25/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 shtator 1993

Skandali i Kombëtares «Edhe unë dyshoj shumë»

Deklaratë e bujshme e trajnerit Bejkush Birçe «Më kishin thënë se edhe ndeshja me Irlandën ishte shitur» EDMOND LAÇI TIRANE — “Nëse skandali rezulton i vërtetë, të gjithë do të kërkoj ndaj përgjegjësve të vërtetë masat më ekstreme. Nuk mund ta besoj që për këtë dintej kombëtar të ketë rënë kaq poshtë. Edhe unë kam dëgjuar diçka të tillë”, thotë Bejkush Birçe, trajner i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, sapo është njohur me akuzat ndaj ekipit të tij. Dhe e ka vështirë të besojë. Historia tashmë është e njohur: Espinoz, Zëvendëspresidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka akuzuar: “Një përfaqësues i futbollistëve shqiptarë ka kërkuar si shpërblim për ndeshjen e ndeshjes që u luajt në Tiranë të mërkurën, një shumë prej 6-8 milion peseta, afro 40 deri 80 mijë dollarë”. Është një akuzë — që të bëhen të drejta në FIFA — jo e për Birçen, sidoemos ndeshjet e fundit, por asnjëherë e vërtetuar. Tashtë edhe ai verifikon çka në memorien e tij. “Nuk dua ta besoj, por është e vërtetë se thashethemet erdhën gjithmonë duke u shtuar”. Ta fillojmë me ndeshjen e së mërkurës kundra përfaqësueses së Spanjës... “Para ndeshjes erdhi Eduart Dervishi, Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ishte i pari që më informoi për dyshimet që ishin shpërndarë nga stacione të ndryshme televizive. Për ishte mjaft vonë, vetëm gjysëm ore para se të fillonte takimi. Kështu preferova të mos e eksitoj më tepër situatën, sepse parashtikova edhe ndonjë revoltë të mundshme nga futbollistët”. Po gjatë ndeshjes, a fillove të mendosh që historia e një rezultati fiktiv ishte e vërtetë? “Të them të drejtën, golat e pësuar ishin të pakonceptueshëm. Ishte mjaft e vështirë që Spanja të dilte me aq pagë nga kjo ndeshje.” Cilin akuzoni konkretisht? “Unë nuk mund të akuzoj askënd pa u vërtetuar diçka e saktë. Nëse do ta dija saktësisht se dikush nga futbollistët e mi është ngatërruar në këtë histori të ndyrë, nuk kisha për ta thirrur për të luajtur. Dhe do ta denoncoja.” Kur i keni dëgjuar sinjalet e para për mundësitë e shitjes së ndeshjeve? “Për ndeshjen me Irlandën kam dëgjuar mjaft gjëra të tilla. Madje dikush që, sipas tij, të tjerë e kishin autorizuar për të folur me mua, m’u shpreh hapur se ndeshja ishte e shitur. Madje pas kësaj ndeshjeje, trajneri i Danimarkës është shprehur se ‘shqiptarët nuk ishin seriozë’. Kuptohet çfarë ka dashur të thotë ai me fjalën ‘serioz’. Jo vetëm ai por gjithkush mund ta ketë vënë re kthesat maksimale të lojës së ekipit tonë nga njëra ndeshje në tjetrën”. Po juve personalisht, ju kanë ardhhur oferta të tilla? “Për të tillë biznase askush s’më është afruar. Siç duket më kanë njohur dhe kanë ditur që unë kam refuzuar edhe punë të tjera për të drejtuar ekipin shqiptar kundrejt 35 dollarëve pagë në muaj. Dikush duhet ta bëjë këtë punë. Përballë qindra-mijërave gjithmonë do kisha preferuar një fitore të ekipit tonë kombëtar”. Gjatë eksperiencës suaj si trainer, a keni shit shikuar më parë histori të tilla? “Raste ka pasur në kampionatet shqiptare. Madje tashmë janë evidentuar ato lojtarë që kanë qenë tipikë për punë të tilla. Dhe tashmë këta lojtarë ndoshta njihen në piedestal”. A merr pjesë ndonjëri në ekipin aktual kombëtar? “Tani s’mund të flas. Të sqarohen akuzat e fundit dhe pastaj...”

