05/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 tetor 1993

Zgjerohet skandali i ndihmave

Dyshime mbi 30 miliard ushqime dhënë Shqipërisë TIRANE — (c. bo.) Hetimi në Itali mbi skandalin e ndihmave për Shqipërinë merr përmasa më të mëdha dhe, pas «Levant. Co.», përfshin një shoqëri tjetër: kësaj here në qendër të hetimit, që po drejtohet nga prokuroria e Romës, Evelina Canale, ka përfunduar «Incala Carni» nga Modena, që në verën e vitit 1991 eksportoi në Shqipëri gjalpë, mish, oriz dhe qumësht për një vlerë prej tridjetë miliardë liretash. Ishte pikërisht ministria e Jashtme italiane ajo që porositi këtë furnizim të artikujve ushqimorë, funksionarët e lartë të së cilës tashmë kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve për shpërdorim të detyrës. I fundit që mori paralajmërimin me garanci ishte ish-zëvendësministri i Jashtëm i asaj kohe, Claudio Vitalone. Për të njëjtin faj u akuzuan dje edhe dy funksionarë të «Incala Carni», sipërmarrësi i së cilës është Luigi Cremonini. Bëhet fjalë për Nando Beniaco-n, administrues i vetë kësaj shoqërie, dhe Gianni Gherardi, përgjegjës i zyrës së eksportit. Karabinierët, me urdhër të gjykatëses Canale, kanë kryer kontrolle në zyrat e «Incala Carni» në Castelvetro (një qytet i vogël në afërsi të Modenës), duke sekuestruar dokumentacionin në lidhje me furnizimin e ndihmave për në Shqipëri. Në veçanti janë rrënuar në duart e hetuesve letra, fax dhe kërkesa për mallra midis «Incala Carni» dhe ministrisë. Në verën e 1991 Ministri i Jashtëm i kërkoi shoqërisë së Modenës dorëzimin e menjëhershëm të ndihmave ushqimore që u mblodhën në më pak se 48 orë dhe u dërguan në Shqipëri. Një mënyrë veprimi krejt e njëjtë me atë të përdorur për «Levant. Co» të Barit, në qendër të hetimit, që ka shkaktuar futjen në burg — në Shqipëri — të ish-... Sot shoqëria «Incala» dyshohet, ashtu si «Levant. Co.» se ka qenë e paguar nga qeveria italiane me çmime më të larta se ç’ishte vlera reale e atyre mallrave në treg. «Operacioni për shitjen ishte shumë në rregull — ka deklaruar dje Nando Beniaco, njëri prej dy të dyshuarve — dhe u zhvillua në kohë rekord. Në mbrëmje shoqëria «Incala» ka lëshuar një deklaratë të të dy: «Kontrollet kundrejt nesh bëhen në kuadrin e hetimeve që vazhdojnë mbi furnizimin me ndihma Shqipërisë. Dokumentet tona u sekuestruan pasi mendohej se ishin të dobishme për hetimet, por ndërmarrja është e qartë për rregullsinë e operacioneve që ka zhvilluar». «Incala Carni» — që është një ndërmarrje më të rëndësishme për sektorin ushqimor të Emilia Romanjës — shton se «gjykatësja Canale nuk ka bërë asnjë akuzë kundrejt sasive dhe cilësisë së ndihmave të dërguara në Shqipëri». Në fakt, dyshimet i takojnë ...

Milan shkurton avantazhin

U ndalua në fushë të tij nga një Lazio e vendosur Sport U ndalua në fushë të tij nga një Lazio e vendosur Milan shkurton avantazhin Një goditje mjeshtërore e Piovanit me të cilën Piacenza kaloi në avantazh kundër Cagliarit

Shkodër: KE rihap Shtëpinë e Fëmijës

185.200 Ecu fonde për të miturit SHKODER — (An. St.) — Një realizim tjetër i ndihmës së Komunitetit Evropian për Shqipërinë. Është fjala për të miturit që përfitojnë nga rikonstruksioni i një shtëpie fëmijësh në qytetin e Shkodrës. Ky institucion, që u përurua në praninë e Përfaqësuesit të KE në Shqipëri, Antonio Martini Kamia, bën pjesë në objektivat e programit “Për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Shtëpive të Fëmijëve në Shqipëri” në cilin KE kontribuon me 185.200 ECU. Tashmë pas përurimit, kjo shtëpi ka një pamje krejt tjetër: dhomat, tavanet, dyshemetë, instalimet elektrike, dyert dhe dritaret janë rinovuar. Një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe përgatitjes së personelit edukator. I ndarë në dy grupe — për moshat 0-2 vjeç dhe ato 3-4 vjeç — ky personel iu nënshtrua, për ditë të tëra, mësimeve teorike dhe praktike të zhvilluara nga ekspertët evropianë të këtyre fushave. Ky program i KE përfshin dhe objektiva të tjerë të këtij lloji jo vetëm në Shkodër, por dhe në tërë zonën e Veriut, ku emergjenca për një ndihmë të tillë është më e madhe.

