Pas 40 vjetësh rihapet historia e një misioni sekret ende misterioz
Në Fier varret e dy agjentëve
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Zbulimi i varreve të dy kushërinjve Kabashi në afërsi të Fierit rihap një histori të panjohur për shumë vetë. Është një histori enigmatike shërbimesh sekrete e përgatitur të fshihej për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Pak kush e di se CIA amerikane dhe dega M.16 e spiunazhit anglez për katër vjet me radhë — 1949 deri në 1953 — tentuan të përmbysin situatën me anë të parashtutimit të disa grupeve nacionalistësh të përgatitura në fshehtësi të madhe — duke u ruajtur edhe nga vetë aleatët e tyre — në Maltë e Gjermani. Gjithashka akoma mbetet e mbuluar me një vel misteri edhe pse CIA — megjithë hapjen e arkivave të saj kohë e fundit — ka refuzuar deri tani të japë shpjegime mbi operacionin ku merrnin pjesë dy kushërinjtë Kabashi. A është e vërtetë ajo që propaganda zyrtare e regjimit ka pretenduar për vite me radhë se “dështimi i këtij përpjekjeje për të arrit në sajë të unitetit të popullit rreth Partisë”? Në fakt, e gjithë përpjekja dështoi vetëm sepse dikush, në rangjet e larta të zbulimit anglez, filloi ti kallëzonte rusëve të gjitha hollësitë e planit të aleatëve, të cilët sigurisht ia transmetuan këto Sigurimit shqiptar. Tani vetëm kujtimet e pak protagonistëve, të mbetur ende gjallë, lejojnë të rindërtohet përpjekja e parë dhe e vetme e Perëndimit për të shkaktuar një kryengritje të armatosur në Evropën Lindore.
Natën e 4 tetorit 1949 dy të rinj anglezë, Sam Barclay dhe John Leatham, drejtonin në fshehtësi barkën e tyre, Stormle Seas drejt Karaburun-it. Kishin kaluar më parë nga Malta e Greqia dhe në bordin e tyre nuk kishin ngarkesë çfarëdo: nëntë vetë, të gjithë nga krahinat e jugut të Shqipërisë dhe të vendosur për të luftuar deri në fund kundër komunizmit dhe për në atdheun e tyre. Të gjithë vëç armatimit dhe pajisjeve të tjera speciale ishin të paisur edhe me një pilulë cianuri. Dihej fundi i atyre që binin në duart e Sigurimit. Bill Kushëtau aventura e madhe dhe e cila do të vazhdonte edhe katër vjet të tjera. Për ironi të fatit, thuajse në të njëjtën kohë hyn në lojë nga protagonistët kryesorë. Udhëheton edhe ai me anë të detit por ishte drejtuar për në Washington. Ishte caktuar të mbulonte raportet midis CIA-s dhe spiunazhit anglez. Emri i tij është bërë tashmë shumë i njohur. Quhej Kim Philby dhe ishte në shërbim të KGB. Shpejt do të kthehej në simbol të dështimit të shumë vjet përpjekjesh e përgatitjesh.
Grupi i parë i desantëve ra që në ditët e para në pritën e komunistëve. Ishte një pritë e përgatitur me kohë. Tre vetë, dy kushërinjtë e rinj dhe një pjestar tjetër nga grupi mbetën të vrarë në vend. Të tjerët, të drejtuar nga Bido Kuka, shpëtuan duke kaluar në territorin grek. Më pas dhjetra grupe të tjera vazhduan të hynin në territorin shqiptar. Të gjithë patën të njëjtin fat. Prita të papritura dhe forca të shumta ushtarake ngrhieshin si me magji në vendet ku ata zbarkonin. Askush nuk dyshonte atëherë se gjithshka ishte pasojë e tradhëtisë së Kim Philbyt.
