07/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 nëntor 1993

Alessi: «Ja dokumentat e mia»

SKANDALI ARSIDI / Pas arrest it të Hotit flet deputeti italian Alessi: «Ja dokumentat e mia» «Në Paris ndodhi diçka e çuditshme...» CARLO BOLLINO TIRANE — Deputeti i tmerrshëm Alessi i kthehet sulmit. Tregon më në fund cilat janë dokumentat që ka he dorë dhe mbi të cilat bazon akuzën e tij të ashpër ndaj Qeverisë Shqiptare për skandalin Arsidi. Por nuk ndalon këtu. Pikërisht ndërsa në Shqipëri — të enjtën në mëngjes — policia arrestonte ish-Guvernatorin Ilir Hoti, që prej disa muajsh Alberto Alessi e quante si përgjegjës në këtë çështje, ai — deputeti demokratian dhe polemiku i Italisë — i kthehet goditjeve ndaj Shqipërisë. Ndodhi kur Parlamenti duhet të ratifikonte marrëveshjen mbi Kooperimin Italo-Shqiptar mbi turizmin dhe mjedisin, të firmosur në Ancona me 13 korrik 1991. “Unë kam qenë relator i marrëveshjes dhe kam thënë në sallë se jam kundër aprovimit të saj — i thotë Gazetës — por megjithëse nuk dua ta dëmtoj popullin shqiptar, u mjaftova duke mos dhënë votën time. Vetëm kështu ratifikimi u realizua. Por pa konsensusin tim”. Ju prej shumë muajsh hidheni akuza të rënda mbi çështjen Arsidi. Sot Hetuesia Shqiptare ka rifilluar të hetojë dhe ka arrestuar shumë persona, përfshirë ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ilir Hotin. A jeni i bindur tani që nuk kishte asnjë dëshirë për të fshehur të vërtetën? “Kur njerëzit përfundojnë në burg asnjëherë nuk mund të jesh i kënaqur dhe megjithatë insistoj të them se ka edhe përgjegjësi të tjera. Dhe nuk flas vetëm për përgjegjësi gjyqësore, por politike dhe morale. Shtoj një konsideratë: burgjet plot me njerëz nuk garantojnë asnjëherë demokracinë...” Në të vërtetë edhe në Itali burgjet janë plot me njerëz. Por le të flasim për dokumentat: ju vazhdoni të mbështesni se keni shumë prova në dorë... “Po, provat janë dhe më shërbejnë të tregoj se nuk jam gënjeshtar”. Nga e kanë origjinën? “Nuk mund t’ju përgjigjem në mënyrë të saktë: le të themi se nuk vijnë nga Italia dhe as nga Shqipëria...” Mund të thoni të paktën se për çfarë bëhet fjalë? “Unë kam një detyrim ndaj Parlamentit Italian, të cilit i kam garantuar se do t’i dorëzoj të gjitha dokumentat. Por diçka mund ta them edhe më parë. Historia është mjaft e thjeshtë: në qershor të 1991 realizohet në Paris një marrëveshje e parë me të cilën ngarkohet zoti Arsidi të negociojë borxhin e jashtëm të Shqipërisë. Unë kam një kopje për këtë dokument, nuk mund t’ju them më shumë, por duke e lexuar dhe duke krahasuar disa data zbulohen gjëra mjaft interesante. Le të vazhdojmë përpara: me 1 nëntor 1991 Guvernatori Ilir Hoti firmos marrëveshjen me Arsidi-n, duke e përjashtuar nga çdo përgjegjësi në rast mos sukses. Me 30 nëntor firmoset nga Drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, Ardian Hyni, një marrëveshje e dytë, me të cilën i besohet Arsidi një letër kredit i parevokueshme për të marrë 1.6 milion dollarë si kompensim për punën e tij. Me 16 dhjetor ish-Kryeministri Vilson Ahmeti e konfirmon emërimin e marrë, më 20 mars 1992 Hoti firmos një çek për Arsidi-n për 1.2 milion dollarë. Dhe çeku arkëtohet më 15 korrik 1992 me garancinë e Agron Saliut. Për të gjitha këto kam dokumenta...” Po, por ju ç’bni këtu? “Hyj, sepse hyn Italia: më 19 shtator 1992 — megjithëse çështjet e nisura me Arsidi-n i besohën Beniamino Andretta-s, ministri aktual i Jashtëm Italian, e njëjta detyrë për të negociuar borxhin e jashtëm shqiptar. Dhe shumë më përpara një lojë identike ishte bërë edhe me Giuliano Amato-n. Ja cila është tallja. Me të gjitha ato lekë të dhuruara nga Italia Shqipërisë, Qeveria Italiane është vënë në lojë”. Po ku konsistonë sipas mendimit tuaj, paligjshmëria e kryera? “Paligjshmëria ka shumë dhe tani edhe Hetuesia Shqiptare po i zbulon. Por ka edhe gjëra të tjera që duhet të zbulohen. A nuk është e çuditshme, për shembull, që në vend të 1.6 milion dollarëve, Arsidi të ketë marrë vetëm 1.2? Po 400 mijë dollarët e tjerë, ku kanë përfunduar? Do ta shohësh, kur të flas në Parlament do të kuptohen shumë gjëra...” (gjithsej) 19 persona dhe jo 21 siç tha në një moment të parë) u transportuan nga një autobus të vënë në dispozicion nga Lidhja e Futbollit Italian, në portin e Brindizit, nga ku — në bordin e anijes «La Vikinga» — udhëhe të ktheheshin në atdhe. Por ja surpriza: në anijen për në Durrës hipën vetëm tetë persona. Për 11 të tjerët anjë lajm; gati të zhdukur. Me të drejtë, i shqetësuar nga kjo e bujshme, Zëvendëspresidenti i Lidhjes së Futbollit të Firences, avokat Vittorio Mormando, pa raqiti denoncimin në Kuesturën e Lecces. Dhe tani, të njëmbëdhjetë shqiptarët, lojtarë, trajnerë e drejtues, janë akuzuar për qëndrim klandestin. Tashmë iu është referuar agjentiëve të Kuesturës së Lecces (që tani kërkojnë këta klandestinët) që, gjatë ndeshjes me Italinë, kryetari i delegacionit kishte kërkuar lajme për një person me Casarano, person ky i fundi me famë jo të mirë. Në provë të të qënitregon se bëhet fjalë për një tike të organizuar në të gjitha detajet. Dhe me sa duket që me kohë. Por nuk është e përjashtuar edhe hipoteza tjetër se shumë prej atyre që mbetën në Itali, ta kenë shfrytëzuar këtë mundësi për një pushim të shkurtër pranë të afërmve të tyre imigrantë. Deputeti Alessi

