09/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 dhjetor 1993

I sëmuri i parë me SIDA

Në fillim ishte vetëm sieropozitiv Ministri Shehu konfirmon. Pacienti ka qenë dhunues gjaku dhe ka siguruar mjekët: «Kurrë nuk kam dalë jashtë Shqipërisë dhe s'kam frekuentuar gra të huaja» SHENDETESI Ministri Shehu konfirmon. Pacienti ka qenë dhunues gjaku dhe ka siguruar mjekët: «Kurrë nuk kam dalë jashtë Shqipërisë dhe s'kam frekuentuar gra të huaja» I sëmuri i parë me SIDA Në fillim ishte vetëm sieropozitiv CARLO BOLLINO TIRANE — Kishte qenë njëri nga personat sieropozitivë në Shqipëri. Sot rrezikon të jetë i pari i sëmurë me SIDA. Personi, dhurues gjaku, mund të jetë goditur nga virusi. Për disa javë ka qenë në kurim në Spitalin numër 4, në Infektivin e Tiranës: në fillim u dyshua se ishte sëmurë me hepatit viral, pastaj mjekët manifestuan dyshimin, që bëhej fjalë për një rast me SIDA. Mjekët ruajnë rreth çështjes një heshtje absolute. Dhe përgjegjësinë për të na dhënë kështu disa shpjegime e mori vetë Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu: «Po, është e vërtetë, i konfirmon Gazetës Shqiptare — dyshohet shumë që bëhet fjalë për rastin e parë me SIDA. Edhe pse dihet që SIDA nuk ka simptoma të veçanta, por është një sëmundje që manifestohet — duke u shumëfishuar — me simptomat e një sëmundjeje tjetër. Në këtë rast pacienti kishte dhimbje të forta në bark dhe kuadri klinik gjithmonë e më shumë keqësohej.» Pra ju e klasifikoni si rastin e parë të SIDA-së në Shqipëri? «Po, sepse ky është mendimi i mjekëve tanë edhe pse ende vazhdojmë analizat. Për këtë rast po informojmë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë». I sëmuri është në rrezik të jetës së tij? «Për momentin kushtet e tij duken të pandryshueshme. Gjithçka varet se si do të evoluojë sëmundja. Sot nuk mund të bëjmë parashikime...» Njeriu (të cilit për arsye që kuptohen nuk i zbulohet identiteti) ishte dhurues gjaku: gjatë një kontrolli normal mjekësor, ekspertët e Laboratorit të Analizave në Tiranë, zbuluan që ai ishte sieropozitiv. Ashtu siç tregohet mirë në shpjegimin këtu pranë, sieropozitivi nuk është një i sëmurë, por mund të bëhet, duhet thjesht vetëm që ka pasur kontakt me SIDA-n. Për kur? Pacienti i ka siguruar mjekët që e kanë dëgjuar, se nuk ka vajtur asnjëherë jashtë dhe se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me gra të huaja. Janë të njëjtat përgjigje të dhëna edhe nga një tjetër dhurues gjaku, edhe ai i rezultuar sieropozitiv: rasti i tij ishte i pari i zbuluar në Shqipëri. “Fatkeqësisht mund të mos jetë i fundit”, kishte pohuar zëvendësministri i Shëndetësisë, Besim Nuri, që merrret me vëmendje të madhe me këtë problem. Në ndryshim nga ky pacient, sieropozitivi tjetër ndihet mirë: kontrollohet rregullisht nga mjekët, por ndjek një jetë normale. Specialistët shpjegojnë Ja ndryshimi midis një të sëmuri dhe një sieropozitivi TIRANE — Ku është ndryshimi midis një sieropozitivi dhe një të sëmuri me SIDA? Ndryshime ka shumë, ja shkurtimisht më kryesoret: SEMUNDJA — Sieropozitivi nuk është një i sëmurë me SIDA. Është vetëm një person që ka pasur kontakt me virusin dhe virusi nuk ka manifestuar efektet e tij. Mund të themi duke e thjeshtuar që në rastin e parë virusi është duke fjetur, ndërsa në rastin e dytë është i zgjuar. SIMPTOMAT — Sieropozitivi nuk manifeston asnjë simptomë dhe vetëm analizat e gjakut mund të sigurojnë që ke pasur kontakt me virusin. Ndërsa i sëmuri mund të manifestojë shumë simptoma. I sëmuri me SIDA e ka kapacitetin imunitar të organizmit të tij të dobët dhe për këtë cilado sëmundje degjeneron dhe bëhet e rëndë. Sieropozitivi nuk rrezikon vdekjen për aq kohë sa nuk është i sëmurë. INFEKSIONET — Sieropozitivi ka probabilitet të vogël për të infektuar partnerin në krahasim me të sëmurin. Megjithatë në të gjitha rastet është e nevojshme të merren masa (por kjo duhet të vlejë për të gjithë): kur ndodhet përpara një të sëmuri me SIDA, masat duhet të rriten, sepse rritet edhe rreziku për infeksion. SHERIMI — Një person mund të mbetet sieropozitiv pa u sëmurur nga SIDA për shumë vite. Janë regjistruar raste të shumta në të cilat sieropozitivit papritur zhduket. Ndërsa për të sëmurin, të shërohet është më e vështirë, edhe pse shpesh mund të tejotë shumë gjatë. Edhe për të sëmurët me SIDA janë regjistruar raste me shërime komplete. Sot mjekësia botërore po hedh hapa përpara në kërkimin shkencor dhe deri tani janë zbuluar ilaçe të afta për të ngadalësuar efektet e sëmundjes. “Është thëllëbore — thonë ekspertët — gjendja psikologjike e të sëmurit: një njeri i deprimuar është më në rrezik se një person optimist që ka një vullnet të madh për t'u shëruar”. Pesimizmi bën më keq se virusi.

