Propozohet një kufi sasie dhe cilësie për importet
Iniciativat e para kundër duhanit
FATOS BAXHAKU TIRANË — “I kemi propozuar Shërbimit të Kontrollit të Shtetit që edhe në Shqipëri të vendoset një limit në cilësinë dhe në sasinë e duhanit që importohet në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar gjithashtu një projekt, sipas të cilit 0.5 deri në 1 përqind e taksës që vilet nga importi i duhanit të kalojë në favor të kësaj Ministrie për të financuar luftën kundër duhanit”. Ir Teneqexhiu, koordinator i Programit të Luftës kundër Duhanit, i tregon kështu Gazetës synimin për të çuar deri në instancat më të larta shtetërore synimin e këtij Programi për të luftuar një nga veset më të përhapura të shqiptarëve. Në fakt, në Shqipëri problemet janë edhe më të shumta se në vendet e zhvilluara. Këtu, me hapjen e tregut të lirë, shumë kompani ndërkombëtare kanë futur prodhime që kanë përmbajtje më të lartë nikotine e katrani se sa ato që lejohen normativave të KE. Por problemi nuk mbyllet vetëm me kaq. Probleme më i rëndë është cilësia e keqe e prodhimeve shqiptare, të cilat duke patur çmime më të ulta janë edhe më të konsumueshmet nga popullsia masive. Çdo cigare e prodhimit shqiptar përmban 20 miligram katran dhe 1.6 miligram nikotinë. Sëmundjet e shkaktuara nga duhani, megjithëse ende mungon një statistikë e plotë mbi numrin e të sëmurëve nga shkaku i këtij vesi, në Shqipëri janë në nivele të larta. Sëmundje të njohura të sistemit kardiovaskular të sistemit nervor qendror dhe të aparatit të frymëmarrjes. Dhe duket se pikërisht në këtë drejtim është arritur edhe frytja e parë, që tregon edhe sensibilizimin e organeve shtetërore në këtë pikë. Disa kohë më parë Ministria e Ushqimit, me propozim të asaj të Shëndetësisë ka nxjerrë urdhërin që të gjitha prodhimet vendase të duhanit të mbajnë një sigël paralajmëruese. Sipas urdhëresës së fundit të Ministrisë, mbi paketat ”DS”, ”Arbëria” dhe ”Gent” do të shkruhet: Mos pini duhan nëse doni të qëndroni të shëndetshëm. ”Porti”, ”Tarabosh”, ”Apollonia” dhe ”Tir” do të mbajnë thirrjen Pirja e duhanit shkakton sëmundje të zemrës. Më e rëndë thirrja në paketat e cigareve pa filtër: ”Diamant” e ”Drino”: Pirja e duhanit shkakton sëmundje fatale. Nuk do të mbetet jashtë edhe duhani i grirë. Mbi qeset e tij do të vendoset thirrja Pirja e duhanit dëmton shëndetin. Kështu, të paktën do të ketë një mjet më shumë në propagandën kundër duhanit. “Kjo sigurisht është një arritje e rëndësishme — shprehet doktor Teneqexhiu — por problemet janë ende të shumta, duke filluar nga mungesa e një legjislacioni të posaçëm në këtë fushë. Tek ne reklama për cigaret dhe produktet e tjera të duhanit zhvillohen jashtë çdo rregulli, në një kohë që në shumë vende të zhvilluara perëndimore ajo ka kohë që është ndaluar”. Tani në nga objektivat më të ngutshëm të Programit të Luftës kundër Duhanit është që edhe në Shqipëri të fiksohen rregulla të zbatueshme nga të gjithë për pirjen e duhanit në vendet publike si spitalet e shkollat. Kështu synohet në radhë të parë të ulet numri i pirësve pasivë, të atyre personave që thithin tymnë e duhanxhinjve në mënyrë të pavullnetshme duke qëndruar në ambiente të mbyllura me ta. atyre personave që thithin tymin të mbyllura me ta.
