16/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 nëntor 1993

«Nuk di asgjë për ndihmat»

Misioni në Itali i gjykatësve që hetojnë mbi skandalin Përgjigjet ish ambasadori Cardilli FRANCO GIULIANO ROME — Dita romane e gjykatësve shqiptarë që hetojnë në Vendin e tyre mbi skandalin e ndihmave nga Italia nuk ka regjistruar rezultate të rëndësishme, të nevojshme për hetimet në vazhdim në Shqipëri. Për mbajtja e deklaratave të të dy dëshmitarëve (ish ambasadori italian në Shqipëri, Torquato Cardilli dhe sipërmarrësi barez, Giuseppe Perniola, administrator i Levant Co, një nga ndërmarrjet e ngarkuara me furnizimin e ndihmave) në program dje në kazermën e grupit operativ të karabinierëve «nuk ka shtuar — tha Kryetari i Prokurorisë së Tiranës Arben Qeleshi — asgjë më shumë nga sa dinim ne vetë». «Pyetjet» vazhduan pak më pak se 90 minuta. Së pari i takoi diplomatit. Në ndryshim me dëshmitarët e tjerë, procedura e përdorur në këtë rast ka pësuar një variacion. Ndërsa për ata të dëgjuarit deri tani, ligji ndërkombëtar parashikon praninë e gjykatësve të huaj në këtë çështje, kur është fjala për një ambasador (pra i nënshtruar privilegjit të imunitetit diplomatik), dëshmitari, i shoqëruar nga avokati i tij, i është përgjigjur pyetjeve të pregatitura nga gjykatësit shqiptarë, por pa praninë e tyre. Shkëlqesi su jeni përgjigjur? «Thjesht — tha Cardilli — atë që kam pohuar gjithmonë në rrethana të tjera: në këtë histori unë nuk hyj aspak». Thjesht? Dyzet minuta për të thënë kaq pak fjalë? «Tre minuta për t’ju përgjigjur këshilltarit, kohën që mbeti u angazhuan për të lexuar gazetën». Pastaj ishte rradha e sipërmarrësit barez, Perniola. I shoqëruar nga avokati i tij roman, Gian Antonio Minghelli, menjëherë mbas «marrjes në pyetje» ka theksuar. «Ju përsëris atë që thashë pak më parë pra që nuk dua të jem objekti mbi të cilin shkarkohen pasojat e një situate politike që nuk më përket. Unë jam vetëm një sipërmarrës». Prokurorisë së Tiranës Arben Qeleshi, Shefi i Komisionit Hetimor, Fatos Dervishi e Kostag Beluri do të përfundojë të mërkurën. Të hënën me datë 22, prokurorja Evelina Canale, gjykatësi italiane titular e pjesës shqiptare të hetimit mbi koperimin, do të shkojë në Tiranë për të dëgjuar, gjithmonë për hetimet, titularët e «AlbKontrollit» të Durrësit. Për çështjen ka ndërhyrë edhe ministri i Jashtëm italian, Nino Andreatta: «Më duket një batutë — tha në mënyrë ironike — kjo që fondet e destinuara për një vend nuk kanë arritur kurrë sepse dikur bëheshin shumë premtime, që pastaj nuk mbaheshin. Sigurisht mungesa e kontrollit ka qenë por jo deri në atë pikë që të t’i xhiroheshin privatëve çekët e dhëna Shteteve». Andreatta pastaj shpjegoi që nuk i kishte dhënë gjykatësve shqiptarë lejen për të marrë në pyetje ish ambasadorin italian në Shqipëri «por në rrugë të jashtëzakonshme kam dhënë lejen që të pyetet për hetime mbi pyetjet e shkruara nga gjykatësit italianë. Tani ambasadori mund të përgjigjet qetësisht, për gjykatësve tanë». Ish ambasadori italian në Shqipëri, Torquato Cardilli, u mor në pyetje nga gjykatësit romanë çështje, kur është fjala për një ambasador (pra i nënshtresuar privilegjit të imunitetit diplomatik). Shkëlqesi su ju nën përgjigjur? «Thjesht — tha Cardilli — atë që kam pohuar gjit-hmonë në rethana të tjera: që në këtë histori unë nuk hyj aspak». ... kulturor, në 1966, gruaja e këtërt, linte të flinin në Kremlin.

