Shkollat rindezin konfliktin
Çështja arin në Parlament dhe hapen diskutime të tjera
ANDREA STEFANI TIRANE — Vazhdonë acarimet. Pas 4 muajsh nga operacioni dramatik “Fshesa” në marrëdhëniet midis Qeverisë Shqiptare dhe minoritetit grek fillojnë të fryjë era e polemikës. Këtë herë ajo arriti deri në Parlament, ku Ministri i Arsimit u desh të mbrohej nga akuzat se donte të mbyllte shkollat greke. Por cila është gjendja e vërtetë? Si do të zhvillohet në muajt e ardhshëm? Çuditërisht, hapja e Shqipërisë ndaj botës dhe thekset demokratike që ka marrë qëndrimi i saj ndaj 58.000 minoritarëve grekë, duket se e kanë bërë më të vështirë për të kundërshtimin e orkesave ultranacionaliste që vijnë nga përtej kufirit. Pretendimet dhe ankesat greke rriten thuajse paralel me avancimin e të drejtave të minoritetit. Sot në zonat e minoritetit numërohen 52 shkolla 8-vjeçare, 7 shkolla të mesme me 4.571 nxënës dhe 432 mësues. Sapo është hapur dega e gjuhës greke në Universitetin e Gj-krokastrës. Mjaft minoritare janë përfshirë në strukturat e pushtetit. Vetëm në Sarandë 37 për qind e nëpunësve të Bashkisë janë minoritarë me kombësi greke. Por me sa duket pa dobi. Një incident thuajse banal i parapakohshëm me një misionar të kishës greke në zonat e minoritetit, shkaktoi ftohjen e marrëdhënieve dhe rikthimin e dhunshëm të refugjatëve shqiptarë nga policia greke. Shqipërisë i kërkohet vazhdimisht llogari për përmbushjen e të drejtave të minoritetit grek në një kohë që politika greke ndaj shqiptarëve ka mbetur e fiksuar në bastionet e shekujve të kaluar. “Kushtetuta greke nuk njeh jo më ekzistencën e popullsisë çame — vë në dukje Kujtim Çashku, kryetar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit — por as të pakicave kombëtare në Greqi”. Vitet e fundit është vërejtur tendenca për ta paraqitur artificialisht minoritetin grek si popullsi etnike. Deklarata e ish-Kryeministrit grek Micotaqis mbi ekzistencën 400.000 grekëve në Jug të Shqipërisë, u perceptua nga Qeveria e Tiranës si një fyerje. Përgjegjësi ng. Qeveria e Tiranës si një fyerje? fña- pak vite më parë. Tashmë dështé si një ngjarje e dë-shimtë të “Demokracisë së Re”. Në zgjedhjet e fundit, qenë notë shoviniste të politikës me vendet fqinjë, të ndjekur nga qeveria e dalë prej saj.
Pika e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë
Minoriteti e polemika
Shkollat rindezin konfliktin
Se fundi, Ministrit Shqiptar të Arsimit, Xhezair Teliti, iu desh të jepte shpjegime në një interpelancë parlamentare të thirrur nga përfaqësuesit e minoritetit, lidhur me një urdhëresë të nxjerrë nga dikasteri i tij, me objekt arsimin min e pakicave kombëtare në gjuhën amtare në shkollat 8-vjeçare. “Synohet që t’i jepet mundësi fëmijëve minoritarë të integrohen natyrshëm në shoqërinë shqiptare dhe jo mbyllja e shkollave të minoritetit”, shpjegoi ai. “Me gjithë ndryshimet në raportet e trajtimit të lëndëve në gjuhë shqipe dhe atë të minoritetit, si mesatare në tërë sistemin 8-vjeçar, vetëm 35 për qind i përket të parës dhe 65 për qind të dytës”. Por kjo argumenta nuk i bindën deputetët minoritarë. “Është një udhëzim që nuk pajtohet me orientimin themelor politik të Republikës Shqiptare për respektimin e të drejtave të njeriut — këmbënguli deputeti i Partisë të të Drejtave të Njeriut, Makariadhi — që synon të ngushtojë dhe minimizojë edhe ato të drejta që aktualisht janë fituar”. Ndërkohë, gjatë mbledhjes e kabinetit qeveritar në Greqi, shpresohet që politika greke ndaj Shqipërisë të rikthehet në kufijtë e saj më të moderuar të pak viteve më parë. “Duhet dhe një nga shkaqet e dëshmit të ‘Demokracisë së Re’ në zgjedhjet e fundit, qenë tonet e dalë prej saj.
Milan gjithmonë e para por vetëm me një pikë
Sport
Në faqen 3 kampionati shqiptar
Në faqen 4 rezultatet e serisë A
Në faqen 4 aventura e një shqiptari
Ndeshja Juventus-Atalanta: Moeller (në të majtë) arrin të marrë topin dhe të shënojë golin e dytë të bardhezinjve
Një tjetër mësues shqiptar i arrestuar në Kosovë
PRISHTINË — Arrestohet një tjetër arsimtar në Kosovë.
