11/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 dhjetor 1993

«Kujdes nga mishi»

HIGJENE / Sëmundjet e bagëtive në shumë zona të Shqipërisë Një njeri vdes i infektuar HIGJENE / Sëmundjet e bagëtive në shumë zona të Shqipërisë «Kujdes nga mishi» Një njeri vdes i infektuar Ja zonat në rrezik TIRANE — (ar.Me.) - Ja disa të dhëna mbi përhapjen e sëmundjeve: Nga gjurmimet e bëra gjatë këtij viti ka rezultuar se bruceloza është e përhapur kryesisht në zonat e jugut: Saranda, Delvina, Vlora, Gjirokastra dhe Tepelena. Në muajt shtator-tetor në Vranisht të Vlorës nga 4.000 krerë të imta të analizuara rezultuan pozitive vetëm 96 prej tyre. Në Gjirokastër kanë rezultuar pozitivë 8 krerë, të cilët nuk janë groposur për mungesë fondesh. Në Delvinë nga 2.722 krerë, 38 prej tyre ishin të sëmurë. Ndërsa në Vlorë nga 10.000 krerë, 70 ishin pozitive. Ndërsa në zonat e Veriut është vënë re një përhapje e madhe e tuberkulozit. Për këtë flasin analizat e bëra kohët e fundit në Lezhë, ku shenjat e kësaj sëmundjeje te lopët ishin shumë të avancuara. Në Laç rezultuan pozitivë 13 krerë, që kanë mbetur akoma të patherura. Ndërsa në Mirditë nga 11 krerë pozitivë vetëm 4 janë therur. ARMAND MERO TIRANE — “Kujdes nga mishi dhe qumështi”, është alarmi më i ri që vjen këtë herë nga organet e veterinarisë. Sapo janë konstatuar në shumë zona të Shqipërisë raste kafshësh të infektuara nga disa lloj sëmundjesh mjaft të rrezikshme. Por përhapja e sëmundjeve të bagëtive rrezikon edhe njerëzit: një person në Sarandë ka vdekur si pasojë e këtij infektimi. Ndërkohë vazhdojnë gjurmimet, por mungesa e fondeve për dëshpërbërjet ka bërë që shumë kafshë që kanë rezultuar të sëmura, të mos vriten dhe të groposen. Quhen zoonoza — sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njeriu — e që në Shqipëri kanë vënë në rrezik edhe jetën. Janë disa: tuberkulozi, bruceloza dhe plasja, të cilat kanë gjetur një përhapje shqetësuese në Shqipëri kohët e fundit. “Po vazhdojnë gjurmimet për këto sëmundje — i thotë Gazetës Shqiptare Veli Stafa, specialist në Drejtorinë e Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë — dhe janë disa, rastet e zbuluara”. Kështu në fshatrat e Sarandës, në verën e këtij viti pati dy persona të infektuar me brucelozë. Njëri nga ata ka gjetur vdekjen. Brucelozi është një sëmundje që kap lopët dhe dhentë e që shfaqet te njeriu me ethe, dhimbje të forta koke, madje dhe sterilitet. Mjaft i përhapur në Shqipëri është dhe tuberkulozi. Kjo sëmundje që ka ekzistuar edhe më parë, tani po njeh një rritje të mëtejshme. “Në rastet e kontrolluara kohët e fundit në disa zona të Lezhës — i thotë Gazetës Shqiptare specialistët e Institutit të Kërkimeve Veterinare në Tiranë — janë verifikuar shfaqje shumë të qarta të kësaj sëmundjeje, sidomos te lopët”. Alarmant është fakti se në shumë raste, kafshët edhe pse janë cilësuar të infektuara nuk groposen. Kështu bagëtia vazhdon të mbahet e gjallë dhe prodhimet e saj të konsumohen. Është pikërisht kjo që edhe rruga me të cilën viruset e sëmundjes së kafshës i kalojnë njeriut. Megjithatë në çdo rreth ekzistojnë thertoret ku bëhen edhe kontrollet e mishit. Por nuk përjashtohen rastet e shitjeve pa paktrolluara, ose të përdorimit nga vetë i zoti i kafshës. Specialistët këshillojnë popullsinë të sigurohen se mishi që blejnë të jetë i vulosur nga autoritetet shëndetësore. Të gjithë kasapët duhet të jenë të paisur me një certifikatë që garanton pastërtinë e mallit. I njëjti problem, ndoshta akoma më shqetësues, ekziston dhe qumështin. Për t'u mbrojtur nga infeksionet është e domosdoshme zierja e plotë — shtojmë mjekët. Vështirësia për të mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm shëndetësor, është mjaft e madhe. Në shumë qytete puhujnase nuk ekzistojnë pikat e grumbullimit të këtij produkti, ndaj fshatarët e shesin atë pa e pastruar për analizat e duhura, dhe ai vetë nuk mund t'i kontrollojë nëse kafsha është apo jo e sëmurë. Është momenti i një apeli, për të treguar më tepër kujdes tani, përpara se fenomeni të jetë i papërballueshëm. Quhen zoonoza — sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njeriu — grurimet për këtë sëmundje — i thotë Gazetës Shqiptare Veli Stafa, specialist në Drejtorinë rinare në Tiranë — vazhdon të mbahet e gjallë dhe produktet njeriut. shtë mjaft e madhe. Në shumë qytete puthuaje nuk ekzistojnë pikat e grumbullimit të këtij produkti, ndaj shqiptarët e shesin atë pa e paraqitur kujtojë një apel, të jetë i papërballueshëm. ket procesi i kthimit të pronave — nga Parlamenti në prill ’93 — të kenë një trajtim të veçantë, thuajse si në të kaluarën. “Nuk e shta i kthimit të pronave ish-pronarëve — nga Parlamenti në prill ’93 — kaluarën. “Nuk e ... ... të kthimit të pronave ish-pronarëve të banorë të rinj, anëtarë të trupit diplomatik apo organizmave ndërkombëtarë, ka ne populluar mjegdet e bllokmeneve jeton sot ish-pronari i saj