Surprizë e Laçit humb Elbasani

Kombëtarja italiane luan për Botërorin (fq.4) Rezultatet e kampionatit të serisë B (fq. 4) Sulmuesi i Barit, Joao Paulo, në aksion në zonën e rreptësisë të Brescias

«Herotë» e socializmit ishin kampionë seksi

Zbulime mbi Mao dhe Brezhnjevin LONDER — Natën shoku Mao nuk mendonte për revolucionin: «porosiste» të ose kavalera vajza të bukura e të reja, mundësisht virgjëresha, gjithmonë të ndryshme, që të ngroh-nin shtratin e tij dhe fillonte «lojërat më të shfrenuara të dashurisë». Në këtë pikë nuk kishte shumë ndryshim nga «revolucionisti» Leonidha Brezhnjev. Balerina, daktilografiste, sekretare, hostess, studente: «timorieri i madh», siç quhej ai, ishte i pangopshëm dhe kishte dëshirë përherë për «vajza të reja» pa shumë probleme. «Vajzat e konsideronin si një zot, mendonin se seksi me të ishte gjë e mirë dhe e drejtë», tregon mjeku L.I. Mjek personal i Maos për 22 vjet, der në vdekjen e tij në 1976, Li jeton tani në Chicago që nga viti 1988 dhe në sajë dëshmisë së tij, një rrjet televiziv anglez ka përgatitur një dokumentar tronditës. Mao s’kishte asgjë të përbashkët me heroinë spartane: edhe i moshuar ai kishte një epsh seksual të vazhdueshëm. Këtë e vërtetoi një sekretar i veçantë i tij, Li Rui. Gjatë revolucionit kulturor, në 1966, gruaja e katërt, Jiang King, e kapi në flagrancë në shtrat me një grup vajzash lakuriqe dhe u grind me të. Si përgjigje ai urdhëroi rojet se e shoqja mund të bënte vizita vetëm nëse e lajmëronte më parë. Sado që ishte i pangopur në oreksin e tij seksual, Mao kishte edhe një rival të madh brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare: Leonidha Brezhnjevin. Kjo u zbulua nga Leonidha Zamiatyn, që ka qenë për shumë vjet zëdhënës i ish-presidentit sovjetik. Zamiatyn ka treguar se Brezhnjevi nuk ishte dorë nga seksi në vitet e fundit, kur paraqitej shëndetlig para publikut: një oficer i lartë i KGB-së i garantonte në «furnizim të rregullt me gra». Por Brezhnjevi kishte edhe një mënyrë sjelljeje morale. Të dashurat e tij «të shumta, të shumta dhe të shumta» nuk i zgjidhte kurse në grupin e funksionarëve të lartë dhe nuk i linte të flinin në Kremlin.

Së shpejti në Shqipëri një reviste shkencore ekologjike

TIRANE — (Ro. Ka.) — Për herë të parë në Shqipëri një revistë ekologjike. Shumë shpejti ky organ i ri do t’i shtohet listës së gjatë të shtypit shqiptar. Iniciatore për këtë është Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit. Ajo do të botojë një revistë që do t’i bëjë jehonë problemeve ekologjike në Shqipëri. Synimi kryesor është të sensibilizohet opinioni për problemet e ndotjes së mjedisit, si dhe të sugjerohen zgjidhjet më të favorshme. Financuese e këtij botimi është revista hollandeze “Euronatur”, e cila do të investojë për këtë qëllim rreth 13 mijë dollarë. Revista do të jetë organi i parë i këtij lloji.

