Janë 15 milionë dollarë shpërdorimet
PROCES / Sot 10 ish-funksionarë të regjimit komunist para gjykatësve
EDMOND LAÇI
TIRANE — Jetonin në 131 vila luksoze, shpenzonin miliona dollarë për të kënaqur dëshirat e tyre. Dhe pastaj akuza më e pabesueshme: përdornin arin e thesari të Shtetit për të rregulluar dhëmbët. Sot, për herë të parë — që pas shembjes së diktaturës së Hoxhës — do të dalin para Trupit Gjyqësor dhjetë nga ish-funksionarët më të lartë të PPSH-së. Është procesi i parë kundër luksit të regjimit të vjetër komunist në Shqipëri. Mbetet vetëm për t’u provuar tashmë, nëse të gjitha “komoditetet” — të konsideruara nga Prokuroria si shpërdorime të tepërta dhe të paligjshme nga dhjetë të pandehurit — janë të justifikuara për të përligjur akuzën e “shkeljes së barazisë së shtetasve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve”. Në 19 faqet e aktakuzës tregohet për secilin nga ish-funksionarët e regjimit, luksi dhe pasuria që kishin siguruar nëpërmjet vendimeve “tepër sekret”, për një trajtim të privilegjuar. Hetimet të cilat janë shtrirë që në vitin 1952 — kur është krijuar edhe Drejtoria e Pritjes — tashmë kanë përfunduar, duke denoncuar edhe një thes me shifra shpërdorimesh të skajshme.
Sipas materialit hetimor, të gjithë të pandehurit kanë ndikuar në mënyrë aktive që Drejtoria e Pritjes t’u krijonte atyre kushte sa më të mira e lehtësuese, ndërkohë që Kushtetuta e aprovu-ar po prej tyre, ekson-
te: “Të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit, nuk njihen asnjë kufizim apo privilegj në të drejtat dhe detyrat, qoftë edhe për shkak të pozitës shoqërore”. Vetëm për periudhën 1986-1990 në funksion të tyre llogariteshin — në kuadër të Drejtorisë së Pritjes — 700 kuadro e punëtorë, që kujdeseshin për 131 vilat e tyre të banimit e pushimit. Gjithashtu për nevojat e tyre funksiononin linja të veçanta prodhimi, si ajo e sallamit në Kombinatin e Mishit, Tiranë, lokomueve e kolltukëve në Kombinatin Ushqimor, Tiranë, Kompleksi modern Blegtorial i Kamzës për mish e qumësht, reparti i rakisë e verës në Durrës, prodhimi i birrës në Korçë, plantacionet me agrume në Sarandë, me mollë në Korçë e Dibër, baxho e djathit në Libohovë dhe prodhimet e tapicerisë e kozmetikës në Tiranë. Por vlera verifikimet e themeve të bëra del se përsëri, pjesën më të madhe të artikujve industrialë e ushqimorë, të pandehurit e kanë kërkuar nëpërmjet importit. Ndër dhjetë të pandehurit, shumën më të madhe të shpërdorimit, Prokuroria ia ka llogaritur Qirjako Mihalit, ndërsa mbetet i fundit Vangjel Çerrava, edhe pse ai figuronte vetëm me rreth 2 milionë lekë shpenzime më pak. Pa përjashtim, të dhjetë të pandehurit — pas vitit 1984 — kanë shtuar dhe rikonstruktuar vilat e tyre të pushimit e banimit, edhe pse asnjë prej tyre në këtë vila nuk kishte të paktën se 10 ambiente të bollshme.
Por në aktakuzën kundër dhjetë ish-funksionarëve të lartë të regjimit, denoncohen edhe fakte krejt të panjohura më parë nga opinioni. Kështu — me përjashtim të Miskës, Çërravës dhe Çelikut — shtatë të pandehurit e tjerë kanë tërhequr ar nga thesari i Shtetit për rregullimin e dhëmbëve me veshje ari, por pa bërë asnjë pagesë për to. Vetëm vlera e paguar e arit, arrin shifrat e 34.812 lekëve. Vizatimet mëso-re janë shtatë shtetit tanë një tjetër kapitull i shpërdorimeve të të pandehurve. Kështu nëpërmjet udhëzimeve e vendimeve të ndryshme partiake, janë marrë dhurata për mjekët apo është tërhequr valutë në masë të madhe nga ambasadat tona atje. Dokumentet flasin për mijëra franga zvicerane, dollarë, lireta, dhrahmi e shilinga.
