Mbi procesin-Arsidi Gjykata tani vendosi: «Të rifillojnë hetimet»
Pse u anulua vendimi i parë i dënimit
Ç'mungojnë Ja pikat e errëta që hetuesit duhet të sqarojnë: — Të gjitha dokumentet që bënin pjesë në dosjen e çështjes në ngarkim të të pandehurve Saliu, Tartari dhe Ahmeti nuk janë origjinale, por fotokopje. — Nuk është bërë i plotë as hetimi i dokumenteve, për të vërtetuar nëse këto janë përpiluar apo janë sjellë të gatshme nga Arsidi. Por edhe nëse janë përpiluar këtu, nga cila makinë shkrimi janë shkruajtur? Sepse mungon edhe ekspertimi i makinave të shkrimit. — Duhet sqaruar raportet kontabël ndërmjet Bankës Tregtare dhe asaj të Shtetit. — Nuk është sqaruar deri më fund rrethana e lëshimit të kambialit 1.2 milion dollarë, nënshkruar nga Hoti-Xhyheri dhe i pranuar edhe nga i pandehuri Saliu. Pse nuk është ekzekutuar si të tjerat? — Mungojnë dokumentet zyrtare për të vërtetuar ngritjen e padisë civile në organet kompetente franceze. — Ku është plotësuar dokumenti i firmosur nga Hoti-Xhyheri për kambialin 1.6 milion dollarë, vendi konkret dhe ku ndodhet dokumenti apo origjinali? — A ishin kompetente Hoti-Xhyheri për të firmosur këtë kambial? Sella e Bankës Kombëtare TIRANE — (Ed.La.) - Ligjërohet kthesa për skandalin Arsidi. Pas Padeshjes së Hotit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe arrestimit të Xhyherit, Drejtorit të Bankës Kombëtare Tregtare, ndryshohet edhe Vendimi i Gjykatës së Tiranës që kishte dënuar me 15 vjet heqje lirie Saliun, Tartarin dhe Ahmetin. Gjykata e Apelit vendosi — mbi bazën e ankimit — që çështja e tyre t'i kthehet përsëri organeve të Prokurorisë për plotësimin e mëtejshëm të hetimeve. ”Unë kisha deklaruar se klientët e mi ishin të pafajshëm — deklaroi për Gazetën menjëherë pas suksesit Sanxhaku, avokat i Saliut dhe Tartarit — me zgjerimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje, mendoj që secili do të gjejë vendin e tij”. Gjykata e Apelit — që e quajti Vendimin e Gjykatës së Tiranës si të pabazuar në ligj e në prova — vendosi t'i rikthejë këtë çështje organave të Prokurorisë edhe pse pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës kish filluar çështjen penale në ngarkim të Xhyherit. Edhe ky funksionar i lartë — sipas Kryetarit të Trupit Gjykues Prel Martini — akuzohet tashmë për kambialin e skontuar prej 1.6 milionë dollarë. Pritet vetëm bashkimi i çështjes së Xhyherit me atë të të pandehurve Saliu, Tartari e Ahmeti dhe publikimi i personave të tjerë mbi të cilat Prokuroria sapo ka filluar çështjen penale. Rifillon kështu edhe një herë hetimi për Skandalin Arsidi.
i- Xhихëri do-rëshkrimi apo origjinali?
— A ishin kompetente Ho-telierët për të firmosur këtë kambial?
