18/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 tetor 1993

Fitorja e Selamit

Kongresi zgjedh Kryetarin e ri të PD-së «Asnjë aleancë me PS-në» TIRANE — “Jam i kënaqur: Kuvendi vendosi ta zgjerojë dhe jo ta ngushtojë spektrin e bazës sociale ku mbështetet PD. Gabim që e bënë këto kohë tanë në vendet ish— komuniste”. Eduard Selami disa minuta pasi është zgjedhur rrishtazi kryetar i Partisë Demokratike, i shpreh Gazetës Shqiptare në mënyrë mjaft të përmbledhur strategjinë e saj për të ruajtur me çdo kusht mbështetjen e shtresave të gjera sociale dhe për të mbetur një parti popullore. ANDREA STEFANI TIRANE — “Jam i kënaqur: Kuvendi vendosi ta zgjerojë dhe jo ta ngushtojë spektrin e bazës sociale ku mbështetet PD. Gabim që e bënë këto tanë në vendet ish— komuniste”. Eduard Selami disa minuta pasi është zgjedhur rrishtazi kryetar i Partisë Demokratike, i shpreh Gazetës Shqiptare në mënyrë mjaft të përmbledhur strategjinë e saj për të ruajtur me çdo kusht mbështetjen e shtresave të gjera sociale dhe për të mbetur një parti popullore. Është ky një objektiv që kërkon të realizohet mes rivalitetit të ashpër politik në vend, periudhës së tranzicionit, si dhe diversitetit — tashmë të dukshëm — të interesave të shtresave të ndryshme të popullsisë. Pengesa e parë është raporti me forcat politike opozitare. “Ne nuk pranojmë e nuk do të pranojmë asnjë lloj koalicioni me PS, sepse ata nuk janë reformuar — deklaron Selami në Kuvend — çdo lloj marrëveshje me ta do të ishte në dëm të demokracisë dhe të së ardhmes së saj në Shqipëri”. Linja që doli nga Kuvendi i PD është e qartë: derisa popullsia vazhdon të jetë e përqendruar rreth dy partive, më shumë se aleancë me të tjerë të jetë e mundur, konsensusi me bazën sociale. Është e qartë, dhe të gjitha ndërhyrjet e Kuvendit kanë theksuar, se përveç ideologjisë, influencë përcaktuese do të ketë ecuria e Reformës në tërësi dhe e asaj në fushën ekonomike në veçanti. Ndryshe nga tre vjet më parë kur u përmbys diktatura, tashmë është ekonomia ajo që shfaq eprsinë e saj mbi politikën. Gjatë këtyre tre vjetëve pluralizëm, mentaliteti i shqiptarëve ka avancuar shumë dhe politika, do ta ketë shumë të lehtë t’i grumbullojë njerëzit rreth vetes nëpërmjet sukseseve imediate ekonomike. Por pikërisht suksesi ekonomik në kushtet e prapambetjes së trashëguar dhe krizës që kalon vendi — pavarësisht nga optimizmi apo pesimizmi i shprehur nga të dy krahët e kundërt — është pranuar nga të gjithë si objektiv më i ndërlikuar. “Krahas të qenurit antikomunist në duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdojë progresi i Shqipërisë, sepse është është shumë e lehtë të shpallesh antikomunist, por ka shumë për të ndrequr nga ajo që shkatërroi komunizmi dhe ky është preokupimi ynë”: Selami duke pohuar kështu për Gazetën Shqiptare evidenton përgjegjësinë e madhe të derueshëm privatizimit, investimeve, papunësisë, inflacionit dhe problemeve të tjera që preokupojnë ekonominë dhe mjaft shtresa të popullsisë. Duke patur pas vetes 87 për qind të votave kundrejt 12 për qind të fituara nga kandidati tjetër për kryetar, Ylli Vesiu, Eduard Selami shprehet me optimizëm për të ardhmen e partisë.

