BLACK OUT Dy pacientëve në spitalet e kryeqytetit u rrezikohet jeta nga ndërprerja e energjisë. Fenomeni i bezdisshëm i pranishëm edhe në mjaft qytete të vendit Dimri, ftohtë dhe errësirë Dritat: në Tiranë rreth 700 defekte në ditë TIRANË — Janë mbi 700 defekte në ditë të rrjetit elektrik vetëm në Tiranë. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë bërë të zakonshme tashmë edhe për shumë qytete të tjera të vendit. Sipas specialistëve rrjeti ekzistues nuk mund të përballojë ngarkesën e përdorimit të energjisë. Në kryeqytet projekti me ENEL-in italian për stabilizimin e situatës nuk po jep akoma fryte. Ndërsa nga ndërprerja e dritave në spitalet e Tiranës, dy pacientë rrezikuan të vdisnin. Prej disa ditësh — që kur u ndje se dimri kishte hyrë plotësisht — rifilluan edhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Gjendja paraqitet nëse jo si vit më parë dhe përgjigjet e specialistëve janë po të njëjta: “rrjeti është shumë i rënduar dhe nuk mund të përballojë ngarkesën aktuale”. Sipas specialistëve, rritja e përdorimit të pajisjeve elektroshtepiake dhe përdorimi i korentit edhe për ngrohje e ka keqësuar situatën. Ndërkohë Tirana shpresonte që të kishte një farë përmirësimi. Bashkëpunimi me entin e fuqishëm elektrik italian ENEL mendohej se do të ndryshonte disi gjendjen. Deri tani megjithatë janë shtruar vetëm disa kilometra kabëll 20 kilovolt — ai ekzistues ishte prej 6 kilovolt — që ka forcuar rrjetin në disa vende. Por e nevojshme është dhe duplimi i kabinave që do të lehtësonte shpërndarjen e ngarkesës. “Duhej bërë patjetër freskimi i linjave — shpjegojnë punonjësit e Ndërmarrjes Elektrike në Tiranë — gjatë verës është punuar shumë pak për këtë. Linjat janë të vjetra. Vetëm gjatë një turni verifikohen rreth 250 defekte”. Ndërprerjet e energjisë po vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve. Janë dy raste alarmante që ndodhën para pak ditësh në spitalet e Tiranës. Alfred Marku, 25 vjeçar nga Berati, në gjendje reanimacioni në pavionin e Neurologjisë, është transferuar në Urgjencën e Spitalit 2; nga ndërprerja e energjisë — që zgjati për 5 ditë — nuk kish funksionuar aparatura që furnizonte pacientin me oksigjen. Vetëm fati shpëtoi edhe Naile Kullin që për pak mbeti viktimë e defekteve teknike. Më datë 17 nëntor, pacientja 51 vjeçare u operua nga zemra. Gjatë operacionit, në laboratorin e analizave u ndërpre korenti, duke bërë kështu të pamundur kryerjen e heparësimeve të astropugrames (përcaktimin e parametrave kryesorë të gjakut). Sipas kirurgëve, astropugrama — e cila bëhet shumë herë gjatë një operacioni — është me rëndësi jetike. Ndërsa kësaj pacienteje, gjatë disa orëve iu bënë vetëm dy analiza në fillim. Sa energji prodhohet... Prodhimi i energjisë elektrike për person KWH 1950 18; 1955 63; 1960 124; 1965 183; 1970 442; 1975 685; 1980 1800; 1985 1900; 1990 1030; 1991 1170; 1992 1047 Eksportimi i energjisë elektrike MWH 1970 102; 1972 305; 1974 450; 1976 366; 1978 98; 1979 176; 1981 1783; 1982 535; 1983 758; 1984 730; 1985 2138; 1986 746; 1987 750; 1989 192; 1990 568; 1991 531 Grafikët — të ndërtuar nga Ministria e Energjitikës e paraqesin ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike si dhe eksportimin e saj sipas viteve. Kuotat më të larta të prodhimit të energjisë për frymë dhe e eksportit janë arritur në vitin 1990. Në vitet e mëpastajme si rrjedhojë e thatësirës dhe e krizës ekonomike këta tregues kanë një rënie të ndjeshme. Sidomos duke qenë një sistem i kompletuar me 11 hidrocentrale dhe 9 termoentrale, sektori elektroenergjetik ka dhënë shenja gjallërimi për vitin 1993. sonave — për të cilët autoritetet shqiptare kanë dhënë aprovimin — që do të merrren në pyetje nga Komisioni Rogatour dhe vetë Canale. Të martën, pas disa orë pune, Canale dhe Në fotografi: Prokurorja Canale sebashku me bashkëpunëtorët e saj italian duke dalë nga Kafe Europa.
