«Në ’90 PPSH nuk zgjodhi dhunën»
Flet nga qelia ideologu i regjimit të vjetër
Për Nanon avokatë të huaj
EDMOND LAÇI
TIRANE — Edhe dy ish-funksionarë të lartë nga regjimi i vjetër përfundojnë në Burg. Janë arrestuar të hënën, Rrapi Mino, ish-Prokuror i Republikës dhe Zylyftar Ramizi, ish-Zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Tashmë të dy janë shoqëruar për në Burgun e Tiranës, në pritje të përfundimit të hetimeve për to. Edhe pse ende nuk janë bërë të njohura shkallët, mendohet që arrestimi i tyre të jetë bërë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Rrapi Mino, 61 vjeç, është funksionar më jetëgjatë në postin e Prokurorit të Republikës, gjatë 50 vjetëve të fundit në Shqipëri. Në këtë detyrë ai ka qëndruar në periudhën 1977-90 dhe është zëvendësuar nga Petrit Serjani në kohën e lëvizjeve të mëdha studentore. Të hënën, në orën 12.30 Mino u shoqërua nga një eskortë policie nga Prokuroria e Përgjithshme — ku iu bë e njohur akuza dhe arrestimi — për në Burgun e Tiranës. Vetëm pas disa orësh, në të njëjtën akuzë, arrestohet edhe Zylyftar Ramizi. Këtë të mbrëmje, në orën 19.30 edhe ish-Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, përfundoi në një nga qelitë e këtij Burgu. Ramizi, 55 vjeç, ishte shkarkuar nga detyra pikërisht pas hedhjes së bustit të diktatorit Hoxha në qendër të kryeqytetit, duke qenë zëvendës i Hekuran Isait, edhe ky prej kohësh në Burg. Ish-Zëvendësministri është zgjedhur në këtë post në vitet ’80, menjëherë pas ardhjes nga Berati, kur më parë kish punuar edhe si mësues në Mallakastër.
Hipotezat e para rreth arrestimit të tyre lidhen me detyrat mjaft të rëndësishme që Mino e Ramizi kanë pasur në kohë. Ka shumë mundësi që Zylyftar Ramizi të hetohet për internim-debim, aq të përhapura atëherë në Shqipëri. Sepse në atë periudhë ai ka paraqitur materialet për të gjithë personat që kanë pasur fatin e keq të largohen me dhunë nga vendbanimet e tyre, pjesa më e madhe e të cilëve vetëm me bindje të kundërta politike. Nëse do të pranohej kjo hipotezë — ende e pavërtetuar edhe pse hetimet janë të rezervuara — arrestimi i njëhershëm i ish-prokurorit të Republikës Mino me Ramizin, do të lidhej me bashkëpunimin e ligj të këtyre internimeve apo dëbimeve, dy të funksionale e tij. Sidomos ende nuk është e qartë se për çfarë veprimesh të Minos e Ramizit, është përpiluar edhe akuza.
Arrestimi i këtyre dy ish-funksionarëve të lartë nga regjimi i vjetër, bëhet vetëm dy muaj pasi në të njëjtin Burg kishin përfunduar gati të gjithë anëtarët e Byrosë Politike të PPSH, edhe ata të akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të pasurisë në përpjestime të mëdha.
TIRANE — Fatos Nanos i vijnë në ndihmë edhe dy avokatë të huaj. Menjëherë pas mbylljes së hetimeve të “skandalit të ndihmave” ku janë përfshirë lideri i Partisë Socialiste dhe tre ish-funksionarë të lartë, kanë mbërritur në Tiranë një avokat francez dhe një tjetër grek. Ditën e shtunë — një ditë pas mbërritjes së tyre në Shqipëri — të dy këta avokatë të huaj janë konsultuar me avokatët shqiptarë të Nanos, Sannzhaku dhe Tirana.
Por ende mbetet i mister qëllimi i vizitës sekrete të dy avokatëve të Nanos në Tiranë. Hipoteza më e mundshme mbetet ajo e konsultimit me kolegët e tyre shqiptarë, edhe pse — sipas legjislacionit shqiptar — atyre nuk u lejohet mbrojtja drejtpërdrejt në sallë për klientin Nano. Gjithçka pritet të sqarohet brenda 10 nëntorit — data kufi e procesit të Nanos — kur Trupi Gjykues i kryesuar nga Agim Bendo do të provojë dhe akuzat e shpërdorimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare nga i pandehuri.
Sella e Heterështë në Tiranë
Ish kryeministri Fatos Nano
TIRANE — Fatos Nanos i vijnë në ndihmë edhe dy avokatë të huaj.
