03/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 nëntor 1993

Një urë miqësie me Shqipërinë

Që nga 1 nëntori “Gazzetta del Mezzogiorno” ka një drejtor të ri. Doktor Giuseppe Gorgux — që e ka drejtuar për gati gjashtë vjet — vendosi ta lerë këtë detyrë për t’u dedikuar me kohë të plotë në drejtimin sipërmarrës të ndërmarrjes që sot — për shkak të krizës ekonomike që shkakton pjesën më të madhe të ndërmarrjeve italiane — kërkon një impenjim tepër të kualifikuar. Këshilli Administrativ i EDISUD S.p.A la ka besuar kështu detyrën e Drejtorit të Gazetës doktor. Antonio Spinosa, ish i dërguar i gazetës “Corriere della Sera” dhe shkrimtar me famë ndërkombëtare për historinë. Duke marrë drejtimin e kësaj gazete me një traditë antike dhe të lavdishme, i drejtoj një përshëndetje Lexuesve duke u angazhuar menjëherë se do të respektoj denjësisht Madhërinë e Tij, Lajmin, dhe se nuk do t’i përshkatëm opinioneve të përgjithshme dhe po të jetë nevoja do të veproj kundër tyre në rast se këto nuk janë të drejta. Në Itali, siç e di dhe vetë miqtë shqiptarë, po përjetojmë një moment të një krize të thellë. Gazeta jonë është angazhuar në vendin e saj të origjinës të përfaqësojë interesat e huaja që publikohen në gjuhën lokale. Kjo është e huaj i garanton një pavarësi, dhe kështu, i garanton saktësi e përpikmëri e përfaqësojnë pikën e saj thelbësore të forcës. Që në fillim të publikimit të saj — që ndodhi më 22 prill 1993 — është theksuar qëllimi i saj për të përfaqësuar një urë ideale midis Shqipërisë dhe Italisë, në emër të këtyre lidhjeve historike, gjeografike, ekonomike, kulturore dhe — pse jo — etnike, që përherë kanë lidhur të dy vendet. Pastaj, vlen të thuhet se, deti nuk është ndarje por kufi. Prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në Itali (më shumë se 40 mijë) dhe investimet përherë e në rritje të sipërmarrësve italianë kanë rritur nevojën e një fluksi informacionesh të dyanshëm midis dy brigjeve të Adriatikut. Objektivi ynë, që është respektuar përherë rigorozisht, është ai i «mos ndërhyrjes» në faktet e brendshme shqiptare, që do të thotë të jepësh informacion mbi gjithçka, pa favorizuar asnjë nga palët që herë pas here dalin në skenën politike. Sot Gazeta Shqiptare shesh se si rritet roli i saj në një vend që — pavarësisht nga vullneti i hekurt për të respektuar traditat e tij — kërkon modele zhvillimi dhe në planin e informacionit. Aftësia e saj për të dhënë lajme të qarta e të përpikta, tashmë e njohur, bën që ajo të jetë e hapur për të gjithë.

Incident tjetër Rojet greke qëllojnë: refugjati përfundon në humnerë

GJIROKASTER — (p. re.) Incident i ri në kufirin shqiptaro-grek. Policia greke ka kthyer pardje në pikën kufitare të Kakavijës kufomën e një shqiptari 19-vjeçar, i cili për t’i shpëtuar plumbave të rojeve greke të kufirit, ka rënë në një humnerë. “Është i dyti rast brenda pak ditësh — njofton Ministria e Rendit Publik — që të rinjtë shqiptarë, për t’u shpëtuar plumbave të policisë greke, përfundojnë në greminë”. Menjëherë pas incidentit Ministria e Jashtme Shqiptare — përmes një deklarate — komentoi incidentin e fundit si një “qëndrim ultranacionalist të qeverisë greke që nuk lë vend për një politikë të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë”. Ditën e hënë po kjo Ministri i dorëzoi një notë proteste përfaqësuesit të Ambasadës Greke në Tiranë. Viktima e fundit Shefit Durraj nga fshati Glavë i Tepelenës, i bashkohet edhe tre të rinjve shqiptarë, që kishin pësuar vdekjen — thuajse në të njëjtat rrethana — natën e 18 tetorit. Ja, vën e kaluar mbi 5.000 shqiptarë ishin riatdhesuar me forcë nga policia greke dhe vetëm rënia e fluksit të refugjatëve në ditët e fundit dha shpresat e një kthesë pozitive. Por edhe pse tashmë është konfirmuar vizita e Papulias, Ministër i Jashtëm i Greqisë — brenda 12 nëntorit — marrëdhëniet shqiptaro-greke rrezikojnë...

