19/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 shtator 1993

Këshilli Kombëtar i PD: Të zbatohet programi parti­së

Kuvendi i ardhshëm në dhjetor TIRANË - (Ed. La.) - “Është diskutuar thjesht për programin e PD dhe është konkluduar pothuajse nga të gjithë diskutuesit që secili duhet të respektojë programin e PD dhe nuk duhet të bëjë sipas ideve të tij personale. Ligji, Kuran, Bibël, është vetëm programi i Partisë Demokratike”. Bari Bregu, deputet dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD flet për mbledhjen e zgjeruar të Këshillit Kombëtar të PD, që u zhvillua të premten në Tiranë. “Mendohet që shumë që do të investohet, për tre vitet e ardhshme, nga vetë Shteti Shqiptar – i thotë Gazetës Bregu – do të jetë rreth 72 milion dollarë, kryesisht për infrastrukturën”. Deputeti i PD, duke folur për fjalën e mbajtur në Këshillin Kombëtar nga Kryeministri Meksi, shpjegoi se konsolidimi i strukturave demokratike të pushtetit të sotëm, ishte edhe motivi kryesor i mbledhjes. Gjithashtu, sipas deklaratës përfundimtare të kësaj mbledhjeje, u njoftua se Konferenca Kombëtare e PD do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti. PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Arrin Policia Private

Tiranë, rojet bëjnë në veprim «Group 4 Securitas» shtrihet edhe në Shqipëri EDMOND LAÇI TIRANË — Për herë të parë në Shqipëri — krahas Policisë Shtetërore — shërben edhe Policia Private. Shoqëria anonime “Group 4 Securitas — Shqipëri Sh. A.”, me seli në Tiranë, ka vetëm katër ditë që ka filluar aktivitetin e saj. Fabrika e Bukës në kryeqytet tashmë është nën mbikëqyrjen e punonjësve të kësaj shoqërie. Sipas Ligjit “Për Organizimin e Shërbimit të Rojëve Civile”, aprovuar nga Kuvendi Popullor, këtyre punonjësve u njihet me ligj mbajtja e armatimit, radiove, shkëpinjve të gomës dhe mjaft mjeteve të tjera që janë dispozicion edhe të Policisë Shtetërore. Ndërkohë Ministria e Rendit sapo ka aprovuar edhe uniformat e tyre: ngjyrë bezhë, pra ndryshe nga të gjitha uniformat e Forcave të Armatosura Shqiptare. ”E veçanta e shërbimit tonë është se për çdo objekt apo person që ne marrim në mbrojtje, sigurojmë menjëherë edhe dëmshtëmpërblimin në rast humbjeje”. Presidenti Ksenofon Krisafi, ka mbledhur rreth tij djem të rinj për të përballuar detyrën e veçantë. Sipas tij paga e punonjësve shkon nga 5.000-6.000 lekë në muaj. Por shoqëria merr përsipër që t’i pagojë atyre edhe 26 për qind të sigurimeve shoqërore, 6 për qind të asistencës sociale dhe 2 për qind që jepet për të dënuarit e ndërgjegjes, pa përmendur edhe kompensimin për fëmijët dhe atë ushqimor. ”Group 4 Securitas — Shqipëri” është siguruar në ”Ligue Internationale des Societes de Surveillance”, Angli, për të qenë kështu me e sigurtë në dëmshpërblimet si rrjedhojë e fajit apo qëndrimit të paku­jdes­shem të rojeve. ”Group 4” tashmë ka bërë gati edhe kontratat për klientët e interesuar. Kostoja e një vendroje për një muaj, llogaritet te 15.000-16.000 lekë. Por kjo kosto mund të ndryshohet për kushte speciale. Kështu mund të kërkohet edhe mbrojtja personale fizike për ditë të veçanta. Në listën e përshkruar të shërbimeve më të vlefshme, ”Group 4” me qendër në Tiranë, ka parashikuar edhe tranzitimin e parave dhe të shërbimeve teknike. ”Dëshirojmë të sjellim për personelin tonë — tregon Krisafi — armë të sofistikuara dhe bashkëkohore, por në legjislacionin ekzistues kjo gjë ende nuk është parashikuar”. Kështu për të pajisur personelin e aprovuar nga Ministria e Rendit për mbajtjen e armëve, zgjedhja aktuale mbetet vetëm marga me qera. ”Qëllimi nuk është vrasja e njerëzve — përfundon Presidenti Krisafi — por parandalimi edhe nëpërmjet një koordinimi me organet shtetërore”. Kështu luftës kundër kriminalitetit e vjedhjeve sapo i është shtuar edhe ngjyra bezhë e ”Group 4 Securitas”. Në 44 vende të botës Shoqëria shumëkombëshe ”Group 4 International B. V.” (Hagë — Holandë — që tashmë është ortak e firmës shqiptare ”Albinvest Sh. P. K.” — është një nga organizatat më të mëdha të sigurimit në botë, me qarkullim biznesi mbi 1.000 milionë dollarë në vit. Aktiviteti i saj shtrihet, bashkë me Shqipërinë, në 44 vende të ndryshme. Shkolla e përgatitjes e ”Group 4”, me seli në Broadway (Worcestershire) është një nga më të përparuara në botë. Cdo vit në këtë shkollë formimi përgatiten 1.500 punonjës. Emri i ”Group 4” lidhet edhe me katër shërbimet kryesore që ajo kryen: ruajtja e objekteve; personave fizikë; transportimi i parave dhe ruajtja e pasurive. Kjo shoqëri shumëkombëshe merr përsipër gjithashtu edhe instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të alarmit për rrezik zjarri, tentativë vjedhjeje, për kontrollin e hyrjeve, sistemeve mbikqyrëse si dhe sistemeve të qarqeve rrethore televizive. Ndër personat e njohur të cilëve ”Group 4” u ka siguruar apo u siguron ruajtjen, figur on edhe e njohura Liz Taylor.