Kombëtarja Shpresa: gjysma preferon të qëndrojë në Itali

Trajneri dhe lojtarët klandestinë Kombëtarja e futbollit Shpresa, e Shqipërisë, që të hënën ka luajtur në Casarano Nga redaksia jonë UMBERTO VËRRI LECCE — Nuk ishte një «ikje» e papritur, që u krye vetëm në momentin e hipjes në anije. Ka shumë të ngjarë, që ta kenë përgatitur deri në detajet më të vogla dymbëdhjetë anëtarët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, që zbarkuan të dielën e kaluar në Bari, (vinin nga Durrësi) dhe që pas stërvitjes në Salento, ku ditën e nesërme — e hënë 1 nëntor — luajtën një ndeshje miqësore me Kombëtaren Italiane të serisë C/1, që u zhvillua në stadiumin «Capozza» të Casaranos. Pasi luajtën dhe humbën me rezultatin 1-0, si futbollistët ashtu edhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kombëtares Shqiptare (gjithsej 19 persona dhe jo 21 siç u në portin e Brindizit, nga ku — në bordin e anijes «La Vikinga» duhet asnjë ikja e bujshme, Pra, një ikje e studiuar nga ana e Myslym Allës (kryetar i delegacionit), të Përgjegjësit të Federatës Shqiptare Petrit Kasapit, të trajnerit të ekipit, Edmond Gedza-ri, të masazhorit Bujar Alla dhe të futbollistëve: Amarildo Xheka, mbrojtës i Apolonisë, Brikeno Bizi, sulmues i Vllaznisë, Altin Gallo, mesfushor i Tiranës, Edmond Kodra, qendërfushor i Besës, Gentian Lici, qendërfushor i Partizanit, Edi Martini, qendërfushor i Vllaznisë dhe Alban Tafaj, mbrojtës i Partizanit. Kanë hyrë rrugëlli, që në atë dhe vetë: i ngarkuari i shtypit, Adriatik Dosti dhe lojtarët: Armir Grima, portier i Vllaznisë, Ilir Selimi, mbrojtës i Dinamos, Alvaro Zalla, qendërfushor i Teutës, Edmond Dalipi, sulmues i Dinamos, Indrit Fortuzi, sulmues i Tiranës, Aurel Mollti, qendërfushor i Vllaznisë dhe Edmond Sula, lojtar i Tiranës. Tashmë u është referuar agjentëve të Kuesturës së Lecces (që tani kërkojnë këta klandestinë) lajme për një person në Casarano, person ky i fundit me famë jo të mirë. Një provë tjetër që tregon se bëhet fjalë për një ikje të organizuar në të gjitha detajet. Dhe me sa