«Rreziku i radioaktivitetit»

Alarmi i një raporti të rezervuar Rrezatimi natyror zbulohet në disa zona të Shqipërisë TIRANE — Alarm i vjen nga Ndërmarrja Gjeofizike. Është një raport i rezervuar, alarmi i parë mbi radioaktivitetin i lëshuar deri tani në Shqipëri. “Në zonat gjeologjike të Shqipërisë janë të pranishëm shkëmbinj e minerale mbi dhe nëntokësore me përmbajtje të lartë lëndësh radioaktive. Po nuk u administruan me kujdes, mund të bëhen shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve”. Duket se propaganda e viteve të shkuara që e paraqiste Shqipërinë si një vend pa ndotje ekologjike, mjerisht, paska qenë një përrallë. Pas disa sinjaleve për ndotjen e mjedisit nga industria, tani vijnë të dhëna akoma më shqetësuese për rrezikun e radioaktivitetit natyror. Ndërsa mendohet se ishin vetëm njerëzit që kërcënonin mjedisin, befasisht kuptohet se ky raport paska dhe anën e vet të kundërt: është dhe mjedisi natyror ai që mund të dëmtojë njerëzit. Si kundërveprim ndaj këtij shqetësimi, nga specialistët e Ndërmarrjes Gjeofizike është përgatitur një projekt “Për Studimin e Radioaktivitetit Natyror dhe Artificial të Shqipërisë”. Është një dokument i rezervuar i paraqitur Komitetit të Shkencës dhe Teknikës për aprovimin dhe mbështetje financiare. Gjithashtu është kërkuar dhe kooperimi me projektin ndërkombëtar IGCP 259 “Hartografimi Ndërkombëtar Gjeokimik”. Studiimi është mjaft i gjerë. Ai synon të gjurmojë anomalitë e radioaktivitetit natyror në produktet ushqimore, materialet e ndërtimit, trojet, ndërtesat dhe shtëpitë e banimit, vendburime ujore, mineralet, tec-et, uzinat e plehrave apo fabrikat e pasurimit. Deri sot në Shqipëri janë bërë matje për radioaktivitetin artificial, që është rrjedhojë e eksperimenteve bërthamore apo e defekteve të tipit të Çernobilit. Për radioaktivitetin natyror dihet ende pak. “Nuk ekziston një hartë e plotë radiometrike e Shqipërisë — i tha Gazetës Asim Zajmi, Drejtor i Ndërmarrjes Gjeofizike — dhe pa të është e vështirë të kontrollohet situata. Të dhënat që disponojmë janë rrjedhojë e kërkimeve për minerale radioaktive si uraniumi, të kryera nga ndërmarrja, dhe jo i studimeve të posaçme për radioaktivitetin natyror që rrezikojnë shëndetin e njerëzve. Në zonën e Muhurrit në Peshkopi si dhe atë të Shishtavecit në Kukës, ka masive shkëmbore që kanë intensitet gama të rrezatimit natyral 30 — 70 Mikrorëntgen në orë, që në raport vlerësohet si e lartë përtej normave të lejuara”. Këta shkëmbinj janë përdorur nga fshatarët dhe plehrave, përmban uranium. Një pjesë e mirë e këtyre lëndëve radioaktive mbetet në plehun që shpërndahet në tokat bujqësore. Prej këtej ajo kalon te bima dhe më pas te njeriu. Po kështu përmbajtje të lartë radioaktive kanë dhe shtresat argjilore apo ranore që përdoren për prodhimin e tullave dhe të çimentos. Argumentet që japin specialistët për ekzistencën e këtij armiku të fshehtë janë të shumta. Ai shfaqet aty ku se pret. Në hirin e mbetur nga digja e qymyreve të tec-eve, që shpesh përdoret si lëndë e parë për tulla e rënobeton, apo në ujën e kristaltë të ndonjë burimi, siç është konstatuar në një zonë të Shkodrës. Ishte një zonë e papritur për specialistët e gjeofizikës zbulimi se fusha e futbollit e ish — Pallatit të Pionierëve në Tiranë — prapa Hotel “Dajti” — ka përmbajtje të lartë radioaktive. Shkak për kërkimet që çuan në këtë zbulim të rastësishëm, ishin disa matje të bëra për llogari të një firme gjermane që do të realizojë mbi këtë truall një shtesë te hotel “Dajti”. Janë këto dhe tregues të tjerë të kësaj natyre, që i kanë bërë specialistët të kërkojnë kontrollin e radioaktivitetit natyror, i cili i pakontrolluar bëhet mjaft i rrezikshëm siç ndodh forcë e verbër e natyrës. Disa teknikë kontrollojnë prezencën e radioaktivitetit me aparate Geiger

