Bllokmenët ndërrojnë tribunë
PROCES
Bllokmenët ndërrojnë tribunë
Përfundon faza e parë e pyetjeve. Trupi Gjykues ka dëgjuar dhjetë të pandehurit. Të gjithë insistojnë në pafajsinë e tyre.
Gjykata punon edhe ditën e dielë. Fjalën e fundit e thotë Lenka Çuko, e vetmja grua që është nën akuzë. Të premten rifillojnë shpjegimet e dëshmitarëve dhe ato të ekspertëve kontabël
Pengesa e çuditshme për gazetarët në sallë
Më mirë një kronikë apo vetëm komentet?
CARLO BOLLINO
TIRANË — Procesi i bllokmenëve është në fillim e të tij, por një vendim i marrë nga Trupi Gjykues le të diskutu ar: gazetarëve i është ndaluar publikimi i deklaratave të të pandehurve dhe dëshmitarëve deri sa të merret vendimi. Kryetari i Trupit Gjykues, Zeneli i ka shpjeguar ATSH-së Vendimin, duke përmendur Nenin 40 të Ligjit mbi Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut, i cili parashikon kufizimin e prezencës së publikut dhe të organeve të informacionit gjatë një procesi gjyqësor, kur këtë e kërkon “interesi i rendit, i moralit publik, i sigurisë kombëtare, i respektimit të jetës private, ose e kërkon interesi i Drejtësisë”. Ne nuk e dimë se cilat nga këto interesa, publikimi i kronikës së procesit, mund të cënojë me të vërtetë. E vetmja hipotezë që na duket e mundshme është interesi i Drejtësisë, sepse shihet deri tani që nuk është bërë një diskutim rreth publik, moral, siguri, e vendit apo e drejta e respektimit të të pandehurve. Por një proces gjyqësor është publik dhe asnjë akt që përbën dosjen nuk përbën më sekret të hetimit kur mbarën në sallë. Kjo është e vërtetë që sa avokatët dhe vetë të pandehurit mund të konsultojnë edhe dosjen dhe madje edhe prokurori i Ligjit përpara publikut mund ta bëjë këtë. Por atëherë përse të mbahet sekret ajo, që sipas Ligjit, nuk është më e tillë?
Ne kemi qenë — në një klimë polemikash — një ndër mbështetësit kryesorë të Ligjit mbi Shtypin. Dhe pikërisht ky Ligj garanton lirinë e publikimit, eliminon çdo kufizim që nuk është parashikuar nga Kushtetuta dhe pranon — si të vetmin përjashtim — rastin në të cilin një lajm “pengon, e bën të pamundur ose komprometon mbarëvajtjen e një procesi gjyqësor”. Nuk na duket që të reflektojmë deklaratat e bëra në sallë (dhe për këtë publikje) nga një i pandehur apo dëshmitar, mund të dëmtojë mbarëvajtjen e procesit. Në të kundërt: procesi është publik pikërisht për të forcuar Drejtësinë dhe të bëjë transparente seancën.
Ne nuk jemi juristë, jemi vetëm gazetarë dhe kërkojmë që të mund ta bëjmë sa më mirë zanatin tonë, duke kërkuar të respektojmë ligjit. Por ftojmë për të reflektuar: kronika e një procesi — veçanërisht një procesi të rëndësishëm si ky — përfaqëson në mënyrë esenciale nga deklaratat e të pandehurve dhe dëshmitarëve. Të ndalosh publikimin, lejon opinione dhe interpretime personale, të cilat — siç është e ditur — përmbysin realitetin. Besojmë se Ligji mbi Shtypin është aprovuar — përkundrazi — për të shtrirë gazetarët që të tregojnë vetëm të vërtetën. Cila rrugë, atëherë, duhet zgjedhur? Ajo e heshtjes, duke cenuar detyrimin moral dhe ligjor — për të kryer detyrën publike ndaj informacionit? Apo atë në një kronikë të bërë vetëm nga komente, duke mos respektuar detyrën — ligjore apo profesionale — për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën?
