21/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 tetor 1993

Misteri i anijes «Sotirios»

Kontrabandë. Përplasje ndërmjet ministrive. Një tjetër skandal? Sekuestrohen dhe lirohen 86 ton cigare VLORE – Ngarkesa e asaj anijeje vendi djashta miliona dollare: 86 tonë cigare kontrabandë të destinuara për tregti të paligjshme në Itali. U zbulua në ujërat e Portit të Vlorës, Policia Financare e ka sekuestruar, por papritur autoritetet ushtarake kanë urdhëruar që të lirohej. Kontrabandë. Përplasje ndërmjet ministrive. Një tjetër skandal? Misteri i anijes «Sotirios» Sekuestrohen dhe lirohen 86 ton cigare CARLO BOLLINO VLORE – Ngarkesa e asaj anijeje vendi djashta miliona dollare: 86 tonë cigare kontrabandë të destinuara për tregti të paligjshme në Itali. U zbulua në ujërat e Portit të Vlorës, Policia Financiare e ka sekuestruar, por papritur autoritetet ushtarake kanë urdhëruar që të lirohej. Një mister që rrezikon të fshihet një nga skandalet e shumta e që mund të shpërthejë madje në një çështje ndërkombëtare. Në ngjarje e errët e karakterizuar nga momente të një tensioni të madh midis Komandantit të Kapitanerisë së Portit të Vlorës — i cili kishte urdhërin të ruante anijen e sekuestruar — dhe operativëve të Distriktit numër 3 të Flotës Ushtarake, që të përkundrazi urdhëruan të nxirrnin anijen nga ujërat territoriale shqiptare “e padëshirueshme”. Është një histori që rrezikon të përfshijë dhe autoritetet italiane: ishte pikërisht Roja Financiare Italiane që lajmëroi mbërritjen e kësaj anije, që do të furnizonte motoskafët e kontrabandistëve puliezë, e që kërkoi sekuestrimin. Një kërkesë e re i referohet një marrëveshjeje të lidhur midis dy vendeve. “Anija, 500 tonëshe, quhet “Sotirios” dhe mbante flamur grek. Në bord kishte 86 tonë cigare të markës “Marlboro”, të ngarkuara në Bur-gas të Bullgarisë e që ishte drejtuar zyrtarisht në Durrës. Pritësi i mallit do të ishte shoqëria “Pannonia Forwarders” që nuk rezulton të ketë asnjë zyrë në Durrës. Sipas hetuesve italianë, bëhet fjalë për një shoqëri që nuk ekziston fare. Ishte Komanda e Përgjithshme e Rojëve Financiare të Romës që sinjalizoi Policinë Financiare të Tiranës për mbërritjen e anijes së dyshuar. Në mëngjesin e 12 tetorit, “Sotirios” u lokalizua kanda nalduar ne radë, para portit të Vlorës, ku kërkon të qëndrojë në pritje të udhëzimeve se ku duhet të shkarkojë. Autoritetet doganore shqiptare bëjnë kontrol të bordit dhe anijes dhe zbulojnë se dokumentacioni nuk është i plotë dhe ngarkesa nuk është e plumbosur. Për këtë, informohet menjëherë Ministri i Financave tetorit, “Sotirios” u lokalizua në plumbosur. Për këtë, informohet menjëherë Ministri i Financave, i cili më 13 tetor urdhëron sekuestrimin e anijes, në pritje për të kryer qartësime të tjera. Por pak orë më pas nis misteri. Komandanti i Flotës Detare të Vlorës, ndërhyn për “çështjen” dhe urdhëron Kapitanerinë e Portit të lëshojë menjëherë “Sotirios” nga ujërat kombëtare shqiptare, sepse ajo anije konsiderohet “e padëshirueshme”, t’i kthehen të gjitha dokumentat dhe të mos paguajë asnjë gjobë. Por urdhërat kundërshtojnë njëri-tjetrin: nga Ministria e Financave ishte shkruar qartë se anija greke duhet të mbahej derisa të përfundonin qartësimet, e madje të transferoheshin dokumentat e saj në Tiranë. Fillojnë kështu përplasjet midis ushtarakëve dhe Kapitanerisë. Kapitaneria refuzon të lirojë “Sotirios” dhe kërkon një urdhër me shkrim. E në këtë përplasje ndërhyn dhe Distrikti numër 3: anija greke duhet të lerë menjëherë ujërat kombëtare e shoqëruar nga një gjuajtës shqiptar. Nga Kapitaneria përgjigjen se binden “por vetëm se është urdhër” dhe kujtojnë se ky vendim “shkel ligjet dhe urdhërin e tre ministrive”. Mbrëmjen e 15 tetorit, anija me ngarkesën e saj të çmuar, lë Vlorën dhe largohet drejt ujërave kombëtare greke. Pikëpyetjet janë të shumta e të gjitha të rënda. Përse autoritet ushtarake kanë kundërshtuar një urdhër të Ministrisë së Financave? Përse “Sotirios” u la të ikte para se të përfundonin qartësimet? Përse deklarohet “e padëshirueshme” një anije e sekuestruar? Përse nuk iu bë as edhe një gjobë asaj anije që kishte shkelur ligjet e vendit? Për urdhërat që Një anije kontrabandistësh e fotografuar në detin Adriatik

