27/11/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 nëntor 1993

«Ari i shqiptarëve është në Brazil»

Pas largimit nga Shqipëria Leka Zogu flet nga mërgimi. Është rrëfimi i tij për një mbretëri që nuk ekziston më. E ndër të tjera tregon... «Babai im, historia dhe premtimet e mia» INTERVISTE EDMOND LAÇI TIRANË — Pranon të rrëfehet nga mërgimi. Leka Zogu, i larguar para disa ditësh nga Shqipëria, për shkak të pasaportës së tij të çuditshme, tashmë flet nga një vend i Mesdheut. ”Nuk mund t’ju them se ku”, thotë dhe është e vetmja gjë për të cilën preferon të heshtë, ”sepse — shpjegon — janë përballë interesat e disa shteteve”. Është hera e parë që ai u tregon shqiptarëve — duke u betuar për sinqeritetin — mbi gjithçka di, dëshiron apo edhe për atë që akuzohet. Dhe fillon pikërisht me problemin më delikat: arin shqiptar. ”Për cilin ar më kërkon shpjegime — thotë ai në telefon — për atë të cilin paskam vjedhur im atë, apo atë të vjedhur më vonë?”. Fillojmë nga ai që ka vjedhur Ahmet Zogu... ”Ari që ka marrë babai im ishte shqiptar, por ai asnjë grosh s’i ka rrëmbyer popullit të tij. Ari i Shqipërisë ka qenë në Bankën Kombëtare të Italisë, i dërguar atje me urdhërin e Mehdi Frashërit, në atë kohë Kryeministër. Qëllimi ishte për ta dërguar në Zvicër, por në rrugë e sipër këtë ar e mbajtën anglezët. Edhe babai im mori ar me vete kur u largua nga Shqipëria dhe kjo kishte të bënte me dy gjëra. E para: Ahmet Zogu kishte shtuar një pyll në Mat për një kompani italiane. E dyta: ishte prill, koha e buxhetit, koha e rrogës së tij. Gjithçka që ai mori nga Shqipëria, ai përseri e përdori për Shqipërinë. Jo, ari që i është vjedhur këtu vendi është një tjetër... Sipas jush ku është ari tjetër, për të cilin akuzohet regjimi i Hoxhës? ”Këta ar unë mund ta kërkoja vetëm në Brazil”. Ju jeni i akuzuar edhe për kontrabandë armësh e droge... ”Këto ishin akuzat e Hoxhës. E vetmja tregti armësh që kam bërë kanë qenë 2.000 pushkë për Arabisë Saudite kur jetojja në Spanjë. Jam marrë me ndërtimin, por kam shitur edhe materiale të rënda për portet e Iranit. Kështu kam fituar për të mbajtur jo vetëm 15 njerëzit e mi, por edhe për t’i shërbyer aktivitetit kombëtar”. U larguat nga Shqipëria, sepse kishit një pasaportë falso: është e vërtetë se kur erdhët në Tiranë më 19 nëntor ishit edhe i armatosur? ”Po, është e vërtetë, kisha me vete armën që mbaj gjithmonë. Por për pasaportën false kam gjëra për të thënë. Jam paraqitur në Rinas normalisht, me pasaportën që kam shëtitur thuajse të gjithë botën. Ndonesë m’u bë e ditur që në fillim se pasaporta nuk kuptohej dhe nuk pranohej, ajo u vulos. Përderisa nuk e njohën këtë dokument, përse e vulosën? Unë tërë jetën time s’kam pasur pasaportë tjetër, sepse jam shqiptar dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj”. Atëherë s’do të ktheheni më në Shqipëri? ”Unë do të kthehem. Deri më sot Shqipëria ende nuk ka bërë ndonjë referendum në vend apo e kundërta”. Pra ju besoni se mund të gjeni mbështetje në Shqipëri? ”Më