Fshatrat sulmoinë magazinat e veshjeve

Dimër DELVINE — (p. re.). Turma njerëzish kanë sulmuar dhe kanë grabitur ndihmat humanitare në magazinat që ndodhen në Vrion të rrethit të Delvinës. Kanë marshuar nga fshatrat Metoq, Gjashtë dhe Shelegar dhe në aleancë me disa banorë të zonës, kanë vjedhur 1.000 pako me veshmbathje, 2 ton sapun, një sasi xhami dhe objekte të tjera me një vlerë prej disa milion lekësh. Rishfaqet kështu në këtë fillim dimri, dukuria e grabitjes masive të depove nga popullsia e ndodhur dy vjet më parë në të njëjtën zë në Fushë — Arrëz. Fatmirësisht ndryshe nga rasti i Fushë — Arrëzit — ku bashkë me depot u shkrumbëzuan duke humbur jetën 39 persona — gjatë grabitjes së depove të Vrionit nuk ka patur viktima. Kështu kur sapo kish përfunduar procesi gjyqësor që dha dënimin e pes personave lidhur me tragjedinë e Fushë — Arrëzit, organet e drejtësisë janë të detyruara të nisin një tjetër çështje penale për të njëjtën natyrë krimi. Sapo është arrestuar Kristo Joti nga fshati Vrion që kryente detyrën e magazinierit dhe të rojës në objektin e grabitur. Ndihmat e grabitura ishin sjellë nga disa institucione arsimore dhe bashki të Greqisë për shkollat dhe nxënësit e rrethit të Delvinës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti të dhunshëm. Gjithashtu mbetet enigmatik fakti që njerëz nga fshatra të ndryshme u ndodhën bashkë në të

Milan lë përsëri të gjithë prapa vetes

Surpriza në kampionat Ndeshja Milan-Torino: një goditje koke e Andre Silenzit, ndërsa Desailly hap krahët për të mos e prekur topin me dorë Në faqen 3 | Në faqen 4 | Në faqen 4 ndeshjet e kampionatit | rezultatet e ndeshjeve | fatkeqësitë e portierit

MBERRIN NË TIRANË MINISTRI I JASHTËM I TURQISË

DJE NË SHQIPËRI MBERRIN NË TIRANË MINISTRI I JASHTËM I TURQISË — I ft uar nga homologu shqiptar Alfred Serreqi, mbërriti dje në Tiranë, Hikmet Çetin, ministër i Jashtëm i Turqisë. Është ky një eveniment tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet Shqipëri-Turqi. Përveç bisedave dhe nënshkrimit të dokumentave të rëndësishme, Ministri Turk parashikon edhe takime me personalitete të larta të Shqipërisë. Turqia ishte ndër shtetet e para që ndihmoi Shqipërinë në periudhën e tranzicionit. Vetëm në dy vitet e fundit ndihma e përgjithshme ushqimore e Turqisë arrin vlerën e 30 milion dollarëve. Vitin e kaluar Shqipëria dhe Turqia kishin nënshkruar një traktat miqësie dhe bashkëpunimi. INTERES PER SALLONIN E LETERSISE SHQIPTARO FRANCEZE NE TIRANE — E përuruar të premten nga Bashkia e Tiranës, salloni i letërsisë shqiptaro-franceze ka tërhequr vëmendjen e mjaft klientëve. E vendosur në mjedis të përshtatshëm në Bibliotekën e qytetit, aty gjenden rreth 25 mijë tituj librash nga fusha të ndryshme të literaturës. Vetëm 5 mijë prej tyre u sollën nga kontributi i qytetarëve të Marsejës. Biblioteka është konceptuar si sallon, edhe për arsyen që aty — përveç leximit — të organizohen edhe veprimtari të tjera kulturore. BASHKIA E FIERIT VERIFIKON MASHTRIME TË KËRKESAT PËR NDIHME EKONOMIKE — “Kohët e fundit nga verifikimi doli se kishte kërkuar ndihmë ekonomike nga Bashkia një qytetar, i cili sapo ishte ndërtuar një vile trekatëshe”. Është denoncimi i fundit që vjen nga Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe Përkrahjes Sociale e Bashkisë së Fierit. Ndërkohë shqetësimi vazhdon. “Ky rast nuk është i vetëm”, i shpjeguan nëpunësit e Bashkisë korrespondentit të ATSH-së.

