose tre familje që po rrinin në mes të rrënojave, dukeshin krejt të shkatërruara. "Ne ishim me qera. Kemi tre fëmijë. S'kishim se ku të futeshim dhe ndërtuam këtë vënd sa për të futur kokën. Tani na nxorën të gjithë. Nuk kemi as ku të vemë" - tha njëri prej kryefamiljarëve, me lot në sy. Shpesh kishte edhe grupe kureshtarësh që vëzhgonin nga larg e komentonin me tone të larta. "Më në fund po del policia e vërtetë" - tha një pensionist. "Lulishte apo park të zaptuar prej tyre, do të thotë se ne humbim përfundimisht atë pak frymëmarrje që na ka mbetur. Mjaft më me këtë anarki". Shifrat e ditës së djeshme folën vetë. Përveç 17 ndërtimeve të prishura, shërbimet e bashkisë njoftuan se qenë detyruar të largonin rreth 30 ton materiale ndërtimi nga trotuaret dhe anësitë e rrugëve. Janë bërë 27 proceseverbale dhe 76 denoncime penale. Së paku këto fakte flasin për një zhurmë të madhe në qytet. Mbetet e vështirë të vlerësohet në këtë mënyrë klima e përgjithshme. Një fjalë e urtë qarkullonte pa pushim ndër njerëz. "Ka ikur koha e qylit".
Albert Brojka Endrit Vlaci Tiranë Bajram Curri Shallvaret Shqipëri

Të mbyten për mjedisin "Jevgjit i madh"

Nga një anketim vullnetar sindik racizmi? Ferdinant te nye studjuesish mbi problemet e komunitetit egjyptian në ekologjinë të Shqipërisë "Të mbyten për mjedisin Jevgjit i madh" Ferdinant te nye studjuesish mbi problemet e komunitetit egjyptian në ekologjinë të Shqipërisë Sundim e çuditshme. Kur bisedon me studiuesit e një grupi - quajti të tillë nga vetë admiruesit e tyre - për komunitetin egjyptian në Shqipëri, kupton se të gjitha gjërat që ata mendojnë lëvizin rreth po kësaj fjale. Jevgjit i madh. Këtë etiketë ofenduese për anëtarët e këtij komuniteti e përdorin aq shpesh, saqë nuk mund të mos të lerë mbresë. Ka ndodhur një rast skandaloz në një televizion privat. Po e filmonin një reportazh mbi një familje egjyptiane dhe pyetja e parë që iu drejtua kreut të saj ishte krejt tronditëse: "Jeni vërtet jevgj?". Kjo më kujtoi natyrshëm një etudë të hidhur të një antropologu francez, sipas të cilit vendi ynë përbën rastin më tipik të urrejtjes së fshehur racore. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por me siguri mund të thuhet se paragjykimet ekzistojnë. Një grusht studiuesish, të mbledhur për të analizuar pozitën sociale dhe ekologjike të egjyptianëve në Shqipëri, kanë hedhur pak dritë mbi një çështje që deri dje ishte lënë në heshtje. Në raportet e tyre, të paraqitura në një tryezë të rrumbullakët, flitet për varfëri, për mungesë shkollimi, për kushte banimi skandaloze dhe për gjendje mjedisore tepër të rëndë. Ata theksojnë se në shumë qytete familjet egjyptiane jetojnë pranë mbeturinave, kanaleve të ujërave të zeza dhe zonave industriale të ndotura. Fëmijët rriten pa asnjë mbrojtje shëndetësore, ndërsa gratë përballen me papunësi të skajshme. Problemi nuk është vetëm ekonomik, por edhe moral: shoqëria i mban larg, i sheh me dyshim dhe shpesh i fyen. Përfaqësues të grupit propozojnë ndërhyrje urgjente nga pushteti vendor dhe qeveria, si dhe programe të posaçme arsimimi e punësimi. Por përtej statistikave dhe referateve, mbetet fakti se gjuha e përditshme e njerëzve zbulon një plagë më të thellë: racizmin e zakonshëm. A do të mjaftojë kjo tryezë për ta ndryshuar situatën? Askush nuk e di. Por një gjë është e qartë: mënyra se si flitet për këtë komunitet është vetë një pasqyrë e shoqërisë sonë.
Shqipëri

Ligi për pronat përfundon procesi

Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese Lipe Shiqiperi TIRANË - (A.S.) - Përfundoi procesi gjyqësor i kërkuar nga kryetari i Grupit parlamentar socialist, Sabit Brokaj, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve". Në seancën e fundit para Gjykatës Kushtetuese, u dëgjuan palët e interesuara. Veçmas përfaqësuesi i Presidentit të Republikës u shpreh se dekreti i tij ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe se Presidenti kishte ushtruar të drejtën e vet kushtetuese për ta kthyer ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Kuvendit argumentuan se ligji kishte kaluar sipas procedurave të parashikuara dhe se ndërhyrja presidenciale nuk duhej të pengonte hyrjen në fuqi të dispozitave përkatëse. Çështja, sipas tyre, ka rëndësi të veçantë për mijëra qytetarë që presin zgjidhje të problemeve të pronësisë. Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet së shpejti me vendim përfundimtar.
Sabit Brokaj Tiranë