EDMOND LAÇI
TIRANË — Ndryshon tribuna për bllokmenët. Dhjetë nga ish-funksionarët më të lartë të regjimit komunist për tre ditë me radhë kanë kundërshtuar akuzën që i ka dërguar në sallën e Gjykimit. Përfundon kështu faza e parë e procesit mbi ata që Prokuroria e Tiranës i ka quajtur “prishës së barazisë së shtetaseve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve”. Ndërkohë ende e paqartë shumë e shpërndorimeve në ngarkim të tyre, edhe pse nga kjo do të varet edhe padia civile, e filluar që ditën e parë të procesit.
Ka përfunduar vetëm me pyetjen e Qirjako Mihalit dhe Pali Miskës seanca e ditës së premte. Por thuajse të njëjtat shpjegime dhanë edhe tetë të pandehurit e tjerë, e fundit prej të cilëve, ishte Lenka Çuko, gruaja e vetme e akuzuar në këtë proces. Gjykata që ka punuar për herë të parë edhe të dielën, përfundon turnin e parë treditor të procesit të vitit, për t’i nisur hetimet gjyqësore të premten e ardhshme, në një tjetër turp të renditur. Veçse tashmë dhjetë të pandehurit kanë dhënë versionin e tyre mbi akuzën, madje janë pyetur edhe nga Prokurori apo Kryetari Trupit Gjykues.
Kështu tashmë pritet ardhja e 62 dëshmitarëve, por më tepër e ekspertëve kontabël. “Shumat që janë paraqitur në akuzë — deklarojnë për Gazetën Shqiptare mjaft nga avokatët e të pandehurve — i korrespondojnë 17 personave — shtatë të tjerët janë veçuar nga Prokuroria — dhe jo vetëm klientëve tanë”. Sipas tyre, shifra prej 15 milionë dollarësh është mjaft e lartë, sepse është bërë mbledhja artificiale e shumave përbri të të pandehurve, ndërkohë që — shpjegojnë ata — shuma që i atribuohet etj, “Cështjet e detyrimeve civile të të pandehurve do ta sqarojnë përfundimisht ekspertët”, përgjigjet Genc Gjokutaj, Prokurori i këtij procesi, i cili ishte edhe propozuesi i hapjes së padisë civile.
Gjykata e Tiranës
Parma mbetet ndjekësja vetme e Milanit
Rrëzohen Juventus e Sampdoria
Lazio-Juventus: sulmuesi juventin Roberto Baggio gjarë një dyluftimi me mbrojtësin Di Matteo
DJE NË BOTË
KILI, DEMOKRISTIAN ZGJIDHET PRESIDENT — Afirmim i plotë i demokristianit Eduardo Frei, me gati 60 përqind të votave, në zgjedhjet presidenciale në Kil. Mundet kandidati i së djathtës, Arturo Alessandri, që fitoi rreth 24 përqind të votave. Suksesi i Freit megjithatë nuk është akoma i mjaftueshëm për të modifikuar Kushtetutën dhe kështu të heqë gjeneralin Pinocet nga detyra e Komandantit të Forcave të Armatosura.
MAFIA, DREJTORI I FBI-SË NË PALERMO — Drejtori i FBI-së amerikane, Louis Freeh, për vizitë në Itali (është hera e parë që një drejtues i FBI udhëton jashtë shtetit), arriti të dielën në mëngjes në Palermo për t’i bërë homazhe Giovanni Falconit dhe Paolo Borsellino, që mbetën të vrarë në dy masakrat e mafias së Capaci dhe Via D’Amelio.
CHELSEA DEBUTON SI BALERINË, CLINTON I EMOCIONUAR — Si amerikanë i përpiktë dhe i emocionuar Bill Clinton ishte i pranishëm të dielën në darkë gjatë debutimit të vajzës së tij Chelsea si balerinë: presidenti amerikan, së bashku me të shoqen Hillary, treguan se ishin si mbi gjemba gjatë provave të Chelseat, e angazhuar me Washington Ballet në “Arritjet” e Ciaikovski.
