31/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 tetor 1993

Vjedhje të siguruara

Së shpejti dy shërbime të reja janë gati Vjedhje të siguruara Në janar INSIG do të mbrojë edhe jetën Por klientët kanë filluar të mashtrojnë. Instituti reagon me rrjetin e agjentëve ARMAND MERO TIRANE — Shqiptarët do të kenë më pak frikë nga vjedhjet. Shumë shpejt ata do të mund të sigurohen nga ky rrezik. Brenda këtij viti Instituti i Sigurimeve ka vendosur më në fund të fillojë edhe këtë aktivitet. Por jo vetëm kaq: në janar fillojnë edhe sigurimet për jetën. E ndërsa INSIG kërkon të zgjerojë fushën e sigurimeve, evidentohen edhe mashtrimet e para të klientëve. Për këtë INSIG ka menduar të reagojë dhe shumë shpejt ai do të ketë agjentët e tij. Do të fillojë kështu të aplikohet edhe një lloj tjetër sigurimi në Shqipëri. Ai do të jetë mbi vjedhjet dhe do të mbulojë kryesisht automjetet si dhe mallrat në depo e magazina. “Është një sigurim i thotë Gazetës Naim Hasa, Drejtor i Përgjithshëm i INSIG-ut — për të cilin kemi pasur shumë kërkesa, sidomos nga tregtarë të ndryshëm. Tani kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm tarifat”. Kështu të siguruarit, nëse i vidhet mjeti apo dyqani do të bëhet zhdëmtimi në vlerë. Këtë herë sigurimi nuk është i detyruar — si ai i automjeteve në rast dëmtimesh ndaj të tretëve — prandaj INSIG-u do të bëjë edhe zgjedhje midis klientëve, duke mbajtur parasysh besueshmërinë e tyre. Një tjetër policë e re sigurimi do të jetë një fuqi në 1 janar 1994. Për herë të parë shqiptarët do të mund të sigurojnë edhe jetën e tyre. “Ky lloj — tregon Hasa — nuk është vetëm një investim për atë që e bën, por edhe një klient do të paguante sigurimet mbi jetën për një shumë prej rreth 500 dollarë në vit, në rast vdekjeje kjo shumë do t’i kthehej trashëgimtarëve të tij, ose pas 10-15 vjetësh shuma e derdhur do t’i kthehet të siguruarit bashkë me interesat. Në praktikën botërore ky lloj zë rreth 35 për qind të sigurimeve. Por iniciativa e reja kanë edhe të papriturat e tyre. Dhe INSIG ka filluar ta pësojë: nuk janë të pakta rastet kur klienti kërkon të përfitojë. Kështu ai disponon një makinë të vjetër dhe e përplas në mur, duke u justifikuar pastaj se shkaktar ka qenë një i tretë, e për këtë njëra anë — shprehet Arben Siliqi, nëndrejtor i INSIG-ut — është një rrezik i mirë. Kjo tregon se shqiptarët kanë filluar të njohin praktikat e sigurimeve. Edhe në botë 25-30 për qind e dëmshembëlimeve janë mashtrim”. Megjithatë drejtuesit e këtij institucioni, nuk janë të mendimit që të lejojnë këtë të mirë të zhvillohet. Midis tyre dhe inspektoriatit rrugor ekziston një bashkëpunim i mirë. Madje INSIG-u po përpiqet të sjellë dhe radarë për të kontrolluar shpejtësitë, në mënyrë që të evitohet aksidentet. Se shpejti ai do të ketë edhe rrjetin e vet të agjentëve. Do të jenë këta që do të hetojnë për çdo rast dëmshembëlimi — deri tani numri i tyre ve- Tur 3.500 — e do të përcaktohet detyrimin apo jo të INSIG-ut ndaj klientit. Me aplikimin edhe të këtyre sigurimeve, INSIG-u do të mund të mbulojë çdo lloj aktiviteti në Shqipëri. “Ne — deklaron Hasa — jemi gati të mbulojmë çdo investim në Shqipëri dhe këtë falë paritetit dhe tërheqjes së shoqëritë e mëdha siguruse evropiane”. Së shpejti INSIG-u — që pas dy vjetësh mendohet të radhitet në shoqëritë e nivelit evropian përsa i përket anës financiare — nuk do të jetë e vetme. Ndërkohë po përgatitet legjislacioni për shoqëritë e sigurimeve. Ky legjislacion do të lejojë ushtrimin e kësaj veprimtarie vetëm për shoqë- Një tjetër policë e re sigurimi do të hyjë në lloj — tregon Hasa — por edhe një kursim”. Kështu, Por iniciativa e reja kanë edhe të paraprurat disponon një makinë të vjetër dhe qenë një i tretë, e për këtë kërkon zhdëmtimin. “Nga Më të pasurit e tyre, — e për të përpjetë të saj edhe radare për të kontrolluar shpejtësitë, në mënyrë që të evitohen aksidentet. Shpejt ai do të ketë edhe rrjetin e vet të agjencive. rast dëshpërhëbimi — deri tani numri i tyre vetëm për automjetet ka arri- përpiqet të sjellë dhe të agjencive. rast dëshpërhëbimi — deri tani numri i tyre vetëm për automjetet ka arritur ... Për iniciativat e reja kan ... Tani ata ndodhen në “Shtëpinë e Fosh njës”. 34 vetësh që kujdeset. Regjimi i këtij të kthyerve është i rregullt: ngrihen në orën 6.30 të mëngjesit e pas ... Për iniciativat e reja kanë ... Një aksident vdekjeprurës në Tiranë: nëpërmjet sigurimeve familjarët e viktimave mund të marrin një zhdëmtim

