08/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 dhjetor 1993

Lind SOS-i kombëtar

Do të ketë edhe helikopter «Një siguri më shumë për të aksidentuarit» Gati një Qendër e re për urgjencat EDMOND LAÇI TIRANË — Lind në Shqipëri një qendër e ndihmës së shpejtë për të gjithë territorin e saj. Është përgatitur në Tiranë dhe pritet vetëm të përurohet, Qendra Kombëtare e Traumatologjisë dhe Ortopedisë. Kështu për herë të parë në Shqipëri do të ekzistojë një qendër e vetme dhe e specializuar vetëm për politraumat dhe aksidentet, që do të thotë edhe një siguri më tepër. «Gjithçka tashmë është gati — dëgjon për Gazetën Shqiptare dr Kaja, drejtor i Spitalit Qendror të Ushtrisë — po bëjmë vetëm përgatitjet e fundit». Në funksion të këtij shërbimi të ri, janë parashikuar në organikë edhe ndihma e shpejtë me helikopter dhe një rrjet i gatshëm me autoambulanca. Të aksidentuarit do të kenë në dispozicion edhe numra telefoni, në pritje për 24 orë rresht. «Ishte një iniciativë e cila përfundoi me marrëveshje — vazhdon Kaja — ndërmjet ministrive të Mbrojtjes, Arsimit dhe Shëndetësisë». Projekti në fjalë — tashmë i realizuar — është parashikuar që në mjediset e Spitalit Qendror të Ushtrisë, të arrihej bashkimi i personelit shëndetësor dhe aparaturave të nevojshme nga Spitali Civil dhe ai Ushtarak. Kështu nga një pavion i një ndërtesë njekatëshë të Spitalit Civil — që mbulonte aksidentet e Tiranës dhe qyteteve përreth për 6 ditë në javë — Qendra e re do të përbëhet nga 4 pavione. Janë gati 120 shtretër, por edhe salla operacioni mjaft të mira dhe në reanimacion mjaft i fuqishëm. «Pas shtimit të madh të aksidenteve kohët e fundit — thotë Drejtori i Spitalit Qendror të Ushtrisë, Ilir Kaja — ishte mëse e domosdoshme krijimi i një qendre kombëtare të ndihmës së shpejtë për aksidentet». Shumicën e fondeve për ristrukturimin e kësaj Qendre e kishte vënë në dispozicion Ministria e Shëndetësisë. Edhe shtretërit, aparaturat si dhe një pjesë e madhe e logjistikës mjekësore: uji dhe energjia elektrike, u përballuan po nga kjo Ministri. Por ndihmesën kanë dhënë edhe shoqata të ndryshme humanitare. «Është kjo një siguri më tepër për të aksidentuarit», thotë drejtori Kaja, nën drejtimin e të cilit do të jetë edhe Qendra e re Kombëtare e Traumatologjisë dhe Ortopedisë. Shumë shpejt dhe për herë të parë, nëpër rrugët e kryeqytetit, sirenat e ndihmës së shpejtë do të kalojnë vetëm në një drejtim. parashikuar që në mjediset e Spitalit Qendror të Justifikimit të arrijë ndërtese njëka- [teksti i prerë] Shumicën e fondeve për rikonstruktimin e kësaj Qendre e kishte vënë në dispo- [teksti i prerë] së, Ilir Kaja — ishte mesë i domosdoshëm aksidentet.” Një aksident që u ndodhi dy suarove: xhipsi i tyre përfundoi jashtë rrugës