PLAKU I VITIT TË RI MISTERIOZ DHURON DOLLARË DHE ZIDUKET — Dhjetra persona, në Boston, janë të bindur se ekziston me të vërtetë Plaku i Vitit të Ri. Prej ditësh një plak misterioz shfaqet në më nyre të papritur në disa zona të qytetit me një kostum të kuqet me të cilin zakonisht ekra të vogla shpërndan banknota 50 dollarëshe dhe zhduket.
DJE NË SHQIPËRI
NË ELBASAN 100 APARTAMENTE TË REJA PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË — Janë 100 apartamente të reja në qytetin e Elbasanit që sapo u përfunduan ju shpërndahen familjeve të bashkëvuajtësve të të përndjekurve politikë. Megjithatë problemi mbetet ende i mprehtë për shkak se mjaft fshatra të këtij rrethi në të kaluarën u përdorën si qendra internimi. Ndërkohë 45 apartamente në përfundim e sipër do t’i shpërndahen banorëve të pallatit numër 26 që rrezikohet të shembet.
NË KORÇË TAKIM KUSHTUAR KUJDESIT NDAJ HANDIKAPATËVE — Në bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës u organizua një takim që pati si objekt kujdesin ndaj handikapatëve. Pjesëmarrësit në takim – prindër, edukatorë të handikapatëve si dhe përfaqësues të pushtetit – diskutuan për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe shëndetësore të këtij grupimi personash, si dhe organizimin e ndihmës për ta.
NË BILISHT 72 OBJEKTE TË PRIVATIZUARA ME ANKAND — Metoda e ankandit ka përshpejtuar procesin e privatizimit në rrethin e Devollit. Nëpërmjet 4 ankandeve të shpallura kohët e fundit janë privatizuar 72 objekte të natyrave të ndryshme. Në muajt në vazhdim privatizimi ka përfunduar ndërsa mbeten problem depot e ndërmarrjes tregtare shitblerjes ku janë magazinuar sasi të mëdha ambalazhi.
KUSHTE TË VËSHTIRA PUNE NË DOGANËN E KAKAVIJËS — Ka mjaft kohë që në Doganën e Kakavijës në këmbë ka çelës kryhet një lëvizje e madhe njerëzish dhe mjetesh – mungon lidhja e rregullt telefonike si dhe uji i pijshëm e furnizimi me energji elektrike. Sapo ka filluar ngritja e një kabinë të veçantë elektrike me një gjenerator të posaçëm për këtë pikë doganore. Ndërkohë problemet e lidhjes telefonike dhe të furnizimit me ujë paraqiten më të vështira për tu zgjidhur.
Elbasani e Bolonia binjakë
Marrëveshje
ELBASAN — (p. re.) — Një tjetër binjakëzim midis qyteteve shqiptare dhe atyre italiane.
Këtë herë ai bëhet midis Elbasanit dhe Bolonjës. Dhe së shpejti një aktivitet i rëndësishëm. Një panair i prodhimeve italiane do të organizohet në Elbasan. “Kemi filluar nga puna për përgatitjen e mjedisit ku do të zhvillohet Panairi – i tregon Gazetës Shqiptare Ndriçim Allaj, Kryetar i Këshillit të Rrethit – janë mbi 2.000 metra katrorë kapanon që i kemi vënë në dispozicion”. Ndërkohë janë duke u konkretizuar dhe një sërë projektesh që përfshijnë fushën e arsimit dhe të kulturës. Në Elbasan është ngritur dhe funksionon edhe një dhomë miqësie italo-shqiptare.
Tentuan të iknin tre vdesin në det
Viktima nënën dhe foshnja nga Vlora
DURRËS — (p. re.) — Tragjedi në det, në largësi nga Porti i Durrësit: një motobarkë me 12 persona në bord që tentonin të iknin në Itali, është përmbytur nga një furtunë.
