24/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 nëntor 1993

«Qeveria falenderoi Levant Co.»

NDIHMAT Pas kthimit nga misioni roman flasin prokurorët Fatos Dervishi dhe Arben Qeleshi. «Kemi zbuluar prova të reja. Tashmë dosja është më e pasur» «Qeveria falenderoi Levant Co.» Raportet ndërmjet shoqërisë bareze dhe autoriteteve të atëhershme shqiptare: «Ishte qeveria e Fatos Nanos që kërkoi livrimin e ndihmave prej saj, madje edhe vazhdimin e kësaj pune» EDMOND LACI TIRANE — “Levant Co. jo vetëm që është thirrur me insistim nga autoritetet shqiptare të asaj periudhe, por edhe i është kërkuar me insistim asaj që të bëjë livrimin e ndihmave të Qeverisë Italiane akorduar Shqipërisë”. Është vetëm njëri prej shumë zbulimeve të kryera në Itali nga misioni i prokurorëve shqiptarë, Fatos Dervishi, Kryetar i Grupit hetimor dhe Arben Qeleshi, Prokuror i Tiranës — pas 10 ditë hetimesh intensive — tashmë kthehen në zyrat e tyre në Shqipëri. “Pavarësisht se në favor të kujt janë faktet e zbuluara — akuzës apo pandehurve — kryesorja për ne është kryerja e hetimeve të plota — shpjegon për Gazetën Dervishi — madje këto veprime edhe mund të mos ishin kryer, por falë lejës së posaçme që na u rezervua, ne ia arritëm qëllimit”. Rezolucioni i Komisionit Rogatuar që do të plotësonte letërporosinë ndërkombëtare të dërguar nga pala shqiptare për kryerjen e veprimeve hetimore në Romë — lidhur me çështjen penale të filluar nga Prokuroria e Tiranës për “skandalin e ndihmave” — u bë e mundur pas aprovimit më parë nga Corso, ministri Italian i Drejtësisë, i cili ngarkoi për këtë të Gjykatën e Apelit në Romë. “Nëpërmjet Doktor Giovanni Carlini, këshilltar i deleguar — thotë Qeleshi — u arrit edhe kryerja e veprimeve tona hetimore”. Prokurorët shqiptarë mundën të pyesnin në Romë pesë persona të rëndësishëm: De Michelis (ish-Ministër i Jashtëm), Cardilli (ish-Ambasador Italian në Shqipëri), Perniola (administrator i Levant Co.), Di Molo dhe Altamura (ish-funksionarë të Ministrisë së Jashtme Italiane). “Pyetja e De Michelis bëri bujë të madhe në Itali — tregon Fatos Dervishi — sepse ishte hera e parë që një Komision Rogatuar merrte në pyetje një ministër të Jashtëm”. Për prokurorët shqiptarë kjo ishte hera e parë që ndërmerrnin një veprim hetimor jashtë vendit të tyre. “Kjo praktikë — thotë Qeleshi — është e nevojshme edhe për herë të tjera. Me këtë veprim, hetimet në Evropën bëhet fakt edhe për gjëra që më parë në Shqipëri mendoheshin si tabu”. Por për misionin shqiptar në Romë, faktet e reja që duheshin zbuluar, përbënin edhe detyrën kryesore. “Nga shpjegimet e personave të pyetur si dhe dokumentet që na u paraqitën — vazhdon Dervishi — u vërtetua se Levant Co. jo vetëm është thirrur e kërkuar që të vazhdojë livrimin e ndihmave, por madje edhe është falenderuar nga autoritetet shqiptare të asaj kohe”. Gjithashtu prokurorët shqiptarë — në lidhje me Levant Co. — sqarojnë edhe diçka tjetër: shoqëria bareze prej kohësh i ka borxh Shqipërisë. “Këto borxhe — në bllokuar — shpjegon Qeleshi — nga Evelina Canale, e cila vazhdon hetimet për skandalin e ndihmave, por me përgjegjësit italianë”. Kështu dosja e skandalit të ndihmave italiane — ku është i pandehur edhe lideri socialist