21/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 nëntor 1993

Presidenti «Përsëris: Shqipëria nuk kërkon hakmarrje»

TIRANE — (c. bo.) “Jo hakmarrje”: e kishim thënë dhe po e përsërisim. Jemi kundër hakmarrjes. Presidenti i Republikës flet përpara 3 mijë intelektualëve të ardhur nga shumë rrethe të vendit dhe rithekson parimet mbi të cilat bazohet demokracia shqiptare. TIRANE — (c. bo.) “Jo hakmarrje”: e kishim thënë dhe po e përsërisim. Jemi kundër hakmarrjes”. Presidenti i Republikës flet përpara 3 mijë intelektualëve të ardhur nga shumë rrethe të vendit dhe rithekson parimet mbi të cilat bazohet demokracia shqiptare. Para dy vjetësh në intervistën e tij të parë pas ardhjes në postin më të lartë të vendit, Sali Berisha i kishte deklaruar pikërisht Gazetës: “Unë jam për faljen kombëtare”. Që atëherë shumë gjëra kanë ngjarë në këtë vend të sfiliitur nga e shkuara dhe tranzicioni, por sot Presidenti rithekson të njëjtin parim. Është një apel për paqe sociale. Duke takuar intelektualët, të premten pasdite, Berisha tha edhe të tjera: “Demokracia — kujtoj ai — bazohen në të vërtetën dhe sa më e fortë të jetë e vërteta, aq më e fortë do të jetë demokracia”. Një pohim themelor që i impenjon të gjithë, mazhorancë dhe opozitë. Presidenti foli pastaj për tolerancën, drejtësinë dhe mëshirën: “Mëshirë ndoshta kemi pak, sepse u vra nga diktatura, por sot na takon neve ta rikthejmë: pa mëshirë nuk do të ketë asnjëherë drejtësi të vërtetë”. Po intelektualët? Ata, të ftuarit kryesorë të këtij mitingu të madh, çfarë roli duhet të kenë? Berisha përgjigjet: “Gjithçka që kemi bërë deri sot është meritë e tyre. Intelektuali nuk mund të jetë spektator, por protagonist aktiv, sepse pikërisht në rolin e intelektualit, diktatura diferencohet nga demokracia. Për intelektualin liria është themelore”. Në fund një thirrje: Njeriu, respekti ndaj të cilit duhet të mbetet elementi themelor i çdo qytetërimi dhe i çdo epoke. Në kohë grindjesh politike është mirë për të gjithë që ta mbajnë parasysh këtë gjë.

«Erdha për Monarkinë»

