12/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 nëntor 1993

Ruli merret në pyetje nga prokurori

Ish-ministri i Ekonomisë i përgjigjet akuzave dhe shpjegon përse dha dorëheqjen. Emra të rinj në Qeveri «Unë kam hedhur firmën vetëm në një dokument» TIRANE — Dy emra të rinj në qeverinë e Aleksandër Meksit. Pas Dekretit të Presidentit Berisha për krijimin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, asaj të Financave dhe Ministrisë së Burimeve Minerare dhe Energjitike dhe pas dorëheqjes së Genc Rulit — ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave — emërohen Selim Belortaja dhe Pirro Dishnica. I vetmi nga ministrat që qëndroi në postin e tij — pas prishjes dhe krijimit të tre ministrive — ishte Abdyl Xhaja, tashmë ministër i Burimeve Minerare dhe Energjitike. Duke pranuar dorëheqjen e Rulit, Kryeministri Meksi pranoi se ai kishte shtuar ”përmbushur me ndershmëri dhe përkushtim detyrat e ngarkuara deri më sot”. CARLO BOLLINO TIRANE — ”Nuk e duroi dot më këtë klimë shpifjesh, nuk i duroi dot spekulimet politike. Dhe kjo është arsyeja që dha dorëheqjen: unë kam një funksion me përgjegjësi të madhe dhe ndjej për detyrë se duhet ta lë këtë post për të përmirësuar imazhin e qeverisë demokratike dhe timen personalisht. Jam në mënyrë absolute i pafajshëm, ia kam thënë edhe prokurorit...”. Genc Ruli flet me Gazetën, rrëfen arsyet që e kanë shtyrë të braktisë qeverinë pas dy vjetësh punë në detyrën e vështirë të ministrit të Ekonomisë dhe Financës, mbron pozicionin e tij të përbaltur nga dyshimi i korrupsionit. Pak ditë më parë — kur ende ishte në detyrë — Ruli është marrë në pyetje nga prokurori për skandalin Arsidi. Prokurori i ka vajtur në zyrën e tij në Ministri dhe e ka dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit. Ruli konfirmon: ”Po, është e vërtetë, i kam shpjeguar të gjithë historinë e atij dokumenti të famshëm”. Dokumenti në qendër të polemikave është ai që mban firmën e Ministrit të Ekonomisë dhe Financës dhe që i përket raporteve midis Bankës Tregtare dhe qendrës financiare francez Nicola Arsidi, po ai dokument në këmbim të një shpërblimi prej 1.6 milion dollarësh. Për të njëjtën çështje kanë përfunduar në burg — midis të tjerëve — majat e Bankës Tregtare (Saliu dhe Tartari), Kryeministri i asaj kohe (Ahmeti) dhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (Hoti). Në përfshirjen e Genc Rulit në skandal, kontribuoi parlamentar i italian Alberto Alessi, që e ka akuzuar publikisht se ka firmosur në Paris një dokument me të cilin konfirmon detyrën e Arsidit: firma — sipas Alessi-t — është bërë në qershor të vitit 1992, madje përpara se Ruli të bëhej ministër. Atëherë, mund ta shpjegoni firmën e këtij dokumenti? Ministri i Financave, Pirro Dishnica, 36 vjeç, vjen në detyrën e re pas asaj të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave, pranë Këshillit të Ministrave. Ndërsa Selim Belortaja — tashmë ministër i Industrisë dhe Tregtisë — që prej vitit 1992 kish punuar si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Investimeve të Huaja, në varësi të Kryeministrisë. ... tar të njëjtën çështje kanë përfunduar në burg — midis të tjerëve — Arsidit: firma — sipas Alessi-t — këtij dokumenti? ”Po, është e vërtetë, kam firmosur një dokument që ka të bëjë me Arsidin. Bëhet fjalë për një marrëveshje që financieri francez arriti me Tartarin dhe Saliun për të rritur marrëdhëniet publike të Bankës Tregtare Shqiptare: e firmosa në fund të korrikut të vitit 1992 në zyrën time në Tiranë. Nga ana ime ishte veçse një akt formal. Unë i kam shpjeguar edhe prokurorit: ai dokument nuk ka të bëjë fare me negociatën e borxhit të jashtëm. Me këtë problem nuk jam marrë me kurrë.” Por atëherë dokumenti për të cilin flet Alessi ekziston apo jo? ”Askush ende nuk më ka shpjeguar se çfarë është shkruar në të. Unë kam vajtur për herë të parë në Paris, në jashtëm. Me këtë problem nuk jam marrë me kurrë.” Ju e keni ndërgjegjen e pastër? Qarkullojnë shumë zëra për ju... ”Është e vërtetë, qarkullojnë shumë zëra. Dhe kjo është arsyeja që dha dorëheqjen, sepse nuk toleroj që të bëhen spekulime politike dhe kërkoj që të ripozicionin tim dhe duke penguar punën e Partisë Demokratike, me të cilën do të vazhdoj të bashkëpunoj, sikurse edhe me institucionet e tjera të një vendi demokratik. Unë e...” E qetë”. Është një tjetër skandal që i përket Ministrisë suaj: ai i doganave. Ekziston në të vërtetë shumë korrupsion? ”Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gabime administrative, korrupsion apo inkompetencë profesionale. Katër muaj më parë unë i kam kërkuar ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Thoma Bicol-li, të largohej nga detyra, sepse nuk kishte treguar kapacitet të mjaftueshëm profesional: ditë më parë është arrestuar. Sigurisht doganat janë një sektor tepër delikat: duhet të shihet me vëmendje të madhe legjislacioni përkatës. Por nuk duhet konsideruar vetëm aspekti negativ: në këtë vit kemi arkëtuar më shumë se 3 miliard lekë taksa doganore, ekzaktësisht dyfishin e vitit të kaluar”. Sipas mendimit tuaj ekziston edhe një problem për kontrollin? Në skandalin e doganave përmenden deri edhe emrat e personave të Policisë Financiare... ”Po, problemi i kontrollit sigurisht që ekziston. Madje kam dëgjuar të përmendet edhe emri i ish-Drejtorit të Policisë Financiare. Unë vetë mund të them se kam lexuar të gjitha dosjet përkatëse të përgatitura nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit: dhe për të nuk më duket se ka prova për korrupsion ...në palcë.” Ministri i Financave, Genc Ruli