Ka triumfuar violinisti Papavrami në Konkursin e madh «Poblo»

TIRANE — (p. re.) — Një triumf tjetër i violinistit të mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami. Këtë herë në konkursin ndërkombëtar të violinës “Poblo”. Finalja e këtij konkursi që njihet si një nga më të fortët në botë, u zhvillua në 26 shtator në qytetin Pampiona, vendlindje e violinistit të madh Poblo. Morën pjesë 30 konkurues nga shtete të ndryshme si Austria, Japonia, Australia, SHBA, Italia, Franca, Gjermania, Meksika, Brazili dhe Australia. Pas fazave të njëpasnjëshme të seleksionimit, 5 violinistë më të mirë konkuruan përpara publikut të shoqëruar nga orkestra. Në përfundim, violinisti shqiptar, meritoi të dy çmimet e para të dhëna nga Juria dhe nga publiku.

Përleshje të ashpra në Moskë

Me dhjetra të vdekur, shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga presidenti Eltsin MOSKE — Gjithmonë e më dramatike situata në Moskë. Presidenti Boris Eltsin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin rus, ndërsa qeveria ruse tha se do të detyrohet të përdorë forcën për t’i dhënë fund rregullimeve të organizuara nga ish-komunistët. Vendimi është marrë në vazhdim të përleshjeve të dhunshme përballë selisë së Presidencës, ku demonstruesit e rinj kanë forcë në zonën e mbrojtur nga policia. Manifestuesit okupuan Bashkinë, të nxitur nga demonstruesit, Aleksandër Rutskoi dhe presidenti i Parlamentit, Ruslan Khasbulatov, të cilët bënë një thirrje publikut ku pohohej se ka ardhur ora vendimtare. Përpara Bashkisë ndodhën përleshjet më të ashpra; dy policë u qëlluan me armë, ndërsa të plagosurit e të dy palëve ishin të shumtë. Në vazhdim, një mijë demonstrues okupuan sallën e televizionit Ostankino që në orën 19.30 ora lokale ndaloi transmetimin; edhe në këtë rast incidentet të dhunshme, të paktën 8 të vdekur dhe sasia e televizionit në flakë. Radio “Eco di Mosca” laj-mëroi edhe se selia e agjencisë shtetëror Itar/Tass u okupua nga forcat që përkrahin Parlamentin. Incidentet në Moskë

Nje goditje mjeshtërore e Piovanit me të cilën Piacenza kaloi në avantazh kundër Cagliarit

Faqja e tretë i dedikohet kampionatit shqiptar

Dje në Shqipëri

GJIROKASTER, ZYRA E PERMBARIMIT NUK ZBATON LIGJIN — Zyra e Përmbarimit nuk ka ekzekutuar asnjë gjobë. Kjo është vërejtja që formulon për këtë organ, Drejtori i Policisë Pyore të rrethit Gjirokastër. Për të frenuar dëmtimin e pyjeve nga shfrytëzimi pa kriter — një dukuri mjaft e përhapur kjo kohët e fundit — Policia Pyjore ka ndëshkuar me gjoba një sërë kundërvajtësish të kryera nga persona të ndryshëm. Por deri më sot, zyra e përmbarimit nuk ka ekzekutuar asnjë nga këto gjoba edhe pse Ligji ia njeh një kompetencë të tillë. I RIKTHEHET SUKSESIT ANSAMBLI “LABERIA” NË SARANDË — Vlerësim i lartë nga publiku sarandjot për koncertin e dhënë nga Ansambli “Laberia” në skenën e kinoteatrit “Butrinti”. Interpretimi mjeshtëror nga grupet e mirënjohura të Pilurit, Laparadhës, Dukatit, Vranishtit dhe Bolevës, si dhe bukuria e larmia tematike, bënë që në skenë të përsëriteshin mijë këngë. NJE SHTEPI PORTATIVE NGA KRYQI I KUQ NORVEGJEZ PER SHKODREN — Dhuratë e Kryqit të Kuq Norvegjez për Kryqin e Kuq të Shkodrës. Këtë herë një shtëpi e montueshme, e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme. E montuar në lulishten pranë ndërtesës së Këshillit të Rrethit, ajo do të shërbejë si mjedis për aktivitetin e shoqatës së Kryqit të Kuq të qytetit të Shkodrës.

NE BRENDSI

Vështirësitë e Ansamblit popullor në një turne Grupi i njohur konkuron në Dijon NE FAQEN 2 Italianët ndihmuan në Shqipëri çiftet Episode solidariteti gjatë Luftës NE FAQEN 2