Zv/ministri i energjetikës papritur paraqet dorëheqjen

Edhe një drejtor TIRANE - (Ed.La.) — Jep dorëheqjen një tjetër funksionar i lartë shtetëror. Pas dorëheqjes së Petrit Kalakulës, ish-Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, këtë herë është Idajet Farka, Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike, që e ka bërë këtë veprim. Tashmë edhe Kryeministri Meksi — në 30 shtator — ka aprovuar përfundimisht dorëheqjen e tij. Por largimi i papritur i Farkës nga detyra është shoqëruar edhe me një dorëheqje tjetër: Bardhyl Llagami, drejtor i Drejtorisë së Veshmbathjes në këtë Ministri ka përsëritur në të njëjtën kohë veprimin e eprorit të tij Farka. Dorëheqja e dy funksionarëve nga Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetike, është bërë pas ndryshyres në këtë institucion të një grupi pune nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Ndonëse ende nuk janë bërë publike përfundimet e këtij kontrolli, burime nga kjo Ministri theksojnë se dorëheqja lidhet me zbulimin e një përvetësimi prej 1.500 dollarësh nga Farka e Llagami. Kjo shumë — sipas këtyre burimeve — ishte marrë nga buxheti i Ministrisë pas një shërbimi në Greqi të dy funksionarëve, ndonëse që këto shpenzime ishin marrë përsipër nga pritet grekë. “Zëvendësministri Farka dhe Bardhyl Llagami — kundërshton Nuredin Skrapari, Shef i Personelit në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjetike — e kanë kërkuar dorëheqjen thjesht për arsye shëndetësore”.

Kambist i vrarë: bota e dollarit nën kërcënime

Punonte në «bursën» e Tiranës EDMOND LAÇI TIRANE — Kambistët gjithnjë e më tepër viktima të grabitjeve me dhunë. Është gjetur i vrarë dhe me xhepat e zbrazur në Kodrat e Parkut të Madh Kombëtar të Tiranës, trupi i një personi që kish ushtruar këtë profesion. Rreshq Xhemal Xhafa, banues në Tiranë, është identifikuar nga Policia Kriminale e Hetimore e Komisariatit të 2 të kryeqytetit vetëm pas dy ditësh nga vdekja e tij e tmerrshme. Ndërkaq ka filluar menjëherë nga Prokuroria çështja penale. Edhe pse hetimet vazhdojnë intensivisht autorët e krimit janë të paidentifikuar. Trupi i viktimës Xhafa është gjetur rastësisht në mëngjesin e datës 13 shtator nga dy punonjëse të Parkut të Madh Kombëtar të kryeqytetit. Policia që ka arritur menjëherë në vendngjarje — pak metra më larg ndërtimeve për hotelin kuavitian — ka verifikuar se viktima ishte qëlluar me armë zjarri pas kokës nga një distancë e afërt. Sipas ekspertëve të Policisë vrasa ka shumë mundësi që të jetë kryer në natë më parë dhe jo në vendin në të cilin autorët e kanë hedhur viktimën. Edhe pse hetimet s’kanë përfunduar, hipotetza e parë rreth këtij krimi tregojnë për një vrasje me motive interesi. Pjesëtarë të familjes së viktimës kanë deklaruar për hetuesit se asnjë zënkë apo hakmarrje personale nuk kishte ekzistuar deri atëherë ndërmjet Rreshp Xhafës dhe ndonjë personi tjetër. Gjithashtu ende mbetet mister edhe sasia e të hollave që ka pasur me vete ditën e grabitjes kambisti i vrarë. Tensioni dhe pasiguria e kambistëve është rritur mjaft këto ditët e fundit, sidomos pas historisë së kolegut të tyre. “Tashmë jemi mjaft të ekspozuar ndaj veprimeve të grabitësve ordinere e profesionistë — tregon njëri prej tyre Gazetës — dikush patjetër duhet të na mbrojë”. Para një muaji një tjetër kambist privat ka rënë pre e një grabitjeje me dhunë. Disa persona të armatosur dhe me maska e kanë qëlluar atë me send të fortë në kokë dhe i kanë rrëmbyer 3 milion lekë, të barabarta këto me 3 mijë dollarë. Edhe autorët e këtij krimi të kryer pranë ish-Ekspozitës "Shqipëria Sot", ende janë të paidentifikuar.