parë njerëzit duhen shpjeguar. Në radhë të parë çfarë sjell Republika dhe çfarë Monarkia. Për këtë duhet punuar në Shqipëri dhe me njerëzit shqiptarë”. Nëndjetë në Tiranë 24 orë dhe 36 minuta, çfarë mbresash iu la Shqipëria? ”Një gjeografi e mrekullueshme. Por edhe një njerëzim i tmerrshëm përsa i përket jetës”. Vetëm kaq? ”Natyrisht që jo. Mbërritja në Shqipëri më solli një emocion të veçantë dhe po aq të jashtëzakonshëm. Ishte hera e parë që shihja Atëdheun tim. Sidoqoftë arrita të kaloj disa orë aty, edhe pse nuk më pëlqeu që ato ishin pak orë. Por këto orë nuk janë të vetmet dhe të fundit. Shpresoj që shumë shpejt të jem mes gjakut tim”. Por a nuk është shumë e thjeshtë t’i ofrosh ndihmë popullit shqiptar vetëm sot, kur diktatura komuniste ka rënë tashmë dhe demokracia sapo ka filluar? ”Unë kam tentuar mjaft herë ta ndihmoj Shqipërinë: më të afërt janë në vitin 1979 dhe 1981. Por të dyja përpjekjet dështuam për të njëjtën arsye: sepse Bota kishte frikë se një lëvizje në Shqipëri do të shkaktonte edhe Jugosllavinë. Unë ende edhe sot besoj në një Shqipëri Etnike, por pikërisht kjo ka dëmtuar në një shteg të zgjedhur nga populli më 22 mars 1992. Pastaj për t’u takuar me Berishën më e udhës do të ishte në një festë e tij... ”Unë i kam shkruar në letër Parlamentit dhe qeverisë shqiptare, në fund të fundit, për të vendosur fatin e Shqipërisë. Doja të bisedoja me Presidentin Berisha për të shkëmbyer mundësinë e legjitimitetit të të gjitha qeverive Shqipërisë.” Atherë si do të veproni për të mbështetur këtë logjikë? ”Natyrisht vetëm përmes referendumeve kombëtar, ku populli shqiptar të ketë mundësi të zgjedhë formën e tij të regjimit, kjo do të jetë në dorë të popullit shqiptar.” zel. E para: Ahmet Zogu kishte shitur ishte prill, koha e buxhetit, koha e rrugës e përdori për Shqipërinë. Kur vdiq në la vetem 400 dollarë, me të cilat ne e varrosëm. Dhe për të mbajtur familjen nëna mbretëreshë shiti unazën e saj të fejesës. Atëherë s’do të ktheheni më në Shqipëri? — ka bërë ndonjë referendum popullor për ndryshimin e regjimit. Prandaj edhe unë e quaj pasaportën time legjitime. Madje kjo ishte edhe arsyeja që unë erdha në Tiranë. Doja të bisedoja me Presidentin Berisha për të shënuar mundësinë e legjitimitetit të gjithë qeverive Shqipërisë. Monarki apo Republikë. Por Parlament Shqiptar që, më pas zgjodhi Qeverinë, është legjitim, sepse është takuar me Berishën më e udhës do të ishte një ftesë e tij? — Unë i kam shkruar një letër Presidentit Berisha, së pari për ta falenderuar për mirësejllen e tij dhe të autoriteteve, ndaj Oborrit Mbretëror, i cili bëri në qershor shtetin në njohjen ndryshoj. Atëherë si do të veproni për ta mbështetur këtë logjikë? — Natyrisht vetëm nëpërmjet referendumi e tij të regjimit. Kjo do të kërkon veprime paqësore, pa gjakderdhje dhe pa lëtë që të jenë të përgjakësuara. Nuk mund të ketë një referendum pa qenë vetë Mbreti në votë politike. Në foto: Leka Zogu gjatë vizitës së tij në Shqipëri (Foto: Armando Babani)