Ngrohja edhe me gaz përsëri një rrezik?

«Reflektorët që bëjnë djegien janë të dëmshëm në përdorim» Muaj më parë autoritetet e ndaluan Ngrohja edhe me gaz përsëri një rrezik? «Reflektorët që bëjnë djegien janë të dëmshëm në përdorim» ARMAND MERO TIRANE — Kthehet përsëri në skenë çështja e ngrohësve me gaz. Shqetësime dhe medyshje ekzistojnë ende për përdorimin e tyre në mjediset shtëpiake. Diskutimet dhe polemikat që shpërthyen muaj më parë mbi këtë çështje nuk e kanë ndryshuar aspak situatën. Ditët e ftohta të dimrit dhe pamjaftueshmëria e energjisë elektrike e kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes çështjen e sobave me gaz. Këto ngrohëse — të ardhur në Shqipëri afro 7 muaj më parë — ishin pjesë e ndihmës emergjente të Qeverisë Italiane për ngrohjen. Lëvrimi i saj — me një vlerë prej 5.2 miliardë lireta — i ishte besuar firmës “Comerint”, e cila solli në Shqipëri rreth 11 mijë reflektorë, 22 mijë bombola me gaz, 4 cisterna dhe 4 pompa për mbushjen e bombolave. Menjëherë një pjesë e tyre u shpërndanë. Ndërkohë, nga analizat e kryera rezultoi se nga djegia e gazit çlirohej një sasi dioksid karboni — CO2 — mjaft e dëmshme për shëndetin e njerëzve. Këtu ndikonte edhe fakti se kubaturat e banesave shqiptare janë të vogla e si pasojë duhet të bëhet herë pas here ajrimi i tyre. Ndota e mjedisit në shtëpi e kalonte nga 6 deri në 8 herë kufirin e saj normal. Për këtë, Shëndetësia bllokoi menjëherë shpërndarjen e tyre. “Gazi karbonik i dalë nga këto soba — shkruante raporti përkatës i analizave — ka aftësi të thithë 300 herë më shumë se oksigjeni, duke sjellë mungesë të tij në gjak. Ky gaz ka veprim direkt toksik”. Historia vazhdon deri gjatë. “I kemi kërkuar disa herë palës italiane ka zgjidhur këtë problem, por ka 6 muaj që po e zvarrit — deklaron Gazetës Hysni Laçi, Drejtor i Agjencisë së Ngrohjes pranë Ministrisë së Strehimit dhe Rregullimit të Territorit — në takimin e fundit që patëm me Narbone, inxhinier italian, na u propozua të ndryshonim kubaturat e shtëpive”. Tani, kur dimri ka filluar, është gjë nuk ka ndryshuar nga situata e dimrit të shkuar: është po ai gaz e po ato reflektorë. Dhe diskutimet kanë rifilluar. Në Agjensinë e Ngrohjes në Ministrinë e Strehimit dhe Rregullimit të Territorit, janë të mendimit se këto ngrohësa nuk duhet të përdoren. Ose më mirë, reflektori — pajisja që bën djegjen e gazit — nuk është e përshtatshme. Ky shqetësim duket se nuk ka vend në Ndërmarrjen e Lëndëve Ngrohëse në Tiranë: “Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të intoksikimit nga ngrohëset me gaz”, kundërshtojnë ata. Ndërsa Banka shqiptare e Tiranës ka bllokuar shitjen edhe të bombolave, sepse impianti i mbushjes së tyre nuk është vënë akoma në funksionim. Ndërkohë pritet të vijë dhe një tjetër sasi gazi. “Nga 4 cisterna të ardhura në fillim — shpjegon Laçi — tani vetëm 3 mund të shfrytëzohen. Njëra është boshatisur, sepse ishte e shpuar”.