Cigare në shitje në Tiranë
Diskutimet rreth tokës bllokojnë «Coca-Cola»-n
Fshatarët e Yrshekut kundër fabrikës së re
Rrethi dhe Komuna kundërshtojnë njëra-tjetrën
TIRANË — Një mosmarrëveshje me 12 familje fshatare ka bllokuar punimet e saponisura për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë në Shqipëri një prej pijeve freskuese Coca-Cola. Në qendër të konfliktit është ajo që ka preokupuar gjithmonë investitorët e huaj, prona e tokës. Pas thuajse dy vjet tratativash, nga autoritetet shqiptare iu dha e drejta një kompanie italiane të Coca-Colës, që të fillojë punimet për ndërtimin e fabrikës në një hapësirë prej rreth 4 hektarësh. Vendndodhja është në afërsi të fshatit Yrshek, 6 kilometra në Perëndim të Tiranës. Investitorët do të hidhnin në veprim 10 milion dollarë. Por ende pa u përfunduar 100 metra nga muri rrethues i kantierit, punimet stopuan, si rrjedhojë e ndërhyrjes së familjeve fshatare që pretendojnë të jenë pronarë të truallit të caktuar për ndërtim. ”Zotërojmë tapinë që na njeh si pronarë para kryerjes së Reformës Agrare në 1946 — i thonë Gazetës në nga pjesëtarët e këtyre familjeve — dhe më dërguar ankesë dhe në Qeveri, por nuk kemi marrë përgjigje”. Problemi e komplikon më shumë edhe një ngatërresë banale burokratike. Në një kohë që Këshilli i Rrethit të Tiranës i ka njohur firmës Coca-Cola të drejtën e ndërtimit në truallin pranë fshatit Yrshek, komuna e kësaj zone ia ka dhënë po këtë truall në përdorim familjeve fshatare. Edhe nuk dihet se në favor të kujt palë do të përfundojë kjo mosmarrëveshje. Deri tani Policia ka ndërmjetësuar — për të zbutur konfliktin — me afate dy-treditore, që s’dihen se sa do të zbatohen. favor të kujt pale për të zbatur konfliktin —
Një reklamë e Coca Cola
Ndryshim në misionin e KE Vjen në Tiranë një tjetër përfaqësues
TIRANË — Fillon sot në Tiranë aktivitetin përfaqësuesi i ri i Komunitetit Evropian.
Bëhet fjalë për Elio Germano që vjen në vendin e Antonio Marchini të cilin ai për më shumë se dy vjet ka kryer me sukses detyrën e përfaqësuesit në Shqipëri të Komunitetit Evropian në periudhën e vështirë të emergjencës dhe të tranzicionit. Elio Germano vjen në Tiranë pas një aktiviteti të gjatë në Nigeri dhe atë do t’i takojë tani të ndjekë zhvillimet dhe projektet që Evropa ka dhe dëshiron të realizojë në Shqipëri.
Hapet në Tiranë gara për modernizimin e aeroportit të Rinasit
TIRANË — (An. St.) Koorrata italiane e kryesuar nga firmat ALENIA dhe INCO, si dhe kompleksi i kryesuar nga firma gjermane SIEMENS, janë firmat që do të konkurrojnë më tej në garën për rikonstruksionin e Aeroportit të Rinasit të sapo hapur nga Ministria e Transportit.
Nga 26 firmat që kishin paraqitur dokumentacionin në fazën parakualifikuese, tashmë pas hapjes së zarfeve mbetën vetëm dy. Pas rreth dy javëve do të përcaktohet se cila prej tyre do të marrë përsipër realizimin e fazës së parë të rikonstruksionit të Aeroportit. Bëhet fjalë për investimin e 50-60 milionë markave në përmirësimin e sistemeve elektronike të uljes së avionëve, të ndriçimit dhe të energjisë.
Polici Financiar thyen embargon?
Shkodër/ Eksportonte antena sateliti
SHKODËR — Vazhdonjë përpjekjet për kalimin e pa ligjshëm të mallrave për në ish-Jugosllavi. Këtë herë Policia Financiare e Shkodrës ka bllokuar në Koplik, disa kilometra larg pikës së kalimit të kufirit, një automjet me targë të Lezhës, të ngarkuar me 6 antena satelitore. Ngjarja ka shkaktuar një reagim jo të thjeshtë, sepse në timonin e makinës ishte vetë shoferi i Policisë Financiare të rrethit fqinj të Lezhës. Bashkë me të udhëtonin për në Malin e Zi edhe pesë persona të tjerë, të cilët nuk kishin të bënin me Policinë Financiare. Ende nuk është sqaruar plotësisht përgjegjësia e shoferit nga Lezha dhe për këtë financierët e Shkodrës po vazhdojnë punën.
Del kështu edhe njëherë në skenë problemi i thyerjes së embargos ndaj ish-Jugosllavisë. Policia Financiare e Shkodrës, gjithnjë e ndjeshme ndaj këtij problemi, duket se nuk është në gjendje të kontrollojë të gjithë fluksin e automjeteve që kalojnë çdo ditë kufirin me Malin e Zi. Janë vetëm katër persona që i duhet të kontrollojnë për ditë rreth 800 automjete të huaja, që vijnë nga jashtë nëpërmjet Hotit, pa llogaritur rreth 250 mjetet vendase që hyjnë e dalin çdo ditë. E gjithë kjo sasi makinash qarkullon në një kohë kur Policia Financiare e rrethit ka vështirësi për të lëvizur njerëzit e saj.