Natyra pagëzon fëmijët jetimë të lënë rrugëve nga prindërit

Historitë e trishtuesshme të 43 vogëlushëve që rriten nga shteti BRIKENA CANI TIRANE — Janë fëmijë të pagëzuar vetëm nga natyra. Sepse vendi ku ata janë gjetur — të lënë në mëshirë të fatit — u ka dhënë pakëz identitet. Edvin Shkolla, Redi Ferra, Eni Themeli, Migena Gjeta: origjina e të gjithëve është përcaktuar nga vendi ku janë gjetur, për shembull një shkollë, themel shtëpie ose në një ferrë. Janë fëmijë për të cilët nuk dihet kush është nëna apo babai, krijesa të pafajshme, por që kanë mbijetuar. Dhe aq më tepër, prindërit e tyre e kanë tashmë gati të pamundur të korigjojnë fajin e tmerrshëm. Janë fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjës” në Tiranë. Shtëpia e tyre është dikur atë afër Stacionit të Trenit. Vetëm disa nga këta vogëlushë të këtij institucioni emrat ua kanë vënë prindërit ose më saktë nëna e tyre. Nga 43 të braktisur, 0 deri në 3 vjeç, që strehohen në “Shtëpinë e Foshnjës” në Tiranë, vetëm për të të interesohët dikush. Ndërsa të tjerët janë të braktisur në natyrë ose në maternitet. Raisa, Migena dhe Petri janë të ardhurit e fundit nga materniteti në këtë mjedis të veçantë gjatë këtyre dy javëve. Nënat e tyre janë larguar gjatë natës nga materniteti pa e pagëzuar foshnjën e tyre, pa bërë edhe detyrën e fundit për ta, vënien e emrit. Por a mund të ekzistojë vallë ndonjë arsye që të justifikojë braktisjen e krijesës tënde? Mund të ketë motiv: kushtet e këqija, mungesa e atësisë apo fatkeqësi të tjera. Por motivi kurrë, asnjëherë nuk mund të justifikojë mohimin e vetvetes. Tani ata ndodhen në “Shtëpinë e Foshnjës”. Pra tashmë ata kanë një shtëpi dhe një personel prej 34 vetësh që kuj- lArjes dhe pastrimit ushqehen dhe fillojnë të luajnë. Dhoma e tyre e lojërave është e madhe dhe me plot gjëra të bukura. Ata luajnë dhe buzëqeshin ëmbël. Janë fare të pafajshëm. “Në këtë dhomë ata kanë mundësi të zgjedhin lodrat që duan, preferencën dhe prirjen e tyre”, i thotë Gazetës Drejtoresha e “Shtëpisë së Foshnjës” Daklea Shtylla. Po riorganizohet edhe jeta e tyre që të jetë sa më e qetë dhe e gëzuar, në mënyrë që këtyre vogëlushëve fatkeqë të mos iu mungojë ngrohtësia. Në një nga dhomat që është mobiluar së fundi, nëpër mure ka lodra dhe pamje të bukura; në parvazin e dritareve lule natyrale; krevatet janë të këndshme dhe të pastra. “Kjo është dhoma ime, është me dhe më e bu- hnjes” sëbashku me vëllain të tij të vogël Redin 2 vjeçar. Të dy janë protagonistë të pafajshëm të një historie të dhimbshme. Mamaja ndodhet në burg sepse ka vrarë babain. Në këtë rast viktimë janë edhe dy vogëlushët fatkeqë. Si rrregull është që fëmijët pas mohës 3 vjeç i transferojnë në institucionet e Fëmijës në Shkodër. Por për dy vëllezërit Hosha është bërë një përjashtim të mos i ndajnë nga njëri-tjetri. Në këto n krevatave të lëna janë shkruar emrat e vogëlushëve: Eni, Pegi, Migena e kështu me radhë. Edukatoret çdo mëngjes komunikojnë në gjëndjen e fëmijëve. Në personel është edhe një mjek që kujdeset për shëndetin e fëmijëve. Në të shumtën e rasteve fëmijët janë të porsalindur, mbahen nga 2 javë deri në moshën 3 vjeç, vajzat që janë poshtë 3 vjeç i transferojnë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Për por ndajnë nga njëri-tjetri. Ndonjëherë me kurrizin te televizori të herë pas here. Mar- rios së vogël i ardhij ajo që ai i thërrret me zë të mekur “mami” dhe pasi e puthi dhe i la një banane iku duke mbyllur derën. Pas kraheve të saj vogëlushi lebetitet. Asgjë nuk e qetësonte Marion. E hodhi bananen dhe qau. Qau shumë. Sytë e tij shikonin trishtuesshëm nga dera. Eshtë herët dhe ai nuk kupton asgjë. Ky fëmijë ... Në sallë e Institutit për fëmijët e braktisur