Në korrik të 1949, hyn në lojë CIA. Për të përgatitur grupet e guerriljerëve shqiptarë, do të përgatitur grupe të tjerë nga vendet e tjera. Këta, grupet e guerriljerëve shqiptarë u caktua një veteran i shërbimeve sekrete amerikane, Michael Burke, i cili gjatë luftës kishte shërbyer në Shqipëri e Sicili. Instruktimi u ushtrua filloi në një kamp afër Mynihut dhe vazhdoi më pas në një kështjellë në Heidelberg. Në nëntor të 1950 CIA parashutoi grupin e parë në Martanesh. Avionat drejtoheshin nga pilotë veteranë polakë, të njohur për bëmat e tyre gjatë Luftës së Dytë. Nga grupi shpëtuan vetëm Adem Gjura dhe Sali Dalu, të cilëve u mbeti vetëm rruga e Jugosllavisë. Edhe këtu nuk i shpëtuan burgut. Kështu dy nga shërbimet sekrete më të forta të botës vazhduan të desantonin njerëz pa e kuptuar se kishin rënë viktima të një mashtrimi me përmasa gjiganteske. Historia vazhdon deri në mbrim 1952-53, kur Sigurimi, i ndihmuar nga kolegët sovjetikë, vendos t’i japë fund lojës. Këtë herë objekti i saj ishin anëtarët e grupit të Zenel Shehut dhe Hamit Matjanit, që të dy kundërshtarët të rreptë të komunizmit. Dhe mekanizmi që u gjet ishte i thjeshtë. Arrestimi i radistit Prençi dhe zënja e kodit të transmetimit. Që në gusht 1952, bazës së CIA-s në Greqi filluan t’i vinin “mesazhe optimiste”: “jemi gati të fillojmë kryengritjen dhe kemi nevojë për materiale të drejtuara”. Kështu ranë në dorë të Sigurimit kundërshtarë të shumtë të tyre.
Vdekja e kushërinjve Kabashi
FIER — Pas 40 vjetësh nxirren nga një pus trupat e dy agjentëve të CIA-s që kanë marrë pjesë në misionin e tradhëtuar të vitit 1951. Skeletet janë zbuluar në një shfaq pranë Fierit dhe i përkasin kushërinjëve Ilmi dhe Ahmet Kabashi, të lindur në Kosovë dhe të vendur gjatë operacionit ushtarak të dështuar. Sipas asaj që i ka deklaruar gazetareve të huaj vëllai i njërit prej viktimave, Shaqir Kabashi, ka qenë vetë ai që ka realizuar gjetjen pas vite kërkimesh. Por kockat duhet t’u nënshtrohen disa analizave për të përcaktuar me siguri përkatësinë e tyre. Po vetë Shaqir Kabashi ka pranuar se ka qenë edhe ai një nga agjentët e CIA-s që ka marrë pjesë në mision.
Kushërinjtë Ilmi dhe Ahmet u hodhën me parashutë në fshatin Mjeshov, por veprimi i tyre nuk ka patur fat. Ilmi Kabashi ka vdekur nga plagët e marra gjatë rënies mbi disa shkëmbinj, ndërsa emri i Ahmetit shfaqet në listën e të dënuarve me vdekje nga regjimi komunist, i varur në prill të vitit 1954. Sebashku me të vdiq edhe Hamit Matjani, një nga kryetarët shqiptarë të misionit anglo-amerikan. Matjani ra në një kurth të sigurimit komunist i cili, duke përdorur kodet sekrete të CIA-s, e drejtoi hedhjen e parashutave në një zonë të Shqipërisë të fiksuar që më parë. Kur zbriti në tokë gjeti policinë e fshehtë që e priste.
nit të aleatëve, të cilët sigurisht ia transmetuan këtë ende gjallë, le- fund kundër komunizmit udhëtonin në fshehtësi të madhe dhe për në atdheun e tyre. Të gjithë veç armatimit dhe pajisjeve të tjera speciale ishin të të sulmit të CIA. Për të përgatitur grupet e guerriljerëve shqiptarë u caktua një veteran i lojë një veteran i shtëputan botës vazhduan të dëshantonin tradhëtari si veteran i tratë të Sigurimit kundër të drejtues”. tij. — numrin e llogarisë bankare të Hasançoit. “Kontrata nuk ka parashikuar asnjë ngatëti të fillojmë kryengritjen dhe kemi nevojë për materiale e drejtues”. tij. — asnjë shpetuan botës vazhduan të dëshantonin tradhëtari si veteran i spionazhit. tij. — asnjë ...” [?]
