22/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 shtator 1993

Do rritet çmimi i korrentit?

Kostoja e prodhimit është e lartë. Ja propozimet për ngritjen Banka Botërore: «Një vendim i nevojshëm» ANDREA STEFANI TIRANË — Ky prag i dimrit që po afrohet duket se do të jetë vëzhgues i një çmimi më të lartë të energjisë elektrike. Specialistë të Bankës Botërore dhe të Korporatës Elektrike Shqiptare, kanë propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike duke filluar që nga ky sezon dimëror. Në bazë të një studimi të bërë nga Banka Botërore rezulton se pjesa më e madhe e energjisë në Shqipëri, është shitur me çmime më të ulta se shpenzimet e prodhimit të saj. Dëmtimet më të mëdha i takojnë energjisë së përdorur për familjet. Qymyri, lënda djegëse dhe elektriciteti, janë shitur atyre me një të dhjetën e kostos ekonomike. Në një kohë që blloku i parë i konsumit prej 250 kilovat, i kthehet familjeve me 0.5 lekë, kostoja e prodhimit të një kilovati është 5 lekë. Shpenzimet për energjinë në Shqipëri — po sipas këtij studimi — janë rreth 3.5 për qind të të ardhurave familjare, në një kohë që në vendet evropiane, ato zënë dyfishin e kësaj përqindjeje dhe deri 24 për qind në vendet në zhvillim. Specialistë të Bankës Botërore mendojnë se kalimi nga ekonomia e komanduar në ekonominë e tregut, do të kërkojë ngritjen graduale të çmimeve të lëndëve energjetike deri në nivelin e mbulimit të shpenzimeve. Për periudhën e dimrit 93-94, ata propozojnë që kuota prej 250 kilovat në muaj që blihet nga familjet me 0.5 lekë, të zbresë në 100 kilovat në muaj. Për konsumim mbi këtë kuotë, konsumatorët do të paguajnë 3 lekë për çdo kilovat orë. Rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.5 në 0.8 lekë, kanë kërkuar edhe në Korporatën Elektrike Shqiptare. Arsyeja kryesore, me sa duket, është nevoja për të mbijetuar në kushtet e ekonomisë së tregut. Kjo ishte dhe një nga kërkesat e punëtorëve të kësaj korporate, të implikuar para disa muajsh në një grevë që u çua nga Gjykata si e paligjshme. “Me çmimet ekzistuese të shitjes së energjisë — i tha Gazetës Ndërmjetori i kësaj korporate — ne shkojmë drejt uljes së fitimit në maksimum”. Në korporatë, nuk janë dakort me politikën e zbatuar deri tani lidhur me çmimet e lëndëve energjetike. Çmimi i energjisë elektrike është rritur vetëm 1.6 herë, në një kohë që çmimi i druve të zjarrit është rritur 8.5 herë, i vajit të gurit 4 herë, dhe i qymyrit 3.3 herë. Kjo ka bërë që familjarët të priren drejt konsumit të energjisë elektrike, jo vetëm për ndriçim dhe gatim, por edhe për ngrohje. Një tendencë e tillë — tha në Gazetës specialistë të KESH-it — është e mbarsur me rreziqe të mëdha. Nga përvoja e disa dimrave të kaluar, rrjeti i kabllove që shpërndan energjinë elektrike nëpër familje, nuk përballon ngarkesat e nevojshme për ngrohjen e banesave. Kjo vlen edhe për rrjetin e Tiranës, rreth 20 për qind e të cilit, është rikonstruktuar nga ENEL-i. Nga ana tjetër një rritje e çmimit të energjisë elektrike, pa një rishikim të çmimeve të lëndëve të tjera energjetike, nuk është aspak çudi, të çojë në zgjerimin e dukurisë së vjedhjes së saj nga konsumatorët. Nga 2.2 miliard kilovat orë që shet KESH-i gjatë një viti, 400-500 milionë kilovat janë të vjedhur. Ç’duhet bërë? Problemi qëndron si një rebus përballë Qeverisë. I takon asaj të vendosë.