Të gjitha shpenzimet, të cilat organi hetimor ka llogaritur për dhjetë të akuzuarit, kapin shifrën e 92.888.801 lekëve, që e konvertuar me kursin e atëhershëm, i korrespondon afro 15 milion dollarëve. Akuza thekson se të pandehurit — me atributet legjislative dhe ekzekutive në kohën e regjimit — përsëri me dashje dhe bashkërisht, kanë paraqitur shikuar, miratuar dhe lejuar trajtimin e privilegjeve për veten dhe familjet e tyre, vetëm me vendime të ndryshme partiake. Procesi në sot në mëngjes në orën 10.00. Për të arritur të esenca, Gjykata do të punojë edhe të dielën.
Gjykata e Tiranës
milionë lekë shpenzime më pak. Pa përjashtim, të gjithë të pandehurit — pas vitit 1984 — kanë shtuar dhe rikonstruuar vlaët e tyre të pashuimt e banimit, edhe pse asnjë prej tyre në këto vila nuk kishte më pak se 10 ambiente të bollshme.
pak. Pa përjashtim, të gjithë të pandehurit — pas vitit 1984 — kishte më pak se 10 ambiente të bollshme.
Tepelenë, ‘ferri’ vazhdon...
TIRANE — (c. bo.) — Dymbëdhjetë fëmijë të shtruar në spitalin psikiatrik të Tepelenës janë shpëtuar. Por atje, midis papastërtive, ngricës dhe mizërisë, ferri vazhdon edhe për 27 të shtruar të tjerë. I vetmi lajm i mirë — në këtë histori të tmerrshme të denoncuar nga Gazeta Shqiptare — mbërrin nga drejtuesit e “Shtëpisë së Fëmijëve më të Meta Mendore” të Tiranës: “Personeli i Institucionit tonë, së bashku me Shoqatën Humanitare sivcerane A.S.E.D. ka vendosur të presë në spitalin tonë ata fëmijë që jetonin në Spitalin e Tepelenës në kushte të tmerrshme”. Një vendim urgjent — kanë shpjeguar — edhe për të evituar që ndonjë tjetër prej tyre të ketë fundin tragjik të vajzës 14-vjeçare që vdiq para pak ditësh nga ngrica.
Por ferri i Tepelenës, siç thamë, vazhdon. Dy fotot që publikojmë (njëra është shkrepur pak orë para transferimit të 12 fëmijëve në Tiranë), përbën një dëshmi dramatike. Në atë spital ku nuk ekzistojnë dritare, ngrohje, krevatë, të sëmurët jetojnë në të njëjtat kushte si të kafshëve: hanë në tokë, qarkullojnë të zhveshur, flenë mbi dysheme, ndërsa përjashta ka mbi dhjetë centimetra borë. Sot ne Tepelenë janë akoma të sëmurë 27 të sëmurë, të gjithë të rritur, bashkë edhe me dy të tjerë të ardhur këtu pas mbylljes së ferrit të Beratit që — për shkak të moshës — nuk mund të priteshin në qendrën e Tiranës. Pamjet që mbërrijnë nga spitali, për fatëkeqësinë një tmerr përballë së cilës, ndërgjegja nuk mund të heshtë. “Na revolton qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë nga e cila varen këto institucione”, shkruan personeli i “Shtëpisë së Fëmijëve më të Meta Mendore” të Tiranës. Ne nuk e dimë se cilët janë përgjegjësit e kësaj tragjedie. Besojmë megjithatë se të gjithë, pa asnjë dallim, e kemi për detyrë të ndërhyjmë. Gazeta Shqiptare do të vazhdojë të shkruajë mbi ferrin e Tepelenës, në mënyrë që një ditë, askush të mos thotë, duke u shfajësuar “unë nuk e dija”.
«Kosova nuk mund të ndahet»
TIRANE — («p.re.) «Plani që ka qarkulluar për një rindarje të Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë, është një provokim për një luftë të mëtejshme ballkanike».
Eduard Selami, i sapozgjedhur rishtazi kryetar nga Kuvendi i Partisë Demokratike, hodhi poshtë në konferencën e tij të shtypit — insinuatat e përhapura mbi mundësinë e një kompromisi mes Shqipërisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës. Lideri i partisë në pushtet i përmbahet kështu pozicionit të shpallur të Qeverisë Shqiptare për zgjidhjen e çështjes së Krahinës së Kosovës mbi bazën e parimeve të KSB-së dhe normave të tjera paqësore ndërkombëtare.
ARBENORI PER TE DREJTAT E SHQIPTAREVE NE MAQEDONI
— “Jemi për sovranitetin dhe paprekshmërinë e kufijve të vendit tuaj, por gjithashtu nuk do të pushojmë së kërkuari plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni” — i deklaroi gjatë një takimi në Tiranë, Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit Popullor, Nikola Todorçevski, Përfaqësues i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Shqipëri. Realizimi i këtyre të drejtave — shtoi ai — nuk e dëmtojnë Maqedoninë, sepse shqiptarët banues atje, kanë qenë gjithmonë faktor paqeje dhe stabiliteti.
