17/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 shtator 1993

Mesnatë, qëllon toga e pushkatimit

Zbatohet vendimi për një vrasës nga Kavaja dhe një nga Durrësi Ekzekutohen në një varrezë dy të dënuar Zbatohet vendimi për një vrasës nga Kavaja dhe një nga Durrësi Mesnatë, qëllon toga e pushkatimit Ekzekutohen në një varrezë dy të dënuar Bilanc mes hakmarrjes e drejtësisë TIRANE — (c.bo.). - Një hetues shqiptar që sapo kishte asistuar në ekzekutimin me vdekje të kërkuar nga vetë ai, na thotë: “Është e tmerrshme të shohësh si vritet një njeri. Është një emocion aq i fortë sa të luan mendja. Në këtë moment beson se bën vetëm një hakmarrje, edhe pse pastaj — me një qartësi më të madhe — bindesh se ke kryer një akt drejtësie”. Ja, dënimi me vdekje endet gjithmonë midis këtyre dy ndjenjave të kundërta me njëra-tjetrën: hakmarrje dhe drejtësi. Bota ndahet kohë herë dhe duhet të vendosë, nëse duhet të vrasë “në emër të popullit” një njeri të dënuar për krime të tmerrshme, apo nëse është më humane t’i japë një dënim tjetër, gjithmonë të rëndë, por jo përfundimtar. Diskush thotë që dënimi me vdekje nuk është një akt i qytetëruar: megjithatë vende me një traditë të madhe demokratike — si Shtetet e Bashkuara — e zbatojnë me vendosmëri, edhe pse e dinë me siguri që kjo nuk i shërben uljes së kriminalitetit. Edhe pse atje ekziston dënimi me vdekje, bota e krimit tregohet më e rreptë se në çdo vend tjetër. Mbetej dyshimi i fundit, më i egri nga të gjithë, megjithëse nuk cenon interesat e shtetit, por thjesht moralin: a mund t’i takoje dikujt — cilido qoftë ai dhe për çfarëdo lloj arsye që e shtyn — të ekzekutojë vdekjen e një njeriu? EDMOND LAÇI TIRANE — “Jam i pafajshëm”, Fetah Seferi, 28 vjeç, betohej se ishte i pafajshëm. Por gjykatësit s’e kanë besuar. Sapo ka kaluar mesnata e së mërkurës, kur Fetah Seferi nga Kavaja, është ekzekutuar në Varrezat e Tufinës në Tiranë. Por nuk ishte vetëm. Bashkë me të u pushkatuan edhe Fatmir Gegçiç, 39-vjeçar nga Suthki pranë Durrësit. Të dy ishin dënuar me vdekje pasi u ishte provuar nga Gjykatat e të tre shkallëve, vepra penale e vrasjes. Seferi kishte vrarë një ushtar, ndërsa Gegçiç një polic në Marikaj. Për të dënuarit Seferi dhe Gegçiç, akti i pritjes tashmë ka përfunduar. Dyert e qelive të tyre në Burgun e Tiranës u hapën për herë të fundit. Ata e prisnin këtë moment, edhe pse s’kishin shprehsuar në mënyrëllinë e faljes, që nuk ndodhi. Dhe shpresat i janë fashitur ende pa u hapur në makinë e Policisë që pret në oborrin e Burgut. Pastaj një udhëtim që zgjat fare pak: nga rruga e shkurtër e Burgut, në rrugën e Unazës së Tiranës, drejt asaj “Bajram Curri”. Makina kthehet në drejtim të Rrugës “Myslym Keta” që të shpie pas pak minutash në Varrezat qytetare të Tufinës. Pak çaste nën dritat e makinës që i ka sjellë deri aty dhe dy të shtënat pistoletë në kokë. Ashtu si parashikon ligji. Ekzekutorët janë zgjedhur vetëm disa minuta para pushkatimit. Më parë i është kërkuar dëshira e fundit. Pastaj mjeku — që ka asistuar bashkë me një prokuror — ka firmosur vdekjen patologjike. Ora është 00.30, pak para agimit të 15 shtatorit 1993. Bashkë me Fetah Seferin dhe Fatmir Gegçiç, disa persona të ngarkuar për të kryer këtë punë të vështirë, bulojnë edhe historinë e tyre. Ajo kishte filluar që ditën që ato kishin rrëmbyer jetën e dy të tjerëve. Në ditët e para të nëntorit të kaluar Fetah