Zgjer ohet «Gazeta Shqiptare»

Tre faqe në shqip CARLO BOLLINO TIRANË — Gazeta Shqiptare nga dita e martë do të jetë më e gjerë: faqet në gjuhën shqipe do të jenë tre në vend të dy faqeve aktuale, duke tentuar kështu të lidhim më fort dy vende që kanë qenë gjithmonë mike dhe mendojnë të qëndrojnë gjithmonë të këtilla. Nga dita e numrit tonë të parë — të publikuar me datë 22 prill të vitit të kaluar — kanë ndodhur shumë gjëra në këtë vend: ngjarje të gëzuara e të hidhura që jemi munduar të regjistrojmë me një objektivitet të madh, duke tentuar të arrimë qëllimin e vetëm për të cilin gazeta jonë po përballon këtë iniciativë: të bashkëpunojë me modesti dhe me ndershmëri në rritjen dhe forcimin e demokracisë. Një intelektual anglez thotë: nëse dhjetë muratorë gabojnë në punën e tyre, mund të shembet një shtëpi; por nëse ato që gabojnë janë gazetarët, mund të shembet një demokraci. Ja përse mendojmë se detyra jonë, ashtu si ajo e të gjithë gazetave shqiptare, është e vështirë dhe thelbësore. Nuk është për fitime financiare që Gazeta Shqiptare ka vendosur të shtojë faqet e saj. Përkundrazi, kjo lind nga nevoja për të treguar në mënyrë gjithmonë e më të saktë kronikën e një vendi që përparon nga dita në ditë e që — midis mijëra kontrastesh — lufton për të arritur zhvillimin e vërtetë. Kjo përpjekje kolektive na përfshin të gjithëve në emër të një solidariteti midis dy popujve të ndarë nga një det kaq i vogël sa që nuk mund të përbëjë një ndarje por thjesht një kufi. Nga numri i ardhshëm Gazeta Shqiptare do të publikojë çdo ditë tre faqe në gjuhën shqip, që së shpejti u joromë të bëhen katër e edhe më shumë. Përveç kronikës së përditshme të vendit do të japim edhe informacione mbi ekonominë, mbi jetën e të rinjve, mbi sportin, mbi kulturën, mbi shfaqjet, mbi debatet politike dhe tendencat e reja. Një detyrë e vështirë për të cilën do të na nevojitet kontributi i çdo shqiptari. Sepse Gazeta Shqiptare dëshiron të vazhdojë të jetë gazeta e të gjithëve.

