21/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 shtator 1993

Asnjë ndryshim në Qeveri

«Për korrupsionin duhen prova» Kryetari Selami: Akuzat e Alessi-t nuk i takojnë PD ANDREA STEFANI TIRANE — ”Ka edhe përfaqësues të PD, dokumentat e të cilëve i kanë kaluar organave të Drejtësisë, që shqyrtohen për korrupsion. Bëjnë pjesë përfaqësues të lartë, jo të nivelit ministror, por përfaqësues të lartë të pushtetit lokal dhe të administratës”, Eduard Selami, Kryetar i Partisë Demokratike i përgjigjet Gazetës për akuzat që i bëhen nga disa forca politike Qeverisë së partisë së tij. Ky problem, ishte një ndër ata që dominuan pyetjet e gazetarëve në konferencën e shtypit të së shtunës, pas mb 조회lljes së punimeve të Këshillit Kombëtar të PD. Selami pohoi se në Këshill u diskutua me motion që ndaj korrupsionit duhet të mbahet i njëjti qëndrim i papajtueshëm, pavarësisht nga përkatësia partiake. Ai moh oi kategorikisht që në Këshill të jetë folur për ministra të Qeverisë Meksi të përfshirë në korrupsion. ”Në rast se do të kish diçka të tillë, vendi më i mirë nuk është Këshilli Kombëtar, por institucionet e tjera — tha Selami, duke nënkuptuar organet e Drejtësisë — kemi reaguar, madje konkretisht dhe nuk është aspak e vërtetë që s’kemi mbajtur qëndrim ndaj korrupsionit kur ky është shfaqur në anën tonë. Por në luftën kundër korrupsionit — shtoi ai — duhet t’i përmbahemi fakteve. Nuk duhet të përfliten njerëzit lart e poshtë pa pasur fakte dhe prova që tregojnë qartë korrupsionin”. Për Selamin nepotizmi është një loj i dëmshëm për demokracinë si edhe korrupsioni. ”Këshilli i kërkoi Kryesisë së Partisë, Presidentit dhe Kryeministrit që të evidentojnë edhe një herë këto raste dhe në qoftë se këto ekzistojnë, të mbahet qëndrim”. Po deklaratat e Alessi-t? ”Është tepër i fortë — e cilësoi Selami reagimin e deputetit demokrat — por këto janë probleme që lidhen me qeveritë e mëparshme dhe në to nuk janë përfshirë Kryeministri dhe Qeveria e jonë”. Një problem tjetër i diskutuar shumë këto kohët e fundit është ai i zgjerimit të koalicionit qeveritar me përfaqësues të partive të tjera. Partia Republikane dhe ajo Socialdemokrate — të dyja aleate të PD — janë ankuar shumë herë se bashkëpunimi nuk po pasqyrohet sa duhet në përbërjen e qeverisë së sotme. ”Ne jemi për zgjerimin e koalicionit — përgjigjet Selami — por kjo nuk shfaqet te fakti se sa ministra kanë hyrë apo jo në Qeveri. Ne jemi për zgjerimin e koalicionit në të gjitha instancat sidomos në rrafshin parlamentar, partiak dhe në drejtimet e tjera. Nuk kemi diskutuar për zgjerimin e koalicionit në Këshillin e Ministrave”. Asnjë ndryshim në përbërjen e Këshillit të Ministrave me kandidatë të tjerë nga PD, nuk është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Selami i përmbahet mendimit që shprehu disa kohë më parë për Gazetën. ”Ajo mbetet një mundësi që nuk u diskutua, sepse Këshilli kishte objekt tjetër në shqyrtim”, përfundoi ai. Sekretari i Partisë Demokratike, Eduard Selami

Milan kryeson i vetëm

Sport Kampionati po ecën në rrugët e vitit të kaluar. Në përmirësim të vazhdueshëm skuadra e Juventusit Milan kryeson i vetëm E dielë me pak gola që përfundoi me kalimin e Milanit i vetëm fare në krye të klasifikimit, në sajë të rënies së Torinos në fushën e Parmës. Në foto Zola, fytyrëzuesi i tre golave të shënuar nga Parma