Kështu do mbrohet blerësi

Masa të forta për disiplinimin e tregtisë e prodhimit Do dënohet rreptë kush mashtron Çfarë do të ndryshojë Ja çështjet më të rëndësishme që do të legalizohen në marrëdhëniet midis shitësve e konsumatorëve: ETIKETA — Mallrat duhet të jenë me etiketë ku të shënohet përmbajtja dhe mënyra e përdorimit. PESHA — Shitësi duhet të shesë sasinë e saktë të mallit që ai i deklaron blerësit. HIGJIENA — Shitësi është i detyruar të shesë sipas rregullave të caktuara higjienike. REFUZIMI — Ndalohet diskriminimi i blerësve nga shitësi dhe refuzimi i shitjes së mallit të ekspozuar në dyqan. PRODHIMET E RREZIKSHME — Ndalohet shitja e produkteve të rrezikshme për shëndetin. DUHANI — Ndalohet reklama për duhanin. ORARI — Vendosja e orarit të shitjes është e detyrueshme. FATOS BAXHAKU TIRANE — Së shpejti marrëdhëniet mes prodhuesve, shitësve dhe konsumatorëve do të rregullohen me një ligj të posaçëm të miratuar nga Parlamenti. Ato — deri tani të ngritura mbi bazën e moralit ose të një tradite të vendosur me kohë — do të rregullohen edhe nga pikëpamja ligjore. Ministria e Tregëtisë tashmë e ka hartuar projektligjin për të cilin është marrë edhe mendimi i “Shoqatës së Konsumatorëve”. Të gjithë, prodhues, tregtarë e furnitorët detyrohen të tregojnë më tepër respekt ndaj kërkesave të konsumatorëve. Dhe ky i fundit do ta ndjejë veten më të mbrojtur. Sipas këtij projektligji shitësit janë të detyruar të shesin sasinë e mallit të deklaruar dhe t’i japin mundësinë konsumatorit të kontrollojë saktësinë në shitje. Masa të prera janë fikësuar në projekt për ruajtjen e kushteve të lejueshme higjieno-sanitare. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave ligji parashikon masa të rrepta që shkojnë nga gjobat e konsiderueshme deri në mbylljen e aktivitetit tregtar apo prodhues. Këtë herë shitja e produkteve që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve është rreptësisht e ndaluar. Një shumicë nenesh i takojnë të drejtës që ka konsumatori për të marrë një informacion sa më të plotë për mallin që ka ndërmend të blejë. Çdo mall do të shitet i pasuruar me etiketen përkatëse dhe me certifikatat e tjera që pasqyrojnë përmbajtjen e tij dhe mënyrën e përdorimit. Duket se dyqanët do të jenë më të rregullt edhe nga pamja e jashtme. Ligji detyron të gjithë shitësit që në tabelat e dyqaneve të tyre të vendosin emrin e tyre tregtar ose simbolin dhe informacion mbi natyrën e mallit që ai shet. Bëhet i detyrueshëm emërtimi dhe vendosja e orarit të punës së dyqanit dhe zbatimi rigoroz i tij. Si në shumicën e vendeve të botës edhe në Shqipëri do të ketë një minimum rregullash për reklamen. Në projektligj fiksohen disa pika të cilat janë konsideruar të mjaftueshme për të kontrolluar përmbajtjen e tyre. Asnjë reklamë nuk mund të përmbajë tekste që nxisin urrejtjen kombëtare e fetare, violencën dhe vulgaritetin moralë. Me në fund një masë që do të pritet me entuziazëm nga kundërshtarët e duhanit: projektligji do të ndalojë çdo formë reklamimi të duhanit. Projektligji i ri është pritur me entuziazëm nga Shoqata e Konsumatorëve Shqiptarë, e cila që prej themelimit të saj dy vjet më parë është angazhuar në kanalizimin e veprijeve spontane të konsumatorëve. Kryetari i saj, doktor Islam Cani i është Gazetës aprovimin e tij mbi përmbajtjen e ligjit: “Përmbajtja është e standarteve ndërkombëtare dhe ne kemi patur vetëm disa vërejtje vogla në ndonjë formulim. E rëndësishme është që me anë të këtij ligji njihen legalisht të drejtat e konsumatorëve sikurse njihen detyrimet e prodhuesve e shitësve”.

Komiteti Helsinkit në mbrojtje të gazetarëve

TIRANË — “Kërcënim e dhunë në vazhdim ndaj gazetarëve”, kështu e ka titulluar protestën e tij, drejtuar Prokurorisë, Hetuesisë e Rendit Publik, Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në protestë, e cila përmban edhe të gjitha rastet e keqtrajtimit të gazetarëve shqiptarë — dhe ndonjë i huaj — nga forca keqbërëse ose nga individë që i kanë kërcënuar kompetencat e tyre gjatë periudhës qershor-shtator 1993, i bëhet thirrje organeve të Rendit e të Drejtësisë që të marrin masa urgjente me qëllim që raste të tilla të mos verifikohen më dhe që të zbulohen sa më shpejt personat shkaktarë të këtyre incidenteve.