Një grup shqiptаrësh që përgatiteshin për misionin sekret në Hohenbrunn afër Mynihut, (nëntor 1950)
Banka Bujqësore tregtari zhduk 20 mijë dollarë
Paratë u dhanë për kasa forta
TIRANE — (Ed. La.) — Këtë herë është Banka Bujqësore Shqiptare që ka rënë pre e një mashtrimi.
Nga një kontratë e bërë nga disa punonjës të kësaj banke, një person privat ka ditur t’i shkëpusë asaj një shumë të përafërt me 22 mijë dollarë. Pas zhvillimit të dy gjyqeve — Banka Bujqësore ka fituar në shkallën e parë, por ka humbur në Gjykatën e Apelit — tashmë Hetuesia ka filluar çështjen penale. Në dokumentat e Hetuesisë, përveç dy personave privatë që bëjnë pjesë në këtë histori, rezultojnë edhe Qazim Bulku, Drejtor i Personelit dhe Administratës si dhe Aleksandër Nushi, Drejtor i Financës në këtë bankë. Ndaj të katër këtyre personave ndjekja penale kryhet në gjendje të lirë.
Historia ka filluar kur qytetari Mirush Bejko — tregtar privat — ka nënshkruar një kontratë me punonjësit e Bankës, duke i premtuar atyre se do t’i blinte në treguan e huaj 30 kasaforta, mjaft të nevojshme edhe aktualisht për këtë institucion. Por këtu fillon edhe mashtrimi: Bejko që i kishte pasur borxh më parë qytetarit tjetër Hysen Hasandoçi, i jep Bankës — për derdhjen e shumës që duhej për blerjen e kasafortave — numrin e llogarisë bankare të Hasandoçit. “Kontrata nuk ka parashikuar asnjë sanksion dhe afat — thotë për Gazetën Niko Gjogoreci, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Bujqësore — ky është edhe gabimi i punonjësve të mi”. Pas verifikimit të kësaj loje, Banka hedh në gjyq Hysen Hasandoçin dhe Gjykata e Tiranës vendos që ai — i ngatërruar rastësisht në këtë histori — t’i kthejë Bankës shumën e parave të depozituara në emër të tij, së bashku me interesin. Por vetëm pas disa ditësh Gjykata e Apelit, i ka dhënë të drejtë Hasandoçit. “Në patjetër që kemi kundërshtuar këtë vendim — vazhdon Drejtori Gjogoreci — sepse njohim edhe mashtruesin, edhe atë që tërheq rastësisht, por në mënyrë të paligjshme, disponon paratë e Bankës Bujqësore”. Drejtori i Përgjithshëm i kësaj banke pranon gjithashtu se fajin kryesor për nënshkrimin e kontratës që solli humbjen e rreth 22 mijë dollarëve, janë punonjësit e tij. Ndërsa, sipas tij, në nënshkrimin e kontratës së pakujdesshme, ka ndikuar edhe njohja personale me personin që personin që më pas ia ka mashtruar. Të dy këta punonjës të lartë të Bankës en dhe sot vazhdojnë të punojnë në detyrat e mëparshme. “Ndaj tyre aktualisht s’mund të marrë asnjë masë — shpjegon Gjogoreci — nëse Hetuesia verifikon korruptimin edhe të punonjësit e mi, atëherë po”.
