INTERVISTE
Lideri i PD: «Kam vënë përsëri kandidaturën në Kryesinë e Partisë dhe nuk dua të bëhem ministër».
«Qeveria s'ndryshon»
Selami pak orë para Kongresit
CARLO BOLLINO
TIRANË — “Ky Kongres nuk do të sjellë pasoja në Qeveri dhe unë nuk jam kandidat për ministër. Unë shpresoj nesër të zgjidhem si Kryetar i Partisë Demokratike. Në çdo rast, deri në zgjedhjet e ardhshme, unë sigurisht nuk do të pranoj funksione në Qeveri”. Pak orë nga fillimi i Kongresit të dytë Kombëtar të Partisë Demokratike (që hapet këtë mëngjes në orën 10.00), lideri i PD Eduart Selami, i bën Gazetës Shqiptare një bilanc të aktivitetit politik, flet për programin e Partisë dhe premton për vazhdimësinë e luftës ndaj korrupsionit.
Le të fillojmë nga korrupsioni: opozita, por edhe ish-sekretari, juaj i Tiranës, Kalakula, akuzojnë PD dhe Qeverinë për korrupsion. Është e gjitha falso?
“Nga shumë drejtime po tentohet të krijohet përreth Partisë dhe Qeverisë dyshimi për korrupsion. Por nuk është kështu. PD është nën kontrollin e Parlamentit, por edhe të socialistëve dhe asnjë shkelje financiare nuk është demonstruar deri tani. Ne kemi zgjedhur rrugën e ndershmërisë: mjafton të mendosh që nuk kemi as makinat që na nevojiten. Dhe prandaj përballë rasteve për korrupsion të zbuluar, kemi vepruar me të gjitha në të njëjtën mënyrë: edhe kur kanë qenë njerëz të partisë sonë, edhe kur nuk kanë qenë. Sigurisht unë mund të garantoj vetëm për veten time, por sigurisht kemi persona të ndershëm, si Presidenti Berisha dhe Kryeministri Meksi apo dhe shumë qeveritarë të tjerë. Një gjë është e sigurtë: ne luftën kundër korrupsionit do ta vazhdojmë”.
Shumë njerëz mendojnë që ky Kongres do të sjellë ndryshime në Qeveri? Madje përmendet edhe emri juaj...
“Po, e di, thonë që unë do të jem Ministër i Jashtëm i ardhshëm. Jo, nuk është e vërtetë. Qeveria nuk ndryshon, modifikimet që duhej bërë tashmë janë bërë. Unë kam pranuar kandidaturën time si Kryetar, edhe pse do të jetë hera e fundit, sepse statuti jonë nuk lejon më shumë se dy kandidatura të njëpasnjëshme. Kandidati tjetër do të jetë Ylli Vejsiu: nesër do të jenë zgjedhjet, me votim të fshehtë. Të shohim kush do të zgjidhet”.
Kongresi do ta ndryshojë politikën e PD?
“Jo, të paktën në pikat e saj themelore. Një nga pikat kryesore të Kongresit është ai i organizmit të seksioneve të reja dhe të ndryshme: aktualisht janë rreth 3.000. Duam edhe të rrisim numrin e anëtarëve: sot janë 150.000. Natyrisht këto dy ditë debatash do të shërbejnë edhe për të bërë një bilanc të aktivitetit tonë”.
Është e vërtetë që midis anëtarëve të PD ka edhe ish-komunistë?
“Po, është e vërtetë. Ne kemi kërkuar për të nxjerrë nga Partia vetëm ata njerëz që kanë qenë në shtresat e larta të diktaturës dhe që kanë qenë të lidhur me ish-Sigurimin. Për të gjithë të tjerët nuk bëjmë analiza biografike”.
Ka shumë të çara në brendësi të Partisë suaj?
“Unë do të thoja më mirë se ka divergjenca, pikëpamje të ndryshme për problemet e vendit, si ligji mbi ish-pronarët, sigurimi shoqëror, koha e reformës”.