Prokuroria Parlamentit «Hetoni bilancin e PS»

Dyshime për 20.000 dollarë të marrë nga Banka Lidhje me çështjen-Nano? Dokle: «Është një histori e vjetër» TIRANE — Pas arrestimit të Fatos Nanos, një akuzë edhe Partia Socialiste. Madje për veprimtarinë e saj financiare. Prokuroria e Tiranës e ftoi Parlamentin Shqiptar të ngrejë një komision për hetimin e veprimtarisë financiare të PS. Akuza e re: “Nga fondi i saj janë tërhequr 20.000 dollarë për t’i përdorur në Peshkopi, por nuk dihet fati i tyre”. Ligji për financimin e partive politike i detyron ato të tregojnë destinacionin e saktë të përdorimit të tyre. Tani mbi misterin e veprimtarisë financiare të socialistëve është kërkuar të hetohet një komision parlamentar, që pritet të ngrihet së shpejti. Por dikush e ka kundërshtuar këtë propozim. Deputetët e Partisë Demokratike Abdi Baleta dhe Zef Brozi shprehën mendimin “se është në kompetencën e Prokurorisë të kryejë hetime dhe ajo nuk ka nevojë të kërkojë lejë”. Sipas një letre të dërguar Parlamentit nga Prokuroria e Tiranës, në të cilën shprehen dyshimet e reja të renda, supozohej një lidhje e mundshme edhe me çështjen Nano. Por socialistët reagojnë: “Veprimtaria e PS nuk ka pse të ngatërrohet me ‘çështjen Nano’ — tha për Gazetën pas përfundimit të seancës Namik Dokle, kryetar i grupit socialist në Parlament — 20.000 dollarët nuk kanë të bëjnë fare me Kryetarin tonë”. Më tej Dokle u shpreh edhe një herë — sikurse në Parlament — pro krijimit të këtij komisioni parlamentar hetimor, por jo vetëm për PS, por për të gjitha partitë e tjera politike. Sidoqoftë letra e Prokurorisë hedh akuza vetëm ndaj veprimtarisë financiare të PS. “Unë nuk di asgjë për rastin konkret — tregonte Dokle — me këto para merret administrata e partisë dhe kjo jo kryetari i saj. Por jam i bindur se këto dollarë nuk kanë humbur”. “Dikush nga punonjësit e Bankës mund ta ketë treguar këtë histori — shpjegon përsëri Dokle — ndoshta kur është tërhequr ky fond është treguar edhe destinacioni”. Po sipas Dokles askush nga Banka nuk ka të drejtë të pyesë se ku do të përdoren fondet e akorduara me ligj për partitë. Një hetim i këtij lloji ishte paralajmëruar muaj më parë nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit.

Edhe një herë tjetër alarm i rëndë në Bankën e Shqipërisë

TIRANË — Përsëri alarm i rremë në Bankën e Shqipërisë. Pardje në mbrëmje, në orën 20.00 punonjës policie nga Komisariati 3 i Tiranës rrethuan ndërtesën, pas njoftimit për zhdukjen e sinjaleve elektronike të instalua brenda në ndërtesë. Këtë herë u deshën vetëm 30 minuta për të vërtetuar se sinjali i alarmit nuk ishte provokuar nga ndonjë vjedhës. Është hera e dytë brenda dy muajve të fundit që në Bankën e Shqipërisë provokohet sinjali i alarmit kundra vjedhjeve. Por edhe pardje — sikurse herën e parë — nuk u verifikua asnjë gjurmë apo dyshim për persona të panjohur në mjediset e ruajtura të Bankës.

Dënohen malazezët e anijes «Nikos K.»