Seferi — i sapoarreastuar — s’e kishte menduar ditën e fundit të tij. “Duhet të dal së shpejti prej këtej — kishte treguar për Gazetën al, muaj më parë — sepse kam edhe dy vëllezër të tjerë këtu në Burg. Nëna më pret në shtëpi”. Një ditë pas ekzekutimit i pari që e mëson vdekjen e Seferit — ndoshta ngaqë edhe ai është në Burgun e Tiranës — ishte i vëllai i tij. Tre katet e Burgut e kanë përcjellë mur më mur lajmin e nales së tmerrit që ka përfunduar në Tufinë. Askush më në këtë Burg, të paktën aktualisht, nuk qëndron në qeli me kokore mbrojtëse — që evitojnë vetëvrasjen — dhe me duar të lidhura, trajtim që i rezervohet vetëm të gjithëve të dënuarve me vdekje. Për dënimin me vdekje në Shqipëri ka kohë që ka filluar debati. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar Presidentit “të marrë në konsideratë vendosjen e dë-nimeve alternative ndaj atij me vdekje”. Edhe vetë Presidenti Berisha publikisht është prononcuar kundër këtij lloj dënimi. Ndërsa në një emision televiziv të TVSH — po për dënimet me vdekje dhe i transmetuar para një muaji — Zëvendësministri i Drejtësisë dhe funksionarë të lartë të Policisë, janë shprehur në favor të këtij dënimi, “si një masë që ndihmon në uljen e kriminalitetit”. Ndoshta legjislacioni aktual shqiptar i përgjigjet edhe mendimit të përgjithshëm popullor mbi domosdoshmërinë e kësaj mase. Dhe kështu tmerrit të një dënimi me vdekje i kundërvihet një tmerr tjetër: ai i krimeve të tmerrshme të kryera nga të dënuarit. Edhe njerëzet të dënuar presin... TIRANE — Aktualisht janë mbi 20 të dënuarit e mbyllur në burgjet e Shqipërisë, tashmë të dënuar me vdekje dhe në pritje që të dënohen. Javë më parë Presidenti Sali Berisha i akordoi faljen një njeriu nga Korça, i quajtur fajtor pasi kishte vrarë vajzën 14-vjeçare, të cilit dënimi me vdekje i është ndryshuar në 25 vjet burg. Këtë vit kanë qenë tre dënime me vdekje të kryera. Midis 1988 dhe 1990 të dënuarit ishin 27, në 1991 ishin 15, ndërsa nuk njihen shifra të sakta për 1992. Në këtë vit shkaktoi habi të madhe varja në sheshin e Fierit të vëllezërve Ditbardh dhe Josif Çuko, 21 dhe 24 vjeç, të fshatit Libofshë, të dënuar me vdekje pasi kishin shfarosur një familje të tërë. Aktualisht në Shqipëri janë 11 krimet për të cilat është parashikuar dënimi me vdekje: midis të tjerave veprimtaria terroriste, pjesëmarrja në banda të armatosura, vjedhja e pasurisë shtetërore, grabitje dhe vrasje për motive ordinere. Kodi Penal, sot në fuqi, nuk parashikon dënimin e përjetshëm. te se ç’do bend tjetër. Mbeter dëshimi çon interesat e shtetit, por thjesht moralin: a mund t’i takojë dikujt — cilido qoftë ai dhe për çfarëdolloj arsye që e shtyn — të dëmtojë vullnetin e një njerëz? sjellë tij. “Duhet të dal së shpejti prej këtij” — kishte treguar për Gazeten ai, muaj më parë — Nëna më pret në shtëpi” sapoarrestuar — s’e kishte menduar ditën e fundit të vohet të gjitha dënimit me vdekje si dënim i përkohshëm? — të krimeve të tmerrshme të kryera nga të dënuarit. përgjigjet dhe kështu tmerri në bandë të armatosur, vjedhja e pasurisë shtetërore, grabitje dhe vrasje për motive ordiniere. rritje — kaluar — — — dhe largimet e personelit mjekësor nuk janë ndërje Varrezat e Tufinës në Tiranë ku janë ekzekutuar dy të dënuarit me vdekje. Në të djathtë një pamje që ka shëtitur botën: vëllezërit Çuko të varur publikisht në sheshin e Fierit në vitin 1992