Por a ka korrente të ndryshme opozite në brendësi të Partisë?
“Nuk bëhet fjalë për korrente të vërteta. Së fundi ka qenë një tentativë e fortë nga ana e deputetit Kalakula, por ishte një tentativë e dështuar. Sot sa më shumë rritet partia Kalakula nuk bën më pjesë në Partinë tonë, pikërisht sepse ka mbetur i izoluar”.
Po ndryshon qëndrimi juaj në raport me Partinë Socialiste?
“Ne në brendësi të Partisë Socialiste, duam të veçojmë midis nostalgjikëve të diktaturës dhe të gjithë pjesës tjetër. Kemi tentuar edhe për dialog mbi problemet e mëdha kombëtare dhe ka raste që kemi pasur edhe pozicione mjaft të afërta. Problem lindin kur flitet për çështje të brendshme dhe: dhe këtu rriten divergencat. Mjafton të shohësh atë që ndodh çdo ditë në Parlament”.
Ju keni qenë ndër mbështetësit më të zjarrtë për dënimet gjyqësore në raport me regjimin e vjetër: deri kur do të vazhdojë?
“Unë parashikoj që dënimet do të vazhdojnë ende, por askush nuk mund ta thotë deri kur, sepse askush nuk mund ta dijë deri në çfarë pike janë të thella rrënjët e diktaturës”.
Leka Zogu propozon një referendum në Shqipëri për të zgjedhur midis Monarkisë dhe Republikës: ju ç’mendoni për këtë?
“Zogu mund të vijë kur të dojë në Shqipëri si qytetar, por nuk besoj që për momentin Kurora Mbretërore mund të pranohet. Një referendum të kësaj natyre nuk e quaj të nevojshme dhe nga ana tjetër mendimi im është që Zogu nuk ka në Shqipëri një mbështetje të duhur për të realizuar aspiratat e tij”.
Të vjedhësh telefonat, biznes i ri në Shqipëri
Zbulohet në Tiranë një central klandestin për biseda me jashtë shtetit
Telekomi denoncon: «Nuk janë paguar 200 milion lekë»
ANDREA STEFANI
TIRANË — Rrjeti telefonik vazhdon të mbetet një nga objektet më të preferuara për vjedhësit. Krahas grabitjes së kabllove, telave të bakrit apo shtyllave prej druri e betoni të linjave — që vazhdon akoma — tashmë shqetësim kryesor është bërë vjedhja e impulseve telefonike.
Po bëhen dy vjet që dukuria e kësaj vjedhjeje të sofistikuar është intensifikuar duke ngjallur shumë konflikte mes Drejtorisë së Telekomit dhe abonentëve. Qytetarët që refuzojnë të kryejnë pagesat për shërbimin telefonik mbi bazën e faturave të dërguara nga Telekomi. Ndërkohë që viti 1992 u mbyll — vetëm për degën e Telekomit për Tiranën — me rreth 33 milion lekë deficit, për të njëjtat shkaqe si dhe nga vonesat në pagesat e faturave, janë ende dhe 200 milionë lekë të pavjelura që i përkasin 9 mujorit të këtij viti. Pretendimi i qytetarëve është thuajse i përbashkët: faturat kanë të regjistruara shuma të mëdha që nuk i përgjigjen përdorimit real të telefonave nga zotërit e tyre. Justifikimi gjithashtu i përbashkët: vjedhja linjave telefonike.
Në Drejtorinë e Telekomit për Tiranën shprehen me shqetësim për këtë dukuri.
“Shkaku kryesor i vjedhjeve — pohon për Gazetën Shqiptare Mustafa Koskia drejtor i kësaj dege — është fakti që rrjeti telefonik është mjaft i ekspozuar ndaj vjedhjeve. Gjithashtu nuk zotërojmë teknikë bashkëkohore që të regjistrojnë kohën e bisedimeve dhe adresimin e tyre. Rrjedhimisht — shton ai — nuk jemi në gjendje të përcaktojmë qartë sa përqind e ankesave të qytetarëve janë reale. Këto vështirësi i kanë bërë të qarta qytetarëve që në momentin e nënshkrimit të aktmarrëveshjes”.
