Janë 1.500 shqiptarët që kanë humbur jetën jashtë atdheut
Vetëm këtë vit vijnë 112 arkivole
TIRANE — Vazhdon ende të vrasë ëndrra e shqiptarëve për të emigruar jashtë atdheut të tyre. Kjo ëndërr — e natyrshme dhe e ndryd-hur për katër dekada nga regjimi komunist — tashmë po njeh edhe viktimat e saj.
Janë 1.500 shqiptarët që kanë humbur jetën jashtë atdheut
Kthehen të vdekur nga mërgimi
Vetëm këtë vit vijnë 112 arkivole
EDMOND LAÇI
TIRANE — Vazhdon ende të vrasë ëndrra e shqiptarëve për të emigruar jashtë atdheut të tyre. Kjo ëndërr — e natyrshme dhe e ndrydhur për katër dekada nga regjimi komunist — tashmë po njeh edhe viktimat e saj. Janë afro 1.500 emigrantët e vdekur në mjaft vende të Europës dhe që kanë mundur të identifikohen për t’u kthyer pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Dhe e gjitha kjo duke filluar që nga eksodi i parë i korrikut të vitit 1990. Por po kaq — mbi 1.000 shqiptarë të tjerë — mendohet të humbur, përderisa prej kohësh nuk kanë asnjë lidhje me të afërmit e tyre. Duke filluar që nga janari i këtij viti e deri në shtator, 112 herë familjet shqiptare kanë varrosur të afërmit të tyre, të vdekur në shtete të ndryshme ku kishin vajtur me shpresën e një jete më të mirë.
Viktimat e emigracionit, një fenomen i ri për shqiptarët, tashmë janë kthyer në një realitet të dhimbshëm. Vetëministria shtohet edhe pse Ministria e Jashtme Shqiptare nuk ka fonde për të sjellë në Shqipëri të gjithë trupat e emigrantëve të vdekur. Shumë viktima të tilla kanë pasur fatin — të paktën për të arritur në vendlindjen e tyre — që të paguhen nga shoqata bamirëse, bashkësi të ndryshme shqiptare, apo edhe nga kisha. “Qoftë edhe për të lehtësuar këtë procedurë të dhimbshme — i thotë Gazetës Arbër Ahmetaj, në Drejtorinë e Diasporës të Ministrisë së Jashtme — po punojmë për të konsoliduar shoqatat dhe bashkësitë shqiptare në mjaft vende të ndryshme”. Në të vërtetë çmimet janë vërtetë të papërballueshme: vetëm transporti i një emigranti të vdekur nga Hungaria në Shqipëri, kushton 400 dollarë, ndërsa kjo procedurë nga Gjermania arrin shifrën e 4.500 markave gjermane. Në Zvicër një arkivol kushton 3.800 franga, ndërkohë që zinkimi, mjeku që asiston dhe mbajtja në dhomën mortore, shtojnë edhe 100 franga në ditë. Për dy qytetarë shqiptarë që ishin aksidentuar nga një tren në Zvicër, riatdhesimi në Shqipëri kushtoi plot 13.000 franga zvicerane. Por problem mbetet edhe shpejtimi i procedurave të vizave për shoferët e Ministrisë së Ndërtimit, që janë ngarkuar të bëjnë transportimin e kufomave në rrugë tokësore.
Më tepër ëndrra janë vrarë në Greqi, ku mendohet se për dy-tri vitet e fundit shifra e emigrantëve të vdekur të ketë arritur në 900. Ndërkohë që në Itali vdekjet më të mëdha rezultojnë pas aksidenteve të ndryshme. Por midis viktimave shqiptare jashtë atdheut rezultojnë edhe raste të tjera të veçanta: shokët e një emigranti shqiptar të vrarë këtë vit në Gjermani, kanë dyshuar edhe për një krim nazist, ndonëse deri tani të pakonfirmuar. Ndërsa ka të tjerë, sidomos në Zvicër, që kanë rënë pre e intrigave midis grupeve që shpërndajnë drogë. Për ëndrra shqiptare e emigrimit ka edhe viktima të tjera: por këtë herë të drejtësive perëndimore. Sipas Kuj-cret Krajes, punonjës në Ministrinë e Jashtme, aktualisht mbi 2.000 shqiptarë gjenden sot nëpër burgje të ndryshme të Europës.