Dje në Shqipëri

PRIVATIZOHET SHTYPSHKRONJA E JUGUT NË GJIROKASTËR — Bordi i Privatizimit të Gjirokastrës vendosi privatizimin e Shtypshkronjës së qytetit dhe kryesore për të gjitha rrethet e Jugut të Shqipërisë. Pronari e ardhshëm do të jenë tre ish-punonjës së saj. SHKOLLA TË HUAJA NË KORÇË — Përveç 81 shkollave të ciklit të ulët dhe 22 të mesme, për herë të parë në Korçë u hapën edhe dy shkolla të huaja: gjimnazi maltez si dhe shkolla 2-vjeçare amerikane për përgatitjen e fermerëve. BILANÇ I PYJEVE TË DJEGURA NË MAT — Janë djegur plotësisht 35 hektarë pyje me dru pishë dhe ahu, ndërsa janë përfshirë nga flakët 589 hektarë të të gjithë pyjet e rrethit të Matit. Bilanci është bërë publik prej Shërbimit Pyjor të Rrethit, trembëdhjetë hektarë e përfshirshme e dëmit të shkaktuar: 2,4 milionë lekë. SHKELJE FINANCIARE NË SHTËPINË E PUSHIMIT NË DIVJAKË — Nga kontrolli i ushtruar në Shtëpinë e Pushimit në Divjakë u konstatua se për 18 muajt e fundit nuk ishin derdhur në buxhet një shumë e konsiderueshme parash. Kontrolli ka zbuluar gjithashtu edhe raste të keqadministrimit të pasurisë me çmature e ushqimit të prerë. FSHATI PRANË BURRELIT TË DEMTUAR NGA THATËSIRA E GJATË — Nga 58 hektarë me misër që mbollën bujqit privatë në rrethin e Matit në pranverë, 50 janë dëmtuar plotësisht nga thatësira e tejzgjatur. Sipërfaqet me lakra, domate e patate në Kostur, Gurre dhe Bruç. NË TIRANË VILLOI KONKURSI PËR BURSAT E STUDIMIT TË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KUBËS — Numri i bursave të ofruara ka kaluar numrin ... 1996. George Mifs, ambasadori i Kubës në Shqipëri ... studentët ...

Shqipëria në Fiera del Levante

Një paraqitje plot kuptim, si nga ana tregtare ashtu edhe nga ajo kulturore, për Shqipërinë në panairin e madh të Barit, Fiera del Levante, që u mbyll të dielën. Në stendën e “Vendit të Shqiponjave” në Galerinë e Kombeve është paraqitur një ekspozitë e prodhimeve tipike të artizanatit shqiptar, të cilat, tani që përfundoi panairi ndërkombëtar, do të transferohen në Mola di Bari e më pas në Putignano. Artizanët e Shkodrës kanë dërguar në këtë panair punimet e tyre të çmuara në argjend dhe objekte në bakër dhe në dru, që zgjuan kuriozitetin dhe vëmendjen e vizitorëve. Ndërsa qëndistarët e Durrësit paraqitën me kostume të vjetra grash, jelekë të qëndisur dhe zbukurime me tantella, mbulesa, mbulesa tavolinash dhe çentro, të realizuara me mënyra tradicionale të grave shqiptare. Në fotografi e Arçerit pamje nga stenda e Shqipërisë.

Në Shkodër denoncohen grabitje koleksionesh nga Sigurimi

SHKODËR — (p. re.) — Denoncohet edhe një herë veprimtaria e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë herë për përvetësim të veprave kulturore dhe artistike me vepra kombëtare. Sipas dëshmive të ekspertistit Zef Luigi Mjeda — të botuara në shtypin lokal të Shkodrës — atij i janë grabitur nga Sigurimi i Shtetit koleksione me vlera të mëdha historike të pasbotuara të Ndre Mjedës; koleksione pullash të Mbretërisë së Zogut; dorëshkrimet e Luhatës së Malësisë së Fishtës, apo të At Marin Sirdarit dhe Dora D’Istrias. Fati i këtyre veprave tashmë është i përfshirë nga një mister i plotë.

