15/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 shtator 1993

Rinis aventura shkollore

Por të studiosh edhe kushton Që sot 70 mijë nxënës në klasën e parë, 35 mijë fillojnë të mesmen FATOS BAXHAKU TIRANË — Sot do të jetë dita e parë e shkollës për afër 70.000 të vegjël të cilët do të marrin kështu kontaktin e parë me institucionet e mirëfillta arsimore. Në të njëjtën ditë do të ulen për herë të parë në bangat e shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale afër 34.500 nxënës. Për prindërit do të jetë padyshim një ditë e shënuar, por për ditë prej tyre edhe një preokupacion më tepër. Afër 1.500 lekë — afër gjysma e pagës mesatare mujore të një mësuesi — ka shpenzuar prindi që ka dërguar fëmijën e tij për herë të parë në shkollë. Diçka më shumë prindi i nxënësit që fillon shkollën e mesme. Ky vit shkollor do t’i thësojë ndryshimet me atë të kaluar. Sërish nxënësit e të gjitha niveleve do të kenë në dorë shumicën e teksteve të reja, ndonëse vështirësitë financiare dhe teknike për prodhimin e tyre ende nuk janë zhdukur plotësisht. Një lajm i mirë për nxënësit që janë të detyruar të strehohen në konvikte, duke e marrë në konsideratë rritjen e mëtejshme të çmimeve, Ministria e Arsimit ka propozuar rritjen e bursës për ta, një problem që ende nuk është fiksuar plotësisht. Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme të të dy kategorive, të përgjithshme dhe profesionale, do të pësojë një ulje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar. Është drejt zhdukjes arsimi pa shkëputje nga puna. Nga 10 shkolla të tilla që ekzistonin në Tiranë, vitin e kaluar ky numër u ul në 4 dhe këtë vit shkollor do të funksionojnë ndoshta vetëm dy të tilla. Fenomeni lidhet në radhë të parë me mungesën e industrisë dhe të kërkesave të detyrueshme për kualifikim. Ishin këto elementë që i mbanin gjallë këto lloj shkollash. Në shkollat tetëvjeçare reforma ka prekur më shumë brendinë e programeve e planeve mësimore. Të thëna janë ndryshimet në sistemin e shkollave të mesme. Ndryshimi më i dukshëm këtu është ulja e ndjeshme e numrit të nxënësve. Në Ministri shpjegojnë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të mbylljes së një numri të konsiderueshëm shkollash bujqësore — që zinin shumicën e shkollave profesionale — të konsideruara me të drejtë si të tepërta në ndryshimet e reja në vend. Tani ato do të ekzistojnë vetëm në 22 qytete kryesore dhe do të jenë thellësisht të ristrukturuara. Në Korçë e Berat këtë vit do të funksionojë dy shkolla pilot, eksperienca e të cilave synohet që të shtrihet në të gjithë vendin. Megjithatë, shtojnë në Ministri, ka një rritje të interesimit të nxënësve e prindërve për t'u regjistruar në shkollat e reja teknike e profesionale, të konceptuara sipas metodave të reja moderne. Programet e reja këtu qëllimi i kushtojnë deri në gjysmën e orëve mësimore. Ndërsa vazhdon të përmirësohet brendia e shkollës, vazhdojnë të mprehen ta problemet e saj ekonomike. Ende nuk bëhet fjalë për ngrohjen e lokaleve shkollore, ndërsa problemi i vjetër i xhamave është zgjidhur vetëm për shkollat e kryeqytetit. Që tani ndonjë drejtues shkolle ka preferuar të mos i vendosë xhamat nëpër klasa, duke preferuar t’i ruajë ato për në ditën e hapjes së mësimeve. Kështu, të paktën ditën e parë, të gjitha dritaret e shkollës do të jenë me xhama. Shkolla «Qemal Stafa» në Tiranë