Hetuesi e Nanos në Romë

Prokurori Qeleshi në momentin e arritjes në Itali Nga redaksia jonë ROMË — Mbrërritën në Romë të mërkurën në mbrëmje, hetuesit shqiptarë që hetojnë mbi skandalin e ndihmave në të cilin është përfshirë lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Delegacioni i hetuesve, i udhëhequr nga Fatos Dervishi dhe Arben Qeleshi, arriti në Bari në bordin e tragetit ”Sansovino” dhe pas-staj me dy makina të blinduara vazhduan udhëtimin për në kryeqytetin italian. Në dyert e Romës hetuesi u pritën nga një skuadër karabinierësh që i eskortuan deri në Ambasadën Shqiptare. Sot në zyrat e Prokurorisë Italiane, në prezencën e prokurores Evelina Canale, do të fillojnë seancat e para të pyetjeve. Sekret i madh mbi listën e shtatë dëshmitarëve që do të dëgjohen. Dihet me siguri që do të pyeten ish-ambasadori italian Torquato Cardilli dhe administratori i shoqërisë së Barit ”Levante Co.”, që i furnizoi Shqipërisë dhjetë miliardët e para të ndihmave që kanë përfunduar në qendër të skandalit. Sipas disa njoftimeve jo të konfirmuara, hetuesit shqiptarë do të kërkojnë për të marrë në pyetje ”një tjetër autoritet të lartë”, por nuk shpjegohet se për kë bëhet fjalë. Ka një pritje të madhe për ele... polemikave është ai që bën përket raporteve midis Bankës Tregtare Shqiptare dhe financierit francez Nicola Arsidi, po ai që mori detyrën e negocimit të borxhit të jashtëm shqiptar. Dokumenti në qendër të polemikave është ai që bën të jashtëm shqiptar. Sipas Arsidi — është bërë për herë të parë në mund ta shpjegoni misterin e këtij dokumenti? “Unë kam firmosur vetëm dokumente të cilat kanë qenë ...” [?] Paris vetëm në tetor të vitit ...” [?] Sipas jush ka pasur parregullsi në çështjen Arsidi? “Po, unë besoj se po, edhe pse tani i takon Hetuesisë të ndjekë dhe të zbulojë se cilët janë përgjegjësit e vërtetë. Sigurisht ky është një skandal i madh”. Të gjithë e dinë se ... [?] ... një konferencë të përditë dojnë në ... [?] ... dokumenti të cilin firmosa është në Paris dhe nuk mund të cilësohet dokument që konfirmon detyrën e Arsidi. Sigurisht ky është një skandal i madh”. ... prezencën e prokurorëve Evelina Carna, e madh mbi listën e shtatë dëshmitarëve që do të dëgjojnë. Dihet me siguri që do të pyeten ish-ambasadori italian Torguato Cardilli dhe administratori i shoqërisë së Barit “Levant. Co.”, që e përfunduar në qendër të skandalit. Sipas disa njëftimesh marrë në pyetje “një tjetër autoritet të shtetit”, prirje të madhe për elementat dhe dokumentat që hetuesit do të arrijnë të mbledhin dhe për zhvillimet që mund të marrë hetimi që vazhdon prej kohësh edhe në Shqipëri.