Kryeqyteti i kërkon ndihmë organizmave ndërkombëtare

Qytetet mesdhetare japin 100.000 USD për mjedisin urban TIRANË — Mbrojtja e mjedisit të Tiranës preokupon edhe 8 organizmave ndërkombëtare. TIRANË — (Ed.La.) Mbrojtja e mjedisit të Tiranës preokupon edhe 8 organizmave ndërkombëtare. Një asamble e 18 qyteteve mesdhetare e ka gjykuar emergjente ndërhyrjen në Tiranë dhe sapo ka akorduar 100 mijë dollarë. Paraprakisht kjo shumë është menduar të përdoret për krijimin e një studimi për mbrojtjen e mjedisit urban të kryeqytetit shqiptar. Sali Kelmendi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës — i ndodhur në Marsejë pikërisht për punimet e kësaj asambleje — ka paraqitur një material, në të cilin është folur për shqetësimet aktuale të kësaj bashkie si dhe problemet aktuale që e pengojnë. Pas dy muajsh në Tiranë do të mbërrijnë specialistë të organizmave ndërkombëtare, të cilët në bashkëpunim me ato vendas, do trajtojnë për përparësi furnizimin me ujë. Por jo vetëm kaq. Në plan janë edhe kanalizimet, pastrimin e ujërave të zeza si dhe administrimi dhe përpunimi i mbeturinave të ngurta. Por projektet do të hapë edhe perspektivën e gjetjes së fondeve të tjera, që përsëri do të përdoren për këtë qëllim. Ndërhyrja për mbrojtjen e mjedisit të Tiranës prej kohësh është quajtur e domosdoshme. Është një kryeqytet ku pas 50 vjet të ndalimit të autonomiteteve private, tashmë numëron në rrugët e saj — të ndërtuara pa plan afatgjatë — rreth 30.000 mjete transporti. Gjithashtu po në këtë qytet llogaritet të magazinohen rreth 70 për qind e mallrave të vendit të sektorit privat e ku çdo muaj krijohen rreth 2.000 metra kub dhe mbetje ndërtimore. Pa përmendur këtu amortizimet e rrjetit të ujit të pijshëm apo atyre të zeza dhe shtrirjet e rrjetit shpërndarës të energjisë. Edhe pse sektorit i pastrimit të qytetit përbëhet nga tre ndërmarrje me rreth 900 punonjës, mungojnë mjetet themelore për të kryer një punë të tillë. Fillimi i vitit 1992 i kish lënë trashëgim qytetit vetëm 2 makina pastrimi dhe 30 transportuese, por edhe një gjendje të mjeruar të kazanëve, pikave të pastrimit e mjeteve të tjera të punës.