Canale, hetime të reja
TIRANË — (el.) — Vazhdajnë hetimet e prokurores Evelina Canale në Shqipëri. E ardhur në mesditën e së hënës, prokurorja italiane menjëherë ka filluar hetimet e saja intensive. Për Canalen ka mjaftuar vetëm një drekë mirëseardhjeje nga kolegët e saj shqiptarë në mjediset e Hotel “Dajti” dhe më vonë një natë e qetë në dhomën 114 të këtij hoteli, që të niste në Tiranë atë që kishte filluar në Itali. Të nesërmen menjëherë kanë filluar hetimet, të cilat ditën e parë u zhvilluan në selinë e Prokurorisë së kryeqytetit. Për shkak të sekretit mbi hetimet ende nuk janë bërë të njohur emrat e atyre personave — për të cilët autoritetet shqiptare kanë dhënë aprovimin — që do të merren në pyetje nga Komisioni Rogatoruar dhe kolegët e saj shqiptarë Denish dhe Qeleshi — që hetojnë në Shqipëri për skandalin e ndihmave — bënë një shkëputje të shkurtër deri në “Kafe Europa”. Vetë prokurorja Canale nuk ka preferuar asnjë njoftim shtypi, deri në përfundim të misionit të saj në Shqipëri. Sipas një konfirmimi, deri tani emri i ish-Kryeministrit Nano — i dyshuar si bashkëpunëtor në skandalin e ndihmave — nuk figuron në listën e dëshmitarëve apo të pandehurve, që duhen pyetur nga prokurorja italiane. Evelina Canale, shoqëruar në këtë mision nga një koleg i saj italian dhe një ndihmëse.
Nën fotografi: Prokurorja Canale sëbashku
Prokurorja Canale sëbashku me bashkëpunëtorët e saj italian duke dalë nga Kafe Europa
Koncert kundër SIDA-s
TIRANË — Festohët edhe në Shqipëri 1 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e SIDA-s.
Një mbrëmje-spektakël, do të organizohet me këtë rast, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar. Mbrëmja — që do të shfaqet të martën, më 30 nëntor — do të ndërtohet në bazë të intervistave dhe bisedave të ndryshme. Nuk do të mungojnë dhe këngëtarë e artistë të shumtë. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet janë ftuar dhe shumë personalitete nga fusha të ndryshme të shkencës e politikës shqiptare.
DJE NË SHQIPËRI
PARLAMENTI MIRATON LIRIMIN DHE EMËRIMIN E MINISTRAVE — Kuvendi Popullor miratoi Dekretin e Presidentit të Republikës Sali Berisha, për lirimin dhe emërimin ministrash. Para disa ditësh ishte shpallur lirimi nga detyra e Genc Rulit, ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe Artan Hoxhës, ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, si dhe emërimi i ministrit të ri të Financave, Pirro Dishnica, të Tregtisë dhe Industrisë, Selim Belortaja si dhe Burimeve Minerare dhe Energjetike, Abdyl Khaja.
DEKRETOHET LIGJI I RI “PËR FESTAT ZYRTARE” — Në një ditë pas vendosjes nga Parlamenti që 28 Nëntori të quhej si dita e Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti Berisha dekretoi shpalljen e Ligjit “Për një ndryshim në Ligjin ‘Për festat Zyrtare’”. Njoftimin për këtë dekretim e bëri të njohur Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit.
SEMINAR NË TIRANË PËR LIRINË E SHTYPIT — “Liria e shtypit — dinjiteti i njerëzve”, ishte tema e seminarit të zhvilluar në Tiranë nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”. Në seminar foli edhe Kurt Braun — jurist për problemet e shtypit për fondacionin — i cili njohu të pranishmit me ligjin e shtypit të Vestfalisë, i cili u adoptua dhe u miratua edhe nga Parlamenti Shqiptar.
NË SHKODËR GRABITET NJË PARKING PRIVAT — Një autoveturë “Benz” me targë SH 0702 A që u gjend e grabitur 5 kilometra larg qytetit: kjo është edhe vjedhja e parë e një parkingu privat në këtë qytet. Për 1500 makinat që parkojnë çdo natë te privati kjo ngjarje — ende e mistershme — ka krijuar edhe pasigurinë e parë.
«Zgjidhje dënimeve pa avokat»
TIRANË — ”Shteti duhet të vejë në vend këtë padrejtësi”, deklaron Komiteti Shqiptar i Helsinkit në lidhje me dënimet pa mbrojtje ligjore të bëra nga regjimi monist.
