Dy të tjerë janë plagosur
ERSKE — (p.re). Masakër në kufirin me Greqinë.
Tre shtetas shqiptarë (por sipas informacioneve të tjera janë të paktën pesë) janë vrarë natën e së martës dhe të mërkurës ndërsa tentonin të kalonin në mënyrë klandestine kufirin me Greqinë. Kufomat janë gjetur në territorin shqiptar në një greminë midis Korçës dhe Ersekës, në Malin e Kuq. Jo shumë larg qytetit grek të Kalovrisit. Askush nuk është në gjendje të japë për momentin shpjegime për sa ka ndodhur, dhe misteri është rritur nga versionet e ndryshme që qarkullojnë rreth kësaj tragjedie.
Në frontin grek agjencia e shtypit “Ana” që transmeton nga Athina, referon që shqiptarët, “të gjithë emigrantë klandestinë”, kanë “mbetur të vrarë në një përpjekje zjarrmi midis shqiptarësh”. Po agjencia “Ana” shton që kufomat e gjetura janë pesë.
Versioni i përpjekjes me armë “midis shqiptarëve”, natyrisht, nuk është bind. Dyshimi — tepër i rëndë — është që masakra është bërë nga rojet e kufirit grek, që kanë hapur zjarr kundër klandestinëve dhe pastaj i kanë hedhur trupat në humnerë. Një hipotezë kjo që deri tani nuk ka gjetur konfirmim zyrtar. Në frontin shqiptar, Kryetari i Degës së Rrethit, Ersekë — duke konfirmuar lajmin — është kufizuar vetëm në referimin që të vdekurit janë tre, ndërsa dy emigrantë të tjerë janë shtruar në spitalin e qytetit, të plagosur jo shumë rëndë. Asnjë shpjegim mbi dinamikën e ngjarjes. Llogaritet që të jenë të paktën 300.000 shqiptarët e emigruar në Greqi, shumë prej të cilëve pa leje të ligjshme. Çështja e imigrimit klandestin mbetet një nga problemet që i bën të vështira marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Korrikun e këtij viti Greqia riatdhesoi më shumë se 20.000 emigrantë si një raprezalje për përzënien nga Shqipëria të arqimandrisë, orthodhoksit Christostomos, akuzuar nga Qeveria e Tiranës për propaganda antikomuniste betare. Ditët më parë Athina akuzoi Shqipërinë se kërkon të mbyllë shkollat e minoritetit grek, akuzë e kthyer, sepse su quajt e pabazë.
Është hera e parë që verifikohen një tragjedi e këtij dimensioneve në kufirin grek. Shumë incidente kanë ndodhur edhe në Veri, me shumë në sjelljet shtetas shqiptare kanë vdekur nga përpjekjet me rojet serbe.
«Sotirios», ende një mister
Historia e një proces-verbali
Anija e kontrabandistëve me 86 ton cigare bllokuar e liruar CARLO BOLLINO VLORË — Kërkesa e Policisë Financiare për të bllokuar anijen ligjërisht nuk mjaftoi: pra ”Sotirios” duhet të dalë urgjentisht nga ujërat territoriale shqiptare, e shoqëruar nga një gjyqtar i Distriktit. Është ora 14.30 e 15 tetorit: dhe në këtë frazë, të thënë nga operativi i Flotës Ushtarake Shqiptare dhe drejtuar kapitenërisë së Portit të Vlorës, fshihet misteri i anijes greke ”Sotirios”. Një anije me 86 tonë cigare kontrabandë në bordin e saj, sinjalizuar nga autoritetet italiane, bllokuar dhe pastaj sekuestruar me urdhrin e Ministrit të Financave dhe në mënyrë të mistershme e liruar pak orë pas ndërhyrjes së marinës shqiptare. Urdhra kontradiktore për një çështje ende për t’u sqaruar. Kronika e kësaj dite të tmerrshme është mbajtur shënim hap pas hapi, në procesin verbal të hartuar në zyrat e Kapitenërisë së Vlorës gjatë gjithë 15 tetorit. Një dokument i firmosur nga të gjithë përgjegjësat që atë ditë kanë ndjekur bllokimin dhe lirimin e papritur të anijes ”Sotirios”. Anija, me flamurin grek, kishte mbërritur në ujërat e Vlorës mëngjesin e 12 tetorit; në ekipazh i Policisë Financiare është ngjitur në bord dhe ka zbuluar — së bashku me ngarkesën prej 86 tonë cigare — të palosura edhe disa parregullsi në dokumente. Malli, me një vlerë prej të paktën 6 milion