Brenda nëntorit do aprovohet ligji mbi investimet e huaja

Parlamenti shtyn dy interpelanca të rëndësishme TIRANE — (p.r.e.) — U përcaktua të hënën, programi i punës së Parlamentit Shqiptar, për muajin nëntor. Mbeten jashtë tij, raporti mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe pagesat e saj ndaj firmave bullgare, interpelanca mbi Gazidedën si dhe kërkesa për abrogimin e një pike të nenit nga ligji që përcakton statusin e ish-të perndjekurve politikë. Kështu u kërkua shtyrje e afatit — pasi nuk kanë përfunduar akoma kontrollet e duhura — për raportin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit për aktivitetin e kryer nga Ministria e Mbrojtjes dhe pagesën prej 360 mijë dollarësh në favor të një firme bullgare. Kërkesa për këtë raport, ishte bërë nga një grup prej 20 deputetësh dhe dërguar Blerim Çelës me 10 shtator. Gjithashtu mbeti e papërcaktuar, çështja Gazidede e cila mund të rikthehet në Parlament. Pas akuzës së Hajdarit dhe pyetjeve të shumta të parlamentareve — të cilave iu përgjigj vetë Kryetari i SHIK-ut — këtë herë i ishte kërkuar Kryeministrit Meksi — nga grupi i deputetëve të pavarur — një interpelancë ”për të shpjeguar qëndrimin antiligjor të Bashkim Gazidedes”. Me shumicë votash, nuk u pranua as kërkesa e paraqitur qe më 16 shtator, nga deputeti Perikli Teta. Ajo kishte të bënte me projektligjin ”Për abrogimin e pikës 6 të nenit 5 të ligjit ”Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”. Komisioni i Arsimit dhe Çështjeve Sociale ka shprehur mendimin se kjo çështje duhet të zgjidhet me përgatitjen e projektligjit për hapjen e dosjeve. Ndërkohë, Kryeministri Meksi i është përgjigjur kërkesës së grupit parlamentar të PSD, për një mocion rreth programit afatmesëm të Reformës Ekonomike për vendosjen e sistemit të Ekonomisë së Tregut. Meksi, ka deklaruar se do të paraqitet javën e parë të muajit nëntor. Gjatë këtij muaji do të shqyrtohet edhe projektligji ”Për investimet e huaja”. Pasi është parë nga Komisioni i Industrisë, Ligjeve dhe i Financës e Ekonomisë, ky projektligj do t’u kalojë grupeve parlamentare.

Shpëtohen nga mbytja 8 persona që tentuan të iknin

SHENGJIN — Përseri një tentativë për të ikur nga Shqipëria që rrezikon të transformohet në tragjedi. Tetë persona — midis të cilëve edhe një grua — të gjithë nga qyteti i Shëngjinit, janë shpëtuar në det nga një njësi marinës ushtarake italiane me sinjalizimin e një anijeje turke. Tetë personat ishin nisur në bordin e një motoskafi me shpresë që të arrijnë në brigjet italian, por një defekt në motorin e motorbarkës i ka bllokuar në mes të detit. Pas mbytjes së motoskafit, për dy ditë në mes të një furtune të tmerrshme, të tetë janë zbuluar nga anija turke ”Yavuz” që ka njoftuar menjëherë bazën e Durrësit të Marinës Italiane.

Presidenti Berisha takon Brittan

TIRANE — Mbërriti pardje në Shqipëri, Leon Brittan, Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian. Kjo ishte vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të këtij organi të rëndësishëm evropian në vendin tonë. Gjatë këtyre dy ditëve të tranzicionit, ndihmat humanitare dhe shqipëria — që KE, i ka dhënë Shqipërisë kanë qenë mjaft të rëndësishme. Bretton u takua të hënën me Sali Berishën, Presidentin e Republikës. Në këtë takim — si edhe në bisedën me Kryeministrin Meksi — Brittan theksoi gatishmërinë e KE për ta vazhduar ndihmën ndaj Shqipërisë.

Dje në Shqipëri

FANFARA E BERSALIERËVE ITALIANE JEP KONCERTE NË DURRËS E TIRANE — E ardhur me ftesë të komandantit të kontingjentit ”Pellicano”, Banda Ushtarake e Fanfarës së Bersalierëve të Italisë e Regjimentit të 7 të Brigadës Pinerolo, dha koncerte në Durrës e Tiranë. Në kryeqytet ajo ekzekutoi marrëveshje të ndryshme ushtarake në sheshin para Akademisë së Arteve të Bukura. MBËRRIN NË TIRANE AJEN LE-MASUR, MINISTER FRANCEZ I DELEG UAR PËR ÇËSHTJET EVROPIA-NE — Më ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Sërreq, mbërriti në Tiranë ministri francez Beladur. Në programin e vizitës së tij në Shqipëri, parashikohen takime me personalitet më të larta të vendit. KËSHILLI I MINISTRAVE VENDOS PËR RRITJEN E PAGAVE TË PUNONJËSVE NË INDUSTRINË FARAMACUTIKE — Duke njohur kushtet e vështira të punës të punonjësve të industrisë farmaceutike u vendos për rritjen e pagave në nivelin e tyre të industrisë kimike.

NE BRENDESI

Humbet por pëlqehet shumë ekipi kombëtar Shpresa Në Casarano, Itali-Shqipëri 1-0 NE FAQEN 3 Bota përkulet përpara regjisorit të madh Fellini Nesër ceremonia e varrimit në Rimini NE FAQEN 2