Ndryshon tatimi i të ardhurës personale

Qeveria TIRANË — (p.re.). Janë shqyrtuar pesë projektligje dhe janë marrë gjashtë vendime të rëndësishme. Është ky bilanci i mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave. Mes projektligjeve të shqyrtuara e shtuar dhe ai për tatimin mbi të ardhurat personale. Nëpërmjet tij do të synohet që të bëhet një shpërndarje më e drejtë e barrës tatimore midis shtresave të ndryshme të popullsisë. U shqyrtua gjithashtu projektligji për ratifikimin e marrëveshjes në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Irlandës së Veriut. Projektligje të tjera të shqyrtuara ishin dhe ai mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë lidhur me të ardhurat dhe kapitalin, ai mbi marrëveshjen me Slloveninë për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve si dhe projektligji për pronësinë industriale që sancionon mbrojtjen ligjore të pronësisë intelektuale në fushën industriale. Një nga vendimet e marra është edhe ai për një ndryshim në buxhetin e vitit 1993, për të mundësuar një shtesë prej 400 milion lekësh Institutit të Sigurimeve Shoqërore, e cila do të përdoret për kompensimin e pensioneve të ish-të përndjekurve politikë. Vendime të tjera ishin ato për miratimin në parim të marrëveshjes me Maqedoninë për tregtinë dhe mbrojtjen e investimeve, të marrëveshjes me Slloveninë për bashkëpunim në fushat e arsimit dhe shkencës dhe të asaj me Zvicrën për nxitjen e biznesit të vogël në Durrës. Vendime u morën dhe për ristrukturimin e Drejtorisë së PT T-së dhe për datat e pëvjetorëve të shërbimeve dhe armëve në forcat e armatosura.

Kontrabandistët e natës

«Trafik nafte me Malin e Zi» EMBARGO Inspektorët europianë denoncojnë në Bruksel: «Pas perëndimit barkat e shumta bëjnë tregëti ilegale përmes Liqenit të Shkodrës» CARLO BOLLINO SHKODER — Në bregun e liqenit dy fëmijë bërtisnin “frotte embargo”: nuk e di në kuptimin e fjalës, por di në se quhej kjo gjë është aty, familjet e tyre po fitojnë një tufë me para dhe po jetojnë më mirë. Liqeni i Shkodrës, gjatë natës kthehet në një farë autostrade detare: një radhë e pandërprerë pikash të shndritshme lëviz lart e poshtë kufirit me Malin e Zi. Janë kontrabandistë: transportojnë në bordin e barkave të vogla të gjitha ato mallra që embargo e vënë nga Kombet e Bashkuara ndaj Qeverisë së Beogradit i bën të pamundur për t'u gjetur në Serbi dhe Mal të Zi. Dhe mbi të gjitha karburantin, që shitet me çmime tre katër herë më të lartë se ato në Shqipëri. Vëzhguesit ndërkombëtarë e quajnë “ekonomi lufte”. Është e paligjshme dhe pikërisht për këtë jep shumë fitim. Qeveria Shqiptare mundohet me çdo mënyrë ta luftojë, por problemi kryesor është mungesa e mjeteve. Për të bërë roje mbi Liqenin, nevojiten barka, që aktualisht nuk jug gjenden. Ministria e Mbrojtjes ka menduar të transferojë në Shkodër dhe je edhe një motovedetë që aktualisht gjendet në bazën e Shëngjinit e që më parë përdorej për të bërë roje kur Hoxha kalonte pushimet në liqenin e Pogradecit. Së shpejti mund të ndryshojë edhe Qeveria Italiane — ose ajo amerikane — duke vënë në dispozicion dy motovedeta. Kontrolllet e kryera sjellin shifra të dukshme: vetëm brenda 7 ditëve janë sekuestruar mbi 11.000 litra karburant, të transportuara në mënyrë ilegale. Autoritetet llogarisin se çdo natë tregtarëve të Malit të Zi u bëhen jo më pak se 100 do-rezime. Një biznes që u sjell kontrabandistëve shqiptarë miliona lekë. Fenomeni është aq alarmant sa për përgjegjësit e “SAM” (Misioni i Asistencës së Sanksioneve) që veprojnë në Shqipëri për llogari të KSB-së, kanë dërguar javët e kaluara, një raport të rezervuar në Bruksel. “Çdo natë, menjëherë pas perëndimit — shkruajnë mes të tjerave — duzina me barka të vogla nisen nga Shqipëria për në Mal të Zi duke kaluar Liqenin e Shkodrës. Këto barka, të drejtuara nga shqiptarë dhe malazezë, transportojnë mallra kontrabandë: jo vetëm cigare, birrë dhe pijet alkoolike, por edhe lopë, viça, mallra ushqimore, karburant dhe çdo lloj mall, gjëja e të cilit është bërë e vështirë si pasojë e embargos”. Sipas inspektorëve europianë, ky organizim vepron në bashkëpunim të ngushtë me forcat e Policisë, doganierët dhe Ushtrinë e Malit të Zi”. Megjithëse në të njëjtin raport “SAM” pranë në disa herë autoritetet malazeze ndërhyjnë duke bërë sekuestrime. Pika themelore mbetet, megjithatë, vigjilenca: duhen gjetur sa më shpejt mjetet e nevojshme. Vetëm kështu mund të bllokohet trafiku ilegal e të ndërpritet çdo bashkëpunim i mundshëm. të Shëngjinit i qe më parë përdorë për të bërë rojë kur Hoxha kalonte poshtë me helikopter në Pogradëc. Së shpejti mund të ndërhyjë edhe Qeveria Italiane — ose ajo amerikane — duke vënë Shkodra: Këto baraka, me druara nga shqiptarët dhe malazezët, transportojnë një kontingjent kontrabandistëve shqiptarë miliona lekë. Fenomeni është aq alarmant sa përgjegjësit e “SAM” (Misioni i Asistencës së Sankcionëve) që veprojnë në Shqipëri për llo- [teksti i prerë]