Dje në Shqipëri

“AIR BP LIMITED” NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR RINOVIMIN — “Për furnizimin me karburante të aviacionit të aeroplanëve në aeroportin e Rinasit” ishte marrëveshja që u nënshkrua në Tiranë — në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjetike — me shoqërinë angleze “Air BP Limited, Londër dhe Petrolimpeksin e Tiranës. Shoqëria londineze — një nga më të mëdhatë në botë — zotëron rreth 1.000 tonë, ku shpërndahet 11 milion tonë karburant dhe e gjitha kjo nëpërmjet një stafi prej 9.000 personash. Drejtuesit e kësaj shoqërie premtuan se më tepër se 10 për qind e stafit do të jetë vendas. ATATURKU PËRKUTOHET NË TIRANË — U përkujtua përmes një sesioni, 55-vjetori i vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne dhe mikut të madh të popullit shqiptar. Në sesionin e organizuar nga Instituti i Historisë, morën pjesë ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Ornekoll si dhe deputetë e personalitete të tjera. FILLON REHABILITIMI I “FERRIT” TË BERATIT — E mbyllur para ca kohë për kushtet e saj tepër të këqija, tashmë në Institutin e Fëmijëve me të Meta Mendore në Berat, ka filluar rehabilitimi. Janë shoqata humanitare “Feed the children”, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar që kanë marrë përsipër ristrukturimin e kësaj qendre. Projekti — që parashikon rihapjen në mars të vitit të ardhshëm — do të reduktojë edhe kapacitetin e godinës, e cila për kushte më lehtësuese për fëmijët, nga 100 do të shkojë vetëm 60.

Kundërshtohet Shkupi

Maqedonia fajëson Tiranën për armatosjen e paraushtarakëve TIRANË — (p.re) — Kundërshtohen në Shqipëri akuzat e autoriteteve maqedonase. “Qeveria Shqiptare nuk është implikuar në asnjë trafik të paligjshëm armësh në drejtim të Maqedonisë”. Safet Xhulali, ministri shqiptar i Mbrojtjes i përgjigjet kështu akuzave të hedhura një ditë më parë nga burimet zyrtare të Shkupit që bëjnë fjalë për “një trafik të organizuar armësh nga Shqipëria, të destinuara për njësitë paraushtarake që përbëhet aktualisht nga 20 mijë shqiptarë në këtë ish-republikë të Jugosllavisë”. Ky lajm ishte shoqëruar edhe me 7 arrestime shqiptarësh në Maqedoni, ku shquhen dy zëvendësministra: Hisen Haskaj — në Ministrinë e Mbrojtjes Maqedonase — dhe Imer Imeri, në atë të Shëndetësisë. “Këto akuza synojnë të destabilizojnë marrëdhëniet midis Shkupit dhe Tiranës — tha ministri Zhulali — dhe janë pjesë përbërëse e strategjisë antishqiptare, e cila synon një izolim të ri të Shqipërisë”. Të mërkurën në mbrëmje burime nga Maqedonia përgjëztruan lajmet se në Gostivar ishin gjetur 300 automatike, por vetëm 32 armë dhe se ardhja e tyre nga Shqipëria ishte vetëm një hipotezë. Po këtë ditë në Gjenevë publikohesh shtyrja e një mbledhjeje për Maqedoninë, sepse “mungonin bashkëbiseduesit e komunitetit shqiptar”. Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali

Sot në Tiranë ministri i ri grek Papulias: Do bisedohet për Ballkanin

TIRANË — Mbërrin sot në Tiranë, Papulias, ministri i ri grek i Ministrisë së Jashtme. Po në kryeqytetin shqiptar do të përfundojë edhe turneu i tij ballkanik, që kish filluar me Serbinë, Malin e Zi, Slloveninë dhe Bullgarinë. Misioni i tij — siç është komentuar — për një rregullim të çështjes ballkanike, pritet të debotohet edhe në Tiranë me përfaqësuesit më të lartë të shtetit Shqiptar. Vizita e Papulias pritet me interes në Tiranë edhe pse pas 50 ditësh Greqia do të marrë drejtimin e radhës në Komunitetin Evropian. Por jo vetëm kaq: kohët e fundit incidentet kufitare midis dy vendeve kanë shkaktuar polemika të reja, që grekët i përdorën për të kthyer brenda pak ditëve mbi 5 mijë refugjatë shqiptarë.

Lakuriqi i natës në Parlament

Një episod kurioz shkakton supersticiozitet TIRANË — Në Parlament hyn një lakuriq nate. Po, tamam si një film horror, kafshë e dyfishtë, miu fluturues, kupë e fshehtë, nga natyra dhe kuptimi. Qyshëm gjitar, gjysmë zog, fluturës në mënyra legjendare, të tilla fantazma — lakuriqi i natës fluturon në sallën e Parlamentit, sipër kokave të deputetëve. Imazh për një diskutim të reformës së ligjeve dhe herë-herë shpërqendruar nga mijëra gjilpëra. Askush nuk di se çfarë nga cilat arsyje i hyn, ndërsa supersticioziteti pyesin mbi domethënien. Si fluturoi ai nga...? [?] Nuk është një vetë e kote, megjithëse kafsha vajti dhe zbo-[?] di si shprehe pikërisht insti-[?] ... nim me kardinal të vendit. Pesti... [?], duke prekur hamailë, kujtojnë se lakuriqi i natës është simbol i errësirës dhe nuk duhet se sjell fat të mbarë. (Lutjet me shpirt në Parlament — e thënë në thonjëza — janë e rea e fundit, duke konsideruar që në të kaluarën realizmi socialist i ndalonte në mënyrë kategorike). Ndërsa optimistët, qetësinë dhe kujtojnë që simbolet e keqes kur janë të izoluara — edhe ai lakuriqi i natës ishte i tillë — nuk mund t’i bëjnë keq askujt. Në fund të fundit, të izoloshe keqen, është një reflektim i bukur mbi politikën dhe moralin.

Kërkohen përsëri bustet e Hoxhës

Në mungesë të kopjeve të vjetra propozohet riprodhimi TIRANË — (Ar.Me.) — Bustet e Enver Hoxhës kërkohen përsëri. Këtë herë nuk janë muzeatë dhe as ndonjë shoqatë nostalgjike, por një kërkesë zyrtare që i është paraqitur këto ditë Ministrisë së Kulturës. Me anë të kësaj shkrese i bëhet lutje Ministrisë që të lejohet riprodhimi i busteve të ish-udhëheqësit të PPSH-së. Por s’është vendi për t’u shqetësuar. Nuk bëhet fjalë për miqtë e vjetër të Komandantit. Shkresa është firmosur nga një i huaj. Enver Hoxha kërkohet të luajë në një film, por vetëm si figurant në alçi. Kërkesa është e italianit Claudio Vecchio, Drejtori i Prodhimit të filmit “Amerika” të regjisorit të njohur italian Gianni Amelio, i cili po xhirohet këto ditë te ne në Shqipëri. Me sa duket, pasi ka Shqipërinë në përpjekjet për të gjetur disa buste të gatshme për filmin e tij, mendoi që vetëm zyrtarisht mund ta zgjidhte hallin që e ka zënë. Vetëm kështu, Vecchio do të mund të realizojë pamjet nga Shqipëria e tre vjetëve më parë. Një fotografi historike: rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë

NE BRENDEsi

Është më mirë fëmija i shtruar në Bari Shumë shpresa për Regin e vogël NE FAQEN 2 Rinjhjet e drejta e koleksioneve private Ja si do të ruhen antikitetet NE FAQEN 3