Himarë, gjobitet një nudist

Akuza: «Prishës i rendit publik» 1000 lekë dënimi për plazhistin lakuriq italian TIRANË — 1.000 lekë dhe një diskutim i zjarrtë me një nga policët e zonës. Ky ka qenë çmimi që ka paguar disa ditë më parë një turist italian nga Roma, Franco Bellucci, për një modë të re që ai provoi në plazhin e Himarës. Krejtësisht nudist, turisti italian po bënte banjo dielli bashkë me shoqen e tij të ngushtë në plazhin kryesor të Himarës. Për të ishte një grek normal, por nuk ishte kështu për kalimtarët e shumtë vendas që kalonin në rrugën aty pranë, ndërderi prej të cilëve, i shkuar nga pamja jo fort e zakonshme, e ka shprehur hapur indinjatën e tij. Me pas ngjarja të kujton romanet me skena të provokimeve. Një zërë e parë, pas një rrugës qendrore dhe një ne, një ... shoqëruese të shikonte e shpjegueshme prapa shpinage. Një telefonatë sinjalizoi menjëherë në postën lokale të policisë se dhe disa komandantë i u përgjigjën me shpejtësi drejt bregut. Në njërën krah të lakuriqtë para tyre të dyshuar, një komandant i postës e mori përsipër të zbatonte ligjin e delikuentit. Nudisti u përball me një dënim prej 1.000 lekë si prishës i rendit publik. “Neni 19 i Ligjit 7.49 i të datës 29 prill 1991” e sqaroi ai italianin, i cili pasi ka paguar gjobën është detyruar të veshë përsëri rrobat e banjos. Historia përfundon këtu. Italiani hodhi dorë nga një dëshirë — jo dhe aq me mend — që kishte të policit iku i kënaqur se plotësoi detyrën e tij. Ndodhia e fundit kjo shërben për të nxjerrë në mësim për të gjithë turistët, të huaj apo shqiptarë që gabojnë ata: para se të ulen ton në një vend nënsë rreth tij. Nëse do të kishte ndodhur kështu dhe në rastin tonë italiani — në vendin e tij të cilit nudizmi lejohet vetëm në vende të caktuara farë të ngushta të banuara — nuk do të ishte kapur dhe policit nuk do të detyruar të vihej në një pozitë të vështirë. Italiani duhet ta dinte se ky vend posa ka dalë nga një në rast e gjatë barbarie dhe se pikërisht për këtë nuk mund të lejojë që kurrë në listen e tij të ... të rrobave të tij. Të lera dhe shumë më rendësishme janë resurset e shteruara, shoqëruese. Sidomos, me këtë ngjarje shuma edhe një nudist tjetër në plazhet shqiptare.

Die në Shqipëri Shqipëria në Fiera del Levante Në Shkodër Në Brindisi

Dje në botë

NËNË TEREZA E KALKUTËS DEL NGA SPITALI — Nënë Tereza, çmimi Nobel për paqen më 1979, doli të dielën nga spitali i Kalkutës, ku të enjten ishte operuar për një zgjerim e arteries koronare. Nënë Tereza është 83 vjeç, “është mirë... dhe gjendja e saj do të jetë e tillë për katër javët e ardhshme, në mes të tetorit mund të shkojë në Rinë”, tha mjekja Patricia Aubanel, një specialiste kardiologjike që e njeh operacionin. E DENUAR NGA I SHOQ I PËNTE DUHAN — Për 40 vjet radhë kishte uruar çortiment e vazhdueshme si të së shoqes, që nuk i lejonte duhanin. Për t’u hakmarrë, Marin Geremenicu, një pensionist nga Timişoara, që vdiq javën e kaluar në moshën 76 vjeçare, kishte shkruar në testament një kusht pak qesharak për bashkëshorten: ka lënë me shkrim se e shoqja, Aneta, 63 vjeçare, duhet të pijë të paktën pesë cigare në ditë deri ditën e fundit të jetës së saj. SHBA, MISS AMERIKA 1994 ËSHTË NJË VAJZË ME NGJYRË NGA KAROLINA — Në një vajzë nga Karolina e Jugut, Kimberly Clarice Aiken, 18 vjeçare, u zgjodh Miss Amerika 1994. Vajza, që është regjistruar në vitin e parë në Universitetin e South Caroline, u zgjodh mes konkurueseve të 50 Shteteve të Bashkuara: ka marrë si çmim një automjet, 35 mijë dollarë si bursë studimi dhe najrësi famë dhe reklame që do t’i lejojnë të fitojë që dra mijëra dollarë gjatë vitit të ardhshëm.

Në Brendësi

Masakra e vitit 1943 në Sarandë Ekspozitë shqiptare në Mottola Mumja e gjetur në akull