Flet i biri i Mbretit Zog, i kthyer për herë të parë në Shqipëri pas 54 vjetësh. Uljа në Rinas, rojet, propozimet e tij «Duhet një referendum: Edhe babai im donte që populli të zgjidhte lirisht formën e qeverisë» LEKA I PARE Flet i biri i Mbretit Zog, i kthyer për herë të parë në Shqipëri pas 54 vjetësh. Uljа në Rinas, rojet, propozimet e tij «Erdha për Monarkinë» «Duhet një referendum: Edhe babai im donte që populli të zgjidhte lirisht formën e qeverisë» TIRANE - (Al. Ba.) — Leka Zogu mbërrin në Shqipëri. Të premten pasdite zbret, për herë të parë në aeroportin e Rinasit, pasardhësi i mbretit të vetëm shqiptar, Leka I Pare. Zbritja e Jet-it privat përkoi me arritjen në Rinas edhe të kryeministrit Meksi, gjë që shkaktoi një situatë pak të veçantë: për një çast mbi pistën e betonit simbolët e Republikës dhe të Monarkisë u këmbyen. I ardhur për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë së Legalitetit dhe të Festës së madhe Kombëtare, Leka I Parë i bën takimet e para direkt te punës me suitën e tij në Hotel “Dajti”. Një truprojë rigoroze e mbron nga vizitat dhe sytë e kureshtarëve të rastit. Ardhi e tij e papritur u realizua në një heshtje të plotë. Ai pritet të vinte qysh prej shtatë muajsh: një grup i madh gazetarësh e priti orë të tera, por mbërritjen vetëm bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Erdhen pikërisht për të përgatitur këtë vizitë të sotme. Një kujdesion i përgatitur me shumë kujdes. Takimi me Gazetën, i pari nga arritja e tij në Tiranë, u bë në dhomën 214, në katin e dytë të Hotelit. “Naltmadhëninë së tij”, i rreshtohet një emocion i thellë mbi fytyrë: “Ta dini se edhe unë jam shumë i emocionuar dhe nuk është zor për të kuptuar ndjenjat e mia. Besoj se ardhja ime do të jetë për të mirën e Kombit, se do të jemi në gjendje me bashkëpunu vlazërisht, pa degju për çështjet ideologjike dhe partiake, për të punu së bashku me rindërtu Kombin tonë dhe me ba At dheun, me i dhënë vendin që i takon në këtë botë të sotme”. Ju që besoni në të ardhmen më të mirë, si i mendoni hapat e parë në ndryshimin e kësaj gjendjeje? “Pozicioni im varet nga populli shqiptar. Ky popull ka krejtësisht të drejtën, siç e kam thënë shpesh dhe siç e ka thënë edhe baba im, të vendosi në të ardhmen atë formë regjimi që dëshiron, të jetë Mbretni ose Republikë. Cilado që të jetë kjo, unë jam ushtar i Atdheut, jam ushtar si çdo ushtar tjetër dhe do të shërbej me çdo mënyrë për të ndihmuar ri-mëkëmbjen e ekonomisë së Kombit, për traditat familjare dhe për Shqipërinë etnike”. Ju besoni se realizimi i një Monarkie në Shqipëri do të ndihmonte më tepër për thithjen e investimeve nga diaspora? “Unë besoj se Shqipëria do të dijë vetë të zgjedhë të ardhmen e vet. Kombi shqiptar, më mirë me këtë term ta përdorim, sepse është më shumë jashtë se sa brenda kufijve, siç nuk duhet të ishte. Është shumë i dhunë. Si për arsye ideologjike, si për kufinjtë që gjenden mes tyre: vëllezërit tanë edhe motrat tona në Kosovë e Çamëri. Ato japin një pamje të ndryshme nga nga shqiptarët që gjenden në Shqipërinë e kufinjve të sotëm. Mbretëria bën një gjë: stabilitet dhe i jep mundësinë çdo shqiptarit me u afru, me fol dhe me u shpreh me afrinë kur ka nevojë. Mbretërnia asht si baba i familjes, nuk asht parti, nuk ban pjesë në ndonjë organizatë të tendenca politike”. Ju presupozoni se vendosja e Monarkisë Kushtetucionale do të çonte në një zgjidhje të një problemi kombëtar...? “Unë besoj se do ta ndihmojë, po duhet që të mos gabohen. Edhe vetë shpeshësia nganjëherë prish punë. Neve kemi — kur them neve flas për të gjithë shqiptarët — një detyrë të tmerrshme përpara nesh në arritjen e niveIit të botës evropiane e botës së zhvillume. Kjo nuk do të jetë një gjë e shpejtë, do të jetë një gjë që do të marrë kohë. Në sensin e formimit të Kombit etnik dhe Shqipërisë etnike, Mbretërnia do ta shpejtojë këtë proces. Jam shumë i sigurt se shqiptarët do mbështesin platformën tonë”. Por në ç’mënyrë ju mendoni ta realizoni rivendosjen e Monarkisë Kushtetucionale? “Natyrist nëpërmjet mënyrash ligjore. I referohem pra idesë së një referendumi popullor. Ishte ky amaneti i tim eti, që ishte Mbreti i Shqiptarëve. Një ndër qëllimet e ardhjes sime është edhe ky i përgatitjes të një terreni favorizues”.

Kërdiа e bukës jepen 5 dënime Po shkaktarët?