Prokurorët nisen për në Itali
SKANDALI I NDİHMAVE/ Me misionin në Romë rifillojnë hetimet
Kërkohen prova të reja kundër Nanos
EDMOND LACI TIRANE — Shkojnë në Itali tre funksionarë të lartë nga Prokuroria Shqiptare. Ndërmjet atyre që janë parashikuar për t'u nisur sot drejt vendit tjetër që vazhdon hetimet për skandalin e ndihmave, janë Fatos Dervishi — hetues i Nanos — dhe Arben Qeleshi, Prokuror i Tiranës. Obligimi i hetuesve shqiptarë është i madh: Gjykata e Tiranës — duke e rikthyer të martën edhe një herë çështjen e të pandehurve Nano, Plaka, Gjini dhe Allkja për hetime të mëtejshme — i ka kërkuar Prokurorisë që të ndërhyjë edhe pranë autoriteteve shtetërore italiane për të kërkuar prova të reja. Duhet për këtë edhe ish-punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri, ndërmjet të cilëve, ish-ambasadori Torquato Cardilli si dhe Giuseppe Perniola, administrator i Levant Co., shoqëria bareze në qendër të skandalit. Por jo vetëm kaq: mungojnë edhe pohimet e nevojshme të mjaft funksionarëve italianë të Ministrisë së Jashtme Italiane, të cilët janë marrë me ndihmat që i janë akorduar Shqipërisë nga qeveria e tyre. Gjithashtu — sipas Gjykatës — Prokuroria duhet të kryejë veprime e të marrë kontakte edhe me Shoqërinë e Kontrollit të Mbikqyrjes të Ministrisë së Jashtme Italiane, për të cilën Fatos Nano ka pretenduar se është një organizëm që kontrollon jo vetëm ofertat, sasitë dhe llojet, por edhe çmimet e mallrave. Është kjo një ngarkesë e madhe me të cilën prokurorët shqiptarë do të nisen ndoshta sonte për të kërkuar — bashkë me kolegen italiane Evelina Canale — dokumente dhe dëshmi të reja. Janë 7 detyrat për të cilat Gjykata e Tiranës nuk pranoi procesin e shpejtë të Nanos dhe tre persona të tjerë të akuzuar bashkë me të. Por më kryesorët natyrisht lidhen me Italinë. “Është e pamundur që çështja Nano të trajtohet vetëm nga organet tona — thotë për Gazetën Agim Tirana, njëri nga avokatët e tij — nëse nuk do të ketë bashkëpunim ndërmjet hetuesve shqiptarë dhe atyre italianë, ky proces do të jetë pa fund”. Është ky avokat që për herë të parë dy detyrat hetimore: “Kthimi i çështjes për hetime të mëtejshme është një sukses, në radhë të parë, për Drejtësinë Shqiptare”. Ish kryeministri, Fatos Nano Ja pse hetimet nuk mjaftojnë Sipas vendimit të Gjykatës, që hetimet të plotësohen duhet: • Zgjerimi i dëshmitarëve okulare si Arben Alia, Pajtim Ajazi, Bajram Xhaja, Edi Vesho, Hajdin Sejdia, Giuseppe Perniola, si dhe ish-punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri si Torquato Cardilli, apo edhe funksionarë të Ministrisë së Jashtme Italiane që janë marrë me ndihmat akorduar Shqipërisë. • Të ripyetën Ramiz Alia, Shkëlqim Cani, Ridvan Qarri, Adil Qarçani e Lutfì Aliaj. • Të kryhen ballafaqime midis dëshmitarëve si dhe ato dëshmitarë të pandehur. • Të kryhen veprime dhe të merren kontakte me Shoqërinë e Kontrollit e të Mbikqyrjes në Ministrinë e Jashtme Italiane. • Të bëhen aktekspertimet për të saktësuar shumën për të cilat akuzohen të pandehurit dhe të sqarohen veprimet dhe motivet e bashkëpunimit ndërmjet tyre. • T'i jepet zgjidhje versioneve, nëse bëhet fjalë për shpërdorim apo përvetësim dhe a ka bashkëpunim të thjeshtë ndërmjet të pandehurve apo janë një grup i organizuar. • E dëmton apo jo gjykimin, ndarja më vete nga Prokuroria për çështjen e Farudin Hoxhës? • Të sqarohen më saktë provat për bashkëpunim ndërmjet të pandehurve Fatos Nano e Sokrat Plaka.
se se jashtëm italiane, të cilët janë marrë me ndihmën e tyre.
Thirret për në Athinë ambasadori i Greqisë
Qeveria Papandreu vazhdon të protestojë
TIRANË — Dialogu midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk shkon përpara dhe kriza — në të kundërt — rrezikon të rritet.
Të mërkurën në mbrëmje qeveria greke ka vendosur të thërrasë në Athinë për konsultime ambasadorin e saj në Tiranë, Kristos Stalikis, ashtu edhe konsullin e Gjirokastrës. Vendimi, që u komunikua nga një zëdhënës i qeverisë greke, është vazhdimi i një shkëmbimi protestash formale për incidentet e fundit që kanë ndodhur gjatë kufirit.