Nano — plotësohet edhe më shumë. “Kontakti me autoritetet gjyqësore italiane — thotë Dervishi — është i nevojshëm, jo vetëm pse ishte detyrë e lënë nga Gjykata, por edhe për ta plotësuar sa më mirë dhe me fakte të reja çështjen”. Tashmë pas kthimit, pohimi “detyrat janë realizuar”, tregon se skandali i ndihmave po shkon drejt ndriçimit të fakteve të reja dhe zbulimit të vërtetë të autorëve. Ndërkohë edhe autoritetet italiane po punojnë intensivisht për këtë çështje. Ardhja e prokurores Canale në Shqipëri nuk është vetëm një kthim vizite. Tashmë edhe Parlamentit Italian — sipas prokurorëve të misionit roman — ka caktuar një komision të posaçëm për të verifikuar ndihmat e dhëna nga Italia e Komuniteti Evropian për vendet në zhvillim, ku natyrisht bën pjesë edhe Shqipëria. Mbërrin në Tiranë prokuroria Canale Prokurorët Qeleshi dhe Dervishi presin gjykatësen italiane Evelina Canale në aeroportin e Tiranës (foto A. Babani) TIRANE - (p.re.) — Filluan edhe në Shqipëri hetimet e prokurores Evelina Canale mbi skandalin e ndihmave. Të hënën në mëngjes, gjykatësja mbërriti në aeroportin e Rinasit ku po e prisnin Prokurori i Tiranës Arben Qeleshi dhe Kryetari i Grupit Hetimor, Fatos Dervishi, të njëjtët persona me të cilët ishte takuar në Romë javën e kaluar. E shoqëruar nga tre makina të policisë, Evelina Canale arriti në Tiranë ku i është rezervuar një strehim super i mbrojtur në ish “bllokun” e kryeqytetit. Që të martën filloi punën e saj në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës. Ndërsa lajmëronte për misionin e saj Evelina Canale i kishte deklaruar Gazetës Shqiptare se donte të merrte në pyetje — ndërmjet të tjerëve — përgjegjësit e ”Albkontrollit” të Durrësit, që në vitin 1991 ishin ngarkuar të mbikqyrnin ndihmat që vinin nga Italia. Ato ndihma, që siç dihet, erdhën në saì me të vogël se ajo e deklaruar dhe me çmime të ma[dha?]hara. Për këtë ngjarje po hetohen në Itali ish-ministri i Punëve të Jashtme Gianni de Michelis, funksionarë të shumtë të së njësitë ministri dhe Giuseppe Perniola, titullari i ”Levant Co.” të Barit që furnizoi mallrat, të cilat i kushtuan Qeverisë Italiane disa dhjetra miliardë dollarë. Dhe pikërisht për të verifikuar rolin e Perniolës prokuroria Canale do të ishte e interesuar të merrte në pyetje Arben Alian, birin e ish-presidentit Ramiz Alia. Për “Benedita” ishte adresuar në fax, fax-1 i dërguar nga ”Levant.Co” në të cilin kërkohej nga biri i presidentit të rikunfirmoh(ej) kjo shoqëri me detyrën e furnizueses së ndihmave. Ka vetëm një vështirësi të rëndësishme: Arben Alia nuk jeton më në Shqipëri. funksionarë bujë të madhe në Itali — tregon Fatos Dervishi — në pyetje një ministër të Jashtëm”. Sipas prokurorëve të misionit romak — zhvillim, ku natyrisht bën pjesë edhe Shqipëria. “Që të marrin filli ... ... marrin filli ... ... ajo e deklaruar dhe me çmime të mahnitshme. Për zgjidhjen e hotelin në Itali ish-ministri i Punëve të Jashtme Gianni de Mi... ... ndihma, që s’i dihet, erdhën në sasi më të Jashtme Gianni de Mi... ... ndihma. Ka vetëm një vëllim prej ... ... shkëherësisht dhe si përpjekje si jo të bazuara shkencërisht dhe si përpjekje ... ... Parlament, duket se përsërit një temë e diskutuar. Sipas një ligji

