Komisioni i Shtetit i përgjigjet 60 pyetjeve
Të gjitha Ministritë nën kontroll
TIRANË - Gjashtëdhjetë pyetje Blerim Çelës për të hedhur dritë mbi korrupsionin.
Komisioni i Shtetit i përgjigjet 60 pyetjeve Korrupsion, flet Çela Të gjitha Ministritë nën kontroll TIRANË - (c. bo.) — Gjashtëdhjetë pyetje Blerim Çelës për të hedhur dritë mbi korrupsionin. Një rrëfim përpara Parlamentit, i gjatë më shumë se dy orë, gjatë të cilave Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit i është përgjigjur gati të gjitha pyetjeve të bëra nga deputetët e maxhorancës dhe të opozitës. Një raport me tipare të ashpra, disa herë më pak i thelluar, por që kontribuon për të hedhur dritë mbi situatën e ligjshmërisë në Shqipëri. Çela foli për paligjshmëri të zbuluara nëpër Ministri, hetime të nisura, të “përgatitura” se treguar nga Prokuroria përballë disa çështjeve delikate, për të përfunduar te disa ministri mbi të cilat është folur shumë në muajt e fundit, por që ende dihej pak. Por të shohim konkretisht cilat janë pyetjet më të rëndësishme, argumentet më thelbësore dhe cilat janë përgjigjet e Çelës. CILA ËSHTË E VËRTETA MBI 300 MIJE DOLLARET QE JANE ZHDUKUR PRANE MINISTRISË SE MBROJTJES? — 300 mijë dollarët i referohen një kontrate të lidhur me një firmë Bullgare për të blerë automjete “TFA”. Mjetet nuk janë dorëzuar megjithë pagesën e bërë dhe për këtë fakt është informuar edhe Ministria e Mbrojtjes Bullgare, që ka garantuar ndërhyrjen e saj për kthimin e shumës në dollarë. CILA ËSHTË HIS- TORIA E NGARKESËS SË GIZËS E POROSITUR NGA MINISTRIA E MBROJTJES DHE PASTAJ E KTHYER? — Giza është porositur, sepse shërbente për industrinë ushtarake, por ngarkesa e mbërritur në Shqipëri nuk i korrespondonte cilësisë së kontraktuar. Një pjesë tashmë është kthyer, një tjetër ndodhet në Shqipëri në dispozicion të firmës furnizuese që do të marrë masat për ta tërhequr. SA AUTOMJETE JANË BLERË PËR MINISTRITË DHE INSTITUCIONET E NDRYSHME PUBLIKE DHE KUSH I KA PAGUAR? — Deri më sot janë blerë 108 automjete, 55 prej të cilave janë paguar nga një kredi e Bankës Botërore për t’u kthyer për 40 vjet me një interes prej 0.75 për qind. Shifra e blerjes arrin mbi 1 miliard dollarë. Nuk bëhet fjalë për makina luksoze, por bëhet fjalë për makina të domosdoshme për të kryer aktivitetet shtetërore. SA KONTROLLE JANË BËRË PRANË MINISTRIVE DHE ORGANEVE TË TJERA QEVERITARE DHE ÇFARË PARREGULLSISH JANË ZBULUAR? — Kontrollet i përfshijnë dhe vazhdojnë t’i përkasin të gjitha organeve publike të Shqipërisë. Ja rezultatet e arritura deri tani. Këshilli i Ministrave: janë vënë re disa parregullsi në dietat dhe udhëtimet, por bëhet fjalë për shuma të vogla, të arkëtueshme. Është informuar Parlamenti. Ministria e Industrisë: janë vënë re shpenzime të tepërta prej 1.481 dollarësh dhe 14.228 lekësh. Për këtë arsye janë zëvendësuar dhe një drejtor janë pushuar. Ministria e Bujqësisë: janë shtirur mjete shoferëve pa kaluar nëpërmjet agjencisë së privatizimit. Funksionari përgjegjës është pushuar. Ministria e Turizmit: janë vënë re shpenzime të tepërta prej 2 milion lekësh, në mënyra të veçantë për blerjen e vajit për makina, një