Viktimat e emigracionit
“Janë 112 shqiptarët që janë kthyer të vdekur në atdheun e tyre, vetëm për periudhën janar-sh-tator të këtij viti. Me tepër viktima janë riatdhesuar në muajin gusht, kur janë regjistruar 24 raste. Dhe të gjitha këto vetëm në tre shtete: nga Greqia kanë ardhur 14 kufoma, nga Italia 8 dhe nga Gjermania vetëm dy.
Por kthime viktimash në masë janë regjistruar edhe në muajt janar e qershor: 18 raste, në prill 17, maj 14, shkurt 9, mars 7 dhe shtator 4 raste. Vetëm në muajin korrik është konstatuar një rast, edhe ky nga Greqia.
Greqia gjithashtu është e para nga vendet ku kanë vdekur më tepër shqiptarë. Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, janë kthyer nga qytete të ndryshme të saj 70 kufoma. Pas Greqisë vjen Italia, prej së cilës, në të njëjtën periudhë, janë kthyer 22 emigrantë të vdekur, ndërkohë që nga Zvicra ky numër arrin në 6 dhe nga Gjermania 5.
Vdekjet të shqiptarëve dhe kthim i tyre në atdhe, ka pasur edhe nga Rumania, dy raste, si dhe Hungaria e Turqia vetëm me një rast. Shifrat e 112 viktimave e plotësojnë edhe tre shtetas shqiptare të vrarë në kufirin me ish-Jugosllavinë.”
Ambasada Jugosllave: shpërthim misterioz
TIRANE — Ende dyshime mbi shpërthimin e ditës së hënë në oborrin e Ambasadës Jugosllave në Tiranë.
Ka filluar menjëherë çështja hetimore
Ambasada Jugosllave: shpërthim misterioz
Diplomatët serbë: «Shpërthimi i zhurmshëm»
Disa banorë përreth mohojnë diçka të tillë
TIRANE — (Ed. La.) - Ende dyshime mbi shpërthimin e ditës së hënë në oborrin e Ambasadës Jugosllave në Tiranë. Punonjësit e kësaj ambasade e kanë denoncuar menjëherë këtë ngjarje, që sipas tyre është e provokuar nga jashtë territorit të selisë. Ndërkohë burime zyrtare shqiptare — për shkak të hetimeve intensive — ende nuk kanë dhënë shpjegimet e nevojshme dhe përfundimtare mbi rrethanat e këtij incidenti. Sipas banorëve të pallatit përballë Ambasadës Jugosllave, ditën e hënë, rreth orës 21, nuk është dëgjuar ndonjë zhurmë e tillë pranë këtij territori.
“Shpërthimi ishte mjaft i fortë dhe i zhurmshëm — i thotë Gazetës Atsheu Kulturaor i Ambasadës Jugosllave, që tashmë përgjigjet për republikat e Serbisë dhe Malit të Zi — kolegët që kanë dalë menjëherë jashtë kanë dëgjuar edhe një erë baruti”. Po ky punonjës i ambasadës pranon gjithashtu se asnjë dëm nuk ka ndodhur për personelin apo edhe për ndërtesën, sepse sipas tij, “oborri i selisë është mjaft i madh”. Atasheu Kulturor i kësaj ambasade tregoi gjithashtu edhe për incidentin e datës 30 shtator ku punonjës të saj kishin zbuluar një tentativë të ngjashme me atë të mbrëmjes së ditës së hënë.