Sella e Heterështë në Tiranë
Furnizimi i karburantit edhe në pika private
Në Tiranë mbi 100 kërkesa, por plani nuk e lejon
Janë dhënë tashmë nga Ministria 12 liçenca
TIRANE - (Ar.Me.) — Liçenca aktiviteti për 12 pika private karburanti. Janë në ndërtim e sipër dhe 50 të tjera. Numri i madh i kërkesave të paraqitura ka kaluar disa herë atë të planifikuar.
“Rritja e ndjeshme e automjeteve — i thotë Gazetës Enver Karapici, supervizor i naftës në ministrinë e Energjitikës — e bënte të domosdoshme krijimin e pikave të ndryshme të furnizimit dhe shpërndarjes me karburant”. Mbajtja “monopol” e saj nga një ndërmarrje shtetërore ka krijuar shpesh, anomali jo të pakta. Mjaftonte vetëm një grevë e këtyre punonjësve dhe pasojat ndjeheshin në mënyrë të pashmangshme. Kërkesat për këtë aktivitet të ri janë të shumta. Ato paraqiten në fillim pranë bashkisë të rrethit përkatës i cili organizon pastaj ankandin duke vlerësuar ofertën më të mirë. Fituesit e këtij ankandi, marrin të drejtën e truallit dhe të ndërtimit. Më pas, paraqitet kërkesa pranë Ministrisë së Energjisë e cila vlerësohen e aprovohen kushtet teknike. Në përfundim të punimeve, një komision i po kësaj ministrie, kontrollon zbatimin dhe përmbushjen e kërkesave teknike. Vetëm pas këtij momenti, mbyllet procedura burokratike dhe jepet liçenca e duhur. Deri tani është marrë aprovimi teknik për 62 pika dhe kanë filluar aktivitetin 12 prej tyre.
Shpërndarja e tyre është kryesisht në zonat kufitare të Korçë, ku janë hapur 4 të tilla, Pogradec, Gjirokastër, Shkodër. Bën përjashtim nga ky “rregull” Fieri. Pronagjarët e këtyre pikave janë kryesisht shqiptarë. Por nuk mungojnë dhe ndërmarrjet e përbashkëta. Lëndën e parë, ato e marrin në vend dhe nga importi.
“Megjithatë, të ndodhur para kësaj situate — tregon Karapici — nuk do t’i qënarët plotësisht rigoroz këtë plan”. Në Tiranë në këtë gjendje e shpejtë pengohet edhe nga problemi i truallit. Organet kompetente duan të shmangin rastet kur pasi është dhënë aprovimi dhe leja e ndërtimit, trualli t’i dalë një pronar tjetër. Deri tani, nga Ministria nuk është lëshuar asnjë aprovim për projektet nga Tirana.
«I besohet pak shtypit» Berisha aprovon ligjin
Për 80% të shqiptarëve gazetat nuk thonë të vërtetën
TIRANE — Shqiptarët nuk i besojnë shtypit: më shumë se 80 për qind e popullsisë së nuk ka besim në gazetat shqiptare.
Është një shifër tepër e rëndë, e dhënë nga Komuniteti Evropian dhe e kujtuar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, gjatë një Konference Shtypi. Një takim i bërë posaçërisht për të paralajmëruar vendimin e tij për firmosjen e Ligjit mbi Shtypin, të aprovuar së fundi në Parlament, kundër të cilit nëmbëdhjetë gazeta sapo përfunduan një grevë proteste. “Unë politikisht do të isha kundër një Ligji mbi Shtypin — shpjegoi Presidenti Berisha — por duke folur për njerëzit e kuptova se kështu duhet të pranoj vullnetin e popullit. Por një gjë është e sigurtë: unë nuk do të firmos kurrë asnjë ligj që është kundër Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”.
Ligji i ri — që sipas Presidentit nuk e kufizon lirinë e shtypit, por në të kundërtën e toleron — duhet të shërbejë për t’i kthyer kredibilitetin botës së informacionit. “Në një vend demokratik shtypi duhet të jetë i rëndësishëm — shpjegoi Berisha — por mund të jetë vetëm nëse respekton lirinë e të gjithëve dhe thotë të vërtetën. Por çfarë roli mund të ketë ky shtyp këtu në Shqipëri, nëse 80 për qind e popullsisë nuk i beson?”
Presidenti: «Në Shqipëri votimet e reja do të bëhen vetëm në 1996»
TIRANE — “Zgjedhjet e fundit politike do të jenë në 1996: njerëzit nuk duan zgjedhje të parakohshme, që krijojnë vetëm kaos dhe anarki”.