Juristë të rinj në Prokurori

Motivacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë: «Mungon cilësia në punë, por dhe aftësia fizike» Pas 14 largimeve 10 zëvendësime EDMOND LAÇI TIRANË — “Për largimin nga puna të 14 prokurorëve dhe hetuesve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur vetëm kriterin e aftësisë dhe cilësisë në detyrë, por pa harruar edhe aftësinë fizike”. Prel Martini, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë konfirmon dhe motivon ndryshimet e fundit në Drejtësinë Shqiptare. Të 14 prokurorëve dhe hetuesve, pardje në orën 14 iu komunikua largimi nga puna për motive të ndryshme. Vendimi për këtë ishte marrë pak ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që kryesohet nga Presidenti Berisha. Bashkë me këtë vendim komunikua edhe emërimi i 10 prokurorëve të rinj. “Këto lëvizje janë bërë në kuadër të Reformës që ka kohë që po zbatohet edhe në Drejtësi”, tregon Prel Martini, njëkohësisht edhe Kryetar i Gjykatës së Apelit. Nga të 14 këto punonjës të larguar së fundi nga sektori i Prokurorisë, 7 janë prokurorë dhe të tjerët hetues. Pjesa më e madhe e hetuesve janë femra. “Nuk është pasur aspak parasysh përkatësia politike”, ngulmon Prel Martini, duke përgënjeshtruar gjithashtu zërat se largimet kanë të bëjnë edhe me përfundimin e Kursit të Juristëve. Sipas tij juristët që po përgatiten intensivisht në Durrës “kanë ende provime për të dhënë dhe askush nga të larguarit nuk do të zëvendësohet nga kursantët”. Në Prokurorinë e Tiranës sigurojnë se nga të 10 prokurorët e rinj që sapo janë emëruar, të gjithë kanë arsimin e lartë përkatës. “Prokurorët e sapoemëruar — shpjegojnë në Prokurorinë e Tiranës — janë të gjithë hetues dhe tashmë do të kryejnë njëkohësisht edhe funksionin e prokurorit”. Megjithatë kjo zgjidhje nuk duket si definitive. Pas ndryshimeve të fundit dhe fluksit të prokurorëve që kërkojnë të largohen vetë nga detyra, pritet që të bëhet e dukshme mungesa e kuadrove juristë në Prokurori. Kjo lidhet me dëshirën e re — por mjaft të përhapur dy vitet e fundit — për të kaluar në profesionin avokati, i cili natyrisht që shpërblehet shumë herë më tepër. “Sidoqoftë nuk ka asgjë për t’u alarmuar — vazhdon Martini — kursantët që priten të marrin diplomate e juristëve, mund të punojnë lirshëm dhe pa asnjë pengesë ligjore në organet e Drejtësisë”.

Votohet në

Dje në Shqipëri Votohet në

Dje në Shqipëri

NDËRTOHEN FURRA TË REJA BUKE NË KAVAJË — Zgjerohet aktiviteti i prodhimit të bukës në rrethin e Kavajës. Deri tani janë instaluar 12 furra private prej të cilave 2 në Rrogozhinë, 2 në nëpër fshatra dhe 8 në qytetin e Kavajës. Kjo ka ndikuar pozitivisht për plotësimin gjithnjë e më të mirë të kërkesave të tregut. Kontratat e nënshkruara nga prodhuesit privatë me organet e pushtetit lokal, ka bërë që të përmbushen më mirë kërkesat e konsumatorëve dhe në pikëpamje të asortimentit. KREDI BANKARE PËR AKTIVITETET PRODUESE NË KORÇË — Zhvillimi me sukses i aktivitetit në sferën e depozitimit të kursimeve të qytetarëve, i ka lejuar Degës së Bankës së Kursimeve në Korçë të intensifikojë veprimtarinë kreditore në dobi të prodhimit. Kohët e fundit ajo dhe 18 milionë lekë kredi për të nxitur aktivitetet prodhuese e ndërtuese. Prej tyre 8 milionë janë kredi afatgjatë. Në një kohë kaq të shkurtër në vëmendje si shlyerjen e kredive nga kredimarrësit sipas kësteve, 60 përqind e kredive afatshkurtra janë shlyer. SHQIPËRIA SYNON TË INTEGROHET NË STRUKTURAT E NATO-s — Me synimin për një kooperim gjithnjë e më të ngushtë me të gjitha strukturat e NATO-s, duke synuar anëtarësimin në këtë aleancë, kështu u shpreh Presidenti Berisha gjatë pritjes që i bëri delegacionit të Asamblesë së Atlantikut Verior. Duke nënvizuar vështirësitë dhe rreziqet që lindën në vendet ish-komuniste pas rënies së perdës së hekurt, Berisha shtoi se ombrella e NATO-s është një garanci për mbrojtjen në kontroll të paqëndrueshmërive dhe paqes e stabilitetit në ato shtete.

