18/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 nëntor 1993

«Ka gjykatës të korruptuar»

DREJTËSI Pas aprovimit nga Parlamenti të dorëheqjes së një anëtari të Gjykatës së Kasacionit, Kryetari Zef Brozi tregon versionin e tij. Pastaj lëshon një akuzë të rëndë «Ka gjykatës të korruptuar» Vendime të marra kundrejt shpërblimit? ARMAND MESRO TIRANË — “Korrupsioni është edhe në Drejtësi: dhe këtë realitet unë dua ta them”. Zef Brozi, Kryetar i Gjykatës së Kasacionit, i tregon Gazetës shqetësimet e tij mbi gjendjen aktuale në organet e Drejtësisë Shqiptare. Korrupsioni — ky fenomen i cili po bëhet gjithnjë e më shqetësues — me sa duket ka përfshirë edhe Drejtësinë e midis tyre gjykatat dhe vetë gjykatësit. Disa ditë më parë, në Drejtësinë Shqiptare u shënuan dy lëvizje të rëndësishme. Zëvendësministri i Drejtësisë largohet nga detyra për t’u emëruar në postin e Kryetarit të Gjykatës në rrethin e Laçit. Në të njëjtën ditë, Parlamenti miraton dorëheqjen e Nafiz Bezhanit, njërit prej anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit. Bezhanin deklaron se një nga arsyet e dorëheqjes së tij janë mosmarrëveshjet me Zef Brozin. “Po, është e vërtetë — i deklaron Brozi Gazetës — dorëheqja e Bezhanit, lidhet me qëndrimin tim si Kryetar i Kasacionit, ndaj vendimeve dhe qëndrimeve të gjyqtarëve që vijnë në kundërshtim me ligjin”. Si qëndron e vërteta mbi dorëheqjen e Bezhanit dhe cilat janë mosmarrëveshjet — të cilat Bezhanin i përmend në deklaratën e tij — që kanë qenë midis jush? “Parimet e mia në këtë detyrë janë: ndershmëria e gjyqtarit dhe zbatimi korrekt i ligjit. Këto unë i konsideroj si dy premisa që populli t’i kthehet besimi te Drejtësia e që korrupsioni të mos marrë terren. Në Drejtësi është e vështirë të zbulosh korrupsionin, sepse gjyqtarët në vendimet që japin, udhëhiqen nga bindja e tyre, pra janë të pavarur, por kjo pavarësi e ka një varësi dhe kjo është ligji. Në këtë pikë unë ndihmohem me Bezhanin dhe me të gjithë ata gjyqtarë që mendojnë e veprojnë si ai. Sipas konceptit të Bezhanit dhe ndonjë gjyqtari tjetër, pavarësia e gjyqtarit është e pakufi, gjë e cila mund të shkojë deri në mungesën e përgjegjësisë ligjore për vendimet që japin”. Këto janë mosmarrëveshje të përgjithshme. Por çfarë ka konkretisht në lidhje me Bezhanin? “Para disa ditësh, nga Gjykata e Kasacionit kanë shkuar në Durrës Nafiz Bezhanin dhe korrëri ynë. Ata, pa dijeninë e Kryetarit, pra timen, në kundërshtim flagrant me detyrën që kanë dhe për interesa personale, kanë vajtur me urgjencë në Gjykatën e Apelit, Durrës për të tërhequr dosjen që kishin të bënte me dy kontrabandistë italianë të gjykuar. Pronar i këtij motoskafi — që i ishte rrëbyer mjeti nga kontrabandistët — bashkë me avokatin e tij, kishin bërë një ankim publik. Kështu, Bezhanin, nuk priti as të deklarohej vendimi i Gjykatës, por e merr atë duke u kthyer në korridor”. Por përse e paskan bërë këtë veprim? “Ka disa që thonë se italiani kishin vënë në dispozicion miliona lekë për të hequr masën e sekuestrimit të motoskafit. Këtë gjë, që unë e mësova nga personat të tjerë, Nafiz Bezhanin, e pranoi edhe para kolegëve të tij. Por ai tha se këtë e kishte kryer me pretekstin se pronarin e motoskafit ai e kishte mik personal. Ndërsa për kryesekretarin — që kishte urdhëruar shërbimin e korrigjimit në Durrës — u mor masa e pushimit nga puna”. Ju theksuat se ndershmëria dhe zbatimi me përpikmërinë i ligjit është kusht që korrupsioni të mos marrë terren. A mund të flitet për korrupsion në Gjykata e pra edhe në Gjykatën tuaj? “Gjykatat janë pjesë e korrupsionit në tërësi. Shumë vendime gjyqësore janë dhënë kundrejt shpërblimeve. Kështu, ne kemi çuar për ndjekje penale dy gjyqtarë, për vendime të padrejta që ata kanë dhënë. Justifikimi për paaftësi profesionale është i papranueshëm. Korrupsioni është një realitet. Dhe unë do ta luftoj atë. Ata që kanë të tjera mendime bëjnë mirë të vazhdojnë të japin dorëheqjen”. Gjyakata e Tiranës Gjykata e Tiranës