Dje në Shqipëri
SINJAL I DOBËT I TVSH NË LAÇ — Vetëm 45 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, në zonën e Laçit, TVSH shihet me mjaft vështirësi. Ndonëse historia ka gati një vit që përsëritet, ende nuk është gjetur një zgjidhje në favor të shikuesve laçianë. Problemi ka mbetur i pazgjidhur edhe pse, përkë banorëve, është ankuar vazhdimisht edhe Kryetari i Bashkisë së Laçit. Deri tani dihet vetëm shkaku që ka sjellë këtë anomali: radiovala e vendosur për ndërlidhjen e sistemit tonë hekurudhor. Tashmë pritet ndryshimi i gjatësive apo frekuencave të valëve.
MOCION PËR KUSHTETUTËN NGA GRUPI PARLAMENTAR I PSD — Në Kuvendin Popullor u diskutua mocioni i paraqitur nga grupi parlamentar i PSD, lidhur me punën e Komisionit për Përgatitjen e Projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Aleksandër Meksi, Kryetar i këtij Komisioni, në një letër paraqitur në Kuvend, shprehu pranimin e kërkesave të mocionit. Edhe pse mocioni u paraqit, në parim, vazhduan diskutimet e ...
SEMINARI I FONDACIONIT GJERMAN “FRIEDRICH EBERT” PËR RUAJTJEN E MJEDISIT — Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Komitetin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ministrinë e Arsimit, zhvilloi në Tiranë një seminar ndërgjegjësimi për ruajtjen e mjedisit. Në këtë seminar foli edhe Dr. Elmar Romberg, koordinator i politikës ambientale pranë fondacionit në Bonn. U përmendën me të njëjtin ... [tekst i prerë]
Sarandë: mbytet afër Korfuzit ndërsa tentoi të shkonte ilegalisht
SARANDË — Një tjetër viktimë e emigracionit klandestin është verifikuar në ujrat e Kanalit të Korfuzit.
Mejar Bruci, 19 vjeçar, nga fshati Lukaj i Dibrës është gjetur i mbytur në brigjet greke. Aksidenti vdekjeprurës ka ndodhur natën e 19 shtatorit, ndërsa Bruci, bashkë me një grup klandestinësh të tjerë, tentonte të zbarkonte në Greqi më anë të një motoskafi privat nga Saranda. Të hënën familja e viktimës ka marrë trupin e familjarit të saj nga autoritetet greke. Rasti i fshatari të ri nga Dibra i shtohet kështu listës së viktimave të emigracionit klandestin. Disa muaj më parë, afër Ksamilit, një grup prej 4 refugjatësh — midis të cilëve edhe një femijë i vogël — pësoi të njëjtin fat.
Orvatje e dështuar e 17 klandestinëve
DURRËS/ Ndalohen edhe marinarët
DURRËS — Vazhdon ikja klandestine e shqiptarëve, ndonjëse jo me masivitetin spektakolar të eksodeve. Këtë herë janë 17 persona, të moshave 20-35 vjeç, që u orvatën të largohen ilegalisht nga Porti i Durrësit por pa sukses.
Pikërisht në momentet para nisjes, u zbuluan të fshehur në depozitat e ujit dhe dhomat e marinarëve të anijeve “Butrinti” dhe “Tomorri” me destinacion Italinë. Ishte një kontroll i bashkëshëm i Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare të Portit. Veç të tjerash, ai nxori në dritë faktin se emigracioni klandestin, i zhvilluar pas eksodeve me barka e motoskafe po i rikthehet anijeve të Flotës Tregtare. Këtë herë ilegalisht.