pjesë e të cilit nuk është përdorur. Ish-ministri po paguan dëmin dhe drejtori i përgjithshëm i Albaturizmit është pushuar nga puna. Është kërkuar hapja e çështjes penale. Ministria e Kulturës dhe Sportit: janë vënë re pagesa të tepërta prej 6.400 dollarësh. Përgjegjësi i zyrës së llogarisë është pushuar. Ministria e Rendit: janë vënë re parregullsi dhe janë marrë masa administrative dhe penale për organizmat ushtarake dhe reparin 100 të Ministrisë së Rendit. Ministria e Mbrojtjes, e Jashtme, Parlamenti dhe Prokuroria: kontrollet ende vazhdojnë. SHIK: kontrolli i refuzuar për periudhën 1991-1992 dhe është vënë re shitja e një mjeti në mënyrë të parregullt. Kontrolloret e bërë pranë ATSH, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit të Kontrollit të Shtetit: nuk kanë treguar asnjë parregullsi. HETUESIA A NDERHYN NE MENYRE TE PERSHTATSHME? — deri tani Hetuesia ka hapur çështje penale vetëm në 8 për qind të rasteve të denoncuara nga Komisioni i Kontrollit. KOMISIONI I KONTROLLIT ESHTE ME TE VERTETE I PAVARUR? PSE NUK I ESHTE BESUAR SI NE TE GJITHA VENDET E TJERA EVROPIANE FORCAVE TE OPOZITES? — Komisioni kryen një aktivitet të pavarur dhe jo të politizuar. Mjafton kërkesa e 20 deputetëve (edhe të opozitës) për të realizuar ndërhyrjen e saj. Kontrollet kryhen në të gjithë organizmat, edhe në ministritë. hapur një qendër rehabiliti- mi për lypësat e vegjël të kryeqytetit shqiptar. Problem tashmë mbeten të mbyllura. E shuarit e braktisur, në rad- dhët e të cilëve — këto ditë të ftohta nëntori — u shtua edhe një viktimë. fluksi më i madh i automjeteve. Ndërkohë ka filluar zbatimi i fazës së dytë të këtij studimi. Kjo fazë — e cila mendohet të përfundojë brenda këtij viti — parashikon plotësimin e nevojave me semaforë edhe për kryqëzimet e tjera si dhe instalimin e tyre si-
Blerim Çela
Kush e njeh?
Një plak i pastrehë flë e vdes në trotuar
EDMOND LAÇI
TIRANË — Një viktimë e re mes të pastrehëve shqiptarë që frekuentojnë për fjetje mjedise të hapura në qendër të kryeqytetit. Në agim e së mërkurës — kur temperatura ishte mjaft e ulët — një patrullë policie e Komisariatit 3 të Tiranës ka gjetur pa shenja jete një të moshuar rreth 60-vjeçar. Viktima që u dërgua menjëherë në Urgjencën e Spitalit Civil të kryeqytetit, nuk mund të shpëtohej dot më.
Ekipi mjekësor i Spitalit i ka siguruar personësit e Policisë se në trupin e viktimës — që u gjend i ulur te reklamat e Kinema “Republikës”, shumë pranë Autobasades Turke — nuk kishte asnjë shenjë krimi, që mund t’i kishte provokuar atij humbjen e jetës. Fakti që viktima nuk kishte asnjë shenjë identifikuese dhe gjeta e tij rreth orës tre të mëngjesit ulur mbi trotuar, tregojnë se viktima është një nga të pastrehët e shumtë që e kalojnë natën në rrugët kryesore të Tiranës. Fenomeni — më shumë i përhapur te të vegjlit dhe të moshuarit — muaj më parë ishte bërë objekt edhe i një iniciative të Komunitetit Evropian, që tashmë ka hapur një qendër rehabilitimi për lypsat e vegjël të kryeqytetit shqiptar. Projekti tashmë mbetet të moshuarit e braktisur, në radhët e të cilëve — këto ditë të ftohta nëntori — u shtua edhe një viktimë.
