Ora e provës për skandalin e ndihmave
TIRANË — (p. re) - Pas gjashtë muajsh polemik të ashpra dhe dy muajsh burg, për Fatos Nanon erdhi ora e së vërtetës. Të paktën e vërteta e Drejtësisë.
Gjykata e Tiranës ka mbyllur zyrtarisht hetimet dhe me ka transferuar në një faqe të dosjes mbi skandalin e ndihmave Gjykatës, që tani, duhet të gjykojë. Ditët e ardhshme do të dalin në sallën e gjyqit, së bashku me Fatos Nanon, edhe Sokrat Plaka, Robert Gjini dhe Hasan Hallkja, të gjithë të dënuar se kanë lejuar në mënyrë të paligjshme ndihmat e ofruara nga Qeveria Italiane në verën e vitit 1991. Në të njëjtën çështje janë përfshirë edhe shumë të pandhur të tjerë — midis të cilëve edhe ish-Presidenti Ramiz Alia — por për ta hetimet do të vazhdojnë.
Lajmi i dhënë më parë “Gazetës” që të premten në mëngjes, sipas të cilës çështja-Nano ishte tashmë e shpejtë, gjeti një konfirmim zyrtar. Përpara gjykatësve prokurori Fatos Dervishi do të tregojë provat e mbledhura gjatë këtyre muajve kundër Nanos dhe të pandehurve të tjerë që në vitin 1991 lëvruan ndihmat italiane. U takon gjykatësve të përcaktojnë nëse akuzat janë të themelta apo jo. Dyshimet e para mbi parregullshmëritë e ndihmave që vinin nga Italia në atë periudhë dramatike të tranzicionit, u dhanë nga një gazetar shqiptar, Dashnor Kaloçoni, i cili nga faqet e gazetës “Sindikatë” mbështeti që mallrat që vijnë në Shqipëri ishin të një vlere dhe të një cilësie inferiore nga ajo e deklaruar në dokumentet doganore. Pastaj Komisioni i Kontrollit të Shtetit filloi hetime më të thella dhe në prill të vitit të kaluar sqaroi — përpara Parlamentit — parregullsitë që janë kryer. “Çështja” i kaloi Prokurorisë që, në 30 korrik, urdhëroi arrestimin e Fatos Nanos dhe në ditët që erdhën më pas atë të pandehurve të tjerë. Por të shohim cilë është pozicioni i katër të pandehurve.
FATOS NANO — Në kohën kur ndodhen këto ngjarje ishte Kryeministër. Për Prokurorinë është fajtor për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, krim i kryer në furnizimin e tetë miliardë e gjysëm liretash me ndihma. Ai gjithmonë është deklaruar i pafajshëm dhe viktimë e një komploti politik. Gjendet në burg.
SOKRAT PLAKA — Në atë kohë ishte zëvendësministër i Jashtëm. Akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim me Nanon. Gjithmonë është deklaruar i pafajshëm. Aktualisht ndodhet në burg.
ROBERT IRAKI GJINI — Në atë kohë ishte funksionar i lartë i Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, më vonë Ministër i Tregtisë së Jashtme. Akuzohet për shpërdorim detyre, jo në bashkëpunim me Nanon. Kishte detyrë të kontrollonte në Durrës shkarkimin e ndihmave. Gjithmonë është deklaruar i pafajshëm. Aktualisht i pandehur.
HASAN HALLKJA — Ishte funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme. Duhet të mbante kontakte me firmën italiane “Lavent.Co.” për furnizimin e ngarkesës së dy të pandehurve në një shumë prej dhjetë miliardësh. Akuzohet për shpërdorim detyre, jo është në burg.
Data e procesit ende nuk është caktuar, por sigurisht do të bëhet brenda muajit tetor.
Bari e Fiorentina mbretëresha të B
Sport
Goli i parë i Barit i shënuar me penallti nga Barone
Në faqen 3 ndeshjet e kampionatit shqiptar
Në faqen 2 kulturë dhe aktivitet
Presidenti Berisha rikonfirmon kujdesin për
Shkodër/ Theret një e moshuar 67-vjeçare: Policia kërkon
Presidenti Berisha rikonfirmon kujdesin për minoritetet
TIRANË — “Shqipëria përbën një shembull që mund të ndiqet edhe nga vende të tjera në trajtimin e minoriteteve”.
Kështu deklaroi Presidenti Berisha në takimin e nivelit lartë që u hap në Vjenë më 8 Tetor.
Berisha shpjegoi se në Shqipëri, minoriteti e konkretisht ai grek, gëzon të gjitha të drejtat e liritë që i sigurojnë atij forcimin e identitetit etnik dhe se prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve — sidomos midis shqiptarëve e minoritarëve — është në interes të qarqeve të caktuara greke, të cilat duan rritjen e tensionit në rajon.