Ish pronari bën protestë «Vila e Hoxhës është e imja»

Lind problemi i ndërtesave të «Bllokut» ku jetoi regjimi Por Komisioni i Shërbimeve Qeveritare përgjigjet: «Duhej përcaktuar shpenzimet e bëra nga shteti» Lind problemi i ndërtesave të «Bllokut» ku jetoi regjimi Ish pronari bën protestë «Vila e Hoxhës është e imja» Por Komisioni i Shërbimeve Qeveritare përgjigjet: «Duhej përcaktuar shpenzimet e bëra nga shteti» ANDREA STEFANI TIRANE — “Shtëpia e Enver Hoxhës është e imja. Në vitin 1945 — pas burgosjes së babait — na kanë nxjerrë përdhunshëm nga kjo shtëpi që u sekuestrua ‘pwr nevoja të udhwheqjes’ së bashku me pasurinë e patundshme. Sot, pas 48 vjetësh, nuk e kuptojmë përse ngurrohet të na rikthehet kjo pronë në një kohë kur banojmë në kushte shumë të këqija dhe e drejta e pronësisë mbi këtë ndërtesë na është njohur dhe nga Bashkia”. Elisabeta Biçaku — një nga pjesëtaret e familjes që pretendon pronësinë mbi vilën ku për shumë vjet ka jetuar diktatori komunist — i shpreh shqetësimin e Gazetës Shqiptare mbi zvarritjet e çështjes. Rikthehet kështu në skenë problemi i grupit të vilave në qendër të Tiranës, të njohura si “blloku” i udhëheqjes komuniste. Ndodhen kruesit e këtij blloku ka kohë që kanë përfunduar në burg, “blloku” për të cilin ata u mallkuan aq shumë, ka mbetur thuajse i paprekur, madje vazhdon të ruhet edhe me ushtarë, ndoshta për t’i shpëtuar edhe dëmtimeve të mundshme. Duket sikur procesi i kthimit të pronave ish-pronarëve — që po zhvillohet në bazë të një Ligji të nxjerrë nga Parlamenti në prill ’93 — nuk ka fuqi vepruese për këtë grup vilash, që vazhdojnë të kenë një trajtim të veçantë, thuajse si të kaluara. “Nuk e kuptojmë përse për zgjidhjen e problemit të këtyre vilave — i thanë Gazetës Shqiptare specialistë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Bashki në Tiranës — është kërkuar një korrent të tillë krijuar pranë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Kjo sipas pikëpamjes tonë — shtojnë ata — është një akt kundër ligjit, i cili na heq të drejtë Komisionit Bashkiak”. Por në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare përgjigjen: “Bëhet fjalë për rreth 30 vila që shpjegon për Gazetën Shqiptare Drejtori i saj, Fatos Fortuzi — të administruara dikur nga Drejtoria e Pritjes dhe pjesa më e madhe e të cilave ndodhet në Tiranë dhe Durrës. Komisioni special është ngritur për të llogaritur vlerën e investimeve që ka kryer shteti për mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Tashmë