Dje në Shqipëri

BALLI KOMBËTAR NË KONGRES — Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë filloi punimet Kongresi i Ballit Kombëtar. Përveç delegatëve merrnin pjesë anëtarë të Komitetit Qendror si dhe përfaqësues të kësaj partie nga diaspora. Pas fjalës së hapjes u mbajt raporti mbi veprimtarinë e Ballit Kombëtar që nga periudha e Luftës Nacional-Çlirimtare si dhe platformën politike dhe ekonomike për të ardhmen. SEMINAR MBI PROCEDURAT PARLAMENTARE DHE HARTIMIN E LIGJEVE — Në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u hap seminari me temë “Procedurat Parlamentare dhe Hartimi i Ligjeve”. Sponsorizimi është bërë nga programi PHARE. Në seancën e parë u trajtuan probleme të përpunimit paraprak të projektligjeve në Qeveri dhe në Parlament. NË POGRADEC PRIVATIZOHET 46 PËR QIND E BANESAVE — Nga 3.566 banesa shtetërore, deri tani në rrethin e Pogradecit janë privatizuar 1.573 ose 46 për qind të tyre. Është përgatitur dokumentacioni për privatizimin edhe të 330 apartamenteve. Në të njëjtën kohë komisioni i privatizimit ka ndëshkuar mjaft vështirësi në privatizimin e apartamenteve të banuara nga familjet me disa kurora. Akoma mbetet problem numri i madh i familjeve të pasrehë. Sipas të dhënave të pushtetit lokal të Rrethit, 1.341 familje konsiderohen pa strehë.

Ekspozitë artizanati shqiptar do përurrohet në Putignano

TIRANË — (d.k.). Një ekspozitë e artizanatit shqiptar do të hapet të hënën në Putignano. Mikpritës të kësaj ekspozite do të jetë “Shoqata e Lirë Historiko-Kulturore e qytetarëve të Putignano-s”. Kjo shoqatë ka vendosur prej kohësh lidhje të mira bashkëpunimi me dy qytete shqiptare: Shkodrën e Durrësin. Do-mendojë Sallusti i të Gazetës se shoqata ka parashikuar të organizojë bashkëpunimin me Shqipërinë. Në festën tradicionale të karnavaleve në Putignano do të föhen edhe pjesëmarrës shqiptarë, por aktiviteti kryesor do të mbetet ai i artizanatit.

Kopshti Zoologjik në diellë

TIRANE — Drejt zhdukjes majfat nga kafshët e Kopshtit Zoologjik Kombëtar. Për mungesë ushqimi e trajtimi, vetëm në këto dy vitet e fundit kanë ngordhur dy arinj, lepuj, bu-kë, kaprolli, shqiponja, kali i qyqes dhe huta. Për vizitorët e kësaj qendre tashmë kanë mbetur për t’u shikuar vetëm pak arinj, ujku, dhjetëra, shkaba dhe lelekù. Edhe këta të kërcënuara — përveç ngordhjes normale — nga “dieta” e detyruar ushqimit.

Që sot, shpellat -pasuri kombëtare

Do t’i mbikqyrë Komiteti Mjedisit TIRANE — (p.re.) Një hap tjetër drejt ruajtjes së vlerave natyrore kombëtare. Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria ka vendosur të forcojë kontrollin ndaj shpellave të vendit, një numër i madh i të cilave paraqet vlera të mëdha. Masa është e drejtuar kryesisht ndaj speleologëve të huaj. Për të vizituar ndonjë prej tyre, atyre do t’u duhet të paguajnë një kuotë të caktuar: 20-30 dollarë në ditë për çdo pjesëmarrës në ekspeditë. Shpellat, në bazë të këtij vendimi do të mirëmbahen si të gjitha pasuritë e tjera kombëtare. Shumë shpella ishin kthyer në vitet e fundit në objekt abuzimesh keqpërdorimesh nga shumë persona, kryesisht të huaj, të cilët në kushtet e mungesës së legjislacionit përkatës, kishin gjetur parajsën te këto vende për veprimtarinë e tyre. Shumë objekte gjeologjike kanë përfunduar tashmë në metropole e huaja, të marra ilegalisht nga territori shqiptar. Për të frenuar këtë dukuri Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit vendosi të ndërhyjë. Pikërisht ky dikaster i propozozi Qeverisë vendimin e miratuar ditët e fundit.