Shkodër / Theret një e moshuar 67-vjeçare: Policia kërkon kriminelin
SHKODËR — (Ar. Ça.) — Një tjetër vrasje në Shkodër.
Prapa rreth orës 7.30, Eftali Sterkaj, 67 vjeç, u gjend me fyt të prerë në shtëpinë e saj. Viktima banonte me nipin dhe nusen e tij.
Nuk dihen akoma autorët e këtij krimi të shëmtuar. Vrasja mendohet se është bërë për motive të dobta.
Në shtëpi u gjetën vetëm 5.000 lekë të vjedhur si dhe gjurmë të cilat tregojnë se vrasësi nuk ka ardhur nga jashtë.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes menjëherë pas sinjalizimit të një banori aty afër, ka filluar tashmë çështjen hetimore.
Greqi, kthehen në fuqi socialistët
Në zgjedhje shumica relative për partinë e Papandreut
Rezultati i votimeve ndryshoi situatën në Parlament
Në zgjedhje shumica relative për partinë e Papandreut
Greqi, kthehen në fuqi socialistët
Rezultati i votimeve ndryshoi situatën në Parlament
ATHINË — Andreas Papandreu, 74 vjeç, siguroi fitoren në zgjedhjet legjislative në Greqi.
Sipas të dhënave të referuara nga Ministrja e Brendshme, partia socialiste e Greqisë (Pasok) e Papandreut ka fituar shumicën relative prej 45.84 përqind me përafërsisht më shumë se sa konservatorët e Demokracisë së Re që arrijnë deri në 41.82 përqind.
Partia konservatore humbet kështu shumicën relative dhe mundësinë për të qeverisur, pas tre vjet dhe gjashtë muajsh. Pasoi çmimi që shumica se kishin të ri elektoral, Pasok mund të mbështetet në 160-166 kundrejt 300 vendeve që janë në Parlament me që Demokracia e Re, Greqi. Në legjislaturën e kaluar, Pasok kishte 122 vende kundrejt 160 të Demokracisë së Re.
Partia konservatore ka humbur zgjedhjet me njëjat pikë përqindje të humbjes së socialistëve, 4.20, në vitin 1989. Edhe partia “Pranvera politike” e sh[?]tarit Mitsotakis, Antonis Samaras që në rastet ka pësuar humbje, partisë konservatore Demokracia e Re duke u vënë në pozicion të tretë në Parlament, me 4.64 përqind.
Edhe partia komuniste-leniniste “KKE” që u paraqit në opozitë në lëvizjen filokomuniste “Koalicionen” fiton mundësinë për të hyrë në Parlament duke arritur 4.5 përqind. Dalin nga Parlamenti të ekologjistët, të pavarurit dhe partia e tjera më të vogla.
Dita elektoralë për rinovimin e Parlamentit u mbyll pak para perëndimit pa incidentet të rëndësishme.
Incidente në fakt u verifikuan natën e së shtunës para selive të dy partive të shumicës, Demokracia e Re dhe Pasok-ut. Eshte në gjendje të rëndë 1 plakosur me të dhëna armësh zjarri mbi mbështetësit e Pasok-ut.
Dita bona zvarrëvë në h[?] u dhën kundër makinave të përf[?] qëvësve të dy partive. Kryeministri që dha dorëheqjen Mitsotakis, 76 vjeç, pas votol në lagjen e Kallitheas, gjatë bregdetit të Athinës, tha se Greqia “nuk mund të kthehet pas” në qever[?] socialistë por duhet, në fakt, të vazhdojë një fazë progresi me mbetën në fuqi të së djathtës.
Udhëheqësi i Partisë socialiste, Papandreu
Dje në botë
INDI, NJË AUTO-BUS BIE NË LUMË, TË PAKTËN 50 TË VDEKUR — Të paktën pesëdhjetë pasagjerë të një autobuzi të hapur kanë vdekur, kur mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në lumë. Incidenti, për të cilin bëjnë fjalë agjencia indiane PTI, ndodhi në afërsi të Patnes (në lindje të Indisë).
GERMANI, RE E OKSIDIT TË AZOTIT — Një re e oksidit të azotit dhe acidit kloridrik doli nga një depo gulimash të lëndës ngjyruese, që mori zjarr, në Göttinga, në Saksoninë e poshtme, ka shkaktuar helmimin e 14 personave. Incidenti ndodhi natën e kaluar për shkak që akoma nuk dihen.
“TRANSPLANTIMI I FYTYRËS”, TANI ËSHTË I MUNDSHEM — Ka ardhur edhe koha e transplantimit të fytyrës në klirug anlez është i gatshëm e krye operacionin e parë pas dhjetë vjetësh studime. “Ideja që të transportosh të gjithë fytyrën e një personi tek një tjetër më ka ardhur kur dalloja një pacientin tim, i cili pas ishte shpërfytyruar nga një gjë, pranonte të dilte nga shtëpia vetëm me maskë”, tha mjeku James Frame i St. Andrew’s Hospital në Billercay, në Essex.