Akuza: kalim i paligjshëm i kufirit TIRANË — (Ed. La.) Dënohen shtatë shtetasit nga ish-Jugosllavia që ishin kapur pesë muaj më parë mbi anijen fantazmë “Nikos K.” Pesë muaj heqje lirie ishte masa e Gjykatës së Tiranës për Dejan Xhorxheviç, Zorran Teodoro-viç, Petar Matejeviç, Relfik Hoxhiç, Zlatko Matejeviç dhe Xhevat Bubiq. Të gjithë nga Kotori i Malit të Zi. Akuza e provuar ndaj tyre: “kalim i paligjshëm dhe në bashkëpunim i kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”. Sipas materialit hetimor veprat e kalimit të paligjshëm të kufirit ishte kryer me peshkimin e thyerjes së embargos, sepse vetëm me anën e një ekuipazhi jugosllav mund të manovrohej për t’iu shmangur forcave të armatosura që ende zbatojnë embargon. Të pesë shtetasit nga Mali i Zi ishin ndihmuar në 26 mars të këtij viti për kalimin e kufirit nga Xhevat Bubiq, i cili kishte marrë përsipër që edhe t’i imbarkonte ato deri në Portin e Durrësit, në anijen greke “Nikos K.” Kjo anije me 860.000 litra benzinol, ishte ndaluar dhe sekuestruar pak ditë më vonë nga autoritetet shqiptare. Gjatë seancës gjyqësore u bë e njohur edhe konfirmimi nga ana e organëve kompetente nga Sllovenia, të cilët kategorikisht mohuan blerjen e karburantit nga anija greke me ekuipazh malazez.

Kooperimi italian «Punime në tetor»

Financime prej 218 miliard lireta TIRANË — (p. re.) Së shpejti do t’u ngarkohen ndërmarrjeve të ndërtimit punimet e financuara nga Kooperimi italian, që i ka caktuar Shqipërisë, për vitet 1992-1994, më shumë se 218 miliard lireta. Bëhet fjalë për ndihma të caktuara kryesisht për ristrukturimin e rrjetit elektrik dhe dhe të atij hidrik, për disa punime në portin e Durrësit, për sektorin bujqësor dhe atë për shërbimin shëndetësor. Brenda muajit tetor, sipas asaj që i deklaroi Gazetës arkitekti Piergiorgio Ramundo, përgjegjës i Zyrës së Kooperimit në Shqipëri, do të përfundojnë procedurat për caktimin e punimeve ndërmarrjeve italiane që kanë marrë pjesë në garat e shumta të konkursit. Më pak fjalë brenda vitit do të fillojnë të vihen re rezultate të para të këtij financimi. Por le të shkimojë këtë projekt-Kooperimi më në hollësi. 31,5 miliardë lireta, si dhuratë, është caktuar për përmirësimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, për ndërtimin e silloshëve në portin e Durrësit dhe për riparimet e para në rrjetin elektrik të Tiranës. 25 miliardë të tjera janë caktuar për një fazë të dytë të riparimeve në rrjetin elektrik të kryeqytetit. Ndërsa 20 miliardë, si dhuratë, do të përdoren për ndihmat ushqimore (një pjesë shumё e vogël e tyre), dhe për blerjen e ilaçeve dhe materialeve shëndetësore (18 miliardë).