Muzeu Historik Kombëtar: grabiten monedha antike

Dyshohen disa vizitorë si autorë të mundshëm grabiten monedha antike TIRANE — (Ed. La.) — Grabitet Muzeu Historik Kombëtar nga një derë kryekëput. Këtë herë “vizitorët” kanë preferuar monedhat e vjetra antike të këtij Muzeu, që deri tani ditë nuk e kishte provuar ende fatin e mjaft muzeve të tjerë në Shqipëri. Të enjten në mëngjes punonjësit e Muzeut kanë konstatuar se monedhat e ekspozuara në katin e dytë të të treta të tij ishin zhdukur. Menjëherë — në orën 7.30 — për verifikimin e gjendjes janë paraqitur në këtë institucion, punonjësit e Policisë Hetimore e Kriminale të Komisariatit 3 të Tiranës. Edhe pse hetimet vazhdojnë dhe çështja i është paraqitur Prokurorisë së Tiranës, grabitësit ende nuk janë bërë të njohur. Hetuesit tashmë për të ndriçuar veprën kanë pyetur edhe shumë prej pjesëtarëve të Muzeut. Një ditë para verifikimit të grabitjes, pavionet — ku mungojnë monedhat — janë vizituar vetëm nga pesë persona: të gjithë shqiptarë, por vetëm njëri me banim në Shqipëri. Sipas punonjësve të Muzeut, grabitësit ia kanë arritur qëllimit të tyre pas heqjes së vidave mbi xhamat, në të cilat ndodhehshin monedhat e ekspozuara. Është një fond mjaft i rrallë antik dhe me vlera të mëdha. Grabitja së fundi edhe e Muzeut Historik Kombëtar bëhet thuajse njëkohësisht me zbulimin e publikuar në Gazetë, sipas së cilës, një shqiptar kishte tentuar t’i shiste një institucion muzeal në Gjermani 15 monedha të vjetra antike. Sipas specialistëve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar, këto monedha të nxjerra jashtë Shqipërisë, ka shumë mundësi që të jenë pjesë e koleksionit prej 70 monedhash, që ishin grabitur në vitin 1990. Por fondit arkeologjik shqiptar i mungojnë edhe afro 600 monedha të tjera, të zbuluara kohë më parë në Qinam të Kolonjës. Këtij fondi — të zhdukur — tashmë i shtohen edhe ato që sapo janë grabitur në Muzeun Historik Kombëtar.