Shumë shpejt kryeqyteti me tabela fosforeshente
Projekt i ri për qarkullimin rrugor
Brenda vitit 1993 trafiku i automjeteve në Tiranë do të kontrollohet vetëm nga semaforët
Projekt i ri për qarkullimin rrugor Shumë shpejt kryeqyteti me tabela fosforeshente Brenda vitit 1993 trafiku i automjeteve në Tiranë do të kontrollohet vetëm nga semaforët ARMAND MERO TIRANË — Revolucion në fushën e qarkullimit rrugor. Brenda këtij viti, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve në Tiranë, do të rregullohet plotësisht me semaforë. Një projekt me 4 etapa, parashikon një të ardhme të automacizuar të trafikut në Shqipëri. Për momentin, përmirësimi i strukturës së rrugëve dhe instalimi i plotë i shenjave të qarkullimit — që do jenë fluoreshente — do të jenë zgjidhja më e shpejtë e këtij problemi. Ndërsa për biçikletat, e ardhmja e tyre mendohet të jetë në trotuare të ndërtuara posaçërisht për to. Rritja me ritme të larta e trafikut — sidomos këto vitet e fundit — është bërë një problem shqetësues, veçanërisht në kryeqytet. Pikërisht për të përballuar gjendjen e krijuar, janë vënë në më parë, filloi një studim i cili përmbledh 4 faza për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të trafikut. Për këtë u akordua nga Ministria e Ndërtimit një shumë prej 15 milionë lekë. Kështu, janë bërë një sërë masash e madhe semaforësh që do të instalohen në 28 kryqëzime të Tiranës. Faza e parë e studimit — e cila parashikon zgjidhjen e nevojave imediate — ka përfunduar. Tashmë janë instaluar semaforët në 6 kryqëzime të Tiranës. Janë pikat, ku ndjehet i fazës së dytë të këtij studimi. Kjo fazë — e cila mendon të përfundojë brenda këtij viti — parashikon plotësimin e nevojave me semaforë dhe ekipet e tjera si dhe instalimin e tyre pas korsive. Megjithatë semaforët, nuk përbëjnë zgjidhjen përfundimtare të qarkullimit rrugor. “Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës — i thotë Gazetës Bujar Flaga, kryeinxhinier i rrjetit të ndërmarrjes e Dekorit — po punohet për një studim të mirëfilltë në lidhje me trafikun e kryeqytetit”. Një vendim e veçantë do t’i kushtohet sinjaleve dhe shenjave të qarkullimit rrugor. Ndryshe e shpejtë edhe në Shqipëri, këto shenja do të mund të dallohen edhe natën. Ato mund të jenë fluoreshente. “Pavarësisht se kostoja fillestare e këtyre shenjave është më e lartë — sqaron Flaga — ato kanë një jetëgjatësi më të madhe”. Ndërsa problemi i rrugëve — që konsiderohet nga shumë njerëz si më i vështiri — duket se nuk është dhe aq shqetësues. Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor, “Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës — i thotë Gazetës Bujar Flaga, kryeinxhinieri i rrjetit të ndërmarrjes e Dekorit — e këtyre shenjave është më e lartë — sqaron Flaga — ato kanë një jetëgjatësi më të madhe”. Atë që nuk mund të udhëtojnë më përkrah makinave. E ardhmja e tyre — sipas specialistëve — do të jetë ndoshta në trotuare që mund të ndërtohen posaçërisht. Ndërsa perspektiva e trafikut në tërësi paraqitet mjaft e modernizuar. Fazat e tjera të projektit mbi qarkullimin rrugor, parashikojnë një automatizim të plotë të tij. Ndërsa problemi i rrugëve — që konsiderohet nga shu-
Në Mamurras
Rrëzohet një makinë me benzinë
MAMURRAS — Aksident i rëndë në hyrje të Mamurrasit. Rrëzohet një autocisternë e ngarkuar me 36 mijë litra benzinë.
Ishte ora 3.00 e mëngjesit, kur në të dalë të Mamurrasit, shoferi grek që drejtonte autocisternën, nuk arriti të merrte kthesën dhe devijoi nga rruga. Për të bërë të këtij gabimi, shoferi përmbys. Të dy personat që ndodheshin në kabinë — shoferi dhe kolegu i tij grek — nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë punonjës të drejtorisë rrugore dhe të repartit të zjarrfikësve, duke bërë shpëtimin e një zjarri të mundshëm. Nga rrëzimi i autocisternës u derdhën afro 16 mijë litra benzinë.
Ndryshime e shtesa në Kodin Penal Shqiptar
Aprovohet burgimi i përjetshëm tani më pak dënime me vdekje
Përjashtohen nga masat kapitale të miturit nën 18 vjeç dhe gratë
TIRANË — (p. re) — Vendoset përfundimisht burgimi i përjetshëm në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Parlamenti duke aprovuar një projektligj ndryshimesh dhe shtesash në këtë Kod, bëhet kështu protagonisti i një revolucioni të ri në fushën e Drejtësisë. Që sot Kodi Penal do të ketë 7 nene më pak, të cilat kishin parashikuar dënimin me vdekje. Por jo vetëm kaq: edhe për 6 nenet e tjera që aktualisht njihnin dënimin me vdekje, gjykatave u shtohet mundësia që ta evitojnë këtë dënim kapital, duke e zëvendësuar atë, me burgimin e përjetshëm. Gjithashtu u vendos që burgimi i përjetshëm të mos aplikohet ndaj të miturve nën moshën 18 vjeç, si dhe kundër grave.