Pika të reja grumbullimi për mbeturinat në Tiranë

Mbi 3 milion lekë të akorduara nga Bashkia ARMAND MERO TIRANË — Filluan më në fund masat e para për grumbullimin dhe eliminimin e mbeturinave në Tiranë. Këto ditë ka nisur edhe sistemimi i pikave të hedhjes së plehrave në të 3 Rajonet e kryeqytetit. Këto pika — të shpërndara pranë banesave — do të ndërtohen në beton. Ato nuk do të kenë më fatin e atyre të mëparshme — po prej betoni — të cilat u vodhën e u përdorën për interesa private. Këtë herë, janë të dërduara bla blloqe nuk mund të çmontohen. Deri tani janë gati vetëm 520 pika nga 1.600 të tilla që nevojiten në të gjithë Tiranën. Për këto Bashkia ka akorduar një fond mbi 3 milion lekë. Shqetësuese është edhe tërheqja e transportit. Prishja e pikave ekzistuese të grumbullimit të plehrave si dhe çrregullimi në tërheqjen e tyre ka bërë që banorët t’i hedhin mbeturinat ku të munden. “Në këtë mënyrë janë krijuar shumë pika abuzive — shpjegojnë specialistët e Sektorit të Pastrimit — Gjelbërimit pranë Bashkisë — të cilat punëtorët e transportit nuk i trajtojnë, pasi ato kanë një plan të caktuar”. Megjithatë, për të mbuluar tërheqjen dhe transportimin e mbeturinave në të 1.600 pikat e Tiranës, ekzistojnë vetëm 15 makina. Problem mbetet gjithashtu prishja e rrugëve të kryeqytetit. Janë rreth 900 punëtorë që duhet të mulojnë një sipërfaqe prej 1 milion e 500 mijë metra katrorë në ditë. “Një pjesë e madhe e tyre — tregojnë specialistët e Bashkisë — janë me paaftësi të përkohshme në punë. Kështu, 43 për qind e punëtorëve të pastrimit janë me raport”. Gjatë një dite një punëtor pastrimi duhet të mirëmbajë 20 mijë metra katrorë sipërfaqe dhe të pastrojë gjatë natës 8 mijë metra katrorë sipërfaqe. Por natën shumë punëtorë nuk paraqiten në punë. Ata janë bërë shpesh herë viktimë e në aksidenteve dhe aksidenteve. Vetëm gjatë këtij viti dy prej tyre kanë vdekur të shtypur nga makina.

