03/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 dhjetor 1993

Ferra, bën një tjetër denoncim

«Zhduket dosja e 1 milion dollarëve» MISTER Flet i biri i bamirësit: «Paratë e zhdukura thuhet se janë në Bankë». Dhe akuzon: «Vatikani nuk di asgjë për Spitalin e Urgjencës. Dokumentat e procesit të parë nuk gjenden». Kërkohet një proces i ri MISTER Flet i biri i bamirësit: «Paratë e zhdukura thuhet se janë në Bankë». Dhe akuzon: «Vatikani nuk di asgjë për Spitalin e Urgjencës. Dokumentat e procesit të parë nuk gjenden». Kërkohet një proces i ri Ferra, bën një tjetër denoncim «Zhduket dosja e 1 milion dollarëve» CARLO BOLLINO TIRANE — “Unë jam lodhur nga kjo gjendje, dua të ngrej një milion dollarët të dhuruar nga babai im për popullin shqiptar, sepse nuk mund të vepruar Spitalin e Urgjencës...”. Bujar Ferra, i biri i Xhemalit — bamirësit që dhuroi në 1989 1 milion dollarë për ndërtimin e një spitali — është kthyer në Shqipëri për të bërë një denoncim të ri. “Në shtator bëmë procesin e parë — i tregon Gazetës Shqiptare — seanca u shty, por tani kemi zbuluar se fashikulli i procesit është zhdukur. Po, është zhdukur, asnjë nuk e di ku ndodhet. Këtë gjë e zbuloi avokati im dhe prandaj kemi bërë një denoncim tjetër. Do të bëhet një proces i dytë... herët a vonë paratë tona duhet të gjenden”. Por në Shqipëri thuhet se Spitali i Urgjencës i financuar nga babai juaj do të ndërtohet me ndihmën e Kishës Katolike, që kanë bërë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë... “Ky është një mister. Mua nuk më kanë kontaktuar asnjëherë. Nëse do të kishte një marrëveshje të tillë, kishim të drejtën të na informonin. Pastaj, nga Qyteti i Vatikanit mohojnë gjithçka: kardinali Angelini, që merret me të gjitha iniciativat në fushën e shëndetësisë, më ka shkruar duke më siguruar se nga ana e tyre nuk është marrë asnjë program, asnjë marrëveshje të flasë me përgjegjësit e Nunciaturës, por asnjë nuk i ka kthyer përgjigje”. Ju a e keni ndonjë ide se ku mund të gjendet sot ai milion dollarë? “Është e thjeshtë: unë di-sponoj një dokument të Bankës Kombëtare të datës 19 shtator 1992, me të cilin drejtori i financave të asaj kohe, Nelson Hiçka, i shpjegonte Komisionit të Kontrollit se 876.361 dollarët e derdhur nga babai im gjenden të gjitha në atë bankë...” “Seanca e parë u bë më 21 shtator 1993 në Tiranë dhe gjykatësit, duke më dhënë të drejtë, i kërkuan shpjegime përgjegjësve të Bankës se për ç’arsye paratë ishin depozituar gjyqi. Ata kërkuan të bëjnë një verifikim të dokumentave dhe kështu procesi u shty”. E më pas çfarë ndodhi? “Avokati im ka shkuar disa herë në Gjykatë, por seancat gjatë seancës së parë? im ka shkuar disa herë në Gjykatë, por seancat ndërkohë, është transferuar. Kështu që unë, më në fund, u ktheva në Shqipëri dhe vendosa të bëj një proces të dytë kundër Bankës”. Ju vazhdoni të keni për qëllim ndërtimin e Spitalit... “Sigurisht. Unë dhe vëllai im e di duam t’i shkojmë deri në fund. Duam të rikuperojmë paratë dhe pastaj të besojmë ndërtimin ndonjë ndërmarrjeje. Është amaneti i...” “...dërr e keqe: ne duam popullin shqiptar, nuk besoj të ketë një privat që ka dhuruar 1 milion dollarë nga xhepi i tij, por tani për arsye misterioze nuk po mund të realizojmë projektin tonë. Jo, nuk do të heqim dorë. Ne kërkojmë drejtësi dhe herët a vonë do ta kemi”. Në foto: Xhemal Ferra dhe dokumentat e dërguar nga Vatikani dhe Banka Kombëtare. Në këto letra, të... deri në fund. Duam të rikuperojmë paratë dhe pastaj t’i bësojmë ndërtimin ndonjë ndërmarrjeje. Është amaneti që na la një baba ynë kur vdiq. Dhe ne nuk mund të heqim dorë nga respektuar vullnetin e tij. Më duket si një ëndërr”.