Gjygji i parë në Fushë-Arrëz EDMOND LAÇI FUSHE-ARREZ — Përfundon në Gjygj ajo që dy vjet më parë ishte quajtur “tragedia e Fushë-Arrëzit”, ku gjatë djegies së magazinave të qytetit humbën jetën 39 persona. Por procesi trajtor — i ndjekur në mënyrë të pazakontë — që përfundoi të enjten, përsëri nuk mundi të dënonte autorët e vërtetë të kësaj tragedie. Edhe Gjykata e Rrethit dha dënime për pesë të pandehurit që akuzoheshin në këtë proces, çështja e shkaktarëve të vërtetë u veçua, madje u pezullua deri në një kohë tjetër të pacaktuar. Procesi i parë për “tragedinë e Fushë-Arrëzit” vuri në bankën e të akuzuarve të pandehurit Fran Gjergji, Shefi i Seksionit të Tregtisë, Rustem Brahja, Kryetar i Degës së Planit si dhe Pashk Dodën, Drejtor i Ndërmarrjes NTAN, nën akuzën e përbashkët “shpërdorimit të detyrës” që kishte sjellë si pasojë të rëndë djegien e magazinave dhe vdekjen e 39 personave”. Ndërsa Rasim Meçi, ishte akuzuar për “përvetësimin e pasurisë shtetërore, shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash zyrtare”. I pandehuri i fundit Preng Rezja — shihte në një dyqan fshati — akuzohej vetëm për “shpërdorim detyre”. Por që në fillim të procesit prokurori Sali Kornej Sal K. hajno, kërkoi ndryshimin e akuzës për Gjergjin, Brahjan dhe Dodën, pasi — sipas tij — “këta nuk kishin të bënin me pasojën e rëndë të djegies së magazinave dhe vdekjes së 39 personave”. Në përfundim të procesit Fran Gjergji — me akuzë të ndryshuar nga shpërdorim detyre në qëndrim i pakujdesshëm në detyrë — u dënua me kohën e arrestit shtëpiak, pra tetë muaj. Pashk Doda u dënua vetëm me kohën e paraburgimit “për shpërdorim detyre”, ndërsa Rustem Brahja me 12 muaj mbyllje në shtëpi, duke i mbetur vetëm tre muaj për kryerjen e plotë të dënimit. Dënimin më të rëndë — 5 vjet heqje lire — Gjykata ia dha Rasim Meçit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, edhe pse kriminal i përvetësimit ndaj tij nuk u vërtetua. Ndërsa Preng Rezja u dënua vetëm me kohën e paraburgimit. Rikthehen kështu edhe një herë kujtimet e asaj nate të ftohtë — minus 17 gradë — kur humbën jetën 39 persona që kërkonin të luftonin urinë, duke shpërthyer magazinat e qytetit të tyre. Askush nuk mund ta harrojë atë natë të tmerrshme, kur edhe ujët ngrinte brenda tubave zjarri. Kes. As të nesërmen kur fëmijët kërkonin lodrat e gëzuara mbi njerëzit e shkrumbëzuar. Sot kur kanë kaluar dy vjet nga kjo tragjedi, dënohen persona, asnjëri prej të cilëve s’fajësuar si shkaktar i kësaj tragjedie.

Kisha Katolike merr spitalin

Më parë Qendra e Urgjencave ishte financuar nga TIRANË — Kisha Katolike Shqiptare bëhet pronare e spitalit “Ferra”. I gjithë terreni dhe godina ekzistuese i kanë kaluar tashmë asaj. Bashkë me pronarin ky spital ka ndërruar dhe destinacionin. Ai nuk do të shërbejë më si Qendër e Urgjencës, por si një spital i përgjithshëm. Këtu do të kryhen shërbime patologjike, kirurgjike, obstetrikale dhe të më shumë të tjera edhe si një qendër universitare. Spitali do të ketë afro 100 shtretër. Megjithëse është plotësisht privat, ai do të funksionojë vetëm në bazë të rregullave shtetërore. Kisha Katolike ka propozuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen e Shtetit. Spitali kishte nisur të ndërtohej para disa vitesh me fondet e dhuruara nga bamirësi shqiptar Xhemal Ferra. Por çuditërisht, këto fonde të llogaritura për përfundimin dhe kompletimin e spitalit, nuk arritën as për ndërtesën. Ndoshta ky mister, do të zgjidhet në gjyqin që të afërmit e Ferrës kanë hapur në lidhje me shpenzimet e bëra me fondet e dhuruara.

Gjermania bllokon lejet e qëndrimit

Problem i ri për emigrantët TIRANË (p.r.e.) — “Gjermania u jep leje qëndrimi të përkohshme shtetasve të atyre vendeve ku ekziston një përndjekje politike ose fetare. Shqipëria nuk është një vend i tillë”. Huhet, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Bashkimi Socialdemokratian të Landit të Bavarisë, rikthemon në Tiranë edhe njëherë opinionin gjerman për këtë problem mjaft të ndjeshëm. Huber ishte i ftuar në një konferencë shtypi në Tiranë sëbashku me Eduart Selamin, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Dhënia e lejeve të përkohshme të qëndrimit shtetasve shqiptarë në Gjermani, kohët e fundit është bërë gati e pamundur. Këtë të drejtë më parë e kishin pasur vetëm ato persona që ishin larguar nga Shqipëria me frikën e parë të ikjeve. Por dëshira e shqiptarëve për t’u punësuar e siguruar një leje qëndrimi në Gjermani edhe sot është mjaft e madhe. Autoritetet gjermane — sidomos kohët e fundit — kanë ndërhyrë për rishqyrtimin e shumë shqiptarëve që kanë kaluar kufirin gjerman në mënyrë ilegale. Kështu po veprojnë edhe mjaft shtete perëndimore si Italia, Zvicra, apo Franca.