kjo punë sapo ka përfunduar. Për çdo vilë është krijuar një dosje e veçantë”. Ky material tashmë i është dërguar Kryeministrisë, ndërkohë që Komisioni Bashkiak kërkon ta ketë në dispozicion. “Po të na dorëzohen preventivat — thonë në Bashkinë e Tiranës — do të na duhen vetëm 10 ditë për të përfunduar procedurat e kthimit të pronave”. Ndërkohë banorë të rinj, anëtarë të tjerë diplomatik apo organizma ndërkombëtare, kanë populluar mjediset e bllokmenëve të dikurshëm. Ndërsa ish-pronarët presin me shpresë dhe ankth në barrakat ku i pati flakur diktatura. Dhe problemi ende mbetet i pazgjidhur. Në foto vila e Hoxhës dhe baraka ku jeton sot ish-pronari i saj

DJE NË SHQIPËRI

ARB N O RI I THËRRET SEKRETARIN E AMBASADËS GREKE — “Zgjedhja e personave në seminarin e Selanikut ka qenë plotësisht politike”, i deklaroi Pjetër Arbnori, Kryetari Kuvendit Popullor, Tolupas-i, Sekretari i Ambasadës Greke. Ky deklaratë e Arbnorit kishte të bënte me mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të PDSH, në seminarin e organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike të zhvilluar në Selanik. Nga Shqipëria ishin ftuar vetëm përfaqësues të PS, PSD, PAD e PDNJ. Përfshirë edhe përfaqësues Greke pranë kabinet me të bër nga ai i qeverisë së Ambasadës Greke pranë me të bër nga ai i qeverisë së ambasadës, thotë se: “Kërkoj falje për aq sa më takon”. NË FIER FILLON PUNIMI I NDËRTIMEVE PA LEJE — Filluan edhe në qytetin e Fierit, prishja e ndërtimeve pa leje. Janë 7 kioska dhe baraka të sistemuara pranë qendrës së qytetit, të cilat u rrëzuan dhe u prishën banorët. Këto janë vetëm veprimet e para, sepse sipas deklaratave të Bashkisë, këto operacione do të vazhdojnë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve abuzive të përhapura në të gjithë qytetin. I njëjti proces është bërë më parë edhe në Tiranë e Pogradec. Zgjidhet problemi i transportit për mësuesit e Durrësit — Më në fund edhe mësuesit e Durrësit mund të udhëtojnë pa probleme për në qendrat e tyre të punës. Qendra Ekonomike e Arsimit të rrethit ka vënë në dispozicion të mësuesve që punojnë jashtë Durrësit disa autobusë privatë. Biblioteka e Beratit rrezikon të mos ketë para për të blerë gazetat — Biblioteka e Beratit ka hyrë plotësisht në borxhe dhe Thesari të rrethit nuk i jep asnjë fond. Arsyeja është se kjo Bibliotekë nuk ka më asnjë lekë libra për t’u blerë. Kështu i ka borxh rreth 300 mijë lekë librarive të qytetit. Kështu ajo rrezikon të mos ketë mundësi të blejë as edhe gazetat.