Parlamenti: çlirimi kthehet një ditë prapa

Do të festohet 28 nëntori ANDREA STEFANI TIRANE — Pas 49 vjet çlirim nga robëria nazi-fashiste deputetët diskutojnë për të saktësuar datën e festimit të këtij eventi historik. Diskutime dhe debate të shumta si për një datë prehistorike — që për nga ashpërsia të rikujtojnë luftën reale për çlirim të zhvilluar dikur — argumente dhe kundërargumente dhe në fund, një vendim i Parlamentit, i marrë me shumicë votash, që shpall 28 nëntorin 1944 si datë të çlirimit të Shqipërisë. Pas 4 ditësh do të festohet përsëri. Gjatë viteve të regjimit komunist shqiptarët festuan si ditë të çlirimit 29 nëntorin, ditën kur mendohej se u çlirua qyteti i fundit që mbahej i pushtuar, Shkodra. Vetëm një vit më parë — gjatë diskutimit në Parlament të projektligjit për festat zyrtare dhe lëvizjet — u hodhën nga deputetët e Partisë Demokratike në pushtet dyshime mbi vërtetësinë historike të kësaj date. Pretendohet se dita e vërtetë e çlirimit është 28 nëntori dhe se ish-diktatori Hoxha, ka shtyrë për një ditë më vonë datën e çlirimit. Qëllimi pask(a) qenë thjeshtë politik: plotësimi i një dëshire të Titos — në atë kohë lider i Jugosllavisë dhe aleat e Hoxhës — për festa të përbashkëta të të dy vendeve, meqenëse Jugosllavia kish si datë të çlirimit pikërisht 29 nëntorin. Krahu opozitar socialist në Parlament, i ka cilësuar këto pretendime si jo të bazuara shkencërisht dhe të përpjekje për të zbukuruar meritat e LNÇL. Ndërsa në një Parlament dhe u mbyll pa një votim, debatet më të mëdha rreth kësaj teme janë zhvilluar jashtë tij. Janë disa historianë, veteranë të luftës, politikanë ata që në shkrime të ndryshme u përpoqën të argumentonin vërtetësinë historike të datës 29. Si dëshmi janë sjellë kujtime nga betejat e kësaj date në truallin shqiptar, dokumenta të shtabeve të rangjeve të ndryshme partizane për kalim në më symje, madje dhe dokumenta të palës gjermane për tërheqjen nga qyteti i Shkodrës. Kundërshtarët e kësaj teze, gjithashtu historianë, politikanë dhe ish — pjesëtarë të formacioneve partizane, kanë shkruar e publikuar fakte e dokumente thuajse se të njëjta, të natyrë, që flasin për datën 28. Në këtë midis konflikti lind edhe ideja e një konsensusi: 17 nëntori, dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të shpallet ditë simbol e çlirimit të vendit. Por me sa duket, rreth dy javë larg nga e vërteta historike, ishin pak si tepër për t'u pranuar në një truall të ndezur debat ku rivalët nuk toleronin as disa orë. Se fundi, ishte materiali i një grupi specialistësh të ngritur pranë Institutit të Historisë, që i ekspozoi Parlamentit argumentet në favor të datë 28 nëntor 1944. Por me gjithë vendimin e marrë nga Parlamenti, duket se përsëri dita e çlirimit do të mbetet edhe për shumë kohë një temë e diskutuar. Sepse një ligj nuk mund të mjaftojë për të zgjidhur dyshimet e historisë.