Ekspozitë artizanati shqiptar

Kopshti Zoologjik në dietë

Do t’i mbikqyrë Komiteti Mjedisit

Që sot, shpellat

Në Londër

Në Brendësi

Në Brendësi

Në Londër fitojnë nazistët Futboll ndeshjet e serisë A Brindizi sbarkojnë klandestinë

HOROSKOPI I JAVËS

i Stella Wilder Dashi 20/III 20/IV Mund të takoni një person që paraqet një kërcënim për dukshmërinë që të cilën besoni, besoni këtë mbi çështjen që u intereson. Duhet të mbaroni që ju intereson. Duhet të mbaroni një punë të nisur, s’pranohet pretekst. Demi 21/IV 20/V Një person i rëndësishëm mbështetet mbi ju. Duhet të punoni me të vërtetë më ju, duhet ta bindur që jeni në të drejtë shumë për ta bindur që jeni pas dore dhe e ashtu. Kujdesuni për ushqimin. Binjakët 21/V 20/VI Do të merrni një dhuratë të rëndësishme, siç mund të mos i kushtoni. Mos lejoni që të shqetësoheni. Ju kuptoni. Mos lejoni që të shqetësoheni për këto pakënaqësi. Gaforrja 21/VI 22/VII Një takim mund t’ju rëndojë pak. Mos rrini ftohtë. Duhet të dini të kapni në tërësi atë që u ofrohet. Mund të mësoni shumë gjëra këtë javë dhe gjithashtu më me eksperiencë në një sektor. Luani 23/VII 22/VIII Javë e mirë që rrëmben më të ngadalta se sa bashkëkohorë. Mos u shqetësoni; e ardhura ka edhe pse s’duket. Një model i ri, këtë javë, evitoni entuziazmin e kollajshëm, e mbi të gjitha sjelljet agresive. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Mund t’ju duken të këndshme ato aktivitete që i keni nisur. Dëshironi të keni kohë të kuptuarit se jeni. Mos lejoni që të ndodhë menjëherë me çdo gjë, duhet një arsye për këtë intuitë. Peshorja 23/IX 22/X Puna në skuadër mund të jetë rezul-tate të shkëlqyeshme, por nuk duhet të harroni kurrë punët tuaja personale. Në këto nevojë për ndihmë këte javë, mjaft të kërkoni; ofertat do të jenë të shumta. Akrepi 2/X 21/XI Tension në familje. Do të detyroheni të veproni për një problem serioz dhe të përballoni me ndershmëri. Do t’u bëjë një ofertë e vështirë për tu refuzuar por që ju detyron të bëni ndryshime të rëndësishme që nuk i kishit në program. Shigjetari 22/XI 21/XII Do të jeni më të mërzitur nga rutina e zakonshme. Por ju duhet të jeni të vetëdijshëm të rejat për të cilat keni nevojë. Mos i nxirrni gjërat, ndoshta njëri prej tyre të jetë edhe pas nuk ju përshatet. Bricjapi 22/XII 19/I Nuk do të mungojnë surprizat këtë javë, por duhet të shikoni tej fasadës për të arritur te kapni. Në këtë ndihmë në program këtë javë sigurohuni që të jenë për më mirë, s’duhet të eksperimentoni. Ujori 20/I 19/II Duhet që keni një nuhatja të zakoneshme për afërizimet këtë javë. Për-toni mund të nxirrni përfitime të ndjeshme ekonomike. Mund të kombinoni aftësitë e kënaqësitë me kreativiteti. Peshqit 20/II 19/III Në qoftë se do të jeni mbani du-het të mbështeteni vetëm mbi kapacitetin dhe eksperiencën tuaj. Një për-pasje midis jush dhe në tjetri të shenjës tuaj, mund të jetë në dukje pasurijë tuaj.