Përpara procesit 19 shqiptarët

BEOGRAD — Procesi për 19 shqiptarët e akuzuar se donin të përgatisnin një kryengritje të armatosur u hap në Prishtinë të enjten. Të akuzuarit bëjnë pjesë në “Lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës” dhe në “Lëvizjen popullore për Republikën e Kosovës”. Kjo provincë bën pjesë akoma në Serbi (me Malin e Zi në nga Republika federale e Federatës Jugosllave) dhe është e populluar nga banorë që 90% janë me origjinë shqiptare. Të pandehurit e sjellë përpara gjykatësve, sipas akuzës, kishin organizuar celula të armatosura prej tre-pesë elementësh që do të donin pastaj të luftonin kundër forcave të okupacionit.

Milioneri mbetet në burg

Skëndo: «Medalja më takon mua» EDMOND LAÇI TIRANË — ”Medaljen e këtij dueli do ta fitoj unë”. Marsel Skëndo, milioneri parë shqiptar, flet vetëm pak minuta pas rrëzimit nga Gjykata të kërkesës së tij për kundërshtimin e masës së arrestit. ”Sidoqoftë mbetem në deklaratën e vetme që kam dhënë në shtyp për Gazetën Shqiptare — thotë Skëndo — që pavarësisht nga vendimi i sotëm, në një shtet demokratik mund të dyshohe sh, akuzohe sh, gjykohe sh dhe të shpallesh per së paku ...”. Marsel Skëndo ishte arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tiranës në 28 tetor të këtij viti, nën akuzën e Prokurorisë së Tiranës: ”Fallsifikim i dokumentave zyrtare”. Para Gjykatës dhe dy avokatët e tij i kërkuan Gjykatës së Tiranës kundërshtimin e masës së arrestit, ose ndryshimin e saj në arrest shtëpiak. ”Për dy arsye unë nuk mund t’i fshij hem hetimet — shpjegon Skëndo — e para: sepse këtu në Shqipëri kam një aktivitet që punëson rreth 200 punonjës si dhe investime në fusha të ndryshme dhe e dyta: Prokuroria së Tiranës i kishte siguruar si dorëzani një shumë prej 1.5 milion dollarë — shumë e barabartë me vlerën e avionit — dhe gjatë kësaj kohe kam udhëtuar katër herë jashtë shtetit”. Por kërkesa e Skëndos, i mbrojtur nga avokatët Tetozani dhe Haxhiaj — ish-Prokurori i Republikës — nuk u pranua nga Kryetari i Trupit Gjykues, Uk Cena. ”Gjykata e çmon të arsyeshme se të gjitha provat — lexoi Cena në vendimin e tij — janë të mjaftueshme për masën e arrestit”. Edhe prokurori i këtij procesi i kish kërkuar më parë Gjykatës lënien në fuqi të vendimit të marrë dy muaj më parë nga Prokuroria e Tiranës. Kështu 40 ditë pas arrestimit të tij, Skëndo kthehet sërish në qelitë e Burgut të Tiranës, për duke pasur sërish të drejtën e një ankimi të veçantë kundër vendimit të fundit të Gjykatës së Tiranës.