Edhe pse relacionit të shpërndarë para aprovimit të Projektligjit iu bënë mjaft ndryshime, pjesa më e madhe e formulimeve u ruajtën të pranuara dhe të përshtatshme. Kështu përveç neneve të burgimit të përjetshëm, ndryshimi u pranua edhe për dispozitën që bën fjalë për kultivimin dhe prodhimin e narkotikëve. Dënimi për këtë krim parashikon heqje të lirisë nga 3 deri në 15 vjet. Ndryshime u aprovuan edhe për nenin që parashikon gjobat, të cilat në kushtet e tanishme — sipas Projektligjit — ishin të një mase krejtësisht të papërfillshme. Gjithashtu u aprovuan edhe riformulimet e nen eve që bënin fjalë për dënimin me kusht, duke synuar sqarimin dhe disiplinimin e më mirë të këtij instituti.
Shumë debate u bënë për një sërë figurash të reja veprash penale, që kanë si qëllim — sipas deputetëve propozues — mbrojtjen e individit e të institucioneve të reja demokratike nga shpërdorimet e lirisë së shtypit. Kështu u aprovua, por me modifikime edhe dhe një nen shtesë me përmbajtje: “Poshtërimi i Presidentit të Republikës”. Një nen i ri u shtua edhe për mospagimin e tatimeve, apo edhe për marrjen e ujit për ujitje pa të drejtë.
Bora e parë në Dajti
Ka ardhur dimri, dhe me të ftohtë edhe bora. Maja e malit të Dajtit zbardhuar, ashtu si ajo e maleve të tjera të vendit. Udhëtarët dhe banorët e fshatrave, të cilët ndodhen rreth 1.000 — 1.500 metra lartësi, janë të parët që ndiejnë shfaqjen e dëborës. Bora ka sjellë vështirësi edhe në transportin rrugor. Sipas parashikimeve, temperatura do të bjerë në ditët në vijim. I ftohti i papritur i befasoi, duke vënë në lëvizje ekipet përkatëse.
Bora e parë në Dajti
DJE NË SHQIPËRI
KËRKOHET NJË PRANI MË E GJERË E FIRMAVE GJERMANE NË SHQIPËRI — “Do të dëshironim një pjesëmarrje më të gjerë të firmave investuese gjermane në Shqipëri”, deklaroi Kryeministri Meksi në takimin që ai pati me Schmitbauer, Ministër i Shtetit të Gjermanisë. Meksi theksoi se kjo prani duhet të ndjehet kryesisht në fushën e Turizmit dhe në Industri. Schmitbauer iu përgjigj interesimit Kryeministrit shqiptar duke thënë se “Gjermania do të jetë gjithmonë më e pranishme në Shqipëri”.
STABILIZOHET GJENDJA E FURNIZIMIT ME VAJGURI NË TIRANË — “Anomalitë në furnizimin me vajguri të popullsisë u krijuan për shkak të transportit”, theksoi Shkëndër Muci, Drejtor në Drejtorinë e sektorit energjetik në Bashkinë e Tiranës. Në të dy javët e para të nëntorit, banorët e Tiranës patën mjaft vështirësi në furnizimin me vajguri. E gjithë kjo ndodhi sepse, për shkak të një ngjarjeje të rëndë në transportin hekurudhor, Drejtoria e Karburanteve kishte furnizuar vetëm 70 për qind të sasisë së nevojshme.
RRITET INTERESI I MJAT VENDEVE TË ZHVILLUARA PËR BUJQËSINË SHQIPTARE — “Një interes i madh për të bashkëpunuar në sektorë të ndryshëm të bujqësisë shqiptare, u vu re në takimet e Hasan Halilit, Ministër i Bujqësisë me delegacione të vendeve të ndryshme. Këto takime u organizuan gjatë ditëve të Konferencës së 27-të të OKB për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO. Krahas bisedimeve për përfaqësuesit turq — ku konfirmua dhe njëherë angazhimi i Turqisë për realizimin e marrëveshjeve të bëra — u shkëmbyen mendime e përvojë dhe me përfaqësues nga Italia, Izraeli dhe Japonia.
NE BRENDSI
Italia u kualifikua për Botërorin e futbollit
Mundi me rezultatin 1-0 Portugalinë
NE FAQEN 2
Tiranë, konferenca e parë me biznesmenë të huaj
I bëhet thirrje të gjithë investitorëve
NE FAQEN 3
Italia u kualifikua për Botërorin e futbollit. Mundi me rezultatin 1-0 Portugalinë.
tanishme — sipas Projektligjit — ishin të një mase krejtësisht të pa-