Një shofer Aksidenton të birin e dënohet

Një shofer Aksidenton të birin e dënohet BERAT — Një tragjedi e dhimbshme në Berat. Një prind vret aksidentalisht fëmijën e tij. Novruz Delibashi është dënuar tre vjet me kondicionel, kushti i të cilit për ndonjë krim tjetër të mundshëm do ta dënonte me 5 vjet heqje lirie. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Beratit për krimin e vrasjes së dy personave midis të cilëve dhe djali i tij i vetëm. Delibashi — shofer në automjeti — po udhëtonte në një rrugë fshati. Si pasojë e një pakujdesie, mjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe u përmbys. Nga ky aksident i rëndë mbeti i vrarë në vend djali i tij 15 vjeçar që gjendej në makinë si dhe një tjetër kalimtar.

Shteti do të vendosë kontrollin mbi çmimet

Do të jenë më të lira ilaçet edhe në farmaci private TIRANE — Do të jenë më të lira çmimet e barnave edhe në farmaci private. TIRANE — (Ar. Me.) — Do të jenë më të lira çmimet e barnave edhe në farmaci private. Së shpejti shteti do të vendosë kontrollin mbi to. Një projektvendim i Ministrisë së Shëndetësisë, parashikon cakti-min e nivelit tavan edhe për ilaçet. “Çmimet e larta të aplikuara aktualisht në farmacitë private — i tregon Gazetës Shqiptare Besnik Bruci, specialist në Drejtorinë e Farmacive pranë Ministrisë së Shëndetësisë — nuk mund të përballohen nga të gjithë. Është e natyrshme që në rast të një nevoje urgjente askush nuk shikon çmimin, por kjo le shteg për abuzime”. Projektvendimi — që këtë ditë do t’i paraqitet për aprovim Qeverisë — do të kërkojë që të kufizojë diferencat që ekzistojnë midis çmimeve në farmaci private dhe ato shtetërore. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet caktimit të një niveli tavan — vendosjen e një kufiri që s’mund të kapërcehet — edhe për barnat që tregtohen nga privatët. Aktualisht numri i farmacive private është në rritje. Në të gjithë vendin janë hapur 50 të tilla si dhe janë marrë shumë licenca. Vetëm në Tiranë janë dhënë deri tani 15 licenca dhe janë hapur 5 njësi private duke mos përmendur dhe disa joint-venture. Gjithashtu, një numër i madh i farmacive shtetërore — janë 400 në të gjithë vendin — po privatizohen. “Megjithatë shteti do të mbajë 50 për qind të tyre — deklaron Bruci — sepse ka zona ku ka vetëm një farmaci dhe kjo duhet të mbetet shtetërore”. Por në Shqipëri nuk mund të hyjnë të gjitha llojet e ilaçeve. Aktualisht lejohen vetëm 500 lloje të ndryshme që përmbli-dhen në një listë të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe që ripërtrihet një herë në 10 vjet. Tani e tutje, edhe shoqatat e ndryshme që sjellin ndihma janë të detyruara që të lajmërojnë për llojet e barnave që fusin në Shqipëri.

ALGJERI, SULME TË REJA KUNDER TË HUAJVE

DJE NË BOTË ALGJERI, SULME TË REJA KUNDER TË HUAJVE — Dy atentate të tjera, një prej të cilëve i kushtoi jetën një gruaje, u martuan me një algjerian, u ekzekutuan në Algjeri kundër qytetarëve të huaj ose institucioneve të vendeve të tjera, ditën tjetër pas plagosjes në kryeqytetin e tregtarit italian Anielo Castaldo. TANKUENTE, PER TERME TIMIN E VITIT ’80: 18 TE ARRESTUAR — Trembëdhjetë burra arrestuan në lidhje me skuadra e Policisë Financiare të Salernos në lidhje me hetimet mbi faturat e rreme, të lëshuara në lidhje me një hetim mbi forcat peruane për rindërtim e ndërtime, që kanë punuar për rindërtimin e rrugës së Comapanies (Itali), pas tërmetit të 1980. NE MOSKE POLICIA NDALON MANIFESTIMET NE MUZEUN E LENINIT — Një varg policësh, të pajisur me veshje kundër dhunës, ka ndaluar në pallatin me veshje kundër dhunës, ka ndaluar një manifestim nacionalist-rreth ndërtesës, ekspozuar në muzeun e ish-komunistit, të manifestojnë përpara ndërtesës së ish-komunistit, të muzeut të Leninit në Moskë, me rastin e 67 vjetorit të vdekjes së “babait të popullit” Vladimir Iliç Ulianov, i njohur si Lenini. POLICE TE TREME TE ARRESTUAR NE AUTOSTRADA — Tre shoferë kamionash, njëri pakistanez dhe dy banorë të Kentas, që prej disa muajsh në rrjetin e autostradave duke paguar dokumenta të rreme, dhe për transportin e mallrave, janë arrestuar nga policia, e cila bën me dije se ... u ndalën gjatë një policia rrugore e Frances.