Digjet për hakmarrje shtëpia e një polici
Autorët e veprimit ende të panjohur
TIRANË — Është djegur plotësisht shtëpia e një punonjësi policie nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Ish-Lagjen e kryeqytetit në Kombinatin e Tiranës, në orën 18.30 të mbrëmjes dhe kur i tërësisht flakët ka qenë e flakur në flakë. Një nga fqinjët pohoi se kur u dëgjua një zhurmë e një detonacioni, njoftoi Komisariatin nr. 2 të Policisë — ende të lajmë për panjohura motivet që kishin shtyrë autorët në këtë veprim.
Sipas pamjeve të policisë bëhet kështu të jetë me një hakmarrje personale, për të lidhur me qenë e tij si polic i Togës së Shoqërimit në Burgun e Tiranës. “Edhe shpërthimi i shërbimit e kam marrë borxh — i tha Gazetës i dëmtuari Përrit Çara — besoj se të është marrë përpunës e atëherë djegur. Duke u para se është dashin shtëpia, autorët kishin kërkuar edhe për armë, por asgjë nuk gjetën.” Sipas policit Çara, bashkë me shpërthimin janë djegur të gjitha pajisjet dhe orenditë e shtëpisë. Gjithashtu është djegur edhe një motor i tij personal “Java”. Tashmë policia i dëshpëruar shpreson vetëm të ndihmojë Kryetari i Këshillit Apo ndonjë shoqatë humanitare.
Përmbajtje e lartë nikotine
Normativat e rrepta të KE lejojnë që cigaret që shiten në vendet anëtare të saj të kenë këto parametra: deri në 15 miligram katran dhe 0.8-0.9 nikotinë për cigare. Në Shqipëri, prodhimet vendase kanë këto parametra: DS, nikotina nga 1.03 deri në 1.13 miligram, katrani nga 21 deri në 22.5. Një tjetër markë shumë e përhapur, GENTI, përmban nga 1.05 deri në 1.13 nikotinë dhe 21.6 deri në 22.3 katran për çdo cigare. Nga markat e huaja që tregtohen në Shqipëri, MARLBORO, përmban minimumi 1.38 miligram nikotinë dhe 15.8 miligram katran, pra afër një miligram më shumë se sa lejojnë normativat e KE. Një tjetër prodhim i huaj që i konsumuar në Shqipëri, PRESIDENT, përmban edhe kjo një sasi të lartë katrani, 15.6 miligram për çdo cigare, por ka një dozë relativisht të ulët të nikotinës: 0.63 miligram. Cigarja shqiptare më përmbajtje më të lartë nikotine është ARBERIA, e cila ka humbur këto kohë nga qarkullimi: arrinte deri në 2.09 miligram nikotinë. Përmbajtjen më të lartë të katranit nga cigaret vendase e ka patur APOLLONIA: 31.8 përqind miligram.
Dje në Shqipëri
“JAVA EVROPIANE E LIGJIT” NË TIRANË — Sapo është hapur në Tiranë “Java Evropiane e Ligjit”, e cila bëhet në zbatim të projektit “Demokracia nëpërmjet ligjit”. Iniciatorët, Këshilli i Evropës dhe institucionet e Drejtësisë Shqiptare, do të referojnë deri më 8 tetor çështje të ndryshme mbi reformën institucionale, ligjore e kushtetuese në Shqipëri. Në seancën plenare foli edhe Prof. La Pergola, Kryetar i Komisionit të Venecias dhe deputet i Parlamentit Evropian.
EMRI I ANDERSENIT PËR SHTËPINË E FEMI-JES NË SHKODËR — Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër iu dha emri i H. C. Andersenit, shkrimtarit të shquar danez, i njohur në të gjithë botën me përrallat e tij fantastike. Nderi u bë për shkak të organizatës daneze “Red Barnet”, një ekip i cili është punojë për rikonstruksionin e kësaj shtëpie. Të gjithë këtë projekt e kishte udhëhequr Vivion Kruse, përfaqësuese e kësaj organizate. Në ceremoninë morën pjesë edhe Dashamir Shehi, ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale si dhe Charlotte Bøgh, Drejtore e Programit për Evropën Lindore.
ORKESTRA SIMFONIKE E BAMBERGUT NË QENDRËN E KULTURËS, TIRANË — “Ambasadorët e kulturës gjermane në botë”, Orkestra Simfonike e Bambergut, dhanë një koncert simfonik në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në kryeqytet. Koncerti — me rastin e festës kombëtare të Gjermanisë — kishte në repertor pjesë nga Bethoven dhe Brahms. “Muzika i bashkon popujt, ajo jep një gjuhë të kuptueshme për secilin”, ishte përshëndetja e Klaus Kinkel, ministër i Jashtëm Gjerman. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe Sali Berisha, President i Republikës dhe personalitete të tjera të larta shqiptare.
NE BRENDSI
Rusi, shtypet me dhunë revolta e Parlamentit
Për Eltsin ishte një fitore e hidhur
NE FAQEN 2
Zbor: masa të repta për ata që nuk do të paraqiten
Rifillojnë thirrjet e rezervistëve
NE FAQEN 3