Akoma edhe sot janë në të shumtë të dënuarit që vuajnë me afate të gjata dënime, që sipas këtij Komiteti, nuk i përgjigjen kritereve të së drejtës në një regjimi demokratik. Shumë të dënuar, për të zgjidhur këtë problem i janë drejtuar me peticione personalisht Presidentit të Republikës. “Kjo nuk mund të jetë zgjidhje — thekson Komiteti i Helsinkit — është e nevojshme, të hartohet një veçeri e karakterit të përgjithshëm parlamentar”.
Zhduket mes borës një grua e moshuar
Kohë e keqe në Tropojë
TROPOJË — (e.l.) Kohë e keqe dhe temperatura mjaft të ulta në Veri të Shqipërisë.
Débora — që në disa fshatra të Tropojës arrin deri në 1 metër lartësi — tashmë po rrezikon edhe jetën e fshatarëve. Pa shpresë po kërkohet që prej shtatë ditësh një 66-vjeçare nga fshati Luk i Zi, e cila mendohet të ketë humbur pranë pikës kufitare. Gjetja e Mirë Zef Hykës, e cila po kërkohet nga fëmijët dhe të afërmit e saj, po bëhet thuajse e pamundur për shkak të borës mjaft të madhe. Ndërsa në disa fshatra të rrethit të Shkodrës reshjet e pazakonta të dëborës kanë rrezikuar mjaft bagëti të imta si dhe kanë ndërprerë përkohësisht mësimin nëpër shkoll[a]. Vështirësitë më të mëdha të kohës së keqe po i ndjen ko-muna e Shllakut, ku dëbora — mbi 50 centimetra — është shoqëruar edhe me erëra të forta. Kështu situata e parakohshme ka krijuar edhe vështirësi në furnizimin e familjeve — sidomos me miell — ndërsa 500 bagëtitë të imta kanë mbetur pa kullota dhe rrezikohen nga të ftohtit. Është ndërprerë gjithashtu edhe lëvizja e automjeteve dhe për komunikimin e banorëve të kësaj komune është në përdorim vetëm anija që lëviz në Hidrocentralin e Komanit. Fshatrat që paraqiten më tepër në vështirësi janë ato të Qerretit, Toplanit dhe Telumit.
Në Parlament hyri edhe macja e zezë
TIRANË — (p.re) — Pas lakuriqit të natës, macja e zezë, Salla e Parlamentit vazhdon të jetë në vajtje-ardhje kafshësh dhe deputetët duhet të inspektojnë praktikën e tyre të lutjeve shpirtërore.
Në më pak se para dy javësh një lakuriq nate fluturoi mbi kokat e parlamentarëve dhe dhe shumë prej tyre pyetën mbi kuptimin e tij: sjell fat apo fatkeqësi? Pastaj m'u futurues luku, dhe në vend të tij — të hënën në mbrëmje — u shfaq një mace. Gazetarët e mbledhur në qoshen e tyre të rezervuar dhe të impinjuar për të asistuar në diskutimet mbi datën e re të ditës së Çlirimit, u lodhën pak për të dalluar ngjyrën e saktë të kafshës, e cila — duke mos vlerësuar seriozitetin e rrethanave — ecte e qetë [?] Draga karrikes të Kryeta[rit?]. Një ditë më parë, macja u pa te hyrja e Parlamentit. Pastaj të gjithë ranë dakord: macja sigurisht ishte e zezë. Dhe atëherë mjaft me lutje, me mallkime dhe me formula magjike. Macja e zezë edhe kur qëndron në vend nuk i qetëson supersticiozët. Le të imagjinojnë një mace të zezë që kalon nga njëri cep te tjetri nëpër sallën e Parlamentit duke i prerë — në fakt — rrugën ligjit. Çfarë mund të bëhet në këtë rast? Nëse do të ishte makina do të ndërtonte rrugë, por nëse salla e Parlamentit s’ka gjë prej të ndryshuar drejtime? Më në fund ishte macja që zgjodhi rrugën e ikjes dhe me qetësi — hipi ke karrikafes — kaloi cepin dhe u fut prapa përthyerës të madhe që derdhet në një sipar në fund të sallës. Punimet vazhduan normalisht, bile u aprovua dhe macja flet e qetë.
1 dhjetor
DJE NE SHQIPERI
Komiteti i Helsinkit
Kohë e keqe në Tropojë
NE BRENDEsi
NE BRENDSI
Skandal në Gjermani për eksperimentet me makina
Kujtoma të përdorura si manekinë
NE FAQEN 2
Kostoja e jetës rritet 10 herë rogat shtetërore vetëm 2
Tregtarët fitojnë tepër?
NE FAQEN 3