DJE NË SHQIPËRI

VAZHDOJNË NË TIRANË PUNIMET E KONFERENCËS SE PARË NDËRKOMBËTARE PËR INVESTIMET E HUAJA NË SHQIPËRI — Konferenca Ndërkombëtare për Investimet e huaja në Shqipëri po vazhdon punimet në Tiranë. Në këtë konferencë — është e para e këtij lloji — marrin pjesë përfaqësues të mbi 150 shoqërive tregtare nga rreth 25 vende të ndryshme. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët dhe fushat ku mund të investohet në Shqipëri. Presidenti Berisha — nën patronazhin e të cilit u organizua kjo konferencë — theksoi në ditën e hapjes, mundësitë dhe lehtësirat që ofron tani Shqipëria pas aprovimit edhe të ndryshimeve në Ligjin për Investimet e Huaja. FABRIKA E MIELLIT NË SARANDË NUK ËSHTË VËNË AKOMA NË FUNKSIONIM — Nuk ka filluar akoma nga puna fabrika e miellit në rethin e Sarandës. Kjo fabrikë — që furnizon edhe Delvinën me fshatrat përreth — u dëmtua rëndë disa ditë më parë nga një ciklon i fuqishëm që përfshiu këtë qytet. Magazina e drithërave — e cila u shemb nga cikloni — është shkatërruar plotësisht dhe rrezikohet sasia të mëdha gruri dhe mielli. Fabrika — e vetmja në zonën e Sarandës — është ndërtuar me mjeneretë pas çlirimit dhe trashëgon pajisje të një teknologjie shumë të prapambetur. PRESIDENTI AKORDON MEDALJE PËR PESË SPORTISTE VETERANE SHKODRANE — U jepet medalja “Pishtari i demokracisë” pesë sportisteve shkodrane të perseku­tuara nga regjimi komunist. Kjo medalje u është akorduar sportisteve nga Presidenti i Republikës Sali Berisha. Në ceremoninë e organizuar u fol edhe për jetën dhe aktivitetin e tyre sportiv.

Xhamia, por me licencë

«Duhet të respektohet stili» TIRANË — (e.l.) Ka krijuar probleme ndërtimi i objekteve të kultit në Shqipëri. Por tashmë nuk bëhet fjalë për sasitë e tyre, por vetëm për cilësinë. Një projekt i ri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, i ka kërkuar Qeverisë që tashmë për ndërtimin e mëtejshëm të këtyre objekteve, shoqatat religjioze duhet që të pajisen me një licencë ndërtimi nga kjo Ministri, duke paraqitur më parë edhe projektet. “Po ndërtohen shumë xhami dhe objekte të tjera kudo në Shqipëri — thotë për Gazetën Guri Pano, inspektor në Drejtorinë e Kulturës — por po aplikohen stile dhe arkitektura që nuk kanë ekzistuar më parë në traditën tonë fetare”. Sipas specialistëve mjaft nga ndërtimet e sotme të objekteve të kultit po ndërtohen shumë shpejt — regjimi komunist thuajse ka shkatërruar gjithçka nga kjo pasuri — por duke prekur individualitetin e stilit religjioz shqiptar. “Mungesa e objekteve të kultit gjatë periudhës së besimeve në Shqipëri — shpjegojnë përfaqësuesit fetarë — ka krijuar nevojën e një ndërtimi të shpejtë të tyre”. Kështu Kisha Orthodhokse Autoqefale ka ndërtuar — brenda pak ditëve — objekte me konstruk­sione parafabrikate, siç është për shembull faltorja e Fierit.

NE BRENDesi

Një komision rus do të hetojë mbi aeroplanin e rrëzuar Dita e dëshm(e) në Kosovë ditë zie NE FAQEN 2 Këshilla për të evituar sëmundjen e SIDA-s Rrezik nga virusi edhe kur qa(m)ë? NE FAQEN 3 Një komision rus do të hetojë mbi aeroplanin e rrëzuar — Dita e dëshm(e) në Kosovë ditë zie

«Rikthehen nga Italia ikonostaset»

Pas dy vitesh TIRANË — Kthehen nga jashtë shtetit edhe dy vepra të tjera kulturore me vlerë. Ikonostasi i Kishës së Vithkuqit dhe ikonostasi i Katedrales së Elbasanit — sipas Agjencisë zyrtare të Shtypit — erdhën këto ditë nga Italia. Të dyja këto vepra i ishin dhënë në bazë të një kontrate një koleksionisti italian i cili do t’i ekspozonte në një Galeri private. Sipas kontratës, të dy ikonostaset duheshin restauruar. Megjithëse koleksionisti italian nuk iu përmbajt të gjitha kushteve të kontratës, një vendim i Gjykatës së Tiranës e prishi atë para afatit.

