18/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 tetor 1993

Ish ministri para gjykatësve

Skandali i ndihmave, misioni në Romë i gjykatësve shqiptarë De Michelis dëgjohet për gjysëm ore FRANCO GIULIANO ROME — I përmiktë, në orën 9 të së premtes, në mëngjes, ish-ministri i Jashtëm, Gianni De Michelis, u paraqit në rrugën “Aventino”, në kazermën e repartit operativ të karabinierëve për t’u dëgjuar si dëshmitar nga prokurorët shqiptarë që hetojnë në vendin e tyre mbi parregullsi — që dyshohet — të jenë kryer nga ish-Kryeministri socialist Fatos Nano, në ndihmat italiane për Shqipërinë. Gianni De Michelis, i shoqëruar nga një prej dy avokatëve të tij, Roberto Rampioni, ka folur për më shumë se 30 minuta. Sipas asaj që referoi i njëjti avokat, ish-titullari i Ministrisë së Jashtme shqiptar ka kufizuar t’u shpjegonte prokurorëve shqiptarë se në çfarë mënyre Ministria — në krye të së cilës ishte në kohën e këtyre fakteve — ai kishte nisur procedurën e dërgimit të ndihmave. «Klienti im — tha avokati Rampioni që, së bashku me Profesor Giovanni Fick, mbron ish-ministrin — nuk është pyetur. Pra, biseda që patëm me prokurorët shqiptarë nuk ishte një marrje në pyetje e dërterë. Është fjala përkundrazi për një bisedë të thjeshtë. Vendimi për t’u paraqitur këtë mëngjes në bisedë ishte thjesht një mirësjellje në drejtim të prokurorëve shqiptarë». Kjo ishte e gjitha. Pastaj të dy u zhdukën në trafikun e Romës. Çdo tentativë e gazetarëve për të pasur një kontakt me De Michelis ishte e kotë. Ish-ministri (për të cilit gjykatësja italiane Evelina Canale i ka kërkuar Gjykatës së Ministrave autorizimin që ta procedojë) ka evituar, ashtu siç ndodh tashmë prej disa javësh, çdo kontakt me shtypin. Marrja në pyetje, e drejtuar nga këshilltari i Gjykatës së Apelit të Romës, Giovanni Carlino, mbi kërkesën e paraqitur nga Gjykata Shqiptare, u mbyll pak para orës 10. Disa minuta më pas dolën nga kazerma edhe prokurorët shqiptarë. Grupi i prokurorëve i përbërë nga Kryetari i Prokurorisë së Tiranës, Arben Qeleshi, nga Kryetari i Komisionit të Hetimeve, Fatos Dervishi dhe nga katër punonjës të tjerë të drejtësisë shqiptare, gjithmonë në të njëjtën kazermë, ka dëgjuar si dëshmitar Giuseppe Paolo Periniola, administrator i Le Canto Co, një nga ndërmarrjet italiane që duhej të kryente furnizimin me ndihmat. Lista e gjatë e personave që prokurorët do të dëgjojnë këto ditë bën pjesë në aktivitetin e nisur e që ka për objektiv atë që kuptohet se si funksiononte mekanizmi i ndihmave — që në Shqipëri — nga njëta qeveri Fatos Nanos, edhe ish-ministrin e Jashtëm Sokrat Plaka dhe të tjerë ish-ministra e funksionarë. Në këtë drejtim vëmarrjes në pyetje të Periniolës do të dëgjohen brenda ditës së nesërme edhe ish-Ambasadori Italian në Shqipëri, Torquato Cardilli, ministri fuqiplotë, Enrico Di Maio e drejtuesi i Farnesines, Vincenzo Altamura, veç ish-ministrit për Tregtinë me Jashtë, Claudio Vitalone, kundrejt të cilit prokuroria Canale ka nisur një paralajmërim për hetim. Mashtrimi i supozuar — sipas gjykatëses italiane që merret me drejtimin shqiptar të skandalit — nuk do të kryhej në mekanizmi nuk do të kishte funksionuar në momentin e kontrollit të ekzekutuar në portin e Durrësit nga një ndërmarrje shqiptare, «AlbKontroll». Gjykatësja Canale për të verifikuar këtë hipotezë do të shkojë personalisht në Shqipëri (supozohet brenda gjysmës së javës së ardhshme) së bashku me delegacionin shqiptar. Prokurori Qeleshi largohet nga kazerma e karabinierëve ku mori pjesë në marrjen në pyetje të ish ministrit De Michelis