dollarësh, ishte destinjurar për shoqërinë ”Pannoia Forwarders” të Durrësit: një shoqëri e panjohur në Shqipëri dhe për të cilën në të njëjtat dokumenta nuk ishin plotësuar të dhënat. As edhe adresat. Mëngjesin e 13 tetorit Ministria e Financave kishte urdhëruar sekuestrimin e anijes dhe transferimin e të gjithë dokumentacionit në Tiranë, në pritje për të kryer sqarime të tjera. Por natën e 14 tetorit vjen, papritur, një urdhër nga ana e komandantit të Forcave të Marinës Ushtarake: brenda një orë anija ”Sotirios” duhet të lërë Portin e Vlorës dhe të përgatitet për të braktisur ujërat shqiptare, sepse është konsideruar ”e padëshirueshme”. Sipas urdhrit të shkruar në proces verbal, ”s'postimi për të dalë nga ujërat shqiptare duhet të vijë nga Jugu në drejtim të ujërave territoriale greke, me qëllim që t'ia dorëzojë anijen autoriteteve greke”. Në orën 10.00 në procesin verbal shkruhet: ”Piloti i policisë te kufirit nuk e lejon anijen të dalë nëse nuk vjen një urdhër me shkrim. Lajmi i transmetohet operativit të Distriktit të Flotës Ushtarake, që pajtohet dhe thotë ta transmetojë Komandës së Flotës”. Në orën 14.40 lexohet: ”Operativi i Distriktit të tretë i komunikon urdhrin komandantit të Flotës Ushtarake: ‘Anija greke Sotirios’ është shpallur e padëshirueshme për shtetin tonë dhe duhet të largohet urgjentisht nga ujërat territoriale. Kapiteni të dorëzojë dokumentat dhe të mos paguajë gjobë nëse ai nuk pranon. Kërkesa e Policisë Financiare nuk është bazuar ligjërisht’”. Në të njëjtin proces verbal Komandanti i Kapitenërisë së Portit shënon: ”Në ndjekim urdhrin e Komandantit të Flotës Ushtarake sepse është detyra jonë. Por ky urdhër bie ndesh me urdhrin e tre ministrave, me ligjet ekzistuese dhe me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes. Kërkojmë një urdhër me shkrim që të jemi jashtë çdo rreziku si Kapiteneri”. Në orën 20.15 anija ”Sotirios” lë ujërat e Vlorës me 86 tonë cigare. Largohët duke shkelur një urdhër sekuestrimi për të zhdukur dalë në horizont, drejt Jugut, duke marrë me vete edhe ngarkesën e saj me mister. Ndërmjet 26 tetorit dhe 10.00 do të jenë përsëri përballë gjykatës, mbrojtësi i akuzës dhe avokatët e Nanos. Por këto herë do të mungojë i pandehuri, sepse do të jetë veçse një seancë përgatitore. Avokatët Sannxhakut? e Tiranës i kanë dërguar një kërkesë me shkrim Gjykatës së Tiranës, në të cilën pretendojnë se për çështjen Nano nuk ka zbatuar rregullat proceduriale. Dhe Gjykata ka pranuar. Për këtë seancë përgatitore përsëri do të vendosë Agim Bendo, Kryetar i Trupit Gjykues dhe njëkohësisht Kryetar i Gjykatës së Tiranës, së bashku me mbrojtësin e akuzës, që ende nuk është bërë i njohur. Kështu ndoshta rrjedh përsëri çështja Nano, e shtyhet edhe procesi i tij i lidhur me skandalin e ndihmave italiane. “Kjo nuk është një gjyq — i thotë Gazetës Përparim Sannxhaku, njëri nga avokatët e Nanos — por një seancë përgatitore ku do vendoset ose pranimi i kërkesës sonë, ose ajo Prokurorisë që do të thotë një proces i shpejtë për Nanon”. Kërkesa e paraqitur nga avokatët — për shkelje të rregullave proceduriale — pretendon rikthimin e çështjes Nano përsëri në Hetuesi. Çka do të thotë muaj të tërë hetimi. Por ende nuk dihet se si do të reagojë mbrojtja e akuzës, edhe ajo e përfaqësuar nga avokati i njohur i Tiranës, e cila ka kërkuar që çështja të përfundojë. Edhe në avokatët e tij, të cilët deri tani nuk kanë pranuar të shohin dosjet e klientit të tyre. Është dosja që do të hedhë dritë mbi misterin e 8 miliardë liretave italiane, që ishin destinuar për të ndihmuar shqiptarët — atë kohë — në gjendje mjaft të vështirë, por që shifet se në xhepat e kujt përfunduan.