Repetitori i RAI UNO në Librazhd

Nismë bashkiake LIBRAZHD — Tashmë edhe banorët e qytetit të Librazhdit mund të ndjekin për të parën herë një ndjekje tjetër televizive në aparat e tyre. LIBRAZHD — (Qa.She.) — Tashmë edhe banorët e qytetit të Librazhdit mund të ndjekin për të parën herë një ndjekje tjetër televizive në aparat e tyre. Me ndihmën e një ndërmarrjeje ekonomike shtetërore — që kontribuara me 7 milionë lekë — dhe iniciativën e Bashkisë, është bërë e mundur blerja dhe vendosja e një repetitori për stacionin televiziv të RAI 1. Deri më sot nga ky qytet ka qenë e mundur kapja vetëm e sinjaleve të RTH, madje dhe këto shpesh me vështirësi. Ndërkohë në Bashki mendojnë që të bëjnë të mundur kapjen edhe të një stacioni tjetër televiziv. Fondet për tekniken e domosdoshme do të sigurohen nëpërmjet kontributit të qytetarëve.

Autostrada Durrës - Shamboll...

TIRANË — Duhen filluar sa më shpejt punimet për autostradën Durrës-Shkup. Sipas inxhinierëve është kjo dëshira e Ministrisë së Jashtme turke — e ardhur për vizitë në Tiranë — “Kjo lakmi me homog- [teksti i prerë] logun e tij Serreqi (Foto: ATSH). Çelni propozoj edhe mbajtjen e një takimi të ministrave të Ndërtimit të të 4 vendeve, si dhe përfshirjen në këtë projekt edhe të Italisë. Autostrada Durrës - Shamboll...; Foto: ATSH

105 anëtarë udhëheqin partinë

KUVENDI I DYTË I PD Të gjithë të zgjedhurit nga mbledhja 105 anëtarë udhëheqin partinë Ja emrat e Këshillit të ri Kombëtar TIRANË — Janë përcaktuar pas dy ditë punimesh intensive në Kuvend, edhe 105 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD. Votimet — rezultatet e të cilave u morën vesh vetëm duke u gdhi r dita e hënë — në fakt nuk dhanë ndonjë ndryshim esencial. Në këtë Këshill, janë sërish të pranishëm Presidenti Berisha e Kryeministri Meksi si dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të Qeverisë. KËSHILLI KOMBËTAR (Këta anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi) Eduard Selami (Kryetar) — Afërdita Zëri — Agron Musaraj — Aleksandër Meksi — Alfred Serreqi — Ali Spahia — Arben Lika — Arjan Hoxha — Azem Hajdari — Bahri Bregu — Bashkim Kopliku — Bashkim Trenova — Blerim Çela — Bujar Nepravishta — Dashamir Shehi — Dritan Broci — Edi Paloka — Elisabeta Semini — Engjëll Hysenbegasi — Fedom Meksi — Flutura Hasko — Genc Pollo — Genc Ruli — Halit Shamata — Hysen Osmanl — Ibrahim Vasjar — Iliaz Vrioni — Ilir Dizdari — Ilir Manushll — Ismet Ferizaj — Jet Shehu — Jemin Gjana — Kozeta Bishnica — Kujtim Gina — Leka Toto — Lindita Priti — Lorenc Ligori — Luan Squqi — Maksim Konomi — Marash Ibrahim — Marjala Qirko — Menduh Derguti — Mertiza Shala — Mira Kauri — Mitro Çela — Mvruhi Mati — Mujë Buçpapaj — Petrë Minga — Pjetër Arbnori — Pjetër Pëka — Pëllum Malaj — Roland Taflli — Rexhep Uka — Rushen Golemi — Sadedrin Balla — Sadik Bejko — Sali Berisha — Sali Kelmendi — Safet Zhulla — Se-Sali Beroldja — Shaban Memia — Simor Dostani — Tomorr Malasi — Tritan Shehu — Vasil Gjika — Viktor Margjaj — Ylli Vejliu. KRYETARËT E DEGEVE (Kanë hyrë në Këshillin Kombëtar demokratikisht) Abdi Llozha (Mat) — Agur Jupi (Delvinë) — Afrim Krasniqi (Studentët) — Arben Hoxha (Mallakastër) — Bardhyl Caco (Lushnjë) — Bedri Shaska (Vlorë) — Dylber Vrioni (Tiranë) — Dhimitër Lulo (Kolonjë) — Edip Bllakçori (Kavajë) — Edmir Kapidani (Durrës) — Eduard Dollani (Berat) — Enver Kaloshi (Krujë) — Ferdinand Agalliu (Fier) — Gezëm Begolli (Devoll) — Gergj Sokoli (Pukë) — Gjon Ndoke (Mirditë) — Hasan Ballgjin (Librazhd) — Hysen Kure (Gramsh) — Isuf Salicaj (Korçë) — Jorgaq Proko (Pogradec) — Kol Kola (Lezhë) — Latif Dema (Bulqizë) — Ludovik Dega (Shkodër) — Man Shuti (Has, Krume) — Mustafa Nano (Skrapar) — Nikolin Narkaj (Malësi e Madhe) — Nikolla Bituni (Sarandë) — Petër Gega (Kuçovë) — Piro Xhama (Patos) — Ruzhdi Bashvoglli (Peqan) — Sali Metalla (Laç) — Syrja Barçi (Gjirokastër) — Shefqet Bruka (Kukës) — Shkelqim Hoxha (Dibër) — Tomorr Xha (Tepelenë) — Theodhora Vangjeli (Përmet) — Uran Kostreci (Elbasan) — Xhevdet Mehmeti (Tropojë).