Sekuestrohen 9 mijë litra karburant: thyente embargo?

LAÇ — Janë 9.000 litra vajguri që janë bllokuar dhe sekuestruar nga Dega e Policisë Financiare në rrethin e Laçit. Kjo sasi karburanti po transportohej nga tre automjete që i përkisnin rrethit të Shkodrës dhe zonës së Malësisë së Madhe. Bllokimi i mallit nga policët e financës u bë sepse drejtuesit e automjeteve nuk posedonin dokumentacionin e domosdoshëm që duhet të shoqërojë çdo ngarkesë. Përveç kësaj, edhe drejtimi i këtyre automjeteve, ka bërë të lindë dyshimi se pikërisht këta të fundit mund të ishin të Ma-llë ZI. Gjithçka është interpretuar si përpjekje për të thyer embargon e vendosur nga Komuniteti Ndërkombëtar kundër Serbisë, prandaj malli i bllokuar është sekuestruar.

Punimet do të bëhen natën Rinas nuk mbyll fluturimet

Ndoshta evitohet transferimi në Gjadër TIRANË — (ed. la.) — Rinasi nuk do të mbyllet dhe nuk do të transferohet në Gjadër. Kështu u pohói Gazetës “Sopot Taci”, Zëvendësministri i Ministrisë së Transporteve. Por ende vendimi përfundimtar për këtë nuk është dhënë: të dhënat më të vlerësimit i propozozimeve nga dy konsorciume konkuruese — italiane e gjermane — që do të vlerësohen këto ditë dhe nga ku do të veçohet edhe versioni më i pëlqyeshëm për rikonstruksionin e aeroportit të Rinasit. “Ekzistojnë versione të ndryshme — thotë inxhinier L[l]ula Lukani, në Departamentin e Investimeve të Ministrisë së Transporteve — për kryerjen e fazës së parë të rikonstruksionit të pistës së Rinasit. Një alternativë parashikon që kjo punë të kryhet natën, duke mos e penguar fare veprimtarinë e aeroportit”. Një version tjetër është gjithashtu që faza e parë të kryhet brenda pesë javëve, por duke e mbyllur gjatë kësaj kohe Rinasin. Por mund të vendoset edhe që pista të ndahet me seksione të ndryshme: he me seksione aeroporti do të funksionojë edhe gjatë punimeve ristrukturuese, ndërsa me tre seksione pista të ndara, detyrimisht aeroporti duhet të transferohet në Gjadër. Sidoqoftë Rinasi ka shumë mundësi që të mos mbyllet. Pas punimeve ristrukturuese të fazës së parë, faza e dytë do të fillojë pas vitit 2.000.

Akoma habi pas largimit nga Banka Kombëtare të Hotit

TIRANË — Habi dhe hamendje nga më të ndryshmet rreth shkakëve ende të paqarta të largimit nga detyra të Ilir Hotit, deri para pakti Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Dorëheqja e papritur e ish—guvernatorit, ka eklipsuar emërimin thuajse në të njëjtën kohë me një Dekret të posaçëm presidencial të Dylber Vrionit në postin e Guvernatorit të ri. Por akoma nuk mund të jepen shpjegime të sakta rreth këtij zëvendësimi me majat e sistemit bankar. Banka e Shqipërisë është zbatuese e politikës monetare dhe shumëkush e lidh këtë dorëheqje me ndryshime të mundshme në këtë fushë.

Historia e grupit «The Fish Hook» dhe e albumit të parë të tyre

Sukses dedikuar «Arinjve» NE FAQEN 3

Pezullohet një gjeneral për «misteret e Italisë»

Të reja të tjera për çështjen Nardi? NE FAQEN 2

Ylli Rakipi zgjidhet kryetar i Lidhjes së Gazetarëve

TIRANË — Jep dorëheqjen Mero Baze, kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Këtë vendim, ai ia komunikoi pardje Kryesisë së Lidhjes, në fillim të mbledhjes së saj. Menjëherë pas këtij vendimi në postin e Bazës u zgjodh Ylli Rakipi, kryeredaktor aktual i gazetës “Republika”. Në mbledhjen e Kryesisë u kritikua edhe veprimtaria e kryer nga Lidhja deri tani. Ajo tërhoqi vëmendjen në ngadalësimin e treguar në regjistrimin e anëtarëve të saj, në lidhjet me jashtë dhe dokumentacionin e saj. Kryesia, e cila kritikoi gjithashtu dhe vetë Bazen, pranoi dorëheqjen e tij.