Për të përballuar këtë situatë, nga punonjësit e Telekomit është forcuar kontrolli i linjave duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të disa vjedhësve që në disa raste e kishin shndërruar vjedhjen e impulseve në biznes fitimprurës. Dy prej tyre i kanë shaktuar shtetit 3 milion lekë humbje duke vjedhur impulse në linjën telefonike të Institutit të Fiskulturës. Kishin instaluar ilegalisht një aparat telefonik dhe ftonin njerëzit të bisedonin me jashtë me gjysëm çmimi. Të njejtën teknikë kishin përdorur dhe në qytetar të tjerë. Ai vidht linjën që kalonte pranë banesës së tij. Vjedhjet e shumta bëhen dhe në telefonat e zyrave pas mbarimit të orarit zyrtar. Meqenëse më të lakuarat janë linjat e bisedimit direkt me jashtë shtetit, Telekomi e ka lënë në dëshirën e abonentëve lënien ose jo hapur të tyre. Aktualisht nga 7.700 telefonë me prefiks 2, vetëm 1.200 abonentë vazhdojnë të mbajnë hapur lidhjen me jashtë. Por me gjithë përmirësimin që kanë sjellë-këto dhe disa masa të tjera organizative të Telekomit, duket se vjedhjet e bashkë me to dhe reklamimet nga qytetarët vazhdojnë.
SONDAZH
Të gjithë mund të flasin falas
Rinas, telefon magjik në bar
TIRANË — Jo gjithmonë të vjedhësh telefonata është e vështirë, thuaj si tregojnë ekspertët. Është një funksion, në të vërtetë, në barin e aeroportit të “Rinasit”, një lloj telefoni magjik (e shohim në foto). Është “magjik”, sepse megjithëse nuk i pranon monedhat, të nevojshme për çdo telefonatë publike për të kryer një thirrje — vendi ku hidhen lekët është, për nuk funksionon — i dhuron telefonata të gjithëve. Domethënë mjafton të bësh numrin dhe aq, gjithçka zgjidhet: filtet pa shpenzuar asnjë qindarkë. Nuk e dimë nëse shërbimi është falas nga dëshira apo bëhet fjalë vetëm për një defekt: ajo që është e qartë është që ky telefon funksionon pa para. Por nëse bëhet fjalë për një defekt, të paktën është më i mirë se ata telefona publikë që edhe pse fut monedhën nuk funksionojnë asnjëherë.
Pastrimin e Tiranës do e bëjnë të huajt
Qeveria nuk ka akorduar akoma fondet
TIRANË — (Ar. Me.) - Të huajt do të pastrojnë kryeqytetin.
“Nuova Ecologia” — shoqëri italiane, dhe “Tecnocem” — shoqëri sllovene, janë dy firmat që kanë fituar tenderin e organizuar nga Bashkia e Tiranës për pastrimin. Ato u përcaktuan të shtunën e kaluar nga një komision prej 10 specialistësh dhe teknikësh.
Ringjallen më së fundi shpresat se edhe kryeqyteti do të shpëtojë nga papastërtitë. Në këtë tender — të shpallur nga Bashkia e Tiranës disa muaj më parë — u uruan 12 shoqëri, nga të cilat vetëm 2 ishin shqiptare. Këto firma do të konkuronin me projektstudimet që ato do të paraqisnin. Me kryesoren në këto studime — përveç pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave — ishte projekt për një stabiliment bashkëkohor që do të bëjë të mundur shndërrimin e papastërtive, pa çlirimin e tyre dhe shfrytëzimin e mëtejshëm për energji, plehra për bujqësinë e kështu me radhë.
Por pavarësisht se u caktuan fituesit ka mbetur akoma e pazgjidhur ana financiare. Deri tani ekziston, vetëm një premtim i Qeverisë se do të akordohen 1 milion dollarë për fazën fillestare të pastrimit të kryeqytetit.