Ende diskutohet kosto e «Dajtit»

Investitori mund të ndryshojë TIRANE — (An. St.) — ”Vetëm një diskutim mes Bankës Evropiane dhe Shoqërisë Franceze të Ndërtimit CBC mbi preventivat e projektit, është shkaku që ka penguar fillimin e punimeve për rikonstruksionin e Hotelit ”Dajti”. Pra ka një problem por, që nuk ka të bëjë më palën shqiptare”. Lazarin Mazreku Zëvendësministri i Turizmit, sqaron për Gazetën arsyen se pse nuk po nisin punimet për realizimin e një investimi në fushën e turizmit të kontraktuar muaj më parë. Shoqëria e Përgjithshme e Ndërtimeve CBC, një nga më të suksesshmet kohët e fundit, ka përfunduar një kontratë me Ministrinë e Turizmit për rikonstruksionin e Hotelit ”Dajti” dhe ndërtimin e një shtese në shpinë të tij. Ky ndërtim është vendosur të bëhet së bashku me Albuturizmin, me investime nga 50 për qind prej secilës palë. Në një kohë kur gjithçka mendohej e përfunduar, mësohet se mes shoqërisë franceze dhe Bankës Evropiane ka lindur një diskutim mbi koston e projektit. Specialistët e kësaj të fundit mendojnë se kostoja e projektuar është e lartë. ”Ne do të presim edhe një muaj — thotë Mazreku — dhe në rast se procedurat mbeten të bllokuara do të kërkojmë prishjen e kontratës dhe thërritjen e një investitori të ri”.

Dje në Shqipëri

NE DUKAGJIN PËRFUNDOI RIPARIMI I HIDROCENTRALIT TË NDERLYSES — Gjashtë milion lekë të akorduara nga Qeveria dhe dhënë rishtazi e dëshiruar. Pas një muaji punimesh, përfundoi së riparuari Hidrocentrali i Ndërlysës në zonën e thellë të Dukagjinit. Ai ishte dëmtuar nga reshjet e shumta që ranë në fillim të shtatorit. Për rrjedhojë, komunat e Shalës, Shoshit dhe Pultit nuk furnizoheshin me energji elektrike. Tashmë Hidrocentrali ka filluar t’i shpërndajë përsëri energji 20 mijë abonentëve të vet. NE LAC KAPEN DY VJEDHËS TË NDIHMAVE HUMANITARE — Punonjësit e Komisariatit të Policisë në Laç kanë ndaluar dy persona me akuzën se kanë vjedhur ndihmat humanitare të depozituara në magazinën e spitalit. Këto ndihma — kryesisht medikamente dhe veshmbathje — u sollën nga Zvicra prej bashkëshortëve Viti për të ndihmuar banorët e Laçit. Megjithëse njëri prej të arrestuarve është punonjës i spitalit, dyshohet që edhe persona të tjerë në spital të jenë përvetësues të këtyre ndihmave. VLERAT MUZEALE TË BERATIT U RIKTHENON NGA NDËRTIMET E REJA — Gjobat 10-25 mijë lekëshe nuk kanë mundur ta ndalin dot vrullin e ndërtimeve në të dy krahët e Kalasë që konsiderohet si djepi i qytetit të Beratit. Ndërtime të kundraligjshme po bëhen edhe në brendësi të Kalasë. Specialistët e mbrojtjes së zonave muze, janë të mendimit se ndërtimet e tilla cënojnë vlerat muzeale të qytetit të lashtë, prandaj kanë kërkuar rikthimin e mjediseve të dëmtuara në gjendjen e mëparshme. Mehërzaj pasiviteti i Prokurorisë së Rrethit, i bën ata të besojnë se dëmeve të kryera deri më sot mund t’u shtohen edhe të tjera.