Shtyhet një javë procesi i bllokmenëve

Drejtësi TIRANE — (Ed.La.) Shtyhet procesi gjyqësor për dhjetë ish-anëtarët e Byrosë Politike. Gjykata e Tiranës vendosi përfundimisht që të pandëhurit — akuzuar për “shkeljen e barazisë së shtetasve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve” — të dalin para Trupit Gjykues në 10 dhjetor të këtij viti. Gjithashtu është caktuar edhe Mbrojtësi i Akuzës — prokurori Genc Gjokutaj — si dhe Kryetari i Trupit Gjykues, gjyqtari Artan Zeneli. Ndërsa shkak për shtyrjen disaditore të këtij procesi, është material mjaft voluminoz që përmbajnë dosjet. Çështja penale në ngarkim të Mihalit, Miskës, Bekteshit, Çerravës, Murres, Gegriftit, Asllanit, Çelikun, Çamit dhe Çukos, ishte filluar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë më 29 korrik 1991. Ndërsa më 29 kallzues ishte dërguar nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Fillimisht dhjetë ish-anëtarët e Byrosë Politike ishin akuzuar për “vjedhje dhe shpërdorim”, por pas plotësimeve hetimore dosja përfundimisht iu dërgua Gjykatës së Tiranës me akuzën e “shkeljes së barazisë së shtetasve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve dhe në bashkëpunim”. Ndërmjet dhjetë të akuzuarve në këtë proces gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tiranës në 19 gusht të këtij viti. Ndërsa Qirjako Mihal gjendet i arrestuar që prej 2 tetorit 1991 dhe Lenka Çuko — e mbyllur në shtëpi — që prej 4 korrikut 1992. Jashtë burgut e presin procesin gjashtë të dhënat e Lambi Gegrfiti e Hajredin Çeliku, ndaj të cilëve Prokuroria ka çmuar si masë sigurimi vetëm mbylljen në shtëpi. Kështu më 10 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet i pari proces — pas shembjes së diktaturës së Hoxhës — ku do të gjykohen ish-funksionarët më të lartë të regjimit të vjetër komunist. Shifrat e misionit “Pelikan” janë të mahnitshme për të treguar punën e zhvilluar. Të ardhur në Shqipëri në shtator të 1991 — kur vendi ishte në emergjencë të plotë — të 6

Dita e fundit e «Pelikanit» në Shqipëri

Sot ceremonia në Durrës DURRES — Sot ushtarët e ”Pelikanit” i japin lamtumirën Shqipërisë. Misioni i ndihmës — që zgjati për 265 muaj — do të mbyllet sot pasdite në orën 15.30 me një ceremoni në të cilën do të marrë pjesë Kryeministri Aleksandër Meksi, Safet Zhulali, Ministër shqiptar i Mbrojtjes dhe ai italian, Fabio Fabbri. Ushtarët italianë duke u larguar shprehin vërtet një dëshirë: të mund të përshëndesin për herë të fundit popullin shqiptar me të cilin bashkëjetuan në këtë dy vite misionë. Të gjithë qytetarët që duan të përshëndesin “Pelikanin” janë pra të ftuar të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet sot pasdite në Pallatin e Sportit ose në Stadiumin e qytetit të Durrësit. Shifrat e misionit “Pelikan” ... ushtarët e janë alternuar herë pas here në bazat e Durrësit dhe të Vlorës, kanë përshkruar 10 milion e 500 mijë kilometra me 124 automjete; kanë dorëzuar 663 mijë tonelata me mallra ushqimore (170.230 tonelata dhuratat e Qeverisë Italiane, 224.000 dhuratat e Komunitetit Evropian dhe 23.897 dhuratat e vendeve të tjera), duke shkarkuar 164 anije; kanë kryer me helikopterë 1.876 orë fluturim, duke transferuar nga Italia 129 të sëmurë në gjendje të rëndë, mjekët e ”Pelikanit” kanë vizituar dhe operuar, ndërmjet të tjerash, 205.369 persona. Për të kompletuar operacionet e transferimit në Itali të pajisjeve të kampit-bazë të Durrësit, ka ardhur në port, anija ”San Marco” e Marinës Mar inës Ushtarake. Në operacionin “Pelikan” bëjnë pjesë edhe marinarët e Grupit XXI Detar: edhe ata do të lënë sot Shqipërinë.

Alarm nga Laçi: katëmbëdhjetë goditen nga tuberkulozi

Sëmundja rrezikon edhe njerëzit LAÇ — (p. re.) Pas një alarmi të ngritur për rritjen e numurit të njerëzve të sëmurë nga tuberkulozi, tashmë merret vesh se të rrezikuara nga kjo sëmundje janë edhe kafshët. Janë 13 krerë lopë në rrethin e Laçit që — pasi kanë rezultuar pozitivë në një test për diagnostikimin e tuberkulozit — duhet të theren dhe të groposen. Megjithë sëmundja infektive mund të kalojë nga kafshët tek njerëzit, “ekzekutimi” i lopëve nuk po kryhet akoma. Shkaku nuk duhet kërkuar tek dobësimi për këtë qenë fatkeqe, por në faktorë financiarë. Këshilli i Rrethit nuk disponon fondë për dëmshpërblimin e fshatarëve që do të humbasin lopët. Mungesa e mjeteve financiare është ndërkohë dhe një nga shkaqet kryesore të vetë shfaqjes së sëmundjes. Kish rreth tre vjet që kafshët nuk qenë vaksinuar dhe rrjeti i shërbimit veterinar ishte i organizuar. Gjatë vaksinimit të sëmurëve kafshët kanë reaguar me dobësim të imunitetit. Në këto kushte, shtimi i numurit të krerëve, u shoqërua dhe me shtimin e numrit të sëmurëve me këtë. Fatmirësisht, me gjithë grumbullimet e kujdesshme të veterinerëve të Laçit, nuk janë konstatuar shenja të sëmundjes infektive Alta Epizootike të gjedhit të përhapura dhe është konstatuar me alarm në vendin tonë dhe Shqipërinë si Italia dhe Bulgaria.