«Në liqenin e Shkodrës nuk ka radioaktivitet»
Ministri malazez i Shëndetësisë takon Shehun
TIRANË — “Liqeni i Shkodrës nuk ka radioaktivitet”.
Deklarata dhënë Gazetës Shqiptare u bë nga specialistë të mbledhur në një takim të posaçëm në Komitetin për Mbrojtjen e Mjedisit në Tiranë. “Në këtë zonë nuk ka burime radioaktive — sqaron Koco Dollani specialist në Institutin e Fizikës Bërthamore — ndoshta mund të ketë ndotje teknologjike, të cilat ne po i verifikojmë”.
Alarmi mbi këtë fenomen ishte lëshuar më 25 tetor nga Filip Guraziu, Kryetar i Bashkisë së Shkodrës: “Janë me qindra raste të personave që pas larjes në liqen janë mbuluar nga njolla të kuqe në trup”. Sipas Guraziut, ndotja ka ardhur si pasojë e derdhjeve të uzinave të Malit të Zi në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Ndërsa Miomir Mugosha, Ministër i Shëndetësisë së Malit të Zi, ardhur Shqipëri të enjten deklaron: “Arsye për shqetësimin nuk ka. Ekspertë shqiptarë mund të vijnë e të bëjnë analizat e duhura edhe në pjesën tonë të Liqenit”.
Por shqetësimi më i madh për malazezët ja tashmë pestëdhetë që ndodhen në stacionin hekurudhor të Bajzës. Alarm i që shpërtheu në shtypin gjerman për këtë çështje, fliste edhe për rrezikun e një reje toksike që mund të prekë edhe Malin e Zi. Pikërisht për këtë Mugosha u takua të enjten në Tiranë me Tritan Shehun, Ministër i Shëndetësisë. Deri tani megjithatë nuk mund të flitet me shifra konkrete për dëmet që mund të jenë shkaktuar. “Nuk dihet akoma se sa është dëmi — i deklaroi Gazetës Shqiptare Shehu — duhen bërë analizat e duhura për të parë edhe filtrimin e ndëheshëm, megjithëse ato kanë qenë të izoluara. Tashmë po përpiqemi që t’i kthejmë përsëri nga kanë ardhur. Deri tani kemi mësuar nga burime jozyrtare se Gjermania ka akorduar 1.4 milion marka vetëm për programin e largimit e tyre”.
Sot do të luhen ndeshjet e fundit të Fazës së Parë
NE BRENDSI
Sot do të luhen ndeshjet e fundit të Fazës së Parë
Ndeshjet e kampionatit italian
NE FAQEN 3
Eltsin sfidohet nga Komisioni komunist në referendum
Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë
NE FAQEN 2
Intelektual: një diplomë a një dyqan?
LUSHNJE — Tundimi i ditës “diplomë apo dyqan?”
, qytetarisht ka përfunduar në favor të diplomës. Është një sondazh i kryer — nga ATSH — në rrethët e Lushnjës dhe Berat me 103 intelektualë. Argumentin e domosdoshmërisë së drejtimit kompetent dhe profesional të veprimtarive prodhuese dhe shoqërore, e kanë përdorur 62 të anketuar, të cilët u përgjigjën për diplomën. Vetëm 28 të pyetur kanë dhënë përgjigjen e drejtpërdrejtë në favor të një dyqani. Ndërsa 13 intelektualë, nuk u përgjigjën, ndonëse shprehën rezerva për të punuar në sektorët buxhetorë.
Kur në fushë mungojnë rrjetat
Tiranë, gjyqtari anulon një takim të Kategorisë së Dytë
22 futbollistë në kërkim të një stadiumi
TIRANË — Tre gjyqtarë dhe 22 futbollistë të Kategorisë së Dytë nuk kanë mundur të presin dot më: rrjetat e portave nuk kishin ndërmend t’u vinin në fushë.