Një panoramë e Vlorës
Çështja Nano kthehet në Gjyq
Pranohet kërkesa e avokatëve
Vendoset në se do të rifillojnë hetimet
Prokurori Qeleshi javën tjetër në Itali
TIRANË — Këtë herë kanë fituar avokatët e Fatos Nanos.
Pas humbjes së tyre në procesin e 7 tetorit ku u kërkua revokimi i masës së arrestit, tashmë çështja Nano shkon përsëri në Gjykatë. Më datën 26 tetor, në orën 10.00 do të jenë përsëri përballë gjykatësit, mbrojtësi i akuzës dhe avokatët e Nanos. Por këtë herë do të mungojë vetë i pandehuri, sepse do të jetë në ...
...përgatitur për procesin e Nanos, madje edhe ndaj tre ish-funksionarëve të tjerë që akuzohen bashkë me të. Javën e ardhshme Prokurori i Rrethit të Tiranës, Arben Qeleshi do të udhëtojë për në Romë. Si paralajmërohet edhe hetuesia Evelina Canale përmes Gazetës, vizita e shefit të Qeleshit do të pasohej menjëherë nga ajo e Canales në Tiranë. Hetimet intensive që po kryhen në të dy anët e detit për skandalin e ndihmave italiane dhe ku janë përfshirë maf[...]
Ish kryeministri Fatos Nano
Fadromat arrijnë edhe në Pogradec
Shembën shtëpitë e paligjshme
POGRADEC — (al.) - Ka filluar edhe në Pogradec një operacion në shkallë të gjerë kundër ndërtimeve pa leje.
Forcat e Rendit të qytetit të Elbasanit — të mbrojtur me veshje antiplumb — filluan pardje të zbatonin Vendimin e marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, por duke marrë parasysh vetëm ndërtime pa leje që janë bërë nga viti 1990 e këtej. Edhe pse pronarët e ndërtimeve të paligjshme ishin lajmëruar për këtë operacion që para tre muajsh, pas ndërhyrjes së Policisë, u ndje një pakënaqësi me masë. Sidoqoftë konfrontimet me banorët e qytetit u shmangën.
Janë rreth 120 ndërtime të paligjshme brenda qytetit të Pogradecit, si dhe në Komunat e Utemishtit dhe atë të Buçimasit. Shumica prej tyre janë kioska artizanale, mure e garazhe. “Punën e forcave të Rendit — i tha Gazetës Vladimir Dumbaku, Shef i Degës së Rendit — e pengojnë më tepër si përshikimi”. Për të shmangur ekseset e mundshme Policia nuk ndërhyri mbi ndërtesat e banimit, edhe pse brenda tyre ndodheshin familjarë, gra e fëmijë. Operacioni i kryer të enjten në Pogradec kishi filluar më parë edhe në mjaft qytete të tjera. Më e theksuar kjo në Shkodër, Durrës apo edhe Tiranë, ku ndodhen mbi 1.700 ndërtime të paligjshme.
Trafiku i drogës: në gjykim kultivuesit e parë
TIRANË — Dërgohen për gjykim kultivuesit e drogës.
Janë 6 persona, të cilët janë arrestuar kohë më parë, si rrjedhojë e zbulimit të disa sipërfaqeve të mbjella me bimë — Cannabis Sativa — nga e cila prodhohet drogë e tipit marihuanë. Sipërfaqja më e madhe ishte ajo e zbuluar në Ersekë — në fund të shtatorit — ku bëhej fjalë për rreth një hektar e gjysëm. Fusha e Ersekës është e thjeshtë e cila zbulohet me bimë për drogë. Nga hetimet Prokuroria ka rezultuar se fara e përdorur për mbjelljen e kësaj bime, është sjellë në Shqipëri nga një tregtar shqiptar e huaj.
Futbollistë, kujdes moviola
Që sot FSHF përdor teknologjinë për të dhënë dënimet
TIRANË — (ed.l.). - Për herë të parë në Shqipëri futbollistët ndëshkohen nga Televizioni.