DJE NË SHQIPËRI

MERRET VENDIMI PËR DHËNIEN ME QERA TË LIBRAVE — Lokalet e librave tashmë mund të jepen me qera. Ishte ky Udhëzimi i posaçëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili u shpërnda të gjitha rretheve të vendit. Udhëzimi gjithashtu thekson se përparësi për dhënien me qera të këtyre lokaleve, do të kenë punonjësit që punojnë me librin apo edhe botuesit privatë. Masa e rëndësishme u muar pas paralajmërimit thuajse total të të gjitha librarive në shkallë vendi. NXËNËSIT E FSHATRAVE TË BERATIT BOJKOTOJNË SHKOLLAT — Një shqetësim i ri i drejtuar për shkollat në shumicën e fshatrave të rrethit të Beratit. Sipas tyre edhe gjobat e vëna për prindërit e nxënësve që tashmë janë larguar nga bankat e shkollave, nuk kanë mundur ta minimizojnë fenomenin. Problemi është më i vjetër dhe në shkollat tetëvjeçare të Kullës, Sheqës, Karkanjozit e Syzes, ku braktisjet variojnë nga 7 deri në 20 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve. KËSHILLI I BASHKIAK I SARANDËS KËRKON NDIHMËN E KONTROLLIT TË SHTETIT — “Ka shkelje të ligjës dhe dyshojmë edhe për korrupsion”. Është alarmi i ri që sapo ka denoncuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Shkak për këtë — sipas tyre — është vështirësimi i rastëve të ndërtimimeve pa leje në qytet, por që tashmë autorëve të tyre u janë privatizuar dhe apartamentet. Në këto raste Këshilli Bashkiak ka kërkuar ndihmën dhe kompetencat e Komisionit të Kontrollit të Shtetit. NDIHMA MYSLIMANE PËR VERI-LINDJEN — Familjet e varfra në Kukës, Has e Pukë janë furnizuar ditët e fundit me sasi të konsiderueshme orizi. Janë gati 50 tonë gjithsej, të cilat janë dhuruar e një organizatë muslimane në qendër në Angli dhe që vepron tashmë në Kukës.

NE BREN DËSI

Terror në Austri për letrat eksplozive Plagosur Kryetari i Bashkisë së Vjenës NE FAQEN 2 Gripi dhe alergjitë Dimri ushtri me sëmundje Kur fëmija ka temperaturë NE FAQEN 3