Bashkë me klandestinët, të ndaluar nga organet e policisë janë edhe ekuipazhet e të dy anijeve. “Deklaroi se nuk ka njeri të tepërt në bord — i tha Gazetës për njërin nga kapitenët, komandanti i pikës kufitare të Portit Hysen Kacela — ndërsa kontrolli tregoi të kundërtën”. Dyshohet kështu për implikim të pjesëtarëve të ekuipazheve në këtë kontrabandë njerëzish që për nga forma, të kujton tregtinë e dikurshme të skllevërve. Dyshimi shtohet edhe nga thëniet e klandestinëve të ndaluar. “Do paguaja 80.000 lekë për të mbërritur në Itali”, i pohon Gazetes njëri prej tyre. Organet e policisë njoftojnë se dhe një ditë më parë ishin zbuluar 20 klandestinë të tjerë. Të gjithë ata në këtë orvatje sa të paligjshme aq dhe të dëshpëruar kanë një qëllim: gjetjen e punës dhe shpresën për një jetë më të mirë.
Kartmonedha 500 lekëshe: alarm fals në bankën e Laçit
LAÇ — Alarm i rremë midis qytetarëve të Laçit mbi mundësinë e qarkullimit në këtë qytet të monedhave 500 lekëshe false.
Shtimi joizakonshëm i klientëve para Bankës së qytetit për të verifikuar këtë lloj monedhe ka shkaktuar edhe shqetësimin e punonjësve të policisë. Menjëherë në këtë qytet ka vajtur edhe Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë si dhe Ministri i Rendit Publik. Përveç një konfuzioni në Bankë është e jashtëzakonshme nuk ndodhi më tej. Po ashtu, funksionari i lartë i Bankës së Shqipërisë sqaroi përmes TV se, edhe pse janë verifikuar raste të qarkullimit të monedhave false, mundësia e zbulimit të tyre është mjaft e madhe, sepse ato shtohen shumë me monedhat e vërteta.
Një sondazh me të rinjtë: «Sa dhe çfarë dimë për SIDA-n»
NE BRENDSI
Një sondazh me të rinjtë: «Sa dhe çfarë dimë për SIDA-n»
Shumica nuk njohin parandalimin
NE FAQEN 3
Një kalë për Kodin Penal
Akuzë për vrasje me dashje pas ngordhjes së kafshës
EDMOND LAÇI
TIRANË — Ngordhja e një kali ka përfunduar në një nga nenet e Kodit Penal. Historia unikale ka ndodhur pak kohë më parë në Tiranë, ku na Prokurorinë e saj ka përfunduar dhe materialet I rraie: “urasjë me” [tekst pjesërisht i palexueshëm]. Ndërmarrjes Elektrike, Tiranë. Kjo ndërmarrje ka hyrë në këtë histori befasuese, sepse për pasakë se ka ngordhur prej saj në instalimeve elektrike, bëra përpjekje nga disa qytetarë. Fabula ka përfunduar në Prokurori ku menjëherë është përgatitur fillimi i hetimit penal, për fajin e të shtuar se Neni 83 i Kodit Penal parashikon dënime vetëm ndaj autorëve që shkaktojnë vdekjen e njerëzve.
Kali i Ramazanit — kështu quhet pronari i tij — tashmë ka hyrë në historinë e Drejtësisë Shqiptare. Atë ditë, siç ka shkruar punonjësi i Policisë Hetimore, rreth ... [pjesë e palexueshme] ... Materialet hetimeve është përshkruar me saktësi edhe vendi i ngjarjes, ku shquhej një “installamet prurëse të elektricitetit” me gjatësi 1,20 metra nga toka.
Por edhe pse Prokuroria e Tiranës e pushol çështjen e dëshës penale, pronari i kalit ka ngritur përsëri padi dhe çështja e kalit ka kaluar Gjykatës së Tiranës. Kalli i Kodit Penal në datë 15 tetor do të jetë në gjyq [tekst i prerë].
Janë mirë dy shqiptarët e operuar në Bari
Motra i ka dhuruar një veshkë të vëllait
NE FAQEN 2
Die në Shqipëri
Sarandë: mbytet
DURRES/ Ndalohet edhe marinarët
Kartmonedha
NE BRENDesi