Bezhani: «Unë jam me ligjin»

TIRANË — (Ar. Me.) — “Dorëheqja ime nuk ka të bëjë me çështjen e kontrabandistëve — i deklaron Gazetës Nafiz Bezhani, anëtar i Gjykatës së Kasacionit — Unë dhe Brozi kemi pikëpamje të ndryshme në lidhje me shikimin e çështjeve gjyqësore”. Më datë 13 nëntor, Parlamenti Shqiptar aprovoi kërkesën për dorëheqje të paraqitur nga gjyqtari Bezhani. “Kjo kërkesë, e bërë që më datë 18 tetor — pohon ai për Gazetën — është e dyta që unë kam paraqitur që kur Zef Brozi erdhi në postin e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit”. Sipas tij shkaku kryesorë të dorëheqjes janë kontradiktat dhe mosmarrëveshjet që kanë lindur në lidhje me gjykimin e disa çështjeve. “Unë u largohem, sepse nuk pranoj të më vënë në thotë Bezhani — e nuk pranoj as të ndërhyjnë në çështjet që unë gjykoj”. Por një tjetër akuzë rëndon mbi Bezhanin: ajo sipas të cilës ai ka vepruar kundër rregullave duke tërhequr një dosje gjykimi për të ndihmuar një italian. “Dosjen nuk e kam tërhequr unë por vetë italiani, pronari i një motoskafi të vjedhur nga disa kontrabandistë — kundërshton Bezhani — Kam kërkuar vetë që kjo çështje, e cila ka mbi 4 muaj, të mos zvarritet”.

Ndihma e KE për Shqipërinë Strasburgu kritikon çmimet

Raport i Komisionit të Komunitetit Ndihma e KE për Shqipërinë Strasburgu kritikon çmimet Denoncohen tarifat e transportit të miellit furnizuar industrisë së bukës. «Ka patur mangësi në kontroll...» TIRANË — “Diferencë e pashpjegueshme (nga 17 në 34 ECU për tonë) në çmimin e transportit të miellit të bukës”, të vërejtura këto në ndihmat e Komunitetit Evropian për Shqipërinë gjatë vitit 1992. Shqetësimi është bërë i njohur në Seancë e Parlamentit Evropian në Strasburg, ku sapo është mbajtur Raporti Vjetor i Komisionit të Kontrollit të Komunitetit. Raporti është shumë kritik, veçanërisht ndaj ndihmave ushqimore të furnizuara nga KE për vendet e Evropës Lindore dhe republik(at) ish-BRSS. Rihapet kështu — këtë herë nga Strasburgu — problemi i ngritur disa kohë më parë nga Gazeta, mbi çmimet shumë të larta të disa artikujve të ndihmës së KE për Shqipërinë. Kjo dukuri ishte denoncuar së pari nga drejtuesit e ndërmarrjeve shqiptare të tregtisë së jashtme. Për të njëjtin artikull — ku bëri pjesë dhe mielli — këto ndërmarrje, si dhe mjaft tregtarë privatë, kishin ofruar çmime më të ulta. Komisioni i Kontrollit të Shtetit në Shqipëri ka kohë që është angazhuar për verifikimin e procedurave, afatave dhe çmimeve të zbatuara gjatë livrimit të ndihmës së KE për industrinë shqiptare, por ende nuk janë publikuar rezultatet e tij. Çmimet e larta i kishin bërë shumë pak konkurues artikujt e ndihmës, përballë atyre të ofruara nga ndërmarrjet dhe privatët shqiptarë, duke shkaktuar krijimin e stoqeve. Kjo situatë e detyroi Qeverinë Shqiptare — në mesin e tetorit — të ulë çmimet e tyre, duke sakrifikuar një pjesë të fondit kundërparti. Dhe ndonëse që në Shqipëri — në zyrat e dikastereve dhe dhe të përfaqësuesve të KE — ka qenë tepër e vështirë marrja e një shpjegimi të kthjellët për këto dukuri të çuditshme, nga raporti i Strasburgut vjen konstatimi shqetësues mbi “mungesën e kontrolleve të përshtatshme për drithërat”, veçanërisht në Shqipëri, Estoni dhe Letoni. ANDREA STEFANI Një ngarkesë me grurë transportuar nga personat e kontigjentit «Pellicano»