Dje në botë

TRE ÇIKLISTË TË DJEGUR NGA PERCJEL-LESI ELEKTRIK — U mbyll në mënyrë tragjike shëtitja e tre të rinjve çiklistë e së dielës, të djegur nga një përcjellës i tensionit të lartë i rënë për shkak të erërave të forta, sot në mëngjes, në rajonin e Metz (Franca veriore). SNAJPERËT VRASIN DY FEMIJE NË MOSTAR — Dy fëmijë që shëtisnin në pjesën myslimane të Mostarit (kryeqyteti i Hercegovinës, Bosnja Jugore) u vranë sot nga snajperët kroatë. Lajmin e dha Radio Sarajeva, e kontrolluar nga myslimanët. Ajo gjithashtu ka akuzuar kroatët të kenë hedhur granata me dashje natën e kaluar, kundër spitalit ushtarak mysliman, por nuk ka furnizuar detaje. SUEZ MASHTRUES DOREZOJNE KUA-DRET E VJEDHURA TË PICASSOS, POR JANË KOPJE — Kopjet e tetë veprave të artit janë gjendur afër një muzeu të Sokholmës prej një jave më parë origjinalët firmosur nga Pablo Picasso dhe Georges Braque, ishin vjedhur. Lajmin e pohon agjencia suedeze e shtypit, TT. “Duket një shaka me shije të keqe, deklaroi funksionari i policisë Nils-Håke Hallin. Shitjet kuadro dhe një skulpturë e Picassos dhe Braques, me një vlerë rreth 60 milion dollarë (990 miliard lira). NEONAZISTËT, NDALOHEN 140 TË RINJ — Të paktën 140 ekstremistë të së djathtës u ndaluan sot në rajone të ndryshme të Gjermanisë ndërsa shkonin drejt rrethave ushtarake se Sellower, në Brandenburg, afër qytetit Berlint. Sipas asaj që deklaroi policia, marshimi i paprovuar neonazistëve me rastin e 14 nëntorit, ditë kombëtare e faljeve për ushtarët gjermanë të rënë në luftë, ishte ndaluar.

Edhe alkolistët në miting

Mësimet e një amerikani: Jo «rrëfë» por «poshtë vesit» Shoqata «A.A.» dëshiron të shpëtojë edhe pijaneçët shqiptarë TIRANE — Edhe alkolistët mund të mblidhen në një miting. Kësaj here at do të jetë vetëm për ta. Por këtu nuk do të brohoritet ”Rrofsh alkol!” por përkundrazi për të hequr dorë nga ky ves. Ideja për këtë miting të veçantë i ka lindur një amerikani. Emri i tij nuk mund të thuhet ose më mirë ai vetë nuk e tregon. Këtë gjë atë nuk ia lejon statuti i shoqatës ku ai bën pjesë. Eshte një shoqatë amerikane ”A.A” — krijuar në 1956 dhe me mbi 60 mijë grupe në të gjithë botën — e cila ndihmon njerëzit të dalin të lënë vesin e të pijnë dhe u garanton anëtarëve të saj anonimatin. Të rrëfyer një amerikani anonim do të bëjë edhe në Shqipëri. Me sa duket lufta kundër alkolit edhe te ne do organizohet në shoqata. Diku edhe ky amerikan ka qenë një ish-alkoolist, ndërsa tani kërkon që të shpëtojë edhe të tjerët nga ky ves. Por me sa duket, këtu ai nuk po gjen mbështetjen e duhur. Kjo jo për faktin se pijanecët shqiptarë nuk kanë ndërmend të braktisin gotën e pules, por ndoshta për shkak të vështirësive burokratike. Amerikanit që ka kohë që gjendet në Shqipëri — nuk ka arritur akoma ndonjë rezultat konkret. Megjithatë ai nuk jepet. Tani ka hartuar një thirrje për të krijuar shoqatën ”A.A” edhe në Shqipëri. E nëse kjo nuk do të japë rezultat, atëherë do të mblidhet mitingu. Edhe alkolistët në miting

Sport

Në faqen 3 ndeshjet e kampionatit shqiptar

Zbulime mbi Man dhe Breznjev

Investitori mund të ndryshojë (Dje në Shqipëri)

Një studim i UNESCO-s propozon tre projekte për kulturën

NE BRENDSI Një studim i UNESCO-s propozon tre projekte për kulturën Festivali Folklorik të jetë ndërkombëtar NE FAQEN 2