E deklaroi Presidenti i Republikës Sali Berisha duke përgënjeshtruar disa zëra — në të vërtetë të paktë — sipas të cilave Shqipëria do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. “900 ditët që na ndajnë nga vota — shtoi Presidenti — mund të përdoren në mënyrë të dobishme, edhe nga forcat e opozitës, për të zhvilluar projektet e Reformës, për të cilat Partia Demokratike, së bashku me Partitë e tjera që qeverisin, kanë hedhur bazat”.
Milioneri shqiptar në TV
Flet Marsel Skëndo. Sonte do të jetë në RAI 2
ANDREA STEFANI
TIRANE — Një shqiptar në ekranin e RAI 2. Por nuk është vetëm kjo që ndoshta do të intrigojë diçka më shumë teleshikuesit shqiptarë për të ndjekur me interes emisionin e njohur Central Express. Bëhet fjalë për një shqiptar të zakonshëm, por për një shqiptar që është i pasur. “Në Tiranë një shqiptar që fiton në TV?” “Tiranë Marsel Skëndo shfaqet në një ngjarje të papërballueshme” janë titujt thuajse i emisionit, ndërsa gazetarët e CNN janë të përgatitur nga bashkëpunimi me RAI dhe Europën News, në bashkëpunim me RAI 2. Titulli evidenton milionerin, por në RAI 2 është dhe një emër për cilin është i përballueshëm ai për komunitetin. “Jam Skëndo e hedh poshtë këtë version. Jam milioneri numër 1 në…”, thotë i buzëqeshur. “Jam në TV dhe flas për gazetarët…” [pjesërisht e palexueshme].
Menjëherë të ulen në mend mjaft tituj gazetash dhe akuzaqë qeveritare që lidhen me kë… të ri. Në të vërtetë, shoqërinë ADA që al detyron më tepër se reklamët dhe aktivitetet e ushqimit, e kanë bërë të famshme akuzat e natyrave të ndryshme. Ndërkohë Skëndo reflekton kështu: “Jam në demokraci — thotë — dhe vetëm në demokraci mund të akuzohesh, mund të bllokohesh dhe mund të fl…”.
Tërheq vëmendjen fakti që Central Express, i prirur për të pasqyruar anët më të vështira e të ndërlidhura në tranzicionin në vendet e Europës Lindore, në rastin e Shqipërisë, si ndalet te milioneri i vetëm shqiptar. E megjithatë duhet shtuar se xhirimet e emisionit janë bërë në dhe dhjetor 1992. Që atëherë Skëndo është bërë në Shqipëri ka evoluar dhe milioneri i vërtetë dhe nga shiu. Në këtë kuptim mund të shihen pyetja e është bërë Skëndo numri 1.
Dje në Shqipëri
PROGRAMI I RI I PUNËS I KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR — u aprovua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të tij. Në këtë takim u bë analiza kritike e punës së deritanishme të Kryqit të Kuq, u diskutua dhe u miratua programi i ri i punës për të ardhmen e kësaj organizate për periudhën 1993-1998. Në program përfshihen disa pika të rëndësishme: shëndetësia, programi i përgatitjes në rastet e fatkeqësive dhe i dhuruesve të gjakut. Ky program do të bëhet i mundur falë mbështetjes së shoqatave të ndryshme humanitare të Kryqit të Kuq.
SEMINAR MBI SITUATËN E BUJQËSISË DHE E USHQIMIT NË SHQIPËRI — “Situata e bujqësisë dhe e ushqimit në Shqipëri dhe tendencat e tjera në tranzicion”, është tema e seminarit e organizuar në Tiranë nga nënkomiteti për Zhvillimin Lindje-Perëndim i Komitetit për Bujqësinë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në bashkëpunim me OECD-në. Morën pjesë specialistë nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të Europës Perëndimore dhe Lindore. U theksua rëndësia e privatizimit të tokës si element themelor i reformës ekonomike. Qëllimi i seminarit është njohja e vendeve të ish-demokracisë së Lindjes dhe hapat që kanë hedhur këto vende në privatizim.
PASUROHET ME LIBRA BIBLIOTEKA E LAÇIT — Nga dje në vitin 1991 e Bibliotekës së Laçit ndihet mungesa e librave. Janë të rrallë e gjimnazikë të këtij qyteti, të cilët po organizohen për të plotësuar këtë boshllëk librash. Në të njëjtën kohë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë libra duke kontribuar kështu në pasurimin e kësaj biblioteke. Në këtë iniciativë kontribuan edhe biblioteka italiane me libra shkencore dhe fjalorë.
NË BRENDSI
Foto Cami
Nga qelia flet ish ideologu dhunën»
NE FAQEN 3
Itali, shumë skandale ndërhyn presidenti
Mbledhje e gjatë mbi shërbimet sekrete
NE FAQEN 2