Një siguracion ndaj sëmundjeve

Nga janari do veprojë ligji i ri Faza e parë përfshin vetëm medikamentet mjekësore. Pagesa do të jetë e detyrueshme Nga janari do veprojë ligji i ri Një siguracion ndaj sëmundjeve Faza e parë përfshin vetëm medikamentet mjekësore. Pagesa do të jetë e detyrueshme FATOS BAXHAKU TIRANE — Ka ardhur koha që edhe qytetarët shqiptarë të paguajnë për shëndetin. Së shpejti do të funksionojë enjë sistem i ri sigurimesh, ato të shëndetit. Ligji përkatës do t’i paraqitet Parlamentit brenda muajit mars dhe për këtë kohë pa punon me intensitet një grup pune nga shumë ministri, duke përfshirë atë të Shëndetit, Ekonomisë dhe Punës e Përkrahjes Sociale. Sipas ligjit të ri sigurimet shëndetësore do të fillojnë që në janar të vitit të ardhshëm. Ai do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Por faza e parë e vendosjes së tyre përfshin vetëm sigurimin për barnat. Specialistët ende janë të matur. “Kemi vendosur që të fillojmë me një skemë të pjesshme të sigurimeve për shëndetin — tha Gazetës Saimir Kadiu, Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë — me qëllim që të mos përfshirim gabimet që janë verifikuar në vendet e tjera lindore”. Me këtë masë synohet që të shtohen të ardhurat shtetërore që shkojnë në favor të këtij sektori të rëndësishëm. Ndërkohë buxheti për të ka rritje — 57.6 përqind më i lartë se ai i vitit të kaluar — shëndetësia ende vuan nga mungesa e fondeve, gjë e cila pasqyrohet në pagat ende të ulta të punonjësve të sektorit — 2.400 paga mesatare për infermierët dhe afër 3.000 për mjekët — dhe në moshën mesatare të pajisjeve që disponohen në laboratorët e repartet mjekësore, 25 vjet, në një kohë që vendet perëndimore këtë tregues e kanë rreth 7. Ndërsa ekonomistë e juristë të përgatitur ligje të reja, 200 studentë të mjekësisë — afër gjysma e mjekëve të rinj të diplomuar — mund të fillojnë punë. Këtë vit një proces re e do të emërojnë kandidatët për mjekë. Do të jenë vetë spitalet me anë të konkurseve ato që do të seleksiojnë fituesit e 200 vendeve të lira të punës në institucionet shëndetësore. Ndërsa presin të fitojnë mjekët e rinj, nga rreth jugore vjen një sinjal i ri që lidhet me emigracionin. Edhe kuadri mjekësor është përfshirë në valën e largimeve drejt Greqisë. Në një relacion të organeve shëndetësore të Rrethit të Sarandës lajmërohej Ministria e Shëndetësisë se 15 mjekë kishin lënë punën e tyre për t’u punësuar më pas në Greqi, vetëm një pjesë e vogël e tyre ka mundur të integrohet në sistemin shëndetësor të vendit fqinj. Të dhëna të tilla ka edhe për rrethet të tjera jugore ku mungojnë në apel infermierë e mjekë. Për fat të mirë, largimet e personelit mjekësor nuk janë ndërjë dhe aq nga popullsia lokale. Shumë të sëmurë, të mbështetur edhe nga familjarët e tyre, kanë mundur të strehohen në spitalet më të afërta greke, kryesisht në ato të Janinës.