Dje në Shqipëri

MIRATOHET LIGJI PËR LUFTËN KUNDËR SËMUNDJEVE NGJITËSE — Institucionet shtetërore përkatëse dhe institucionet private si dhe individët vendosë të huaj, janë të detyruar të zbatojnë të gjitha masat që kanë të bëjnë me luftën kundër sëmundjeve ngjitëse dhe për parandalimin e epidemive. Kjo është kërkesa kryesore që shtron Projektiligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i propozuar nga Kuvendi Popullor. Vend për rendësi i është lënë higjienës, dhe detyrat e shërbimit shëndetësor, me rastet diagnostikimin e sëmundjeve ngjitëse dhe vak-sinim për popullsinë. Projektligji përmban dhe masat për parandalimin dhe luftën kundër SIDA-s. Ai sanksionon parandalimin dhe luftën kundër këtij vaksinimi. Dhe detyrimin e popullsisë për t’u nënshtruar. NË ELBASAN PËRGARË GRA BLJESTE PLATINË TË ARRESTUAR — Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme ari dhe metali të çmuar, të prerë që vlerën 80.000 dollarë amerikanë. Sasia e metalit u sekuestrua në një dyqan argjendarie dhe u dërgua Komandës Metalur-gjike. Në një rast të grabitësit e arrestuar ishin denoncuar dhe me disa prej tyre u arritën të arrestuar dhe më pas u arritën të arrestuar. NË VIJËR FILLON BOTIMI I NJË GAZETE TË RE — Një gazetë tjetër i shtohet kësaj gazete në fundin e Shqipërisë, e cila ka për qëllim të botojë lajme dhe artikuj.

Kënde dhe ëndrra

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Për ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmërues”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. HOTEL Interpretimi psikologjik: Pamja e një shtëpie e njëjtë me atë të shtëpisë, edhe pse mund të jetë shfaqje një gjendje provizore. Ashtu si shtëpia, edhe hoteli reflekton personalitetin tonë dhe miqtë që takojmë aty janë aspekte të veçantë të karakterit tonë. Një hotel shumë luksoz? Jemi ambiciozë dhe të kënaqur? Një vend i çrregullt? Çfarë do të thotë? Diçka brenda nesh që nuk është e pastër, ndoshta një problem të cilit nuk i përkasim dot? Një hotel i vogël, i qetë e i pastër? Jemi të qetë, ndoshta shuma të gatë, pak të prirur të futurojmë? Një hotel që është bosh? Një njeri që i ofron dikujt? Natyra është një aspekt seksual i shoqëruar këtë imazh: hotel i frekuentuar nga një i/e tjetër, përfaqëson një grua shumë serioze. Parashikimi — Të jesh në hotel: udhëtim në mosbesnikëri ndaj partnerit sentimental. Hotel i boshatisur: fatkeqësi. PEME Interpretimi psikologjik: Është një element i natyrës së zhvilluar dhe të fortë: simbolizon një forcë të brendshme (pemë e parajsës tokësore është pema e jetës). Për njeriun është një simbol i stabilitetit të vetë individit të jetës dhe të jetës dhe të të ardhmes, me ngushtim dhe me dëshirën për t’u bërë prind. Një bimë e madhe e shëndoshë dhe e fuqishme dëshmon se ëndërruesi ka një imazh pozitiv për të, anasjelltas një pemë e dobët, e shkur dhe që po rrëzohet tregon një imazh negativ. Degë e shtrirë jashtë? E ardhmja është në takimin e përfshirë. Një pemë me anën femërore të karakterit tonë; të pëlqyesh një degë nga një pemë fshoh dhe në ëndërr i ngarkuar nga ana më femërore e vetes, duke u shkeputur nga nëna. Por, sipas interpretimit ma anë të frojdit, që është 1 kupëtus së degëve fshëh dëshirën e një incesti. Parashikimi: Pemë e tharë: probleme shëndetësore, vdekje e një miku. Pemë e lulëzuar: shëndet dhe gëzim. Pemë me rrënjët jashtë: veprimtari të gabuara që duhen riparë, dëshirë për hakmarrje, rrezik. Hija mbi një pemë: nder, fat i mirë. Të ulësh nën hijën e një peme: vijnë lajme të mira, të ulësh në gjelbërim mbi pemë: qetësi. Të shkundësh një pemë: konflikte në të ardhmen. ÇARÇAF Interpretimi psikologjik: Çarçafët janë simbol i intimitetit: në qofte se i ëndërrojmë të sapolara nuk ka dyshim se jeta jonë private po kalon një moment shumë të favorshëm qetësie dhe se jemi të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale. Por në qoftë se në çarçaf ka njolla, ose është i grisur, diçka nuk shkon mirë. Pamja e çarçafit mund të afrojë edhe frikë nga sëmundjet. Objekti i mbulim të çarçafëve me çarçafë: fundi dëshirën tonë për të lënë gjërat të sekret. Parashikimi: kurth dhe falsitet.