Sot në Bari konferenca e Kadare­së

Do flasë mbi temën «Letërsia e pushtetit» Nga redaksia jonë BARI — Mbi atë temë shumë delikate, «Letërsia e pushtetit», Ismail Kadare do të flasë sot në Bari, në kuadrin e një ndërmarrjeje letrare. Pa dyshim konferenca paraqitet e rëndësishme, duke patur parasysh famën e madhe të shkrimtarit (njëri prej kandidatëve më të mundshëm të çmimit Nobel) dhe përvojën e tij shumë të pasur personale, që tre vjet më parë e shtynë të kërkojë strehim politik në Francë. Vendimi i tij, që u mor nën qeverinë e Ramiz Alisë, u përshkua nga zgjidhmi që shkaktoi pamundësia e transformimit të regjimit nga brenda. Dhe shkaktoi cudì dhe bujë. Cudi në Shqipëri, sidomos tek ata që besonin — kush ishte në pushtet — se e kishin “përkëdhelur” shumë dhe që e shihnin kështu jetën e tij si një shkelje të Besës. Bujë në Perëndim, sepse kjo ndodhte pikërisht kur Shqipëria po hapet ndaj botës në mënyrë të rrufeshme dhe do të kishte nevojë për një intelektual me autoritet (ndoshta ai ishte përfaqësuesi më i madh). Ashtu si Czeslaw Milosz në Poloni e Havelit, po në atë vit, një udhëheqës të së gurtë. Krahasimi me Havelin ndoshta nuk është i drejtë (dhe Kadaresë nuk i pëlqen: “Veprimtaria e Havelit ka ndërlikuar jetën time, thotë ai). Ndoshta është detyra e shkrimtarit të rrëkojë edhe pushtetin, ose deri edhe të marrë në dorë frenat e një shteti? Për këto modifikime ishte bërë më parë në shqyrtim me ... Shkrimtari Kadare

Bie edhe ylli i fundit nga mozaiku i Muzeumit

Punimet e ristrukturimit kushtuan 280 mijë lekë TIRANË — (Ar.Me.) — U dëmtuan 280 mijë lekë që të hiqen simbolet e fundit të komunizmit në Tiranë. Ylli i madh në fasadën kryesore të Muzeut Kombëtar — gjurma e fundit e një të kaluare të lidhur — tashmë nuk ekziston më. Për afro 30-më mozaiku i madh i këtij muzeu mbeti mbuluar nga një pëlhurë e varur në shkallë të lartë prej hekuri. Ylli në qendër të tij nuk ishte e vetmja figurë që pësoi ndryshime. Bashkë me të u hoq edhe ylli që qëndronte në flamurin kombëtar si dhe një tjetër i kuq që mbahej në dorën e një punëtori. I cili tanimë mban çepin e një xhakete të hurrë kraharive. Për këto modifikime është bërë më parë një shqyrtim me artistët që e kishin krijuar këtë vepër dhe ishte pikërisht njëri prej tyre që punoi edhe në ristrukturimin e tij. “Nuk ishte megjithatë diçka e lehtë” — thotë për Gazetën Myslim Islami, Drejtor i Muzeut Kombëtar — mozaiku është një vepër më përmasa shumë të mëdha dhe ndryshimet duheshin bërë në mënyrë që të harmonizoheshin me gjithë strukturën e tij. Këto 9 ndryshime përbëjnë vetëm fazën e parë të ristrukturimit të mozaikut. “Ekziston mundësia e një faze të dytë — tregon Islami — ku do të rishikohen vendosja e proporcioneve të drejta midis figurave që përfaqësojnë periudhat e ndryshme historike”.

DIE NE SHQIPERI Një projekt i ri i Ministrisë së Kulturës NE BRENDSI Pas dy vitesh