Votohen në dy komuna: fitojnë përfaqësues të PD e PR

TIRANE — Kanë përfunduar zgjedhjet për kryetar të pushtetit lokal në dy komuna veriore. Në Zërqan Partia Demokratike dhe ajo Partia Republikane — aleate e saj në këto zgjedhje — fituan 84.3 përqind të votave. Rivalja e tyre Partia Socialiste arriti të grumbullojë 15.6 përqind. Edhe në Komunën e Luznit ka fituar thellë kandidati i PD, për të cilin janë shprehur 61 përqind e votuesve. Partia Socialiste grumbulloi 26.5 përqind. Kandidati republikan u rrjeshtua në vendin e tretë me 12.5 përqind. Në këtë komunë u votua edhe për Këshillin e Komunës, ku kandidatët e PD morrën 57 përqind të votave.

Vetëplagos këmbën lideri Legalitetit

Me një të shtënë pistolete TIRANE — (Ed. La.) — Sapo ka plagosur një kryetar partie Ligi i Parlamentit Shqiptar që i lejon të gjithë ata për t'u pajisur me armë zjarri. Ka plagosur veten pakudisjesht Guri Rapushi Dullorali, Kryetar i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit. Pas vetëplagosjes në këmbë dhe shtrimit të menjëhershëm, të hënën Dullorali doli në gjendje të mirë nga spitali. Guri Dullorali, kryetari i njërës prej dy grupimeve të mëdha legaliste në Shqipëri, ishte vetëplagosur gjatë një gëzimi familjar në një rreth të Veriut. Sipas burimeve nga Spitali Qendror i Ushtrisë — ku ai u mjekua për dy ditë në klinikën e Neurokirurgjisë — plumbi i pistoletës së tij ka ngelur poshtë pulpës së këmbës së majtë. Gjithmonë sipas këtij burimi, Dullorali, pasi ka gjykuar disa herë në ajër — sipas riteve tradicionale — ka tentuar ta fusë pistoletën në xhepin e prapa, duke kujtuar se plumbat ishin mbaruar. Plumbi i mbetur ka shkaktuar edhe aksidentin. Dullorali, 54 vjeç dhe me profesionin e mjekut, ishte ridhengur nga Kongresi i 11-të, si Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Njëherësh me emërimin e tij, në qershor të këtij viti, grupimi tjetër legalist — Partia e Legalitetit Shqiptar — kishte zgjedhur në këtë post Nderim Kupin.

Ndërtimet kërcënojnë kështjellat

Janë quajtur të paligjshme nga Gjykata TIRANE — Kanë filluar të dëmtohen kalatë e vjetra me-sjetare që janë nën patronazhin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. TIRANE — Kanë filluar të dëmtohen kalatë e vjetra mesjetare që janë nën patronazhin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kohët e fundit ditë në disa qytete të vendit janë verifikuar raste të ndërtimeve pa leje brenda territorit të këtyre monumenteve historike. Në Kalanë Mesjetare të Lezhës disa qytetarë filluan të ndërtojnë themelet e banesave të tyre. Pas ndërhyrjes së Institutit të Monumenteve, një prej gjyqësor e zhvilluar në Lezhë i shpalli si të paligjshme këto ndërtime dhe tani pritet vetëm ndërhyrje e Bashkisë. Raste të tilla janë verifikuar edhe në Elbasan dhe Tepelenë. “Edhe këtu pritet një ndërhyrje e vendosur e pushtetit lokal”, i thanë Gazetës në Ministrinë e Kulturës. Një pamje e Kështjellës së Shkodrës

Prokuroria sot lakmon «shtëpinë» e Policisë Financiare

TIRANE — Policia e Rendit do të jetë sot para një angazhimi të veçantë. Sipas kërkesës të bërë nga Prokuroria e Tiranës, asaj do t’i duhet të vërë përballë kolegëve të tyre financiarë. Bëhet fjalë për nxjerrjen e forcërisht nga ndërtesa sa Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare, ku ajo tashmë punon, për t’a lejuar të njëjtën hyrjes në të vetëm Prokurorisë së Tiranës. Vendimi për këtë ishte marrë kohë më parë nga Këshilli i Ministrave. Por edhe pas kësaj — njoftoi për mungesë të një mjedisi tjetër të përshtatshëm — Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Financiare vazhdon të mos jetë në ndërtesën e saj. Kërkesa e bërë nga Prokuroria për Policinë Financiare është që të shoqërohet me një bashkim tjetër me funksional. Prokuroria do të punojë në një ndërtesë me Hetuesinë. Policia Financiare dhe Prokuroria që kishin punuar për shumë muaj ndarë vetëm nga një mur, dje kanë “bashkëjetuar” për herë të fundit. Sot — nëse do të zbatohet Vendimi nga Policia e Rendit — Policia Financiare do të largohet përfundimisht nga qendra e kryeqytetit. Kohë më parë drejtuesit e saj kishin shkuar për të parë edhe ndërtesën që ta shërbente — detyrimisht — mund të bëhet shtëpia e re e tyre: ish-Instituti i Vreshtarisë dhe i Frutikulturës. Ky institut — joshës për natyrën përreth — ndodhet afër Liqenit Artificial të Tiranës, por si duket nuk plotëson kushtet për të strehuar gjithë aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare dhe Degën e Tiranës. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme pritet të punojë në një ndërtesë me Hetuesinë. Një mjet i Policisë Financiare