«Alkooli metilik»: ikën i pandehuri

Tregtari kërkohet nga policia EDMOND LAÇI TIRANE — Ende e paparashikuar çështja për “alkoolin metilik”. Pas seancave maratonë të zhvilluara në Gjykatën e Tiranës kundër pesë të pandehurve, tashmë procesi merr një tjetër kthesë. Prokuroria e Tiranës vendosi masën e arrestit për të pandehurin, njërin nga dëshmitarët e këtij procesi, Dhimitër Gjovrekun, njërin nga dëshmitarët e këtij procesi. Akuza për Gjovrekun është — sikurse edhe të pandehurve të tjerë — “prodhimi dhe shitja e pijeve të rrezikshme për jetën”. Por arrestimi i tij mbeti i parealizuar — i pandehuri nuk u paraqit në Gjykatë — dhe tashmë është shpallur kërkim nga organet e Rendit. Kështu Gjovreku bëhet i dyti i pandehur — së bashku me Skënder Haxhakun — që i veçoi gjashta, në pamundësi për t’u arrestuar pas largimit të tyre në drejtim të paditur. Sidoqoftë firma e arrestimit të fundit nga Arben Qeleshit — i cili në kohën që është hetuar çështja nuk ka qenë në këtë detyrë — është hedhur e rallë kur Prokuroria e ka përpiluar përbën një nga rastet e rralla kur gjykata lindi, duke arrestuar, ushtron kompetencat që i garantojnë ligji, duke arrestuar edhe pasi çështja i ka kaluar Gjykatës. Por edhe pse janë shtuar edhe pasi çështja i ka kaluar Gjykatës, pritet për proces të pandehur për çështjen “alkoolit metilik”, priten për seancat e nisur kohë më parë, të përfundojë — të paktën për pjesë të dëshmitarëve — nga gjendja në Burgun e Tiranës si i pandehur të bëjë që ende gjendet në Burgun e Tiranës.

Një polic tenton të përdhunojë

Akuzon një grua TIRANE — (e.l.) - Ka përfunduar në duart e policisë një i zollmit të Komisariatit të 1 të Policisë së Tiranës një punonjës policie me shërbim në Postën e Policisë së Spitalëve. Shkaku këtë herë ka qenë denoncimi i një punëtoreje të Ndërmarrjes “Profarma” në Tiranë, që e akuzon policin — atë ditë me shërbim në këtë ndërmarrje — për tentativë përdhunimi. Ngjarja — sipas denoncimit — kishte ndodhur të dielën, rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa “Profarma” thuajse ishte e zbrazur. Polici 24-vjeçar u ndalua nga punonjësit e Rendit po atë ditë, në orën 18.30. Hetimet vazhdojnë.

«Jo ngrohje me energji elektrike»

Apel i Bashkisë TIRANE — (p. re.) “Popullata e Tiranës duhet ta ketë të qartë se në gjendjen që është sot, rrjeti elektrik nuk mund të garantojë asgjë për ngrohjen e banesave me energji elektrike”. Apeli i qartë vjen nga Bashkia nëpërmjet Skënder Muçës, Drejtor i Degës Energjitike në këtë institucion. Sipas tij vetëm 22 për qind e rrjetit elektrik të kryeqytetit, është në gjendje shumë të mirë, pas ndërhyrjes nga Qeveria Italiane me ndihmë prej 5 milionë dollarësh. Edhe pse vazhdojnë të bëhen ende përmirësime në rrjetin ekzistues, Ndërmarrja e Elektrikut nuk e garanton ngrohjen e banesave me energji elektrike.

Grabitësit e lutjeve myslimane

Zhduken 64 sixhade nga Shogata Fetare Kuvajtiane Policia ka ndaluar deri tani dy autorë dhe ka shpallur kërkimin për një të tretë TIRANE Zhduken 64 sixhade nga Shogata Fetare Kuvajtiane Grabitësit e lutjeve myslimane Policia ka ndaluar deri tani dy autorë dhe ka shpallur kërkimin për një të tretë TIRANE — (E.A.) - Një grabitje e kryer në Tiranë, ndoshta e pamenduar nga autorët — na rrezikuar kryerjen normale të lutjeve fetare nga myslimanët shqiptarë. Dhjetëra sixhade — të cilat përbënin një pjesë të rëndësishme të mjedisit të besimtarëve të heqin këpucët për t’i kryer namazin — ishin zhdukur para disa ditësh dhe të falen në xhami — ishte zbuluar para disa ditësh nga ndërtesa e Shoqatës Bamirëse Islame të Kuvajtit, në periferi të kryeqytetit. E ndodhur në rrugën “Hoxha”, ka qënëse inspiruar e trazuar e myslimanëve, ka ardhur e konstatuar nga Policia, e cila bën të ditur se autorët janë ndaluar dhe në përpjekje të reja nga institucioni i Kombinatit të Policisë në Tiranë, dhe është shpallur kërkimi për një bashkëpunëtor tjetër. Por policia e Tiranës nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. Deri tani — nga kontrollet e kryera në banesa e të dyshuarve — janë mbledhur 64 sixhade nga e cila disa prej tyre janë shitur. “Zbulimi i autorëve e të dënuar me burg” — thotë zëdhënësi i Komandës së Policisë — jo vetëm për mundësitë e shoqatës, por edhe për një nga shoqatat e tjera fetare apo institucionet, që po marrin hapat konkretë në grabitje.