Thirrja e ambasadorit — që në botën diplomatike merr vlerën e një proteste tepër të rreptë — u bë në fundin e një mbledhjeje të mbarë me një mesazh, që i referohen minoritetit grek në jug të vendit. Në Parlament deputeti i Partisë të së Drejtës të Njeriut, Thoma Mico, akuzoi policinë e Delvinës për përdorim të dhunës, duke e ditur se nuk ekziston nga ana e qeverisë së Tiranës një vullnet diskriminues. Sipas zërave të pakonfirmuar që kanë qarkulluar në mëngjes, po në zonën e Delvinës janë verifikuar përleshje të vogla midis shqiptarëve të minoritetit dhe policisë, disa prej të cilëve kanë mbetur të plagosur lehtë. Në mbrëmje mbërriti pastaj lajmi i thirrjes së ambasadorit Stalikis.
Kjo është kriza e parë politike midis dy vendeve që kur mori postin e ri si Kryeministër Andreas Papandreu, që në fjalimin e tij programatik premtoi që të hapë një dialog me Shqipërinë, me kusht që të respektoheshin të drejtat e pakicës greke. Javën e kaluar tre emigrantë klandestinë shqiptarë u gjetën të vrarë në zonën e kufirit, pra në Ersekës, por qeveria e Athinës e përgjegjësoi lajmin që kanë qenë rojat greke.
Qeveria vendos të ulë çmimin e lëndëve të para për industrinë
TIRANË (p.re.) — Do të ulen çmimet e shitjes së disa lëndëve të para, pjesëve të këmbimit dhe makinerive, të sjella në Shqipëri në formën e ndihmave ose kredive, nga organizma ndërkombëtarë si Komuniteti Evropian dhe Banka Botërore si dhe shtete të veçanta.
Ky është një nga vendimet që u morën në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave në bazë të një projektligji të paraqitur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kishte kohë që në këtë rrafsh ishte krijuar një situatë sa e habitëshme aq dhe shqetësuese. Një sasi e konsiderueshme lëndësh të para, nga çelqet e deri tek mielli, të importuara në formën e ndihmave apo kredive për rivënien në punë të industrisë, kanë mbetur stok. Ndërmarrjet shqiptare, të dobëta financiarisht, nuk kanë mundur të përballojnë çmimet e tyre të shitjes. Një pjesë te nevojave për këto lëndë të para, ato kanë mundur t’i plotësojnë në sektorin privat apo shtetëror të tregëtisë, ku çmimet kanë qenë më të ulta. Me këtë vendim, Qeveria kalon një pjesë të të ardhurave që siguron prej ndihmave tek ndërmarrjet, dhe mundëson qarkullimin e stoqeve duke e bërë çmimin e tyre më konkurrues.
Në Tiranë rritet numri i të ikurve
Të dhënat e para për pesë muajt e ’93
TIRANË (p.re.) — Vazhdon emigrimi i shqiptarëve, madje ndoshta me ritme më të larta se një vit më parë.
Sipas një studimi të bërë në Tiranë nga Instituti i Statistikës, vetëm për 5 muajt e parë të vitit 1993 kanë emigruar 1722 persona, në një kohë kur në vitin 1992, kishin emigruar nga kryeqyteti 3084 vetë. Arsyeja e kësaj tendence për t’u larguar nga vendi, vazhdon të jetë pamundësia për të gjetur punë si dhe të ardhurat ende të ulta të mijfat familjeve shqiptare. Po sipas Institutit të Statistikave, në Tiranë ka 5502 familje të ardhura të pakta, të ashtuquajtura me pragapmbetje ekonomike me rreth 12441 persona, si dhe 651 familje të varfëra me 1143 persona.
Pjesa dërrmuese e këtyre njerëzve, emigrojnë individualisht në forma nga më të ndryshme, sepse ritmet e emigracionit të organizuar, tek i cili ishin mbështetur shpresat e shumë shqiptarëve, mbeten të ulta. Problemet e mprehta të papunësisë, me të cilat ndeshen sot thuajse të gjithë vendet e zhvilluara të Europës, nuk jep shpresë për ndryshime pozitive në të ardhmen. Madje nga disa prej këtyre vendeve, vijnë sinjale frikësuese për riatdhesimin e emigrantëve të deritanishëm. Sidoqoftë për pjesët për organizimin e emigracionit nuk kanë reshtur. Ministria e Punës dhe Emigracionit, është arritur që kohë pas kohe, të dërgohen mënyrë të organizuar në vende të ndryshme për të punuar, grupe të vogla emigrantësh.
Interpretime psikologjike: Ëndrrat dhe dëshirat
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të acaruar kur zgjohesh.
Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parandjenjë, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
Interpretim psikologjik: Është një ëndërr që shihet shumë nga femijët që vizitojnë kopshtin zoologjik. Shpërthët fëmijët tek një fantazi të lidhur me botën e kafshëve e të aventurave. Tek të rriturit rrallë ndodh, kemi nevojë të ndjehemi të mbrojtur, të ruajmë emocionet tona. Në momente të tjera kemi për kafshët në kafaz një lloj keqardhjeje që shkakton ndjenjën e të ndjerit të mbyllur në kafaz nga një situatë e vështirë.
Interpretim psikologjik: Në nivelin psikologjik krimbi kërkon një gjendje ankthi tashmë ekzistuese, që sa edhe kur zgjohemi kjo gjendje ekziston për shumë kohë. Gjithashtu ky imazh simbolizon një ndjenjë të ndjerit të mbyllur përballë për ndonjë fjalë tonën.
Interpretim psikologjik: Vello fsheh një të vërtetë: në se jemi të mbuluar nga një vello, shprehim dëshirën tonë për të mbajtur një sekret, për të zbuluar personin tonë. Por në se shohim veten persona të tjerë të mbuluar nga një vello, do të thotë se kemi dyshime mbi sinqeritetin e tyre.
I DEHUR
Interpretim psikologjik: Në përgjithësi kjo ëndërr manifeston pakënaqësinë, paqartësinë, vështirësitë për të qenë autonom si në rastin kur i dehur është personi që ëndërron ashtu si kur të dehur janë të tjerët.
ZOGU
Interpretim psikologjik: Zogu paraqet gjithçka që ka të bëjë me materien e pa-shpirt, shpesh në ëndrrat tona, zogjtë simbolizojnë diçka që ka të bëjë me dëshirat, mendimet dhe kujtimet: një “fluturues” që rreh krahët brenda një dhome pa arritur të dalë simbolizon një ide që nuk arrin të largohet nga mendja.
TOKA
Interpretim psikologjik: Është materia e kundërt e shpirtit: trupi nga i cili përbëhemi të gjithë. Me terma të psikanalizës, toka është simbol femëror në të gjitha aspektet e saj, pozitive dhe negative: është ajo që prodhon, është ajo që ushqen por është ajo që edhe shkatërron dhe mbyt. Mund të paraqesë turnin për odhe agresivitet.
Duhen pra të konsiderojmë të gjitha elementet e ëndrrës për të interpretuar këtë simbol kaq të pasur. Të shkëmbejnë poshtë tokë shprehëm dëshirën tonë për të kërcyer brenda vetes; të gërmoj me duar tokën përkundrazi është një ëndërr me një ngarkesë të madhe erotike dhe shpreh dëshirën e një personi seksual të hash dhe oso gol shpreh dëshirën për të përvetësuar feminitetin.
NË BRENDSI
Dashuria e planifikuar
Kontraceptive për të rinjtë
NË FAQEN 3
Në Belfast shpërthen hakmarrja e protestantëve
NË FAQEN 2
Torino, vjedhje në trena arrestohen dy shqiptarë
NË FAQEN 2
Dje në Shqipëri
MUND TË KUFIZOHET PËRDORIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE NËPËR FAMILJE — Mund të merren masa edhe për kufizimin e përdorimit të energjisë elektrike nëpër familjet dhe konsumatorët industrialë të familjarëve”, deklaroi Abdyl Xhaja, Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjitike. Këtë e tha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Thashë se këtu uli — e cila si rezultat i të dhënave përtej 1 herë në vit — ka krijuar pas një dhënave përseri dhe përsa i përket energjisë elektrike vendin dhe shumë e rëndë për konsumatorët me probleme, të cilat e konsumojnë atë për qëllime energjetike. Në “Furrën e Drinit” përballojnë një pjesë për të plotësuar këto kufizime. Përderisa i TEC-it të Fierit për të plotësuar këto nevoja, do të sjellë në humbje përreth 200 milion lekë në muaj, muaj.
VAZHDON PROJEKTI I QEVERISË AUSTRIAKE PËR TË NDËRHYRË NË SHKOLLAT E SHKODRËS E TË PËRNDIMORE — Do të fillojnë në fazën e dytë të të zonës veriore. E qeveria austriake në ndihmë e shkollave e projektit të zonës veriore të vendit. Qëllimi i fazës së parë është që të zhvillohen në një vend të mbështetur për shkollat, përveç në shkollat e mëdha të qyteteve. Ndërsa faza e dytë e këtij projekti do të vijë në Shqipëri dhe do të mbështesë shkollat në veri të vendit.
MINISTRIA I SASITEM SEKRET GJERGJ VIZION AFRI KEMI E TË — Tek ministria ...