Sot Partizani në Librazhd

(Uv. Za.) Sot rifillon Kampionati i 55 Kombëtar i Futbollit. Edhe në javën e tretë ndeshjet do të zhvillohen në orën 16.30. “Partizani” kampion dhe mbajtësi i vendit të parë këtë herë do luajë në Librazhd. Ja ndeshjet e tjera që zhvillohen që do t’i arbitrojnë ato: “Teuta” – “Elbasani” B. Pregja (Tiranë). Ndeshja do të luhet në Lushnjë. “Besëlidhja” – “Apolonia”. A. Isufi (Shkodër) “Vllaznia” – “Flamurtari”. F. Behari (Durrës) “Sopoti” – “Partizani”. N. Allaj (Kavajë) “Tirana” – “Laçi”. B. Kaimi (Tiranë) Për arsye se “Besa” këtu është dënuar, zhvillon takimin e parë për Kupën Ballkanike kundër “Janinës” së Greqisë, FSFH vendosi që takimi “Besa” – “Lushnja” që përfundoi 0-2, të zhvillohej ditën e martë, datë 21 shtator. Ndërsa takimi tjetër “Dinamo” – “Albpetrol” u zhvillua dje. Skuadra e Partizanit

Itali, një liri e fituar me luftë

DEBAT/ Rregulla të reja për informacionin Instrumenta të tërë teknologjike, si televizioni, që në atë kohë teknologjia nuk e kishte përsosur akoma. Gazetat sido që të jenë shkruar, folur apo transmetuar, nuk kanë nevojë për asnjë censurë të karakterit parandalues. Përjashtohen gjithë rastet që mund të bëhet sekuestrimi i tyre nga ana e autoriteteve administrative. Një akt kaq i rëndë mund të takoje (me shumë masa pa paralajmërim) vetëm dy kushte dhe vetëm në rast se bëhen krime të parashikuara qartë nga ligji penal. Të vetmit kufij të lirisë së të shprehurit të parashikuara nga Kushtetuta gjenden në mbrojtjen e të drejtës së njëjllojtë të të tjerëve dhe në garanci, në respektimin e zakoneve të mira në përpjekjen ndalimit të veprave të shfaqjeve të kundërta me ndjenjën e zakonshme e të përgjithshme të shoqërisë. Një ligj i parë e themelor i zbatuar të drejtës në kushtetues u publikua në shkurt të 1948, stabilizon ndërmjet të tjerave që çdo gazetë duhet të “regjistrohet”, pranë Gjykatës (kujdesi? [?]) “regjistrues”, jo më marrë autorizim, duhet të ketë një drejtor përgjegjës dhe duhet të jetë i shkruar mbi të, kush e boton dhe kush është pronar. Një normë e rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve, parashikon që drejtori është i detyruar të botojë gratis deklaratat ose precizimet e atyre të cilëve u janë atribuar veprime, mendime, apo pohime për të cilat ata ndihen të dëmtuar ose lënduar në dinjitetin e tyre, apo që janë në kundërshtim me të vërtetën e fakteve. Për më tepër në rast shpifjesh, veç sanksioneve të rënda penale (në burg deri në 6 vjet) është parashikuar pagimi i një shume parash me cilësi dëmshpërblimi. Dënime të ashpra janë parashikuar edhe për përgjegjësit e botimeve që ofendojnë ndjenjat morale të fëmijëve e adoleshentëve dhe krijojnë një nxitje për korrupsion, apo vetëvrasje. Një kompletim themelor i rregullores për shtypin u arrit në Itali me krijimin më 1963 të Lidhjes kombëtare të Gazetarëve. Vërehet veçanërisht se në këtë sektor legjislacioni italian është më pak i avancuar. Janë pak kombet që i kanë gazetat të regjistruara përveç se në gjykatë edhe në një Lidhje të vërtetë profesionale, siç ndodh për kategoritë e tjera (avokatë, mjekë, inxhinierë, etj). Gjithashtu gazetarët italianë kanë një Institut Parashikimi të Vërtetë të [?] ja sigurim kryer shërbime që përfshijnë pensionin e asistencën. Këto dy organizma janë dëshmuar shumë nga gjithë gazetaret dhe janë krijuar me ligj me qëllim që të garantojnë gazetarëve pavarësi të plotë profesionale nga çdo fuqi politike e ekonomike. krijojnë një nxitje për