Për incidentin e 30 shtatorit një zyrtar i lartë i Policisë Shqiptare deklaroi se janë gjendur vetëm dy kuti të mbushura me nitrat amoni. Sipas tij ekspertët më të mirë po punojnë për rrethanat e ngjarjes, ndonëse deri tani nuk rezulton që ato të jenë hedhur nga jashtë territorit të Ambasadës. Shpërthimin e fortë brenda Ambasadës Jugosllave, në ditë pas ngjarjes, e mohuan menjëherë mjaft banorë që jetojnë pranë saj. “Para katër vjetësh — shpjeguan ata për Gazetën — shpërthimi kishte shkaktuar një zhurmë të madhe, duke tronditur edhe xhamat e dritareve tona. Ndërsa të hënën asnjë zhurmë e tillë nuk është dëgjuar”. Banorët e kësaj lagjeje kanë folur për një rast të ngjashëm me incidentin e ri, i cili kishte ndodhur në këtë ambasadë edhe para disa vitesh. Në atë kohë Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare e kishte përgjegjësuar një veprim të tillë si “aspak të vërtetë dhe të kryer nga vetë punonjësit e ambasadës”.
Pavarësisht nga pretendimet e ndryshme, për incidentin e ri ka filluar menjëherë çështja penale. Ekspertët shqiptarë — siç pranojnë edhe në Ambasadën Jugosllave — tashmë kanë në dorë të gjitha provat materiale të mbledhura menjëherë në vendngjarje. Edhe pse hetimet sapo kanë filluar, hipotezat e para bëjnë fjalë vetëm për një shkak — lëndë plasëse më shumë — në vend të një përgatitjeje eksplozive.
Në Maqedoni: thyhen xhamat e Përfaqësisë Shqiptare të Shkupit
SHKUP — «Akt i shëmtuar» u cilësua nga Konsulli i Shqipërisë në Shkup të Maqedonisë, dëmtimi i selisë së kësaj përfaqësie.
SHKUP — (p. re.) - «Akt i shëmtuar» u cilësua nga Konsulli i Shqipërisë në Shkup të Maqedonisë, dëmtimi i selisë së kësaj përfaqësie. Sipas burimeve nga Maqedonia ndërtesës së Përfaqësisë Shqiptare në këtë vend i janë dëmtuar mjaft xhama, pas goditjeve nga jashtë. Pas kësaj ngjarjeje Konsulli Leoni-dha Mërtiri ka protestuar menjëherë ndaj këtij veprimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme Maqedonase. Gjithashtu ai kritikoi publikisht edhe neglizhencën e autoriteteve të këtij vendi, të cilët të muaj më parë nuk i ishin përgjigjur kërkesës së ligjshme për sigurimin e përfaqësisë shqiptare. Shtohet kështu edhe një incident i ri në Maqedoni, pranimin e së cilës në KSBË, Shqipëria e ka kundërshtuar.
Dje në Shqipëri
MINISTRAT SERREQI E ZHULALI: ”NEVOJË URGJENTE PËR DERGIMIN E VËZHGUESVE NDËRKOMBËTARË NË KOSOVË” — “Është urgjente nevoja e dërgimit të vëzhguesve ndërkombëtarë në Kosovë” theksuan në të dy takimet ministrat shqiptarë Serreqi e Zhulali, pati me Zhak De Banst, Kryetar i Përgjithshëm i Misioneve të Monitorizimit të Komunitetit Europian. Në këto takime u fol për rolin e rëndësishëm të misioneve të Komunitetit europian në parandalimin e zgjerimit të konfliktit në ish-Jugosllavi. Përfaqësuesit shqiptarë shprehën shqetësimin për keqësimin e situatës në Kosovë.