Në grua, i biri njëvjeçar dhe një burrë, vdiqën të mbytur. Tragjedia ndodhi të dielën në mëngjes rreth orës 11 në afërsi të fshatit Vil-Boshtova të Kavajës, jo shumë larg nga Porti i Durrësit.
Grupi i klandestinëve ishte nisur me 10 dhjetor nga Vlora, duke tentuar të ikë dhe për të mbërritur brigjet e Otrantos. Motobarkafi i tyre drejtohej nga kapiteni Selman Roçaj. Pas disa orësh lundrim kushtet e kohës janë keqësuar dhe deti ka arritur forcën 8 ballë. Në një furtunë të madhe motoskafi është përmbysur nga një dallgë. Gruaja Afërdita Haxhi Ymeri, 31 vjeç, ka vdekur e mbytur sëbashku me të birin, Fatbardhin njëvjeçar (të dy ishin nga Vlora). Në aksident është mbytur edhe Bujar Tefik Loshi, 34 vjeç, nga Gjorica e Bulqizës. Tragjedia është zbuluar të dielën në mëngjes. Të nëntë personat që kanë shpëtuar ndodhen tani të ndaluar. Ndërsa kufomat e tre viktimave gjenden në morgun e qytetit të Durrësit.
Në Hungari vdes kryeministri
Thirrje popullsisë: ruani gjakftohtësinë
BUDAPEST — Kryeministri hungarez, Jozef Antal, vdiq të dielën në Budapest në moshën 61 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë në një konferencë të jashtëzakonshme. Më 6 vjet më parë ishte shtruar në spital tre javë më parë.
Ministri i Brendshëm, Peter Boross, e ka dhënë këtë lajm në televizion duke ftuar popullsinë të jetë e qetë dhe respektuese rregullat e parashikuara nga kushtetuta.
Kryeministri hungarez Antal
Rusi, fitore e dyfishtë për Eltsin
Rezultatet e para nga një e diel e rëndësishme elektorale
«Po» për Kushtetutën, shumica në votime
Rezultatet e para nga një e diel e rëndësishme elektorale
Rusi, fitore e dyfishtë për Eltsin
«Po» për Kushtetutën, shumica në votime
MOSKE — Një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Boris Eltsin lajmëroi aprovimin e Kushtetutës së re, që u fitua me anën e referendumit të zhvilluar të dielën në Rusi së bashku me zgjedhjet legjislative. Duke qenë se 50 përqind e zgjedhësve kishin votuar, referendumi i quajt i vlefshëm.
Përsa i përket rezultateve të para të zgjedhjeve legjislative, sipas televizionit «Ostankino» bloku pro Eltsin, i quajtur «Zgjedhja e Rusisë» është në vend të parë, me një avantazh të vogël ndaj Partisë Liberaldemokratike (LDP) të nacionalistit Vladimir Zhirinovski.
«Zgjedhja e Rusisë» ka fituar 17 përqind të votave në rajonin e Primorsk (lindja e largët, përfshin Vladivostok dhe brigun e Paqësorit), kundër 14 përqind të LDP-së dhe 13 përqind të Partisë Komuniste ruso të Ghenadi Ziuganov.
Blloku «Iabloko» i ekonomistit reformist Grigori Iavlinski është në vendin e katërt, me 11 përqind të votave.
Presidenti Eltsin ndërsa voton
... të drejtë të ...
Rezultatet e tjera të serisë A (në faq. 4)
Rezultatet e Kupës së Shqipërisë (në faq. 3)
Milan humb Kupën në Tokio (në faq. 4)
NE BREN DËSI
POSTA SHQIPTARE
Para 80 vjetësh u emetua pulla e parë shqiptare
Ato kuadro në miniaturë
NE FAQEN 2
Gjaku derdhet mbi muajin e mjaltit të çiftit shqiptar
Romani i fundit i Ismail Kadresë
NE FAQEN 2