DJE NË SHQIPËRI

NË TIRANË MBLEDHJE E MISIONIT “TAKS FORCE ALBANIA” MBI ECURINË E REFORMËS LEGJISLATIVE NË SHQIPËRI — U mbodhën në Tiranë përfaqësuesit e misionit “Taks Force Albania” për të diskutuar programin e Komunitetit Europian dhe të Këshillit të Europës mbi Reformën Legjislative në Shqipëri. Në mbledhjen e këtij Misioni — që vepron prej kohësh në vendin tonë — merrnin pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë shqiptare. Ndër pikat kryesore të programit janë: përgatitja e gjyqtarëve dhe e Policisë, reforma në sistemin e burgjeve si dhe hartimi i Kodeve të Procedurës Penale dhe Civile. PROJEKTE TË GJERMANISË PËR TE NDIHMUAR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE — Gjermania mund të ndihmojë Shqipërinë edhe në fushën e arsimit dhe të kulturës. Kjo lidhmë — rreth të cilës u diskutua në takimet e Zhexit Telit, Ministër i Arsimit me funksionarë gjermanë — do të konsistojë në libra e pajisje për shkollat e larta dhe të mesme. ÇOROVODA BINJAKËZOHET ME NJË QYTET ITALIAN — Është qyteti i Ankonës në Itali — që do të jetë binjakëzuar — në Ankona dhe Tullisë — që do të jetë binjakëzuar — një bashki, në kuadrin e kësaj lidhjeje, qyteti i Çorovodës. Pikërisht, në kuadrin e ndihmash për mbërritën në rrethin e Skraparit, një sasi ndihmash për spitalin dhe pajisje për sistemin elektrik në shkolla. NË KUR SAMIL BRENDA DY VJETËVE ËSHTË DYFISHUAR POPULLSIA — Janë mbi 450 familje të Ksamili që janë shtuar vetëm brenda këtyre dy viteve të fundit. Kjo shifër do të thotë se popullsia në këtë fshat është dyfishuar. Këto shtesa demografike kanë krijuar mjaft probleme sociale. Me mprehtësinë është kërkesave për ndërtim të shtëpive. Aktualisht, ato janë 4 herë më të shumta se tre vjet më parë.

Incident pak i qartë në stadium

Lushnje TIRANË — (Uv. Za.) — Një incident ende i paqartë në stadiumin e Lushnjës “Roza Haxhiu”, ka përfunduar me një denoncim në organet e Prokurorisë. Mustafa Fagu, përgjegjës i ekipit të futbollit Partizani, ditën e martë dorëzoi kallëzimin e tij kundër Kryetarit të Degës së Rendit Publik të Lushnjës. “Unë jam goditur me grusht pa shkak prej tij”, thotë për Gazetën Shqiptare Fagu — në një kohë që në deshja Lushnja-Partizani vazhdonte dhe askush s’kish kërkuar ndihmë te punonjësit e Rendit”. Sipas Fagut, më parë ishte goditur edhe futbollisti i tij Hasani, ndërkohë që të pranishëm në këtë incident ishin edhe të deleguarit e FSHF dhe vëzhguesi i ndeshjes.