Mërtmanga e zezë helmon në Fier

Lipe në Shqipëri Mërtmanga e zezë helmon në Fier Në Spital dërgohen të paktën FIER - (p. rr.) - Një merimangë e çuditshme, e quajtur ka frikë të shijemi. Gjatë tri javëve të fundit në qarkun e Fierit janë paraqitur të paktën dhjetë raste të kafshimit prej saj. Janë shtruar në Spitalin e Fierit, si edhe në Spitalin Ushtarak të Tiranës, persona të moshave të ndryshme, por shumica banorë të zonave rurale. Mjekët thonë se bëhet fjalë për një specie shumë të rrezikshme, e ngjashme me të ashtuquajturën "merimanga e zezë". Helmi i saj shkakton temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulare, ënjtje dhe në disa raste komplikacione serioze. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Sipas specialistëve, insekti është shfaqur sidomos në arat me misër, në vendet me lagështi dhe në stivimet e kashtës. Fshatarët janë këshilluar të përdorin doreza dhe çizme gjatë punës në ara dhe të paraqiten menjëherë në spital në rast pickimi. Autoritetet shëndetësore po ndjekin me shqetësim situatën dhe nuk përjashtohet mundësia e dezinfektimeve në zonat më problematike.
Fier Tiranë

HOROSKOPI I JAVËS

1 Stella Vidal Dashi 21/III 20/IV Do të kalo shkollë për pas shpresë dhe gjendja profesionale do të ecë përpara. Sot është dita e duhur për të folur me personin që ju intereson. Demi 21/IV 20/V Sot duhet të jeni të kujdesshëm me financat, sepse mund të shfaqen shpenzime të papritura. Në dashuri kërkohet më shumë durim. Binjakët 21/V 20/VI Nëse do të arrini qëllimet tuaja duhet të silleni me më tepër vendosmëri. Dikush pranë jush mund t'ju japë një këshillë të vlefshme. Gaforrja 21/VI 22/VII Mund të merrni një lajm të mirë që lidhet me familjen. Mos e lini pas dore shëndetin dhe pushoni më tepër. Luani 23/VII 22/VIII Do të ndiheni më energjikë dhe më të vendosur për të realizuar planet tuaja. Një takim i papritur mund të sjellë emocion. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Një vendim i rëndësishëm duhet marrë me qetësi dhe maturi. Në punë mund të hapen rrugë të reja. Peshorja 23/IX 22/X Do të duhet të ruani ekuilibrin në marrëdhënie me të tjerët. Një çështje praktike do të zgjidhet më shpejt nga sa mendoni. Akrepi 23/X 22/XI Mos u nxitoni në gjykime. Një bisedë e hapur do t'ju ndihmojë të sqaroni një keqkuptim. Shigjetari 23/XI 21/XII Entuziazmi juaj mund t'ju çojë drejt një nisme të re. Kujdes me premtimet që bëni. Bricjapi 22/XII 19/I Koha është e favorshme për të sistemuar çështje të mbetura pezull. Një mik i vjetër mund të rikthehet. Ujori 20/I 18/II Është momenti për të menduar më shumë për veten dhe për nevojat tuaja. Në familje kërkohet mirëkuptim. Peshqit 19/II 20/III Një ndjenjë e fortë mund t'ju shtyjë të bëni një hap të rëndësishëm. Në planin ekonomik tregohuni të matur.
Stella Vidal

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Tragete për Pasagjerë, Veturra, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: Çdo të Mërkurë niset ora 22.00 Çdo të Enjte niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: Çdo të Enjte niset ora 12.00 Nga DURRESI për TRIESTE: Çdo të Mërkurë niset ora 19.00 Çdo të Shtunë niset ora 20.00 Agjensitë në Shqipëri DURRES DETAR SHITETORE Viale I. Curie 232/236 - Fax 22911 - Tlx 4148 AYFER ITALI BARI, AGEST 94/1 - Fax 306428 - Tlx 301043 ANKONA, ADRIATIC AGENCY S.R.L. - Via XXIX Settembre, 20 Tel. 071/204945 - 31/96 - Fax 316022 TRIESTE, GI.AS.MI. - Piazza Duca degli Abruzzi, 8/2 Tel. 040/363237 - 771271 - Fax 56059
Durrës Bari Ankona Trieste Venezia