Valë klandestinësh drejt Puljes

Zbarkojnë me qindra Dhjetëra refugjatë bllokohen në Bari dhe Monopoli. Shumë kanë paguar GAETANO CAMPIONE BARI — Ritentuan të eniten, tentuan përsëri sot e do të tentojnë edhe nesër. Deri sa t’ia dalin mbanë. Ikja drejt lirisë vazhdon në mënyrë të pandalshme. Si një emoragji. Të eniten dy zbarkimet e klandestinëve ishin, njëri në Bari dhe tjetri në Monopoli. Sapo kishte rënë nata kur molo e portit San Cataldo ”u pushtua”. Dhjetëra shqiptarë, burra, gra e fëmijë, zbarkuar me çanta të vogla ndër duar. Kërkuan menjëherë të largohen, duke u zhdukur në zonën e fshatrave. Një tentativë e realizuar pjesërisht sepse një patrullë karabinierësh u gjind përballë me një grup klandestinësh. U dha kështu alarmi dhe filluan të ndiqeshin shqiptarët që kishin zbarkuar. Në të njëjtën kohë autoritetet detare vononin nisjen e aliskafit ”Santa Eleonora” ndalur në portin e Barit në pritje për t’u nisur në Shqipëri. Karabinierët dhe policia, me ndihmën e punonjësve të zjarrfikësit që dhanë gjeneratorë për të ndriçuar të gjithë zonën, kontrolluan imtësisht pyllin e San Francescos, vilat dhe ndërtesat afër bregut të detit. Klandestinët që u kapën u çuan menjëherë në Kuesturë. Vetëm kah ora pesë të mëngjesit u arrit të marrë vendimin e ri në lidhje me çavë të rëndit? Ndofta nuk do ta marrin vesh kurrë edhe pse ndokush flet për një numër që arrin rreth 100 persona. Ndërkohë Kapiteneria e portit ka nxjerrë një motovedetë të Policisë Financiare ndërsa një helikopter i rojës së natës mbikqyr zonën nga lart. Objektivi ishte të kapej barka nga e cila kanë zbarkuar klandestinët e që duket qartë se i është afruar molos me drita të fikura dhe me motorin në minimum. Kërkimet përfunduan me sukses kur rreth dy milje larg nga bregu u gjet një peshkarexhë ”Abdul Teku” me tetë pjestarë të ekuipazhit. Lundruesja — e vetmja në një rreze prej dhjetë miljesh nga pika e zbarkimit — u detyrua të drejtohet në portin e Barit, e shoqëruar nga një motovedetë e Policisë Financiare dhe nga një ri-morkiator. Është peshkarexha ”Abdul Teku” ajo nga e cila zbarkuan klandestinët? Rreth dyzet klandestinët të tjerë kishin arritur në mëngjes në Monopoli me një tjetër peshkarexhë, ”Dalip Luar”, që ishte nisur nga Durrësi dhe ishte afruar pikës ekstreme të molos që ndodhet në pjesën veriore të portit. Për të mos lënë asnjë gjurmë, klandestinët kanë gjetur më shumë se një rrugëdalje: disa prej tyre janë gindur në bordin e një trekëndëshe dhe disa të tjerë janë

DJЕ NE SHQIPËRI

NË LAÇ RIVIHEN NË PUNË REPARTЕ TË UZINËS SË SUPERFOSFATIT — Pas një ndërprerjeje 6 mujore sapo është vënë në funksion aksionim furra e prodhimit të acidit sulfurik e Uzines së Superfosfatit. Dy javë më parë ish arritur të vihej në funksion linja e prodhimit të superfosfatit. Ndërkohë është siguruar dhe tregu i shitjes së acidit sulfurik. Ai do të përdoret si lëndë e parë nga një prej linjave e Elbasanit. AKORDOHEN PËRSE MI-LION LEKE PER QYTETIN STUDENTI — Ministria e Ndërtimit i ka akorduar Ndërmarrjes Komunale të Qytetit Studentit 5 milionë lekë për përmirësimin e sistemit të ngrohjes në banesat e studentëve. Ky fond i shtohet atij prej 10 milionë lekësh të akorduar në fillim të këtij viti, por që rezultoi i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat për ngrohje të studentëve. NË KUKËS BLLOKOHET PROCESI I PRIVATIZIMIT — U bënë dy muaj që rreth 50 për qind e objekteve — kryesisht linja prodhuese — të shpallura për shitje presin pa shpresë blerësit. Duke se çmimet e larta të shtetit i ka larguar blerësit e mundshëm dhe procesi i privatizimit vazhdon të mbetet simbolik. Procesi i privatizimit në ndërmarrje të vogla dhe të mesme — ndryshe nga ai i njësive tregëtisë dhe të shërbimit — ka mbetur në vend. Dukët se shkak për këtë janë jo vetëm çmimet e larta por dhe faktorë të tjerë administrativë. Nesër festë Nesër, me rastin e Festës Kombëtare të Çlirimit të Shqipërisë «Gëzuar Shqipëri» do të ketë një ditë pushimi. Lirishtmë e zyrave dhe shkollave janë mbyllur. Shpërthim të martën

Sot Gazeta shpërndan një pamje

Iniciativa e Gazetës Shqiptare për t’i dhuruar lexuesve panorama të vyetëra të disa qyteteve italiane ka patur sukses të madh. Madje, shumë persona që nuk kanë mundur t’i gjejnë në treg kanë kërkuar ta përsëritim këtë iniciativë. Pikërisht për t’i kënaqur këtë kërkesë dhe sa Gazeta Shqiptare do të vazhdojë të shpërndajë bashkë me gazetën edhe një panoramë të vyetër si dhuratë.