Letra nga përtej detit

I nderuari Paolo! Dua t’ju uroj për kalimin me not të bëni në Liqenin e Ohrit me datën 19 shtator 1993. I nderuari Paolo! Dua t’ju uroj për kalimin me not që do të bëni në Liqenin e Ohrit me datën 19 shtator 1993. Uroj që edhe në të ardhmen të merrni iniciativa të tilla të cilat janë jo vetëm sportiv por edhe fisnike. (Murat Aruçl — Fushë-Krujë) Me datën 16 shtator 1993, miku im italian Daniele Rotonda me banim në Fasano (Brindisi), mbushi plot 33 vjeç. Me këtë rast dua t’ju uroj Daniele-n nga thellësia e zemrës dhe njëqind festa të tilla. Pastë gjithmonë gëzime, lumturi dhe suksese në punën e tij si gazetar televiziv. E përshëndes Daniele-n me urimin më tërësishëm në Shqipëri. (Murat Aruçl — Fushë-Krujë) Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes të Habibo Ballës që më 16 shtator mbush 30 vjeç e përshëndet nga Kukësi. B. Brahami, Rita, Marjana, Hekurani dhe Dritani i vogël. I urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur dhe e përqafojmë nga larg. Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përderisa, ata do të lexojnë. Nëse ndodheni në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano 264, 70100 Bari. Nëse jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë. (Familja Balla — Kukës) Gazmendi nga Tirana përshëndet doktor Gabriele Mantovana në Firence të Italisë. I dërgon nga zemra edhe në emër të familjes së tij përshëndetjet më të ngrohta. E falenderon për kujdesin dhe përkushtimin që ka treguar për shërbimin e Ermalit, djalit të tij, i cili në mars të këtij viti ishte i shtruar pranë kësaj klinike. Me këtë rast përshëndet dhe falenderon të gjithë ekipin e mjekëve pranë repartit të kardiokirurgjisë të Firences: Paola, Michele, Francesco, Franco, Damiano e Maria Renata. Profesor Gabriele-s i drejton edhe një festë të veçantë për të ardhur në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Ermal dhe e përqafon fort. (Gazmend L. — Tiranë)

Klasa e parë

TIRANË — Sa i ka kushtuar një prindi kompleti shkollor i klasës së parë? Fillimi i vitit shkollor është një ngjarje e shënuar në radhë të parë për vogëlushët 6-vjeçarë dhe për prindërit e tyre. Këta të fundit janë angazhuar këtë ditë për të plotësuar sa më mirë nevojat e fëmijëve të tyre në mjete shkollore. Çanta 560 Lek tekstet 50 6 fletore 90 përparësja 600 bojra 60 stilolaps 15 vizore 40 prefse 12 gomë 5 laps 5 Gjithsej 1.437

Viti i parë

TIRANË — Ja shpenzimet që duhet të bëjë një prind që e dërgon fëmijën e tij në vitin e parë të shkollës së mesme. Në këtë shkollën nxënësit e të katër klasëve përdorin mesatarisht dhjetë tekste, rreth njëzet fletore si edhe mjete të tjera. Çantë 560 Lek 10 tekste 150 20 fletore 600 stilolaps 15 laps 5 gomë 5 vizore 60 kompas 120 Gjithsej 1.515

Me një të shtënë pistoletë

Janë quajtur të paligjshme nga Gjykata

Në Brendësi

Në Brendaësi

Marrëveshja historike midis OÇP-së dhe Izraelit Në Somali përsëri luftë e ashpër Tanxhente të paguara për Olimpiadat e vitit 2000