Bunkeri për dy vjet strehon një familje

Fati i një motre dhe vëllai nga Peshkopia Jetohët nën dritën e kandilit mungon uji dhe energjia elektrike Fati i një motre dhe vëllai nga Peshkopia Bunkeri për dy vjet strehon një familje Jetohët nën dritën e kandilit mungon uji dhe energjia elektrike TIRANE — Bunkerët vazhdojnë të përdoren ende në Shqipëri. Por jo për qëllimin që regjimi i kish projektuar dhe as si dyqane të improvizuara e disko-bar, siç janë kthyer kohët e fundit në Lushnjë e Gjirokastër. Këtë herë njëri prej tyre, në majë të një kodre të Paskuqanit — në rrethin e Tiranës — është transformuar në një shtëpi banimi. Nuk ishte arsye romantike ajo që e detyroi çiftin nga Peshkopia, të transferohej në këtë mjedis kaq të veçantë. Afro 2 vjet më parë, ata ishin gjendur si gjithë të pastrehët e tjerë nëpër rrugët e kryeqytetit. Pamundësia për të gjetur një shtëpi, i kishte detyruar që të zgjidhnin për strehë “bazën ushtarake”. Pasi hoqën baltrat dhe papastërtitë që gjetën në vendbanimin e ri prej hekurit e betonit, u sistemuan përfundimisht. Por një vit më pas një ngjarje e rëndë tronditi 27 vjeçaren nga Peshkopia. I shoqi i saj u vra. Shkak ishte bërë një sipërfaqe toke, të cilën mesa duket ai kishte dashur ta punonte për të siguruar disa të ardhura. E mbetur vetëm, gruas i është në ndihmë i vëllai i saj një vit më i madh, që vendos të jetojë me të. Që nga ajo ditë asgjë nuk ka ndryshuar përveç peizazhit rreth bunkerit. Janë vetëm disa mallëre me kashtë dhe një lopë e raskapitur Është një pamje me të vërtetë tronditëse. Këtu, jeta duket se ka ndaluar një shekull më parë. Në këtë “shtëpi”, mungon si uji ashtu edhe drita elektrike, ndërsa kandili është i vetmi mjet ndriçimi. Dhe shenjtë e bunkerëve dikur se është vetë bunkeri. Por kohët e ndryshuar. Janë themelet e një ndërtesë, kësaj herë të vërtetë, që motra dhe vëllai duan të ndërtojnë. Përditë punohet nga pak. Por as ata vetë nuk e dinë se kur, do të kenë edhe ata shtëpinë e tyre. Një shtëpi, në fund të fundit, pa zymtësinë dhe ankthin që çdo ditë lëshon Familja që jeton në një bunker (Foto A. Babani)

Fondacioni «Soros»

Multimiliarderi i kërkon ndjesë Berishës Dorëheqje e Nazit

Shkodra zëvendëson simbolet e regjimit

Harrohet Stalini dhe ish-Komiteti i PPSH SHKODER — (Na.Me.) Rikthehen simbolet e vërteta. Shkodra — qyteti i parë në Shqipëri që hodhi në erë bustin e Stalinit — pikërisht në vendin e tij, tashmë ka vendosur të ndërtojë një shtatore të Luigj Gurakuqit. Ky vend i boshatisur që prej demonstratës së 13 janarit të 1990 — ku u arrestuan nga regjimi dhe tr[a] të rinj shkodranë — tashmë është rrethuar për t’i lënë vendin ndërtesës. Një grup punëtorësh të Ndërmarrjes Komunale të Qytetit, sapo kanë pastruar mjediset e lulishte së quajtur “Milet Bahçe” nga disa baranga të ndërtuara kohët e fundit. Shtatorja e Luigj Gurakuqit i është besuar skulptorit shkodran Ferid Kola. Sipas tuj kjo vepër është e lartë 2.5 metra dhe do të ngrihet mbi një piedestal të gurtë prej 2 metrash të lartë. Por ish-busti i Stalinit është i vetmi nga simbolet e shkua[n] komuniste që do të zëvendësohet: ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë — e djegur më 2 prill 1991 — pas 30 muajsh i rezervohet Universitetit të Shkodrës. E menduar më parë edhe si ndërtesë për një poste telegrafike — po aq e nevojshme për Shkodrën — në fund u dha Universitetit, i cili vitin e ardhshëm përgatitet të hapë fakultete të reja.