Libia do punësojë dhjetra shqiptarë

Ndërkohë disa janë kthyer nga Malajzia TIRANE (Ar.Me) — Vende të reja pune jashtë shtetit për shqiptarët. Pas disa grupesh të nisura më parë, Ministria e Punës dhe Emigracionit po shikon tani mundësinë për të punësuar të tjerë në Libi. Gjithçka është në fazën përgatitore. Akoma nuk është përcaktuar numri i saktë si dhe mundësitë që do të ofrohen për shqiptarët. Tani për tani Ministria është në tratativa me sipërmarrës të njëshëm libianë. E ndersa ëndërra për të punuar jashtë shtetit — me qëllim që të krijojë disa të ardhura më të mira — vazhdon, për disa të tjerë ajo është kthyer në zhgënjim. Disa ditë më parë — vetëm pas 10 ditë qëndrimi — 40 nga 150 veta që u nisën për në Malajzi u kthyen përsëri në Shqipëri. “Jemi të pakënaqur nga kushtet”, deklaruan ata pas kthimit. “Para se të niseshim ne u kishim bërë të qartë gjithçka — përgjigjet Durim Hatibi, përfaqësuesi i Ministrisë së Emigracionit që i shoqëroi në Malajzi — secili u caktua në punën që dinte të bënte. Por natyrisht, atë nuk i prishe paraj-sën”.

Skoç uiski do të vijë në Shqipëri

Importim TIRANE — (p. re.) — Për herë të parë uiski skoçez me famë botërore “Johnnie Walker”, do të tregtohet në Shqipëri në rrugë ligjore. Firma shqiptaro-greke “Iliria Trade” ka fituar ekskluzivitetin e patentës së kësaj pijeje për Shqipërinë. Duke krijuar një rrjet të vetin shpërndarës në të gjithë vendin, “Iliria Trade Company” do të mundësojë tregëtimin e mallit pa kaluar nëpër ndërmjetës të tjerë. Kjo do të rrisë aftësinë konkurruese të firmës dhe kreditibilitetin e saj tek blerësit shqiptarë. Firma sapo është paraqitur me një pavion të sajin në një panair të zhvilluar në mesjet e Muzeut Kombëtar.

Apel dramatik nga Durrësi

«Pas një muaji djali im verbohet» Historia e një boksieri të ri që pret një operacion jetik DURRES — (Ed. La.) — Një boksier nga Durrësi rrezikohet të mbetet shikim përgjithmonë. Arben Lila, 20 vjeç — sipas mjekëve — duhet të mjekohet patjetër brenda një muaji në ndonjë klinikë okulistike jashtë shtetit. Por në Ministrinë e Shëndetësisë — për shkak të fondeve të pamjaftueshme — jepet vetëm siguria e një vize në pasaportë. “Kam një aparat në Durrës — thotë për ‘Gazetën’ Sadiku, babai i djaloshit në rrezik — por e kuptoj se edhe shita e saj nuk mund të përballojë shpenzimet që duhen për të mjekuar birin tim”. Arbenit kishin vënë një mbiqepje para se të aktivizohej në sportin e vështirë të boksit. Por pasioni s’e kishte ndalur djaloshin të shkonte dhe në Kampionatin Kombëtar të Vlorës. Një muaj pas takimeve, Arbenit i bëhet shikimi dhe një ditë më vonë nuk sheh asgjë. Shrohet në Spitalin Civil të Tiranës, pastaj te operacionet të shpejta në Spitalin Fluturues të Rinasit — nga mjekët amerikanë — dhe kthehet në një moment të lumtur: arrin të shikojë vetëm disa orë. Por sëmundja e tij kërkon edhe një tjetër ndërhyrje në ndonjë klinikë të SHBA, Gjermani apo Itali. “Është e tmerrshme të shohësh prej krahu një të ri 90 kilogram — vazhdon i ati — madje edhe ta ushqesh. Nuk mund ta besoj se për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, im bir mund të mbetet për jetë i verbër”. Është një apel i dhimbshëm që Arbeni dhe familja ret e tij — deri ditën e fundit — shpresojnë se ndoshta do ta dëgjojnë.

Në foto: Leka Zogu gjatë vizitës së tij në Shqipëri (Foto: Armando Babani)

NE BRENDSI

Formacione dhe parashikime për kampionatin shqiptar Kupa UEFA Cagliari mund Malines NE FAQEN 3 Atentat i dështuar kryeministrit egjiptian Shpërtheu një autobombë një i vdekur NE FAQEN 2 Fotografi e futbollistit me fanellën “parmalat”