Moska bind Uashingtonin?

ALEANCA/Zhgënjim për të gjitha Vendet e Lindjes Moska bind Uashingtonin? Nato, thotë jo edhe për Shqipërinë TIRANE — (c. bo.) — Portat e NATO-s të mbyllura për Shqipërinë dhe për të gjithë vendet e Lindjes. Komunikimi, për shumë vende i papritur, mbërriti në Bruksel ku u mbajt Këshilli i Kooperimit i Atlantikut të Veriut. Sekretari i Shtetit Amerikan, Warren Christopher, ka qenë i qartë: “Hipoteza e zgjerimit të NATO-s për momentin është e papraktikueshme”. Dëshmitar, sebashku me të gjithë ministrat e jashtëm të ish-evropës komuniste, ishte edhe Alfred Berre-gi. Por përse, pas shumë premtimeve, NATO thotë jo? Sipas versioneve zyrtare të ardhura nga Brukseli, Washingtoni paska shprehur mospranimin e saj, duke pranuar një kërkesë të Rusisë që më në mënyrë të pakët në NATO-s — të veprojë e tjera midis të cilave Shqipëria, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke — ta kthejë në shtëpi e rrobëruar. Për të mos mëritur në terren vendet e Lindjes, Christopher ka propozuar kështu një zgjidhje të mesme. Projekti quhet “Partnership per paqen” dhe do të hyjë në fuqi zyrtarisht në janar, me rastin e takimit të niveleve të larta të NATO-s. Vendet e Lindjes, që do të aderojnë në këtë iniciativë — dhe ndarë ta mund të jetë edhe Shqipëria — do të kenë mundësinë për të pasur konsultim në rastet e kërcënimit të sigurisë kombëtare, por asnjë garanci mbrojtjeje. Hungarezët dhe Polakët kanë pranuar të aderojnë, por vetëm në një kusht që kjo të jetë një situatë provizore me perspektivën për një integrim total në NATO. Por Rusia e përgjigjënjërjënjë që shkaku i qendrës së të partitë të anëtarët Anataloy Daban-shin, ideolog i politikës së jashtme të Moskës, ka deklaruar: “E vërteta është që shkarkonjë përgjesëdhënie mbi Rusinë, ndërkohë që është vetë NATO që nuk pranon ta shtrijë aleancën në vendet e tjera të Lindjes, sepse bëhet fjalë për një iniciativë të rrezikshme dhe tepër të kushtueshme”.

Greqi — «Do të mbyllim kufijtë me Maqedoninë»

ATHINE — Në më pak se një muaj nga fillimi i periudhës kur Greqia është thirrur në radhë në Bashkimin Evropian, qeveria e Athinës ka kërcënuar të mbyllë kufijtë me Maqedoninë. Greqi «Do të mbyllim kufijtë me Maqedoninë» ATHINE — Në më pak se një muaj nga fillimi i periudhës kur Greqia është thirrur në radhë në Bashkimin Evropian, qeveria e Athinës ka kërcënuar të mbyllë kufijtë me Maqedoninë, në qoftë se parterët e saj të Komunitetit Evropian do të lidhin marrëdhënie diplomatike me ish Republikën jugosllave. Duke folur gjatë një pritjeje të dhënë nga Presidenti i Greqisë, Konstantino Karamanlis, kryeministri socialist Andrea Papandreu, edhe pse paralajmëroi kërcënime ushatarake, pohoi se një bllokim i mundshëm ekonomik, me mbylljen kufijve grekë, nuk përbën vetëm një kërcënim me fjalë.

Festivali i filmit evropian

NE BRENDSI Festivali i filmit evropian Në Tiranë 11 ditë shfaqje Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës NE FAQEN 2 «Do të më vinte keq për statujën e Leninit» Historia e gruas së parë skulptore NE FAQEN 2