Dje në Shqipëri

NË LUSHNJE SEKUESTROHEN LIRETA PËR PARGJIGULL FINANCIARE — Janë sekuestruar nga Policia Financiare e Lushnjes 955 mijë lireta si dhe është arrestuar në buxhet detyrimi i palikuiduar prej 930 mijë lekësh. Sanksionet u vendosën mbi firmën italiane “Romano” dhe Ndërmarrjes së Prodhimit të Veshjeve sepse në bashkëpunim në mes tyre janë konstatuar parregullsi. Produkti i gatshëm është eksportuar për Itali me çmim 1.8 dollarë copa, kundrejt 23 dollarë që është vlera e vërtetë. Lënda e parë dhe makineritë e importuara nga Italia nuk janë bërë hyrje në magazinë. Gjithashtu janë konstatuar mospërputhje dhe në vlerën e lëndës së parë dhe produktit përfundimtar. Ç’BLLOKOHET AKTIVITETI I NJË FIRME TE PËRBASHKËT NË MAMURRAS — Fillon përsëri aktivitetin firma e përbashkët shqiptaro-italiane “Mekanika-Ylli i Orientit” me qendër në Mamurras. Një pagëreklim lidhur me pronarët e trullit ku është ngritur kjo oficinë, e kishte ndërprerë aktivitetin e saj. Ndërhyrja e Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Ish-pronarëve, bëri të mundur përcaktimin e pronarëve të vërtetë dhe vazhdimësinë e aktivitetit të firmës. NJË GRUP FOLKLORIK I BERATIT NISET NË TURQI — U nis për në Turqi grupi folklorik i shkollës së Kulturës së Beratit. Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së San Franciskos, ky grup, do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar që do të zhvillohet në këtë qytet. Për udhëtimin e grupit kanë sponsorizuar disa firma private si dhe Ndërmarrja e Përpunimit të Drurit.

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së paralajmërohen ndryshime

TIRANË — Me interes të madh pritet sot hapa e punimeve të Këshillit Kombëtar të Zgjeruar të Partisë Demokratike. Një nga funksionarët e lartë të PD-së kishte deklaruar Gazetës se “mbledhja do të vendoste për ndryshime të rëndësishme”, pa i përcaktuar ato. Problemet që kanë dalë në zbatim e reformës së gjithanshme do të përbëjnë boshtin e punimeve të mbledhjes. “Konsolidimi i mëtejshëm i strukturës demokratike dhe zhvillimi i reformës — fazë e re për promovimin e demokracisë në Shqipëri”, kjo është tema qendrore e mbledhjes e njoftuar nga mjetet e informimit të PD-së.

Shkodër: Vetëvritet për gjobën e lartë

Tragjedi pas një aksidenti rrugor SHKODËR — (ar. ça.) — Ishte vetëm një diskutim që lind për një gjobë të Policisë Rrugore, por është kthyer në një tragjedi për Ndoc Doçinën, 30-vjeçar, i cili ka vrarë veten të dielën me një të shtënë automatikut në gojë brenda banesës së tij. Kufoma e të vrarit u gjet nga familjarët e pranë automatikut Model 56, që Doçina e mbante pa leje. Gjithçka filloi me një aksident të zakonshëm makinësh, nga ata që verifikohen me qindra në ditë në rrugët shqiptare. Makina e Doçinës aksidentoi një automjet të një bashkëqytetari të tij që vinte në krahun tjetër. Pas kësaj ndërhyri Policia: Ndoc Doçina duhej të paguante 6.000 lekë gjobë sepse u cilësua si përgjegjës për aksidentin. Përpjekjet e Doçinës për të takuar shefin e Policisë Rrugore të rrethit, kanë rezultuar pa sukses. Shefi në atë ditë nuk ndodhej në zyrë. Pas kësaj, duke mos patur para të paguante gjobën, duket se Doçina ka vendosur të marrë vendimin tragjik. “Ishte një karakter shumë delikat”, u shpreh dikush nga rrethi familjar.

«Dialogu duhet vazhduar»

TIRANË — Disa divergenca — sikurse referojnë agjenci të huaja shtypi — mes Presidentit Berisha dhe atij malazez Bulatoviç (në fotografi), të cilët u takuan të mërkurën në Tiranë për të diskutuar për luftën në Bosnje-Hercegovinë dhe për gjendjen në Kosovë. “Për pikat që nuk jemi dakord duhet vazhduar dialogu”, u shpreh Bulatoviç pas takimit me Presidentin shqiptar. «Dialogu duhet vazhduar»