Dillen e enjte në FSHF u ka lënë thirrur një panelmbledhje urgjente për të shqyrtuar e klubëve të Komisionit Disiplinor të vendosur e të Komisionit Disiplinor të FSHF. Komisioni i Disiplinës ka marrë vendime të rënda ndaj futbollistëve e ekipeve të ndryshme, vëtem pasi ka përdorur videokasetat e ndeshjeve. Është kjo data e lindjes së “Moviolës” — shikim i ngadalshëm në Shqipëri.
Lind kështu një model e re, mjaft e përhapur prej kohësh në vendet e ndryshme të botës. Edhe pse ende këto transmetime ende nuk janë bërë pronë e telekomunikimit të parë, “Moviola” në pakënd të TV shqiptare FSHF. Janë një bire masash të reja e një Federate për të parandaluar ahunin e dhunën nëpër stadiume. “Ne rast përsëritjeje të fenomeneve të tilla — thotë për Gazetën Eduard DerVishi, Sekretar i FSHF — të ke të masa deri në largimin nga Kampionati, madje edhe dorëheqje të drejtuesve të vetë FSHF, nëse do lejohej një ngjarje e rëndë”. Këtër ditë më parë, ndërsa luhej ndeshja e Javës së Kampionatit, në Peçër ishte ndërprerë takimi për tri minuta. 22 futbollistë në të dy ekipet shqiptarans? janë përjashtuar nga loja. “Moviola” ka treguar gjithçka dhe që të gjitha numrat përpëllës tashmë janë dënuar.
Për FSHF ka menduar edhe dikush tjetër kundër dhunës e violencës në fushën e blertë: çdo ndeshje e Kampionatit do të regjistrohet nga një i deleguar i FSHF-së. NJë tjetër armik ka për lojtarët nervozë e të papërmbajtur, “Veçse ajo që ngreon biblioteka e futbollit? merr televezute. Pra që sot, dikush ruan: “Kujdes Moviola”.
Një moviolë në studiot televizive të Rai-t
Nesër si dhuratë një pamje e vjetër e Foggias
. Lexuesit do të marrin nesër falas panoramën e tretë nga ato që shpërndanë çdo të dielë së bashku me Gazetën Shqiptare. Panorama e nesërme është riprodhimi i një pikure të vjetër të Foggias.
NË BRENDESI
Gjysma e Francës e bllokuar nga greva në aeroportet
Protestojnë 3000 punonjës të Air France
NE FAQEN 2
Në kryeqytet gjykon Kotherja
Sfidë direkte Dinamo-Partizani
Derbi myzeqar: në Patos shkon Fieri
NE FAQEN 3
Dje në Shqipëri
KËRKOHET RRITJE E INVESTIMEVE GJERMANE NË SHQIPËRI — “Është e nevojshme që investimet gjermane në Shqipëri të rriten”, ishte thelbi i bisedimeve të delegacionit shqiptar me Gjermanët. Ky delegacion, i kryesuar nga Bashkim Kopliku, Zëvendëskryeministër, pati takime të shumta si me zyrtarë të lartë gjermanë, ashtu dhe me afaristë të ndryshëm, të cilët interesoheshin për investimet në Shqipëri.
KONFERENCË SHTYPI PËR PAD RRETH VIZITËS SË DELEGACIONIT TË KESAJ PARTIE NË BEOGRAD — U mbajt pardje konferenca e shtypit e PAD në Beograd — ku diskutuar çështje politike shqiptare e çështje të delegacionit i kësaj partie për ditë në Beograd. Në komunikatën për shtypin, kjo vizitë, konsiderohej si një hap përpara drejt dialogut me fqinjët veriperëndimorë dhe së me bindje, e sjellë liberalë — demokratike, kjo parti ka qenë në takim.
KRIJOHET KRIJIMI I NJË FONDACIONI KULTUROR — U miratua pardje, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit krijimi i një fondacioni të ri kulturor. Ky fondacion do të ketë si pikësynim të tijin, ndihmën dhe mbështetjen e projekteve të ndryshme kulturore. Fondacioni i cili do të funksionojë si një organizëm jokistar? do të ketë koordinim të drejtues, së shpejti do të hartojë dhe statutin e tij. Në fillim të aktivitetit e tij, ai do të financohet nga një shtet.