NË GRAMSH, POLICIA FINANCIARE ARRESTON 2 ARRESTI — Akuzohen për vjedhje në përmasa të mëdha të lëndës drusore në një vlerë prej rreth 4.2 milion lekë, 2 aristarë në rrethin e Gramshit. Denoncimi ndaj 2 të akuzuarve u bë nga ana e organëve të Policisë Financiare të rrethit. Gjatë kontrollit që ushtrroi kjo polici konstatoi falsifikime të dokumentave. Këto falsifikime ishin bërë kryesisht në prerjet, grumbullimin e shpërndarjen e drurëve për lëndë djegëse, si dhe në mashtrimin e distancave të transportit.
BASHKËPUNIMI ME TË HUAJT PËR GAZIN NË DELVINË — Vendburimi i gazkondensatit në Delvinë zëzon interesin e investitorëve të huaj. Këtu është IF. DC, Fondacioni Ndërkombëtar i Phelrave, i cili do të investojë në riparimin e rreth 20 kilometra të tubacionit të përcjell gazin nga vendburimi në Azotikun e Fierit. Nga kontrolli i firmës amerikane “Shevron”, rezultoi se tubacioni, i gjatë 170 kilometra, është i dëmtuar e nuk mund të përballojë presionin e duhur.
Akuzohet se është vrasësi i gjyshes së tij në Shkodër
Është arrestuar në Pogradec një nxënës gjimnazist
SHKODER — (ar. ça.) - Është arrestuar brenda pak ditëve vrasësi i gruas së moshuar që u gjet me fyt të prerë me thikë të dielën në banesën e saj në Shkodër. Policia e Pogradecit dhe ajo e Shkodrës në një aksion të përbashkët kanë arrestuar të hënën në mbrëmje në Pogradec, 17-vjeçarin Gentian Bardullari, që është nipi i viktimës, Shkaku i vrasjes — që shkaktoi indinjatën e banorëve shkodranë — deri tani konsiderohet kursimi prej 5.000 lekësh, që gjyshja mbante të fshehura në shtëpi.
Trupi i masakruar i 67-vjeçares Eftali Sterkaju, u gjend në banesën e saj të dielën në mëngjes. Policia, e njoftuar nga një fqinj i viktimës, menjëherë dyshoi për nipin e saj, Bardullari. Në fakt, brenda ndërtesës, nuk gjend asnjë gjurmë evidence se vrasësi kishte hyrë me forcë nga jashtë. Dera e apartamentit nuk kishte asnjë gjurmë thyerje ose shenjë tjetër të ushtrimit të forcës. Çelësi i shtëpisë së gruas së moshuar zakonisht vihej mbi kontatorin elektrik që ndodhet jashtë derës kryesore. Vetëm banorët e shtëpisë, djali i viktimës me gruan e tij dhe nipi, ishin në dijeni të këtij fakti. Nipi vrasës banonte prej disa kohësh në shtëpinë e gjyshes së tij në Shkodër. Ai frekuentonte vitin e tretë në një shkollë të mesme profesionale të qytetit. Ishte i njohur nga bashkëkënsitë për mënyrën agresive të sjelljes së tij, dhe ushtronte në karate. Bardullari u gjet në shtëpinë e prindërve të tij në Pogradec dhe nuk i bën asnjë rezistencë policëve që kishin shkuar ta arrestonin.
Kanal rastësisht
SHKODER—Kërkohej prej tentativës vrasjeje që nga janari i këtij viti dhe është kapur gjatë një kontrolli të rastësishëm të Policisë. Hajredin Haluca, 30 vjeç, u kap nën dërsa udhëtonte në rrugën Pukë-Koman me një makinë ”Ford” me targë të Tiranës. Forcat speciale të Policisë, po kryenin kontroll përgjatë kësaj rruge për të ndaluar pjestaret e një grupi prej tetë vetësh, që plackiste automjete të kolonin në orët e vona të natës. Nga ky grup u ndaluan vetëm dy vëllezërit nga Shkodra, që u gjeten edhe me armë automatike të cilat i mbanin pa leje.