Pa vend refuzimi i NATO-s

Berisha e Kuçan prononcohen TIRANË — (p.re.) Oponentët e Presidentit Shqiptar Berisha ndaj mbylljes së portave të NATO-s për Europën Lindore ... TIRANË — (p.re.) Oponentët e Presidentit Shqiptar Berisha ndaj mbylljes së portave të NATO-s për Europën Lindore dhe vendet e tjera të Europës Lindore. ”Ne mendojmë se disa prej këtyre vendeve e shtyjnë të bëhen anëtare e NATO-s”. Presidenti ... ka bashku ... me Presidentin slloven Milan Kuçan ... gjatë vizitës së tij në ... në Shqipëri — ”...”. Takimi ndërmjet presidentit Berisha dhe presidentit slloven

Majmuni vjen në Tiranë

Dikur një tjetër u pushkatua Ripopu llohen kafazet e Kopshtit Zoologjik TIRANË — (Ar.M.) Rikthehen në Shqipëri miqtë e Tazanit. Para disa ditësh, erdhi të jetojë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës një majmun. Kështu, ai do t’i bëjë shoqëri dy miqve të tij të shumtë, luanëve, edhe ata të strehuar po në këtë kopsht. Majmuni — tani për tani i mbyllur në një kafaz — do të fillojë ndoshta së shpejti lëvizjet e tij për t’u kacavjerrë. Projekti i ristrukturimit të Kopshtit parashikon një ishull të vogël me pamje për imituesit e famshëm. Kështu pra, ai do të ruajë kushtet që kishin patur kolegët e tij shumë vite më parë. Njëri prej tyre madje thuhet se kishte mesuar të pinte dhe cigare. Por në Shqipëri, sjellja e mirë dhe disiplina ka qenë gjithmonë një kusht i domosdoshëm për majmunët. Përndryshe edhe dënimet që jepe shin ishin mjaft të rrepta. Kështu e pësoi në njërën prej tyre — i mbajtur për analiza në Institutin e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Tiranë — i cili në grindje e sipër kish mbytur një koleg majmun, Ai u dënua me pushkatim, i akuzuar për krimin e vrasjes me paramendim. Veçse ekzekutorët lejuan që t’i mbyllin sytë më parë.

Ikje klandestine: kapen tre italianë

VLORË — (p.re.) Dysho-hen se janë organizatorë të trafikut klandestin të shqiptarëve pranë brigjeve të Pulias: tre qytetarë italianë janë ndaluar të mërkurën në Vlorë nga Policia. VLORË / Tashmë të dëbuar Ikje klandestine: kapen tre italianë VLORË — (p.re.) Dyshohen se janë organizatorë të trafikut klandestin të shqiptarëve pranë brigjeve të Pulias: tre qytetarë italianë janë ndaluar të mërkurën në Vlorë nga Policia. Kryetari i grupit është Mario Bar... , 41 vjeç nga Napoli. Kështu është motoskatë të fuqishëm, të një tipi që përdoret zakonisht nga kontrabandistët e cigareve. Sebashku me të ishin edhe dy brinjidizë, Giuseppe Penucci, 34 vjeç dhe Cosimo Pupino 61 vjeç. Që të tre e kishin ankoruar motoskatën pranë brigjeve shkëmbore. Dyshohen se ata qëndronin aty në pritje për të marrë në bord shtetas shqiptarë, që kishin ndër mend t’i largoheshin në mënyrë ilegale nga Italia. Sipas lajmeve të dala nga kuestura e Brindizit — ka vendosur një lidhje me Interpolin — Mario Bartatolo është radhitur në listën e ... Nuk ka asnjë lajm për dy brinjidizët, të cilët me siguri duhet të jenë liruar. Tashmë ka shumë kohë që kontrabandistët italianë orojnë bashkëpunimin e tyre për shqiptarët që kanë ndërmend të emigrojnë pa qenë të pajisur me viza. Çdo kalim me motoskatat drejt Italisë kushton pak më shumë se 1 milion lireta.

NE BREN DESI

Itali, Partia e Lega Nord në mes të tufanit Bossi kundërshtohet, Miglio nën hetim NE FAQEN 2 Nis Kupa e Shqipërisë Dy herë «derby» në 7 ditë Bushi rilargohet nga Tirana NE FAQEN 3

Në foto vila e Hoxhës dhe baraka ku jeton sot ish-pronari i saj