Ëndrrat dhe kuptimi i tyre

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të cuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. EKLIPS Interpretim psikologjik: Kjo ëndërr me sugjestion të madh vë në dukje një errësim në jetën tonë të brendshme; ndoshta diçka rreth nesh po ndryshon dhe sjell melankoli; një dashuri që mbaron, një transformim në një qyet tjetër... Ja përse ky imazh shoqëron për më tepër një gjendje depresioni. Parashikimet: Interpretimi popullor ka shoqëruar gjithmonë eklipset me katastrofa, sëmundje me pasoja të rënda. Edhe në ëndërr ai nuk premton aspak të mira: eklipsi i hënës i paraprin pabesisë dhe dështimit, eklipsi i diellit të madh. ELEFANT Interpretimi psikologjik: Formacioni i tij fizik pak qesharak e bën elefantin një kafshë krejt të veçantë që duket sikur ka mbijetuar nga epoka prehistorike. I qetë, i besuar dhe i fortë simbolizon stabilitetin e patjetërsueshëm. Por nganjëherë imazhi i tij mbush ëndrrat e atij që është në ankth nga problemet e mbijeshës. Nuk mund të mungojë edhe në këtë rast interpretimi si seksual, shumë i dukshëm duke qenë marrë parasysh fuqinë e madhe: elefanti është edhe simbol fallik. Parashikimet: Elefanti në ëndërr paralajmëron se mundësia e rrezikshme. FANTAZMËN Interpretimi psikologjik: Fantazmat e së shkuarës, pasojë ja ku çfaqet në forma të tjera që na të trëmbin, por që duhet të mësojmë ti dominojmë. Parashikimet: Në përgjithësi e ardhmja që ndjek ëndrra fantazmë është e dominuar nga mjerimi. Nëse fantazma është e zezë po dalin në skenë tragjedia.

Traktori kërkohet nga policia Akuzon një grua DIE NË SHQIPËRI Apel i Bashkisë NË BRENDSI

DJE NË SHQIPËRI

EDHE NË TEPelenË DO PRISHEN NDËRTIMET PA LEJE — Mbi 100 ndërtime pa leje janë evidentuar në qytetet e Tepelenës dhe Memaliajt. Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës në Këshillin e Rrethit konfirmon kompetencën e këtij Këshilli për “prishjen e disa prej këtyre ndërtimeve, që bien ndesh me planimetrinë e qyteteve dhe perspektivën e saj”. LAÇ, DEKOROHEN ATDHETARË QË LUFTUAN PËR MBROJTJEN TERRITORIALE TË VENDIT — Katër atdhetarëve që kishin luftuar kundër pushtuesve serbo-malazezë, qysh nga periudha e Lidhjes së Prizrenit e deri në Luftën e Koplikut më 1920, iu dhanë dekorata të akorduara nga Presidenti Berisha. Të dekoruarit ishin atdhetarët: Bali Dema, Ismail Gali, Iber Hysi dhe Bardh Rica. HOTEL “SPORTI” NË BURREL, PAS GJYQEVE, DO SHITET ME ANKAND — I privatizuar para dy vjetësh — kundrejt 120 mijë lekësh — tashmë Hotel “Sporti” konstatohen nga Dega e Agjencisë së Privatizimit “se ndërmarrja i pronësisë ishte bërë në kundërshtim me ligjet”. Pas 6 gjyqeve, Gjykata e Kasacionit vendosi për kthimin e hotelit në gjendjen e mëparshme. Shumë shpejt objekti do shitet me ankand. TAKSAT NACIONALE EKZISTUESE KALOJNË SI TAKSA LOKALE — Eshtë miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave Projektligji “Për një ndryshim në sistemin e taksave”. Projektligji i ri parasheh kon që taksat ekzistuese nacionale, të kalojnë si taksa lokale, për të siguruar burimet e nevojshme financiare të pushtetit lokal. Në këtë mbledhje u miratua edhe një projektligj-shtesë që bën fjalë për amnistinë dhe rehabilitimin e ish-përndjekurve politikë.

NE BRENDSI

Në Francë studentët në revoltë kundër qeverisë Kërkojnë më shumë shkolla dhe punësim NE FAQEN 2 Bursa për të diplomuarit e Inxhinierisë Mekanike Në Itali dhe Angli studentët më të mirë NE FAQEN 3