KËRKON PARA PËR TË MOS ULRË GJOBËN, ARRESTOHET NJË POLIC ARTIKOR — Kishte kërkuar e kishte dakorduar me shoferin e një mjeti autorizues, duke i propozuar të lute më tepër në ecevo për kundërvajtje, prej ditësh më shumë, u zbulua në një hetim, në shkurtin e 500 mijë lireta: Giovanni Caurcello, një polic në port në Brindizi u dekoncua dhe u arrestua nga karabinierët. Ai u shit në Luccese e kanë kapur në Scorrano, tek po dilte nga banesa e shoferit. Luigi Pesceca, 60 vjeç, nga Lecce, kishte marrë gjysmë lireta: një Carluccio dha përqindjet akuzë për venik parash.
Bllokimi i parë rrugor
DURRËS — Bllokim i madh dhe i pari i rrugës i ndodhur deri tani në Shqipëri. Një bllokim rrugor i zgjatur gjashtë orë, me qindra makina dhe kamiona të detyruara në një pritje të pafund. Bllokimi u provua nga një incident midis një kamioni dhe një autoboti të ngarkuar me benzinë. Incidenti ndodhi në rrugën midis Durrësit dhe Kavajës. Shumë makina tentuan të evitojnë pritjen duke kaluar nga plazhi, por ndodhi edhe më keq, sepse mbetën të bllokuara në rërë. Për të zgjidhur problemin ndërhyri një vinc i operacionit “Pellicano” që mundi pas disa orësh të spostonte nga rruga dy makinat e rënda dhe duke bërë të mundur karkullimin e makinave.
Dje në Shqipëri
PERSONALITETE ITALIANE NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS — Dje pasdite Qendra Kulturore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hapi takimin social juridiko-ekonomik, i cili do të zgjasë deri më 22 tetor. E veçanta e këtij takimi është se në të do të referojnë 9 personalitete të shkencës dhe politikës së sotme italiane, mes të cilëve Profesor Ugo De Siervo, titullar i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Firences dhe emra të tjerë të shquar si Profesor Piero Tani, Doktor Carlo Casini, Profesor Giovanni Galoni dhe mjaft të tjerë.
MJEDISE TË REJA ARSIMORE NË DELVINË — Filloi ndërtimi i Qendrës Ekonomike të Arsimit dhe godina e re e Drejtorisë Arsimore të qytetit të Delvinës. Fondet për realizimin e këtij projekti u akorduan nga Qeveria, ndërsa punimet do të kryhen nga një firmë private ndërtimi. Krahas këtyre objekteve do të ndërtohen dhe struktura të tjera ndihmëse për arsimin në këtë rreth.
NË TIRANË MBAHET SIMPOZIUMI MBI SEMUNDJET E GOJËS — U organizua simpoziumi me temë “Sëmundjet e gojës, mjekimi dhe parandalimi i tyre”. Ky simpozium që u mundësua nga shoqëria e përbashkët e prodhimeve farmaceutike “Ital-Farm”, u organizua në mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Dr. Franco Brena nga Universiteti i Milanos në Itali, mbajti disa referate mbi mbrojtjen dhe parandalimin e sëmundjeve të gojës dhe teknik at e reja operativ e kuruese të këtyre sëmundjeve.
NË PATOS NJË DISKOTEKË PËR FËMIJËT — Do të jetë vetëm për fëmijët, diskoteka që do të hapet në mjediset e Qendrës Kulturore për Fëmijët në Patos. Për ngritjen e saj, e para e këtij lloji në vendin tonë, do të financojnë ndërmarrjet e naftës të këtij qyteti.
ZGJERONET AKTIVITETI I FONDACIONIT “SOROS” NË SHQIPËRI — Do të zgjerohet akoma më shumë aktiviteti i fondacionit “Soros” në Shqipëri. Ky aktivitet do të shtrihet në fusha të ndryshme. Vetëm për Universitetin e Tiranës janë akorduar 300 mijë dollarë, ndërsa është në projekt botimi i një sërë librash të njohur e me tematike të ndryshme. Janë akorduar gjithashtu, 120 mijë dollarë për ngritjen e Institutit Shqiptar të Shkencave Mjekësore.
KLUBI I FUTBOLLIT “FLAMURTARI” PA SPONSOR FIKS — Është sponsorizuar mjaft herë ekipi i futbollit “Flamurtari”, por asnjëherë nga një firmë fikse dhe e përhershme. Financimet që i janë dhënë deri tani, kanë pasur si synim ngritjen e cilësisë së këtij ekipi dhe interesin e futbollistëve vlonjatë. Aktualisht në listën e sponsorizuesve të “Flamurtarit” figurojnë “kolombo Bea”, firma e përbashkët italo-shqiptare, Ndërmarrja e Kripës, Porti i Vlorës, njësia “Blerimi” dhe persona apo subjekte të tjerë privatë.