korrupsion, apo vetëvrasje. Ligji mbi Lidhjen e gazetarëve mbron edhe qytetarët. Ai në fakt në një nga artikujt e tij të parë, të dytin, pohon se është e drejtë «pamposhtshmëria» e gazetarëve «liria e informacionit dhe e kritikës» një princip që e gjen bazën e tij në të drejtat e njeriut të qytetarët për të qenë «lirëshb i informuar». Nga kjo del përfundimi se gazetari zhvillon një shërbim bazë për jetën demokratike. Pa një shtyp të lirë, në fakt, asnjë vend nuk mund të garantojë lirinë e popullit. Por i njëjti artikull 2 vendos gjithashtu kufij precizë në «mbrojtjen e personalitetit të tjetrit». Është e fiksuar si detyrim i domosdoshëm i gazetarëve respektimi i «të vërtetës dhe fakteve të vërteta», duke bërë gjithmonë «detyrimet e vena nga ndershmëria dhe dëshira e mirë». Pra duhet të precizohen lajmet që «rezultojnë të pasakta». Si mbrojtje e mëtejshme në drejtim të qytetarëve vendoset që si gazetarët dhe botuesit janë të detyruar të respektojnë «sekretin mbi burimin e lajmeve», të mos tregojnë kush u a ka dhënë; për më tepër duhet të sillen në mënyrë që të mos të prishen raporti i besimit midis gazetave dhe lexuesit. Normat e tjera të ligjit i takojnë jetës së brendshme të Lidhjes, ushtrimit i profesionit dhe disiplinën e të regjistruarve. Është interesante të bëhet e ditur që gazetarët e huaj që janë të vendosur në Itali mund të ushtrojnë profesionin duke u regjistruar në një listë speciale të Albo, por me marrëveshje që shteti ekzistues të cilët janë, tu japë njëlloj mundësi qytetarëve italianë. Sikar të mos mjanonin normat e Shtetit ato të Lidhjes profesionale, gazetarët italianë kanë aprovuar në muajt e fundit një «Kartë të turpërueshme të vërtetë», do me thënë të rregullave të brendshme për tu siguruar një mbrojtje më e madhe kategorive më të dobta e fëmijët, personat në proces, pakicat etnike e fetare. * Këshilltar kombëtar i Lidhjes së Gazetarëve Italianë Vazhdon diskutimi i hapur në Gazetën Shqiptare mbi nevojën e vendosjes së rregullave të reja për informacionin shqiptar dhe mbi domosdoshmërinë e aprovimit të një ligji mbi shtypin që të kthejë profesionalizmin dhe kredibilitetin e gazetave. Këtë herë ndërhyn Pasquale Tempesta, këshilltar i Komitetit të Lëvizjes së Gazetarëve Italianë. Ky debat mbetet i hapur për cilindo që dëshiron të diskutojë këtë temë dhe për këtë problem delikat por edhe thelbësor, që autorët marrin përgjegjësinë e pohimeve të tyre të cilat nuk ngatërrojnë linjën e gazetës. PASQUALE TEMPESTA * Për të gjithë vendet e çliruara nga një regjime autoritare dhe për Italinë e pavarur menjëherë pas luftës problemi i vendosjes së rregullave të reja për sigurinë e qytetarëve sa i përket informimit, paraqet rëndësi të madhe. Përparësi ndërmjet të tjerave, ajo që ka të bëjë me lirinë e mendimit personal, mundësinë së shprehjes së lirë të të gjitha perceptimeve personale pa detyrime të tipit komercial dhe stabilizimin në mënyrë të qartë të parimeve themelore të lirisë së mendimit, të shprehjes dhe të shtypit janë sanksionuar nga Kushtetuesja e Republikës Italiane. Parimet janë sanksionuar në Kartën Kushtetuese të Republikës Italiane dhe janë deklaruar si të drejta themelore të të gjithë italianëve. Këto parime, të shkruara dhe dhe të shprehura në mënyrë të qartë, duhet të zbatohen — ashtu si — në mënyrë që nuk mund të justifikojnë asnjë lloj censurimi. Në vendet e tjera pjesë të këtij artikulli ... që çdo gazetë duhet të “regjistrohet”, pranë Gjykatës (kujdesi? [?]) për mbrojtjen e