Sot duhet një ligj kundër atij që abuzon me shtypin

DEBAT / Rregulla të reja për informacionin Vazhdon diskutimi i hapur në Gazetën Shqiptare mbi nevojën e vendosjes së rregullave të reja për informacionin shqiptar dhe mbi domosdoshmërinë e aprovimit të një ligji mbi shtypin (të kthyer në një profesionalizmin dhe kredibilitetin gjithë kategorisë së gazetarëve). Këtë herë ndërhyn Bashkim Trenova, Kryeredaktor i “Rilindjes Demokratike”. Kjo hapësirë do të vazhdojë të mbetet e hapur për çdo gazetar që ka marrë pjesë në ballafaqimin e ideve për këtë problem delikat për thelbësor: nxitja e çdo autoritet për përgjegjësinë e për çdo autor për opinionet e veta, pohojnë të cilat nuk mund të ndërhyjnë e cenojnë moralin. BASHKIM TRENOVA Demokracia është midis të gjithëve, për mirë dhe për keq. Demokracia i jep lirinë, demokracia të respekton lirinë. Kështu, demokracia nuk mund të mendohët në shtyp i lirë e demokratik jashtë një kuadri ligjor që do të të sanksiononte të drejtat dhe pushtetin e tij, por njëkohësisht edhe përgjegjësitë e tij. Në këtë kontekst mendoj se një ligj për shtypin është me të domosdoshëm dhe për shtypin shqiptar, madje këtë jemi pak të vonuar. Duke shprehur këto mendime kam parasysh gjendjen aktuale e shtypit tonë, përmbajtjen e tij. Kemi arritur në një pikë ku duket sikur po ambientohemi me një pjesë të shtypit tonë që shpeshherë nuk mënjanon e papërgjegjshme etikën gazetare, moralin qytetar, normat dhe rregullat e një gazetarie të vërtetë demokratike dhe të kulturuar. Shpesh kjo pjesë e shtypit është e mbushur me artikuj kundërthënës, me replika që përshkojnë jo nga një palë arsye e shëndoshë, që nuk respektojnë argumentet ose faktin, por shpërfyes, me tante personale, me pasione anarkiste përkatësisht kundërshtim gjithçka nxjerrin, ç’fushka sulmohët e denigrohet, të deformohet dhe baltë mbi persona, figura e dukuri të ndryshme në të kaluarën apo aktuale, mungon konstruktivja dhe për pasojë mbillet ose shovehet të rrënjoset në ndërgjegjen kolektive instinkti i hakmarrësisë. Dukuri e tillë anarkiste në shtyp mendoj se duhet të distiplinohen dhe në këtë mend t’a bëjë mjaft mirë një ligj mbi shtypin. Nuk kam mendimin se ligji mbi shtypin do të luaj rolin e një censure. Nuk mendoj se al do të luajë gjithashtu rolin e një rulli që merr përgjigjësi të mbrojë mes mendian shqiptare, të të gjitha origjinalitet, çdo njërë apo çdo shoqërie nëndërnjet dhe opinionet personale që sjellë në fshën aporë dhe shtjellatë etj. Mendimi për t’u parraitur dhe zgjedhje hapësirën e njillidh opinionin, qëllë ai në pyetje apo i paparutar. Por një mendim se shprehtje, i lirë e shtypi nuk do të abuzim. I paparëgyshën ma e bilja kjo, nuk do të thotë rregullare ni shtyp dhe një shtyp pa moral.

Propozimet

TIRANË — (an.st.) Ja si është situata e sotme e çmimeve të energjisë për konsum familjar dhe dhe propozimet që janë bërë nga Banka Botërore dhe i Korporatës Shqiptare të Energjitikës: ÇMIMI AKTUAL I ENERGJISË ELEKTRIKE për bllokun e parë prej 250 kilovatësh dhe sa sinë e shtuar e cila paguhet me çmim tjetër nga konsumatorët është fiksuar disa kohë më parë. Për bllokun e parë paguhet 0.5 lekë për kilovator. Për bllokun pasardhës familjet shqiptare paguajnë 3 lekë për çdo kilovat të harxhuar. BANKA BOTËRORE propozon që të ulet sasia e kilovatëve të bllokut të parë, që i shitët familjeve me 0.5 lekë, nga 250 në 100 kilovat. Mbi këtë sasi energjie të konsumuar çmimi do të vazhdojë të jetë më parë. PROPOZIMI I KORPORATËS ENERGJITIKE SHQIPTARE: Çmimi prej 0.5 lekë i sasisë prej 250 kilovat të furnizohet familjeve të bëhet 0.8 lekë për kilovat. Mbi këtë sasi konsumimi energjie të jetë 3 lek për kilovat të shkallës pasardhëse.