Ibrahim Bala, drejtor i shkollës së mesme ekonomike në Mitrovicë, iu shtua numrit të arsimtarëve shqiptarë të arrestuar nga policia serbe. Por autoritetet serbe nuk mjaftohen vetëm me mbylljen e shkollave. Kohët e fundit janë shtuar rastet e ndërhyrjes së forcave policore dhe në qendrat private, duke ndërprerë mësimin. Të gjitha këto veprime nuk janë gjë tjetër veçse një nga format e terrorit që serbët po ushtrojnë në Kosovë. Ky represion e këto metoda, të ngjashme me ato të inkuizicionit në mesjetë, janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe Kartën e Helsinkit.
Vrarë nga familja e varrosur në pyll
Zbulohet kufoma pas 6 muajsh
GRAMSH — Edhe një krim tjetër i kryer midis personave të një familjeje.
GRAMSH — (p. re.) — Edhe një krim tjetër i kryer midis personave të një familjeje. Këtë herë në Gramsh. Ka qenë puna e suksesshme e Policisë Kriminale të këtij qyteti që ka zbuluar një vrasje monstruoze të kryer para gjashtë muajsh. Pas identifikimit të kufomës që ishte fshehur në një pyll, arrihet të gjenden edhe autorët: të gjithë të afërm të viktimës. Tashmë të gjithë të arrestuar.
Viktima quhet Uran Çyç(o) nga fshati Sov i Lushnjës. Vetëm 7 ditë pas identifikimit të tij, Policia arriti të zbulojë edhe autorët të cilët kanë qelluar mbi viktimën me sende të forta në kokë. Ata janë Pashk Martini, kunati i tij, si dhe gruaja, djali dhe vajza e viktimës që akuzohen si bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Ngjarja që cila ka ndodhur në pyllin e fshatit Tarzes, tani për tani, shpjegohet nga Policia si një vepër e kryer për motive mjaft të dobëta. Është ky rasti i fundit që e kishte ngelur pa u zbuluar në rrethin e Gramshit, që sipas drejtuesve të Policisë, e ka 100 për qind forcën zbuluese ndaj këtyre krimeve.
Në dy javët e fundit janë bërë të njohura edhe dy ngjarje të tjera analoge, në Bulqizë e Fier, ku janë vrarë për motive të dobëta njerëz nga familja. Protagonistët e këtyre krimeve u dënuan nga gjykatat përkatëse me dënimin kapital, atë me vdekje.
Filluan punimet për Hotelin e madh «Rogner»
TIRANË — Nisën në Tiranë punimet e hotelit 4 mijë.
Për ndërtimin e tij do të shpenzohen 205 milion dollarë, nga të cilat 120 milion financohen nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH). Sipërmarrëse e punimeve dhe pronare e hotelit është kompania austriake e ndërtimit «Rogner», e cila ushtron aktivitetin e saj në shumë vende të botës. Projekti parashikon kombinimin e hotelit me një qendër biznesi, e cila do të ofrojë kushte për të gjithë ata që duan të merren me biznes në Shqipëri. Hoteli do të ketë 120 dhoma, 20 apartamente, 20 zyra si dhe restorante, pishinë, garazh e salla konferencash.
Dhunë, duhet të mbrojmë të moshuarit
Një plakë grabitet dhe vidhet në shtëpinë e saj. Lind kështu një alarm i ri
TIRANË — (p. re.) — Del sërish në shesh problemi i dhunës në pleqëri.
Pas dekadash paqe artificiale, tashmë të rinjtë dhe të moshuarit janë përballë një pozicioni të ri. Shqipëria, ndoshta vendi më i ri në Europë, ndjen rrezikun e harrimit për brezin më të vjetër. Janë ngjarje për episod e përditshme me heshtur përplasje në apel të domosdoshëm: kujdes të moshuarit. Tre të rinj sapo kanë grabitur në shtëpinë e saj një 71-vjeçare, kur më parë e kanë lidhur duar e këmbë për ta detyruar të tregojë ku i hollat dhe të heshtë për këto rreziqe.
Ka ndodhur në Tiranë, në katin e katërt të një pallati në rrugën “Jordan Misja”. E moshuara pasi ka ha-pur derën është shtrirë menjëherë në korridor nga tre grabitësit. Gojen ia kanë zënë me çarçaf dhe kokën gjithashtu. Viktima është zgjuar vetë, pas disa orësh dhe pas shtëpia ishte grabitur: një televizor, një radio si dhe 1.500 lekë, kanë qenë të mjaftueshme për tre të rinjtë. Tashmë ata janë në ende të paidentifikuar, ndonëse Policia ka filluar çështjen hetimore dhe Prokuroria atë penale.