Kampionati i futbollit

Pas javës së dytë të Kampionatit, Komisioni Qendror i Disiplinës pranë FSF vendosi: — Futbollistët e “Laçit” Arjan Ceka dhe Roland Tuna, pezullohen 3 dhe 2 ndeshje, sepse gjatë takimit të Tiranës ndaj “Partizanit”, kanë goditur kundërshtarin me qëllim. — Futbollisti Disha 1 “Teutës” pezullohet për 4 ndeshje, për lojë jokorrekte gjatë takimit me “Tiranën” në Durrës. Për të njëjtën shkaqe lojtari tjetër i “Teutës”, J. Alliu, pezullohet 3 ndeshje. Ndërsa Dashi, po i “Teutës”, pezullohet vetëm 1 ndeshje. — V. Dede i “Tiranës” pezullohet për 3 ndeshje për veprime të pahijshme gjatë ndeshjes me “Teutën” në Durrës. — Stadiumi i Durrësit është i dënuar që dy ndeshje ekipi i “Teutës” të mos zhvillojë aty. Për hedhje objektesh në fushën e lojës, gjatë takimit “Besëlidhja” – “Elbasani”, stadiumi i Lezhës paralajmërohet për moslejimin e zhvillimit të ndeshjeve aty nga ana e “Besëlidhjes”. — Për mungesë marrje masash organizative për takimin “Teuta” – “Tirana”, të zhvilluar në Durrës, dënohet i shtatori, Bashkim Koka, Shef i Klubit Sportiv “Teuta”, dënohet që të mos e shoqërojë ekipin deri më 31 dhjetor 1993.

Vazhdon diskutimi i hapur në Gazetën Shqiptare mbi nevojën e vendosjes së rregullave të reja për informacionin shqiptar dhe mbi domosdoshmërinë e aprovimit të një ligji mbi shtypin që të kthejë profesionalizmin dhe kredibilitetin e gazetave.

NE BRENDESI

Dje në Shqipëri

NJË PROJEKT PËR TË SHTUAR KALATËN E TRAGETEVVE NË VLORË — Këshilli Shkencor i Ministrisë së Transporteve ka miratuar këtë ditë një projekt për shtimin e kalatës së trageteve në Portin e Vlorës. Shtesa e projektuar, për të cilën kanë filluar tashmë punimet, synon që të rrisë përpunimin e trageteve që mbërrijnë thuajse çdo ditë në këtë port. Aktualisht, tre tragete e prekin kalatën tetë herë brenda një jave dhe kjo gjë kishte krijuar vështirësi në përpunimin e tyre. “ALBPETROLI” DO FINANCOHET NGA LIHTENSHTEJNI — Është nënshkruar kontrata midis përfaqësuesve të klubit të futbollit “Albpetrol” të qytetit të Patosit dhe shoqërisë “A.S.W.” të Lihtenshtejnit. Në bazë të kësaj kontrate, e cila përfshin kampionatin e futbollit 1993-94, çdo futbollist i “Albpetrolit” do të paguhet me një pagë mujore prej 100 marka gjermane në muaj. Janë parashikuar edhe stimujt suplementarë: për çdo fitore do llogaritet 10 marka dhe për çdo barazim 5 marka. Shuma e përgjithshme që shoqëria e huaj do të investojë është afër 35.000 marka gjermane. KUSHTE TË KEQJA HIGJENIKE NË TREGUN E BERATIT — Edhe asnjë ndryshim në eleminimin e kushteve të këqija higjienike në tregun e qytetit të Beratit. Në këtë treg tregtohen çdo ditë një sasi shumë e madhe produktesh ushqimore dhe kjo e ka shtuar rrezikun e dëmtimit të shëndetit të njerëzve. Këtu shiten afër 25 deri në 35 kuintal mish, i cili në shumicën e rasteve tregtohet dhe transportohet në kushte shumë të këqija dhe jashtë rregullave të njohura.

Rifillon kampionati

10 Sport Sot Partizani

NE BRENDSI

Si do ndryshojë ligji i investimeve të huaja Do ketë më pak procedura burokratike NE FAQEN 3 Do të luhen në Sidnej Olimpiadat e vitit 2000 Nuk pranohet kandidatura e Pekinit NE FAQEN 2

Lexuesve

Për shkak të një greve të gazetarëve italianë, nesër «Gazeta Shqiptare» nuk do të jetë në shtyp. U kërkojmë të falur lexuesve.

Do të kemi një orë më shumë për të fjetur gjatë kësaj nate. Ashtu si në vendet e tjera evropiane edhe në Shqipëri ndërrohet ora: në orën 3 të natës të gjithë akrepat do të zhvendosen një orë mbrapa dhe do të jetë kështu ora 2.