Përfundon faza e dytë e reformës së ushtrisë shqiptare
TIRANE — Përfundoi etapa e dytë e ristrukturimit të Ushtrisë Shqiptare. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një fjali të mbajtur nga Presidenti Berisha në ceremoninë e përurimit të Divizionit të tetë të Ushtrisë të zhvilluar në Tiranë.
Si shumë fusha të tjera, edhe ushtria ka kaluar nëpër procesin e transformimit për t’ju përshtatur ndryshimeve të shoqërisë shqiptare. Momenti i parë ishte rivendosja e gradave ushtarake. Tashmë, sikur se pohoj edhe Berisha, ristrukturimi është kryer me sukses ushtria e është kthyer plotësisht në kazerma e përshtatur me kushtet e reja të demokracisë.
I çoi në gjyq një konflikt për stacionet e televizorit
Një çift pleqsh. Janë duke u ndarë, por pajtohen
(fa.bax.) Ngjarjet e televizionit shkaktojnë telashe, sidomos tani që kaq shumë stacione. Madje shkakton halle e të tilla që afër të ndodhë një bashkëshortore dhe në çift të martuar prej shumë kohësh. Shpesh ma e çuditshme e gjithë kësaj është një e opte që ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku një çift bashkëshortësh të moshuar ka hapur madje edhe gjyqtarët, u me-
[teksti në skajin e prerë nuk lexohet plotësisht]
Tiranën, ndërsa unë dua të të tregoj se tërë telvizionet RA1-t. Jam e apasionuar pas tyre dhe nuk mund të heq dorë kollaj. Veç kësaj në moshen time është e vetmja zbavitje që mund të jetë”.
”Grindja televizive” nuk arriti deri në ndarje. Qyqja-taret e kanë kuptuar që kjo nuk ishte një motë i madh, të cilën për të akorduar divorcin. Pas disa keshillimesh, dy bashkëshortët pleq janë pajtuar dhe duke u larguar, disi me ndrojtje, i kanë premtuar byzyqaret se nuk do e ulin më, të paktën jo për televizorin. Ende nuk dihet se çfarë stacion kanë zgjedhur të pleqtë për të kënaqur shijet televizive të njeritjetri. Ndoshta kanë blerë edhe një televizor tjetër.
NE BRENDESE
Somali, Kongresi i hap probleme presidentit Clinton
Arriti aeroplanmbajtësja «Lincoln»
NE FAQEN 2
Pakënaqësi e studentëve për rregulloren e shkollës
Mbledhje e Unionit Studentor dhe FRSH
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Se shpejti ne ”Gazetën Shqiptare” do të jesh në hapësirë falas për lajmërimet tua ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: viale Scipione l'Africano, 264.
Trego në mesazhin që kërkon ose ofron, emrin tënd dhe adresën.
MARR ME QERA. Jam nëpunës 1 administratës shtetërore dhe kam nevojë për banesë me qera në Tiranë, qoftë edhe garsonierë. Periudha 6 deri 12 muaj. Të interesuarit janë të lutur të telefonojnë me numrin e telefonit 93339.
JAP ME QERA një shtëpi në katin e dytë mbrapa ekspozitës ”Shqipëria Sot”. Janë dy dhoma, një guzhinë dhe një ndëp. Të interesuarit të kontaktojnë Dyl-bore Patosim në numër telefon 26996.
SHES një shtëpi në Plazhin e Durrësit, vetëm 70 metra larg bregut. Shtëpia ka 6 dhoma, 3 banjo dhe 600 metër katror truall. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e telefonit 264-66.
JAP ME QERA një shtëpi në Velipojë. Është një apartament me 2 dhoma e një guzhinë. Shtëpia është e mobiluar dhe ka të instaluar ujë të nxehtë. Ndodhet në katin e dytë. Të interesuarit të drejtohen pranë personit që e disponon me adresën: Rruga “Aleksandër Mojsiu”, Pallati 6/3, Telefon 345-69.