Është ky episodi i fundit i një fenomeni të ri. Shumë të moshuar janë kthyer tashmë në role shënjesh dhe njëkohësisht viktima të grabitësve profesionistë. Por dhuna ndaj kësaj kategorie është e kushtëzuar nga një faktorë të tjerë, që shoqëria shqiptare po i përjeton për herë të parë pas shumë kohësh. Janë të rinjtë në emigrim që kanë detyruar prindërit e tyre të jetojë të qëndrojnë pa mbrojtjen e tyre. Por edhe mentaliteti i ri mbi punën dhe fitimin, që lënë zbrazur shtëpitë, vetëm nën kujdesin e të moshuarve. Lind kështu një alarm i ri, që pashmangshmërisht është në bashku me zhvillimin. Violenca ndaj të moshuarve është prag u fundi i një harrese, ndoshta edhe e pakujdesshme. Të mos harrojmë se janë njerëzit më të ardhurat më të ulëta, me sëmundjet më të mëdha, më të persekutuarit e regjimit që sapo kaloi dhe njëkohësisht më modestë në kërkesa. Duhet t’i mbrojmë.
Lajmet e fundit
KONCERT I ORKESTRES SHQIPTARE — Orkestra Filarmonike Shqiptare e Tiranës, e formuar nga më shumë se 80 elementë, e drejtuar nga Ermir Krantja do të inaugurojë enjtën në 21 tetor, në orën 20.30 në Kishën e Real Monte di Pieta të Barletës, pjesën e dytë të Stinës Koncertale e 9-të «Vjeshta Muzikore e organizuar nga Shoqata Kulturore e Muzika «G. Curci» e Barletës. Në program Uvertura Tragjike op. 81 e J. Brahms, Simfonia e 4-të e L. van Beethovën dhe dy suit nga Peer Gynt te E. Grig.
SHKOLLAN LAKURIQ NË PIUNE — PER BAST — Një grua e re që shkonte në punë duke drejtuar automobilin e saj krejt lakuriq u ndalua nga policia dhe tani rrezikon 30 ditë burgim. Marcea Neumeier, 19 vjeç, kishte pranuar sfidën e një radioje lokale dhe në këmbim të premtimit për biletë në një festival e parë të koncertit të Duran Duran, shkoi në punë duke i dhënë makinës komplet lakuriq makinën e saj.
NJË E PESTA E RU-SEVE PER DENIMIN ME VDEKJE TE RUS-KOT E KASHABULATOVIT — Një rus në dëse, është në favor të dënimit me vdekje për Alek-sandër Rustokin, Ruslan Khasbulatovin e përgjegjës, vrasja e tyre kryesore të revoltës së armatosur të 4 tetorit në Moskë. Kjo doli nga një sondazh i bërë në një të dielë mbi një mijë rusë që më me personash.
MOSKA POJON SHKARKIMIN E SKO-KIJEVE NUKLEARE NË PAQESOR — Rusia po an-gazhuar në shkark-imin e raketave radioaktive të detit Japonezi, por ka siguruar se operacioni nuk bën me rrezik hel-mimin e ujërave dhe ka njoftuar që organizatat ndërkombëtare do të jenë parashikuar me radio të interesuara para operacioneve.
Dje në Shqipëri
FILLOI FAZA E TRE-TË E RISTRUKTURI-MIT TË UJËSISË — Me dhënien e flamurit Ujësjellësit Brigadës së Këmëbësorisë në Vaun e Dejës, shënohet edhe fillimi i fazës së tretë për ristrukturimin e Ujësjellësit Shqiptare: Ky ristrukturim synon modernizimin e saj, krijimin e kushteve optimale për jetesë, shërbim e mbrojtje.
KREDI FAVORIZUE-SE TË JAPONISË PËR BUJQËSINË SHQIPTA-RE — Janë 20 milion dollarë kredi të akorduara nga Qeveria Japoneze për bujqësinë shqiptare. Interesat për këtë kredi do të jenë prej 1 për qind në vit, ndërsa afati i shlyerjes për 30 vjet, duke filluar nga viti 2003. Kredia, do të përdoret për planin e përbashkët të Qeverisë me Bankën Botërore, në sektorin e bujqësisë.
NDALOHET NË SA-RANDE NJERI NGA TRAFIKANTËT E KLANDISTINËVE SHQIPTARE PËR NË GREQI — U ndalua pa ra disa ditësh në Sarandë, njëri prej trafikantëve të klandestinëve shqiptarë për në Greqi, cilin ata transportonin nëpërmjet detit në fshatin grek Lëpadhit në Greqi. Tani, policia është në kërkim të Golajt, i cili është larguar në drejtim të panjohur.
NEVOJITEN FONDE TË TJERA PËR TË RREGULLUAR FURNI-ZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE NË MAT — Duhen përsëri fonde për të rregulluar furnizimin me energji elektrike në rrethin e Matit. Rreth 18 milion lekë, akorduar ndërmarrjes elektrike të këtij rrethi për riparime të infrastrukturës rrje-tike ekzistuese, nuk mjaftuan për të zgjidhur për-fundimisht, problemin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
NE BRENËSI
Brenda muajit tetor shfaqet premiera e «Estradës»
Trupa komike merr një financim
NE FAQEN 2
Mbi 150 punime me ngjyra në Galerinë e Arteve
Në ekspozitë përralla të ilustruara
NE FAQEN 2