Dy deputetë largohen nga Partia Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar Spahia shpjegon përse TIRANË — (Ed. La.) — Do të jetë vetëm 84 deputetë të grupit të PD në Parlamentin Shqiptar. Petrit Kalakula dhe Abdi Baleta — të parët me deklaratë të përbashkët — komunikuan largimin nga grupi i PD dhe daljen e tyre tashmë si deputetë të pavarur. Para disa muajsh një veprim të tillë e kishin kryer edhe 6 deputetë të tjerë, të cilët tashmë janë shpallur anëtarë të partisë AD. “Kjo është thjesht një mosmarrëveshje e tyre me programin e PD”, deklaroi menjëherë pas këtij largimi, Ali Spahia, kryetar i grupit parlamentar të PD. Ndër akuzat më serioze që paraqiti Kalakula për të justifikuar largimin e tij, ishin: pozicionimet jo të qarta dhe ekuivoket për luftën kundër komunizmit; mungesa e plotë e qeverisë për të kontrolluar veprimtarinë afariste të spekulantëve të kuq; qëndrimi i papërgjegjshëm që po mbahet për të vënë para ligjit kriminelët e kuq; lufta e mëfshët dhe toleruese ndaj korrupsionit dhe në ndonjë rast edhe mbulim i tij; qëndrimi arbitrar dhe antikomun për kthimin e pronave pronarëve të tyre të ligjshëm, vendosja e kritereve të padrejta dhe arbitrare për privatizimin; mosfunksionimi i shtetit ligjor; dhënia e tokës në pronësi shtetasve me kombësi të huaj dhe lejimi në krye të Këshillit të prelative të huaj. Ndërkohë Abdi Baleta deklaroi për Gazetën Shqiptare se: “Unë edhe deri tani jam sjellë si deputet i pavarur”. Ali Spahia, edhe pse e quajti jo të papritur largimin e këtyre dy deputetëve, i akuzoi ata si karrieristë dhe jo mbështetës të programit të PD. Po atë ditë gazeta “RD” shkruante për Kalakulën se PD do ta largonte atë nga radhët e saja edhe nëse ai nuk do të jepte më parë dorëheqjen. Përveç kësaj — pas largimit të dy deputetëve — raporti mes grupeve parlamentare. Nga 140 vende në Parlamentin Shqiptar tashmë vetëm 84 i përkasin PD, 8 bën të pavarur, 7 vende i ka grupi socialdemokrat, 1 republikan, 2 PBDNJ dhe pjesa tjetër i takon grupit parlamentar të PS. Por edhe pas këtij ndryshimi, PD, PS, PR dhe PBDNJ, mund t’i sigurojnë sëbashku dy të tretat — 94 — pa votat e deputetëve të pavarur apo atyre socialistë. Veçse në këtë gjendje nuk lejohet as edhe një mungesë.

Placido pushton qendrën e Tiranës

Për 7 orë rresht kryeqyteti u kthye 2 vjet prapa Tetëqind figurantë rijetuan fundin e Hoxhës KINEMATOGRAFI Për 7 orë rresht kryeqyteti u kthye 2 vjet prapa Placido pushton qendrën e Tiranës Tetëqind figurantë rijetuan fundin e Hoxhës TIRANË — (Ar. Me.) — Janë ditët e para pas rënies së TV-shtetit të Enver Hoxhës në Tiranë. Njerëz të ndryshëm: burra, gra, të rinj, mbushin sheshin “Skënderbej”. Pak më tutje, një autobus “Shkodra” i deformuar kryqëzohet me një karrocë me mazë tërhequr nga dy kuaj. E në këtë pamje të zymtë e ja duke me diel në kryeqytet, një “Furistrada” e një furgon italian, ca mermerë sheshesh, e ndjekur nga një turmë njerëzish të tërhequr, që kacavjerrin duke thirrur, që bëjnë me… Eshte kaq shumë njerëz, jo përseri. Por një histori i përket… Por historitë italiane Claudia Amelio. Të martën, në orën 8.00 të mëngjesit — deri në 15.00 — gardhet e Policisë, mbyllën të gjitha rrugët që çonin në sheshin “Skënderbej”. “Policët kanë qenë me të vërtetë të mrekullueshëm”, i deklaron Gazetës Shqiptare del Vecchio, Drejtori i filmit “Amerika”. Në shesh ishin vetëm makinat dhe pajisjet e kuq lumi që po xhirohej prej kohësh në Shqipëri. Përdërsa 800 vetë që herë bënin si shqiptarë, do të reagonin përseri atë pamje të kryeqytetit dy vjet më parë, por me pamjen monumentin e diktatorit. Pati shumë nga ata që menduan se Hoxha do të rrëzohej, ndoshta dhe neve drejtuam do ta shlirontin. Megjithatë ata lanë i kënaqur vetëm me riprodhimin e disa skenave. Kërcën i statujës së Hoxhës në Tiranë, në sheshin të vitit 1991

NE BRENDSI

Mafia po orvatet të vjedhë bombën atomike Ekspertët në një mbledhje japin alarmin NE FAQEN 2 Pse ritme të ngadalta? Duhen investitorë të huaj Në tre vjet hynë 262 milion dollarë NE FAQEN 3