Policia ndalon lojtarin e kapsollave

Tiranë/ Vetëm dy vjet pas krismave të vërteta të automatikëve EDMOND LAÇI TIRANË — Krizma pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Qytetarët e rrethit janë trembur, ndonëse e dinë se këtë herë nuk kanë të bëjnë me ish-ushtarët e Gardës, që dy vjet më parë kishin qëlluar në ajër — para muzeut Enver Hoxha — për të trembur turmen që po i afrohej Komitetit Qendror të PPSH. Edhe pse kanë kaluar mjaft ditë nga shkurt i ’91, krisma e automatikëve trondit, siç ndodhi në 21 e mbremjes. Por nëse nuk ka ndryshuar instinkt i frikës, kanë ndryshuar gjera të tjera. Një 17 vjeçar nga Tirana është kapur në mbrëmjen e 28 tetorit në flagrancë nga punonjësit e ndjekjes së krimeve të Komisariatit 1, ndërsa përpiqej të bënte të njëjtën gjë: trembjen e kalimtarëve. Këtë herë kanë ndryshuar armët dhe vendi e automatikut dalosht E. Ç. ka përdorur kapsollat. Por këtë herë ka ndryshuar edhe mentaliteti i organave të Ruajtjes së Rendit; prishësi i qetësisë publike është ndëshkuar dhe menjëherë është dërguar drejt Komisariatit të Policisë. Koha e krismave me armë të vërteta — dhe kur autoriteti i shtetit në tre duket i largët. Sot mund ta pësojnë edhe vetëm duke i imituar ato. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës

Sot dhurohet një panoramë e Barit

. Lexuesit do të marrin sot falas panoramën e katërt nga ato që shpërndahen çdo të dielë së bashku me Gazetën Shqiptare. Panorama e pasnesërme është riprodhimi i një pikture të vjetër të Barit.

Dje në Shqipëri

KAKAVIJE: PËR 10 DITË KTHEHEN 5 MIJË REFUGJATË — Vazhdon kthimet e refugjatëve shqiptarë nga policia greke. Ndërkohë këto ditët e fundit ka rënë fluksi i kthimeve, në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër janë përfshirë 5.000 të kthyer vetëm në 10 ditë. Të martën dhe të mërkurën — që ishte edhe sasia më e madhe e të kthyerve — marrëdhëniet shqiptaro-greke u tensionuan për herë të parë pas rikthimit në pushtet të socialistit Papandreu. Autoritetet greke përsëri në shfaqësimin e tyre përdorën pretendimet e njohura për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. LAÇ: NJE TJETER PROJEKT BINJAKËZIMI ME QYTETET E ITALISË — Laci dhe Carsoli — qytet italian i krahinës së Abruzzos — do të jenë qytetet që do të binjakëzohen së shpejti. Për realizimin e këtij projekti po përpiqet Edmond Dulaj, ambasadori shqiptar në Itali, i cili ka zgjedhur bashkëqytetin e përfaqësues të komunës të Carsolit. Ky do të jetë binjakëzimi i dytë i Laçit me një qytet italian, pas atij me Nichelino të Torinos. NË MIRDITË MUNGESA E TRANSPORTIT TË MBISEVET REZIKON SHKOLLËN — Mungesa e një transporti të rregullt për mësuesit në rrethin e Mirditës, ka rrezikuar seriozisht zhvillimin e orëve të mësimit në disa zona të këtij rrethi. Janë 3 autobusë që janë vënë në dispozicion të mësuesve, të cilët japin mësim në këto zona. Gjendja e keqe e mjeteve shtetërore të transportit ka detyruar Qendrën Ekonomike të Arsimit në rreth që të faturojë mjete private me një vlerë rreth 1,8 milionë lekë.

NË BRENDSI

Futboll, sfidë e Boninsegnës Kombëtares shqiptare Nesër ndeshja drejtëpërdrejtë në RAI3 NE FAQEN 2 Së shpejti në Shqipëri monedha të reja Gjithçka gati janë përgatitur edhe vizatimet NE FAQEN 3