SEMINAR MBI ROLIN E MAS-MEDIA-S NE LUFTEN KUNDER SIDA-s
— Të ndryshohen organet e shtypit shqiptar që të informojnë më mirë opinionin publik për veçanërisht brezin e ri, për mënyrat e mbrojtjes nga rreziku i SIDA-s, të cilësuar si e sëmurta e shekullit: Ishte ky qëllimi i Seminarit Kombëtar të organizuar në Tiranë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, në bashkëpunim me Organizatat Botërore të Shëndetësisë (OMS).
Në kushtet kur mungojnë vaksinat parandaluse kundër kësaj sëmundjeje, informimi dhe edukimi nëpërmjet shtypit mbeten mjete të rëndësishme parandaluese.
RRITET PRODHIMI NE MINIEREN E BAKRIT NE GOLAJ TE HASIT
— Suksesi në zgjerimin e tregjeve të reja të shitjes ka ndikuar pozitivisht që miniera e Golajt të shënojë rritje në prodhim dhe të pakësojë ndjeshëm stoqet e krijuara nga vitet e kaluara.
Kështu kjo minierë është një nga njësitë e pakta në këtë zonë që punon me kapacitet të konsiderueshëm. Për 11 muaj janë nxjerrë mbi 28 mijë tonë mineral bakri dhe janë përpunuar mbi 36 tonë të tjera. Vlera e prodhimit mall të shitur ka arritur 500 milion lekë.
Nëntë milion lekë në gropat e rrugës
Filluan punimet për asfaltim
TIRANE — (Ar. Me.) — Filluan më në fund punimet për sistemimin e rrugëve të Tiranës. Janë rreth 9 milion lekë do të investohen për të mbuluar gropat dhe kanalet e hapura verës që shkoi në të gjithë kryeqytetin.
Të gjitha punimet do të kryhen nga Ndërmarrja e Asfaltimit, ndërsa pagesa do të bëhet nga KESH (Korporata Energjitike Shqiptare).
Hapja e këtyre kanaleve në rrugët kryesore të Tiranës, u bë gjatë fazës së parë të ristrukturimit të sistemit elektrik për kryeqytetin. Punimet — që u zhvilluan nga KESH në bashkëpunim me shoqërinë e fuqishme italiane ENEL — përfunduan para disa muajve. Por rrugët vazhduan të qëndronin të hapura. Fillimi i punimeve për sistemimin dhe kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme, u bë i mundur pas nënshkrimit të një kontrate midis KESH dhe Ndërmarrjes së Asfaltimit. Punimet e para kanë nisur në rrugën e Dibrës. Në fillim kanalet do të mbushen e pastaj do të shtrohet shtresa me zhavorr. Vetëm pas kësaj do të bëhet edhe asfaltimi i plotë i tyre. Sipas grafikutt ekzistues të punimeve, ato duhet të përfundojnë brenda disa muajve. Por megjithatë rrugët e Tiranës nuk do të mund të qëndrojnë për shumë kohë të shtruara. Fillimi i punimeve për rikonstruimin e ujësjellësit të kryeqytetit, do t’i rihapë përsëri kanalet dhe gropat e bezdishme.
Javë e gjatë për kuadrot e Bashkisë
TIRANE / Vendim i fortë për të ndihmuar qytetarët
Urdhëresë: «Të punohet shtatë ditë»
TIRANE / Vendim i fortë për të ndihmuar qytetarët
Javë e gjatë për kuadrot e Bashkisë
Urdhëresë: «Të punohet shtatë ditë»
TIRANE — (Ar. Me.) — Weekend-i mund të kalojë edhe në zyrë. Kjo është e reja e fundit që vjen nga Bashkia e Tiranës. Ndodhita është dhe e vetmja për rast në Shqipëri: zyrat e të ardhurave hapur 7 ditë në javë, ndërkohë që shqiptarët që punojnë me shumë se një vit që të bëhen jo vetëm një, por dhe 7 ditë. Një urdhëresë e brendshme e ka lëshuar z. Kall Këlmen? nga zyra e Bashkisë së Tiranës, ku është urdhëruar që të gjitha zyrat e të ardhurave të punojnë në mënyrë të pandërprerë nga ora 7.00 deri në orën 24.00. Për të bërë që edhe puna të përfundojë në orën 8.00 të mbrëmjes punonjësit …
…drojmë deri më 13.00. Ndërsa të dielën janë vetëm shfat, të cilët duhet të jenë në pritje të popullit nga ora 10.00 deri në 13.00.