Dje në Shqipëri

DURRËS-IGUMENICË, UDHËTIM I RI ME TRAGET — “Rose Bay” është trageti i ri i linjës Durrës-Igumenicë, që do të bëjë të mundur kështu transportin edhe në rrugë detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky traget do të jetë 7 të tjerave, që deri tani kanë lidhur Durrësin me 5 porte të ndryshme italiane si dhe me portin e Kooperit në Slloveni. NJE MILION LEKE MALLRA STOK NE NDERMARRJEN AGROTREGTARE TE BURRELIT — Janë kryesisht pjesë këmbimi për traktorë e zetorë të markave të vjetra si dhe herbicide të skaduara, mallrat stok të Ndërmarrjes Agrotregtare të Burrelit. E gjithë kjo përbën edhe pengesën serioze drejt privatizimit, edhe pse vlerësimi i objekteve e pasurisë së saj është bërë dhe pritet të fillojë së shpejti shitja e tyre. BLANC PËR AKSIDENT RUROGORE NE SARANDË — Është një bilanc tepër pozitiv ai i aksidenteve rrugore në rrethin e Sarandës gjatë periudhës janar — 20 shtator vetëm një aksident, që ka shkaktuar vetëm një vdekje. Drejtuesit e Qarkullimit Rrugor të Sarandës mendojnë se sukses i është arritur në sajë të një pozicionimi më të mirë të Policisë Rrugore për zbatimin e Kodit të Qarkullimit. DEPUTETËT SHQIPTARË PERFUNDOJNE SEMINARIN NE TURQI — Petritka Minga dhe Abedin Elmazi përfunduan seminarin “Siguria dhe bashkëpunimi rajonal” i zhvilluar në Turqi në kuadrin e cikleve Rose-Roth, organizuar nga Asambleja e Atlantikut Verior dhe në bashkëpunim me Parlamentin Turk.

Në Brendësi

Poloni komunistët fitojnë zgjedhjet Arafat pritet si hero në Jordani Futboll sonte luan Kombëtarja italiane

Letra nga përtej detit

Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një rim? Kjo hapësirë është e jotja përdoresh, ata do të lexojnë. Nëse ndodheshe në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Sciplone n’Africa-no 284, 70100 Bari. Nëse jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Ba-iram Currri 370, Tiranë. Murati nga Fushë-Kruja përshëndet Paolo Pinto-n, nuotatorin italian, me rastin e kalimit me not të Ligurit të Ohrit, duke i uruar gjithmonë sukses në kësaj natyre. Me këtë rast përshëndes dhe gruan e tij Angela. Unë gëzohem që të tyre në Shqipëri f’kam shoqëruar kudo miqtë e mi dhe ju që edhe ata si unë të kenë mbetur të kënaqur. Murat Aruç — Fushë-Krujë Me ane të kësaj gazete dërgojmë ngushëllimet tona pranë zotit Valter për humbjen e parakohshme të dashurisë së tij Anna Longoni. Marrin pjesë në dhimbjen e tij dhe e ndjejmë humbjen e Anna-s sonë të dashur është sikur edhe e ai. Për ne është diçka e pabesueshme që zemra e Anna-s nuk rreh më. Me shpirt dhe zemër ndodhemi pranë jush zotit Valter. Me dhimbje. Selim Lila, Rukie dhe Ali Dervishi, Pranvera Lila Të rastin e ditëlindjes së djalit tim Seferit në Bari të Italisë dhe në pamundësi për të qenë pranë tij në këtë ditë të veçantë, nëna e tij Maria u kërkon të gjithë miqve dhe të afërmve në jetën e tij, festa të cilat t’i kalojë gjithmonë gëzuar dhe me miq dhe shëndet të vetmuar. Me mall. Maria — Durrës Enkelejda i uron rrugë të mbarë Altina Krajës me rastin e nisjes së saj për në Itali, udhëtim i cili kurorëzohet me martesën e saj me Angelon. I uron jetë të lumtur, gëzim dhe fat të mbarë çiftit të dashuruar, Altina dhe Angelo. Enkelejda — Durrës