DJE NË SHQIPËRI

FILLOI PUNEN NE TIRANE STACIONI SHQIPTAR I RRJETIT NDERLIDHES TE KSBE — Sapo ka filluar punën stacioni fundor shqiptar i rrjetit ndërlidhës të KSBE. Rrjeti — i instaluar pranë Ministrisë së Jashtme — është një rrjet i mbyllur informativ, i cili do të lidhë ministritë e punëve të jashtme të 52 shteteve anëtare të KSBE. Deri tani kjo lidhje është realizuar në rreth 37 shtete, ndërsa stacioni qëndror është në Hagë të Hollandës. Stacioni i Tiranës është i pari që komunikon nëpërmjet kanaleve satelitore të transmetimit të të dhënave. NË BERAT LINDIN FARMACITË E PARA PRIVATE — Pas “Farma-Ekspres” të hapur pak ditë më parë, një tjetër farmaci private fillon aktivitetin e saj në qytetin e Beratit. “Magro-Bari” quhet farmacia e re, e cila tashmë funksionon në qendër të qytetit. Qytetarët kanë gjetur te kjo njësi edhe ato medikamente që shpesh nuk i kanë gjetur dot në farmaci shtetërore. PËRFUNDOI NË TIRANË SEMINARI FRANKO-SHQIPTAR “DITËT E PEDIATRISË” — Për tre ditë rresht në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, u zhvillua një seminar franko-shqiptar për problemet e pediatrisë. Referuan mjekë shqiptarë dhe francezë — teorikisht dhe praktikisht — për një sërë sëmundjesh të trashëguara, të foshnjës, si ajo e mushkërive, zemrës, reanimacionit apo edhe tuberkulozit. Në fjalim të këtij aktiviteti asistoi edhe z. F. Ambasadori i Francës në Tiranë. TELEKOMI SHQIPTAR HAPI KONKURRIMIN PËR RRJETET TELEFONIKE QYTETASE — Sapo është publikuar hapja e konkurrimit për rrjetet telefonike shqiptare për rrjetet telefonike qytetase. Në bazë të marrëveshjes me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me Bankën Europiane për Rindërtim, do të jepen fonde prej 84 milionë dollarësh, parashikohet — deri në vitin 1995 — ngritja e pesë centraleve të fuqishëm telefonikë në qytetet e Durrësit, Fierit, Elbasanit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Gjithashtu është menduar edhe për 14 centrale në distancë, ku trafiku telefonik është mjaft i rënduar. Deri tani në këtë konkurrim janë paraqitur 7 kompani të huaja, fituesja e të cilave do të shpallet në mes të janarit.

Kush është

TIRANE — Një vizitë historike në Shqipëri. Leka Zogu, djali i ish-Mbretit Shqiptar, Ahmet Zogu, kthehet për herë të parë në vendlindje pas 54 vitesh. Prej saj ishte larguar vetëm pas 48 orëve të para të jetës së tij. Leka I rikthehet sot edhe pse janë ende të pashkruara vendimet e Kongresit të Përmetit të 1944 — që e kishin nxjerrë si të paligjshme familjen mbretërore dhe Kushtetuta Komuniste e 1946 — që e kishte ndryshuar formën e regjimit nga Monarki në Republikë. I porsalinduri Leka Zogu ishte larguar nga Shqipëria më 7 prill 1939, kur në Shqipëri sapo kishin arritur Divizionet e para të Musolinit. Familja e tij së pari kaloi në Greqi, pastaj në Turqi, Shtetet Balltike, Francë, Britani e Madhe, ku qëndruan deri në 1946. Për tetë vjet të tjera jetuan në Egjipt për t’u kthyer sërish në Francë deri në vitin 1962. Që nga kjo kohë Leka Zogu për 17 vjet jetoi në Spanjë dhe pas vitit 1979 kaloi për në Rodezi. Prej andej kaloi në vendbanimin aktual, Afrikë e Jugut. Përveç gjuhës amtare Leka I zotëron anglishten, frëngjishten, spanjishten, gjermanishten, arabishten dhe gjuhën portugeze. Mbretëresha — bashkëshorte a tij — është Susan Cullen Ward. Betimin si Mbret Leka I e kishte bërë në Francë më 9 prill 1961, pas vdekjes së të jatit.

Si dhuratë

Sot me gazetën shpërndahet një panoramë

NE BRENDSI

NË BRENDSI

Polemikë midis anëtarëve të «Cosa Nostra» NE FAQEN 2 Papunësi, rritet shqetësimi Projekt për 17 qendra kualifikimi NE FAQEN 3