Në Polici sipërmarrësi nga Italia

DURRËS — Është pyetur nga autoritetet e Policisë dhe pastaj është lënë i lirë, një sipërmarrës italian: Raffaele Niccolli, tulltar së bashku me një shqiptar të Agjensisë dhe “Shpresa” të Durrësit. — Është pyetur nga autoritetet e Policisë dhe pastaj është lënë i lirë, një sipërmarrës italian: Raffaele Niccolli, tulltar së bashku me një shqiptar të Agjensisë dhe “Shpresa” të Durrësit. Ai është mbajtur për disa orë në Komisariatin e Durrësit e pastaj në Tiranë. Një bashkëpunëtor i Agjensisë “Shpresa” për ta raposhuar nga puna për rën dimento të ulët profesional — kishte denoncuar Niccollin për kërcënime me armë. Policia, së shpejti i ka shpjeguar se sipërmarrësi i ka shpjeguar kërcënimet, duke treguar se pikëloeta që mbante ishte thjesht një lodër. Niccolli është lënë i lirë.

Arnold Schwarzenegger është ftuar në Tiranë

Sot fillon në TV një spektakël i ri TIRANË — (Ar. Me.) — Harold Schwarzenegger mund të vijë në Shqipëri. Aktori i famshëm i “Terminator” është në Shqipëri për një botë — është ftuar të marrë pjesë në një spektakël të ri që do të... në Teatrin e Operas dhe Baletit. Megjithatë asdë nuk është e sigurtë, deri tani, Schwarzenegger nuk ka dhënë përgjigje nëse do të vijë në Tiranë. Përveç tij, priten një sërë të ftuarish: këngëtarë dhe artistë nga Italia, Franca, Gjermania dhe vende të tjera të botës. Për të ftuarit nuk janë të dhëna me saktësi dhe mund të bëhet fjalë për spektakël. Në këtë rast do të ishte 12 vjet që nga hera e fundit që në Tiranë ka qenë një shfaqje e tillë me pjesëmarrjen e yjeve të famshëm. Një afërsi e këtij të fundit, do të shfaqet në qytetin e Operas dhe Baletit. Ndërsa valëzimet e skenës — ashtu si dhe një vit më parë — do të fillojnë në orët e mbrëmjes, dhe do të fillojnë të japin spektaklin. Për të gjithë këto do të jetë një fillim i madh, siç qenë, dhe do të vijë në Tiranë, një grup nga SHBA dhe Prishtinë. Vera Grabocka — regjisore e spektaklit — do të drejtohet nga Adrian Krasta — do të përcjellë në skenë të ftuarit e spektaklit. Një spektakël i ri televiziv i kaluar me shumë sukses, ndërsa një anë e këndshme e natyrshme të dëshirojë të përfundojë.

NE BRENDEsi

100 studentë dhe familja: një sondazh NE FAQEN 3 Kupa e Kampioneve Milan fiton 3-0 NE FAQEN 2 Fillon beteja e planetit me SIDA-n NE FAQEN 2

DJE NË SHQIPËRI

NDIHME E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MJESË KESINE SHQIPTARE — Janë tërë bursa me kohëzgjatje katër mujore për specialistët shqiptarë të kirurgjisë. Në këtë periudhë 50—60 mijë dollarë i këtyre bursave është garantuar nga Këshilli i Europës. Sikurse deklaruan doktorët Hubert Calderoli dhe Maurice Katzner — përfaqësues të Këshillit të Europës — kjo është vëtem faza e parë por nga rezultati e saj do të varet ecuria e ndihmës në fazat e më vonëshme. NE FUSIEN E MALLIT VAZHDON PUNA PER SHUARJEN E VATRAVE TE ZJARRIT — Në fushën e Malliqit fshatarët vazhdojnë të shuajnë vatrat e zjarrit duke i izoluar ato me kanale. Gjatë gjithë verës së shkuar, në pjesën jugore të fushës së Malliqit — kryesisht në Sheqeras dhe Vreshtas — ka patur shumë vatra zjarri. Për shuarjen e tyre nga ndërmarrja e ujrave janë shpenzuar 4.2 milionë lekë ndërsa 4 traktore kanë punuar posaçërisht për hapjen e kanaleve. Tashmë ky proces — i mbikqyrur nga Këshilli i Rrethit është në përfundim. AKTIVITETE ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SIDA-s — Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Radio — Televizionin Shqiptar, organizuan me rastin e 1 dhjetorit të ditës ndërkombëtare të SIDA-s — një mbremje spektakël. Në këtë veprimtari u organizuan në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës morën pjesë edhe mjaft mjekë, psikologë, sociologë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave humanitare.