Kështu gjyqtari kryesor ka njoftuar anulimin e takimit. Njëanësi i lehtë i ndonjë dokumentari sportiv të vjetër 80. Ndërsa ka ndodhur këtë pamje para një javë, madje në kryeqytet. FSHF tashmë ka vënë në listë [??] të gjitha dëshmitë ndërmjet klubeve dhe Studenti që do të luhej në Tiranë. S’ka ku mungonin rrjetat e portave. Dhe e gjitha kjo kur më parë futbollistët kishin bredhur nëpër Tiranë për të gjetur ndonjë fushë futbolli. Është vetëm një episod i kohëve të vështira për sportin shqiptar. Dhe pikërisht në kësi kohësh ndodhin edhe histori të çuditshme. Kështu ekipet tona të lojërave me dorë që marrin pjesë në Kupat e Europës — për mungesë fondesh — po provojnë diçka tjetër: pardje janë nisur për në Maribor komplet peshkuall në volejbollit të Tiranës dhe të dyja ndeshjet do t’i luajnë atje brenda 24 orëve. Mungesa e fondeve për të pritur miqtë nga Gjeneva do të detyrojë — pas një javë — që edhe volejbollistët e Partizanit ta zhvillojnë ndeshjen e Tiranës... në Zvicër.
DJE NË SHQIPËRI
DREJTORI I RADIO — TELEVIZIONIT THER-RITET NË INTERPELANCË — “RTV nuk e ka shkelur por e ka zbatuar statutin e tij”. Kjo ishte në esencë përgjigjja që Shkëndër Bucpapaj drejtor i Radio — Televizionit dha para Parlamentit i thirrur në interpelancë nga Arben Imami deputet i Partisë Aleanca Demokratike. Shkak për gjithë këtë është bërë një koment i bërë nga Televizioni pak kohë më parë, mbi vizitën e një delegacioni të kësaj partie në Beograd. Këtë koment që Imami e vlerësoi si shpifje dhe nxitës të armiqësive politike, Bucpapaj e quajti të përligjur nga interesa mbarëkombëtare.
NË SARANDË NDALOHET NJË GRUP VJEDHËSISH — Tre persona nga rrethi i Shkodrës, Arstit Barcula, Hekuran Bedull dhe Lulzim Gjoraci ndodhen tashmë të arrestuar nga Komisariati i Policisë në Sarandë. Ata do të ndiqen penalisht sepse janë kapur duke vjedhur bagëti në Ksamil të Sarandës.
ÇËSHTJA E TEKSTEVE UNIVERSITARE NË RRUGËN E ZGJIDHJES — Më në fund duket se është gjetur një rrugëzgjidhje për botimin e teksteve për shkollat e larta të vendit. Në pamundësi të shtypjen në kohë e dispensave — si rrjedhojë e gjendjes së rëndë financiare të teknikut — Shtëpia e Librit Universitar e ka gjetur rrugën e zgjidhjes në botimin e cikleve të leksioneve. Deri tani janë botuar rreth 30 cikle leksionesh të fakulteteve Juridik, Ekonomik, Mjekësi, Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca të Natyrës. Ndikim pozitiv ka patur subvencioni prej 5 milionë lekësh i dhënë nga Qeveria.
Tituj të prerë nga faqja
Përcaktohen firmat fituese
Ministri malazez i Shëndetësisë takon Shehun
NE BRENDSI
Sondazh
Përcaktohen firmat fituese
Nesër si dhuratë shpërndahet një pamje
Iniciativa e Gazetës Shqiptare për t’i dhuruar lexuesve panorama të vjetra të disa qyteteve italiane ka patur sukses të madh. Madje, shumë persona që nuk kanë mundur të gjejnë ato në treg na kanë kërkuar ta përsëritim këtë iniciativë. Pikërisht për të kënaqur lexuesit e gazetës sonë do të vazhdojmë të shpërndajmë këto pamje. Edhe nesër lexuesit do të gjejnë në pikat e shpërndarjes së Gazetës Shqiptare një panoramë të re si dhuratë.