Në këtë mënyrë Bashkia e Tiranës bëhet ndoshta i vetmi Institucion shtetëror shqiptar që është në gatishmëri të plotë. “Ky është një qëllim i këtij orari — i deklaroi Gazetës Shqiptare punonjësit e saj — është për t’u …”. “Java nuk ka më shumë se shtatë ditë...”
LOPE
Interpretimi psikologjik: Për figurën e nënës në aspektin e saj si ushqyese, kujdestare e shtëpisë dhe e aktiviteteve shëtare, cfaja e saj në gjumë ofron një vizion ngushëllues dhe qetësues për të ëndërruar: duket se ka diçka që na turbullon dhe pa vetëdijën që kujdeset që të na largojë imazhe qetësuese.
Parashikimet: Në Bibël fjalët për faraonin që ëndërroi shtatë lopë të majme dhe shtatë të dobëta: një ëndërr që paralajmëronte shtatë vjet begati dhe shtatë vjet varfëri. Akoma sot mbahet se lopët e majme paralajmërojnë pasuri, ndërsa lopët e dobëta varfëri. Të majsh një lopë është një parajmërim i lumtur suksesi.
VALIXHE
Interpretimi psikologjik: Valixhja është simbol i gruas.
Parashikimet: Po vinë ndryshime dhe udhëtime.
Udhëtim
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
UGJINE
Interpretimi psikologjik: Si për çdo peisazh, interpretimi ndryshon sipas tipit të bimësisë që e karakterizon. Në përgjithësi, lugina e mbuluar midis maleve, e mbrojtur dhe e përshkruar nga lumenj të qetë, përfaqëson një vend të sigurt e të qetë ku duam të strehohemi për t’iu ikur problemeve që na sjellin ankthin.
Domethënia mer kuptim negativ, izolimi e zgjatësimi kur lugina është e zhveshur, e përshkruar nga erërat të forta, pa praninë e diellit dhe e pabanur.
Parashikimet: Dëshira të plotësuara.
AVULL OSE TYM
Interpretimi psikologjik: Të lehta, eterike, jo materiale, tymi ose avulli paraqesin lidhjen me botën e përtejme. Ato shfaqen në gjumë për të simbolizuar shenjtërinë ose një person të vdekur ose udhëtime.
ndjenjën e pasigurisë së jetës.
Për ekziston një interpretim komplet ndryshe i këtyre simboleve: pamja e dobët e lidhur me ta tregon vështirësinë tonë për të parë qartë në një problem ose tek ne vetë. Në këtë rast, tymi e avulli tregojnë një konfuzion thelbësor.
Parashikimet: Tym: ndërtime fallso e miq fallso. Avull: mashtrime.
VAMPIR
Interpretimi psikologjik: Tek vampiri mund të gjejmë një person që po na rraskapit, «thith» gjithë energjitë tona. Mund të jetë partneri, por edhe shefi i yni ose, nëse kolegë ose një prind.
Por në përgjithësi kjo ëndërr na çatë-kur kemi shumë të lodhur, të rënë moralisht dhe të dominuar nga një person dhe frikë.
Parashikimet: Amulltë do të përfitojnë nga ty.
TIRANE — (c. bo.) — Dymbëdhjetë fëmijë të shtruar në spitalin psikiatrik të Tepelenës janë shpëtuar.
Akuza
Të gjitha shifrat e luksit
TIRANE — (e.l.) Ja vlera e të gjitha shpenzimeve të tepërta — llogaritur për dhjetë të pandehurit — mbi cilat Prokuroria ka mbështetur edhe akuzën: “Kryeria në bashkëpunim e veprës penale të shkeljes së barazisë së shtetasve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve”:
Qirjako Mihali — 10.210.626 lekë
Pali Miska — 10.180.626 lekë
Besnik Bekteshi — 8.298.801 lekë
Vangjel Çerrava — 8.089.467 lekë
Prokop Murra — 9.780.626 lekë
Llambi Gjegeprifti — 10.180.626 lekë
Muho Asllani — 8.298.801 lekë
Hajredin Çeliku — 8.298.801 lekë
Foto Çami — 9.465.801 lekë
Lenka Çuko — 10.084.626 lekë
NE BRENDSI
Gjermani dënohet me burg të përjetshëm një naziskin
Shkatoi vrasjen e një gruaje dhe dy fëmijëve turq
NE FAQEN 2
Studentët preferojnë bashkëjetesën dhe fëmijët
Shumica nuk duan të lidhen në martesë
NE FAQEN 3