Shkodër: vritet barbarisht një grua shtatzënë

SHKODER — (Bar. ça.) — Tjetër krim në rrethin e Shkodrës. Këtë herë viktimë e një vrasjeje monstruoze është një 25-vjeçare shtatzënë. Policia Kriminale e Shkodrës pardje ka gjetur në mes të fshatit Trush trupin e copëtuar nga 7 plumba të Flutura Bracit, e cila ishte mbuluar 24 orë më parë nga vrasësi me plazmas dhe kashtë. Pikërisht dy muaj më parë në këtë fshat ishte vrarë edhe Bedri Hoxha, 32 vjeç, me profesion e roje bagepësit. Policia dyshon — duke lidhur të dyja ngjarjet — se autor i krimeve për motive xhelozie është bashkëshorti i viktimës Flutura, i cili që pas krimit të parë është zhdukur në drejtim të panjohur.

Dje në Shqipëri

KONCERT I NJË GRUPI INSTRUMENTISTËSH SHQIPTARË NË GJENDREN E “PELIKANIT” — Dje në qendrën e Operacionit “Pelikan” në Durrës, një grup instrumentistësh shqiptarë dhanë një koncert. Ky grup përbëhej nga Abegjua Vosh tina, Irma Shkënderi, Elida Pali, Suela Shehu dhe Tir Esiu. Në programin e tyre ishin pjesët më të njohura: Nabuko, Endër Daku ra, Sule, Ave Maria e Danub blu. “PROJEKTI I SHESHTË “DEMOKRACIA” DO TË BËHET NGA STUDENTËT” — Do të jenë vetëm studentë ata që do të marrin pjesë në projektin mbi të ardhmen e sheshit “Demokracia”. Ky vendim u morratu këtë ditë nga Bashkia e Tiranës. Idea për të tua një studenteve projektin e sheshit të qytetit u lindi — është hedhur nga Seksioni i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve. Në fillim, Bashkia do të organizojë një konkurs midis studentëve ku do të shpallet dhe projekti më i mirë, i cili do të zbatohet me vonë për këtë shesh. U NISËN PËR TE PU NALË NE MALAJZI 150 TE RIJ SHQIPTARË — Do të punësohen në Malajzi 150 të rinj shqiptarë. Ata do të punojnë në këtë vend për 2 vjet dhe do të punojnë në një hotel rreth 300 km larg kryeqytetit. Të rinjtë shqiptarë — nga 16 deri 30 vjeç — do të ushtrojnë punën e tyre si kuzhinierë, kamarierë dhe sportelistë. Pagesa e tyre — pa përfshirë ushqimin dhe fjetjen — do të jetë 200 dollarë. Punësimi u bë i mundur nëpërmjet një kontrate të nënshkruar nga Ministria shqiptare e Emigracionit dhe ajo malajze. VAZHDOJNË PUNIMET E KOMUNITETIT EVROPIAN PËR SHQIPËRINË — Vazhd jojnë të bëhen punime në Portin e Durrësit anije të shumta, të cilat transportojnë artikuj të ndryshëm ushqimorë. Këto artikuj — kryesisht miell edhe grurë — janë pjesë e ndihmës së Komunitetit Evropian për Shqipërinë. Këto ditë në Durrës po shkarkohen anijet “Ranger” me rreth 17 mijë tonë grurë dhe “Apollonia Na jad” me 5 mijë tonë miell. Është në pritje një anije tjetër me afro 13 mijë tonë grurë.

Muzeu Historik Kombëtar:

Dyshohen disa vizitorë si autorë të mundshëm

Shkodër: vritet barbarisht

Sot si dhuratë panorama

Iniciativa e Gazetës Shqiptare për të dhuruar lexuesve panorama të vjetra të disa qyteteve italiane ka patur sukses të madh. Madje, shumë persona që nuk kanë mundur t’i gjenë në treg na kanë kërkuar ta përsëritim këtë iniciativë. Përkësisht për të kënaqur këtë kërkesë po sot Gazeta Shqiptare do të vazhdojë të shpërndajë së bashku me gazetën edhe një panoramë të vjetër si dhuratë. Kështu që jepet panorama e Potenzës.

NE BRENDSI

U hodh shorti për ndeshjet e Kupave europiane Për Milan dhe Parma një tur i vështirë NE FAQEN 2 Projekte për turizmin prej 40 milion dollarësh Edhe Rogner prezanton hotelin e tij NE FAQEN 3