Kombëtarja, këtë herë mungojnë bluzat

Sot shpresa e fundit. Bircë mund të niset t’i blejë në Greqi TIRANË — (Ed. La.) — “Sot është afati i fundit. Nëse ky problem nuk zgjidhet, me autobus do të nisem për në Greqi”, Beklush Bircë, trajner i Ekipit Kombëtar të Futbollit, përton — ndërsa i tregon Gazetës — kasetën e një ankthi të pazakontë. Për ndeshjen që do të zhvillohet në Tiranë të mërkurën e ardhshme, kërkuesit e përfaqësueses kombëtare, është konstatuar një mungesë e veçantë. Këtë herë nuk mungojnë veshjet, hotel, autobusi, fusha për stërvitje apo dieta për futbollistët — si ka ndodhur herë të tjera — por komplet sportiv i futbollistëve. Historiku ka filluar me përgatitjen e ndeshjes Shqipëri-Danimarkë. Tre futbollistë shqiptarë — pasi kanë harruar se kanë në dispozicion veten një komplet sportiv — i kanë ndërruar ato me futbollistët kampionë të Europës. Një kënaqësi që ka detyruar trajnerin e tyre të mendojë më shumë për veshjen e futbollistëve sesa për lojën e tyre. “Na kanë premtuar nga Spanja për një komplet sportiv — shpreson Bircë — gjithashtu edhe Xhubo që vjen nga Greqi, mund të na i sjellë. Sidomos nga ne vetëm shpresa, që të shuarа, mund ta detyrojë në trajnerin shqiptar të përfundojë në ndonjë dyqan të thjeshtë grek. Por për të shkuar deri aty, që të dhe në Greqi, do të refuzuar, do të thotë një tragjikomedi sportive. Një pjesë nga takimi Shqipëri-Danimarkë i vjeshtës për Kampionatin Botëror

Në Brendësi

Ndryshon drejtimin avioni rus Në Kosovë mbyllen shkollat Rezultatet e ndeshjeve të Kupave

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një para tërthënë, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. Interpretimi psikologjik: Stacioni simbolizon një etapë të rëndësishme të jetës sonë. Është shumë interesante të vlerësojmë gjendjen tonë shpirtërore, personat, trenat, destinacionin: gjithë kjo kontribuon për të specifikuar konkluzionet që të cilat jetojmë dhe konfliktet e brendshme. Kur përparin përshypja që kemi bërë, gjërat rrallëherë aq po nuk dimë se ku të shkojmë, është e qartë se jemi akoma shumë larg nga arritja e objektivave tanë. Parashikimet: Imazhi i tij paralajmëron një udhëtim apo një vizitë të papritur. YLL Interpretimi psikologjik: Një ëndërr me shumë yje është një ëndërr ngushëlluese: ata simbolizojnë dritën e diellit, udhëheqësin në ecjen e ekzistencës dhe pamja e tyre na jep kurajë. Nëse përkundrazi shohim yje që bien, ëndrra flet për shpresa të dështuara, humbje dallërie dhe entuziazmi. Thuhet që evenimentet më të mëdha dhe historisë janë paralajmëruar nga një yll-kometë; edhe në gjumë ai paraqitet për të lajmëruar një zhvillim thelbësor, një eveniment veçanërisht të rëndësishëm për personin. Parashikimet: Si dielli, edhe yjet paralajmërojnë begati dhe lajme të mira, një yll kometë paralajmëron të reja të këndshme, por parashikimi është i anasjelltë në qofte se e shohim të zbebhtë dritën e yjeve, apo në qofte se shohim të zhduken: shansi i keq e bile edhe vdekje. CIZME Interpretimi psikologjik: Çizmet simbolizojnë fuqinë, autoritetin e agresivitetin. Shpesh ky imazh të kuptosh dëshirën për të qenë aktiv nga pikëpamja seksuale: kush vesh çizme do të donte të kishte një rol dominues mbi partnerin. Parashikimet: Cizmet paralajmërojnë një histori sentimentale që po arrin, me përfundim të lumtur; por në se janë të shtrëmbëruara e të vjetra parashikojnë situata për tu përballuar me vendosmëri e kurajo. SHTIGE Interpretimi psikologjik: Është prezantimi negativ i nënës. Më në përgjithësi konkretizon gjithë karakteristikat negative të gruas dhe në të mund të projektohen ose aspektet më të këqija të të kundërshtareve ose mikeshave të afërta. Imazhi i saj shfaqet edhe për të simbolizuar frikë dhe ankth të pavetëdijshëm. Parashikimet: Grindje dhe armiqësira. STUDIM, STUDIO Interpretimi psikologjik: Nganjëherë është projektimi i një realiteti efektiv, por shpesh paraqet ankth, frikë nga e ardhmja. Parashikimet: Pritet një lumturi e qëndrueshme.