Fondacioni «Soros» Dorëheqje e Nazit

Multimilarderi i kërkon ndjesë Berishës Fondacioni «Soros» Dorëheqje e Nazit TIRANE — (p.re) - Shpërthën debati mbi Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Drejtorin e saj Ekzekutiv në Tiranë. Por menjëherë nga Budapesti ka ndërhyrë Alhorx Soros, multimiliarderi financues i Fondacionit të Tiranës, që me anë të një njoftimi për shtypin, pranon edhe dorëheqjen e Fron Nazit nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit të tij në kryeqytetin shqiptar. Pak ditë më parë multimiliarderi Soros i kishte shkruar një letër personalisht Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, në të cilën ai protestonte ashpër kundër sulmeve të TVSH dhe disa organëve të tij, ndaj Fondacionit të Tiranës. Kjo letër më pas iu dha shtypit nga ana e Nazit dhe tensioni u shtua edhe më tepër. “Kur Presidenti Berisha më kontaktoi, unë i kërkova të falur për këtë gabim — shkruan Soros —. Fron Nazi e tërheq menjëherë letrën që i ishte dërguar shtypit, duke arritur të ndaloje botimin e saj. Pas kësaj ai paraqiti dorëheqjen e tij”. Ja vën e kaluar marrëdhëniet midis Fondacionit dhe disa autoriteteve shqiptare u tensionuan. Shkaku ishte largimi nga mjediset e Universitetit të Tiranës i zyrave të një gazete studentore, një pjesë të financimeve të të cilave, i kishte dhënë Fondacioni.

Sot si dhuratë një panoramë e vjetër e Matërës

Iniciativa e Gazetës Shqiptare për t’i dhuruar lexuesve panorama të vjetra të disa qyteteve italiane ka patur sukses të madh. Madje, shumë persona që nuk kanë mundur t’i gjejnë treg na kanë kërkuar ta përsëritim këtë iniciativë. Pikërisht për të kënaqur këtë kërkesë nga sot Gazeta Shqiptare do të vazhdojë të shpërndajë së bashku me gazetën edhe një panoramë të vjetër si dhuratë. Sot jepet panorama e Matërës.

Dje në Shqipëri

NE TIRANE NJE SEMINAR PER PRIVATIZIMIN DHE INVESTIMET — Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës organizoi një seminar mbi legjislacionin në fushat e privatizimit dhe të investimeve të huaja. Të pranishmit ndoqën interes diskutimet e Profesorit të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Gëdu Gerin, si dhe atë të profesor german të Universitetit të Getinburgut, Erolin Doçi. Në seminar u trajtuan dhe problemet e hartimit dhe zbatimit të legjislacionit tonë për privatizimin dhe tregtimin e investitoreve të huaj. NE BURREL ZHVILLETFSHOHET KONTRATA E SHITJES SE HOTELIT “MATI” — Është shpallur s[e] pavlefshme nga një vendim i Gjykatës së Rrethit kontrata nëpërmjet së cilës para një viti u privatizua hoteli “Mati” në qytetin e Burrelit. E gjithë kjo ndodhi pas disa parregullsive të konstatuara nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit lidhur me procedurat e privatizimit të tij. Atë kanë të bëjnë me përllogaritjen e amortizimit të ndërtesës dhe me çmimin e organizimit të ankandit. Shkeljet — sipas Gjykatës — kanë paku[?]ar në mënyrë fikse vlerën e objektit, duke cenuar interesat e shtetit. PILLUAN PUNIMET PER ZGJERIMIN E URES PRANE BLLOKUT “ALI DEMI” NE TIRANE — Pas zgjerimit të urës së Lanës në rrugën e Elbasanit, tani filluan punimet edhe për zgjerimin e urës pranë bllokut “Ali Demi”, në mbarim të këtij projekti që do të zbatohet në urën e Ndërmarrjes së Ujërave në Tiranë, gjerësia e urës nga 5 metra që është sot do të jetë 14 metra. Nga 6 ura nga 5 metra të shërbejnë për kalimin e automjeteve, ndërsa 6 të tjera do të shërbejnë si trotuar për këmbësorët. Për realizimin e këtij projekti Bashkia e Tiranës do të investojë 1.5 milion lekë deri në fund të vitit. NE KUKES FILLON NGA PUNA NJE NDERMARJE E RE QE PER PRODHIMIN E MATERIALESH NDERTIMI — Përunizimi i ndërmarrjeve të ndërtimit me tulla, blloqe dhe materiale u ndërtuar ky është destanacioni i ndërmarrjes për shfrytëzimin e rërërave dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit të sapopëruruar në Rrubë të Kukësit. Ndërmarrja — në të cilën deri tani janë punësuar 60 vetë — synon t’i furnizojë jo vetëm ndërmarrjet e ndërtimit në rreth, por edhe jashtë tij.

Sot si dhuratë një panoramë e vjetër

Sot si dhuratë një panoramë e vjetër

NE BRENDESI

«Ja cilët janë ata që kanë vrarë Falconen dhe eskortën» Akuzohen për masakrën tetëmbëdhjetë bosë përfshihet edhe Riina NE FAQEN 2 Mendohet rritja e çmimit dyshmen mbi dy artikuj mjaft të kërkuar Sa alkool e duhan vjen nga importi? Mbrotet malli shqiptar NE FAQEN 3