15/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 dhjetor 1993

Fitorja e studentëve

ARSIM Qeveria plotëson kërkesat. Edhe për tre vjet nuk do të ketë shërbim ushtarak për sistemin 5-vjeçar. Po bisedohet për kushtet e tjera Fitorja e studentëve U miratuan bursat e reja ARMAND MERO TIRANË — Fitore e studentëve të Universiteteve të Tiranës. Qeveria pranoi të hënën kërkesën e tyre për çështjen e bursave. Më në fund, mbi 7.000 studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, të Institutit Bujqësor të Kamzës e të disa fakulteteve të tjera, u rikthyen në auditorët e tyre. “ Nxënësit e studentët e viteve të dyta e të lart do të marrin gjysëm bursë ose bursë të plotë sipas kritereve të vitit të kaluar. Vlera e bursës për këtë vit shkollor është përcaktuar duke patur parasysh indeksin e çmimeve”, thuhet në vendimin e Qeverisë. Realizohet në këtë mënyrë kërkesa kryesore që kishte shtyrë studentët e Universiteteve të hiqeshin për disa ditë me radhë në grevë. Në të njëjtën kohë Vendimi i Qeverisë parashikon edhe kompensimin përkatës për të gjithë periudhën tetor-nëntor. Po të bëhen Parlamenti aprovoi dy amendamente të reja për “Ligjin për Shërbimin Ushtarak të Studentëve” që përbënte edhe një tjetër kërkesë të paraqitur në peticionin dërguar Kryeministrit Meksi. Sipas këtyre amendamenteve periudhën nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak studentët e sistemit 5-vjeçar që kanë mbaruar ose do të mbarojnë studimet deri në vitin 1995 dhe për ata që kanë bërë një vit parauniversitar deri në 1996. “Tashmë ne do të kthehemi përsëri në mësim — i deklaroi Gazetës Shqiptare menaxheri pas komunikimit të Qeverisë, Altin Gjino, një nga përfaqësuesit e Universitetit Politeknik — çështja e bursës ishte dhe problemi ynë më i rëndësishëm, ai tashmë u zgjidh”. Në të vërtetë, të parët që dhanë sinjalin dhe shfaqën dëshirën për këtë çështje ishin nëpërmjet një ankese në sallën e skollave të mesme të Tiranës. Më pas veprimi i tyre u ndoq nga Studentët e Institutit Bujqësor. Një grevë njëorëshe më 2 dhjetor, u pasua më datë 8 dhjetor nga një tjetër e bojkotoi plotësisht mësimin. Po më 8 dhjetor, ditën e mërkurë, u hodhën në grevë edhe studentët e Politeknikut. Kërkesat e tyre u diskutuan edhe në një takim me Xhezair Telitin, Ministër i Arsimit, i cili premtoi se do t’ia paraqiste Qeverisë. Dita e hënë — 13 dhjetori — ishte kaçtur dhe edhe si dita e fundit për zgjidhjen e këtyre problemeve. Dhe pritjet me orë të tëra të përfaqësuese të studentëve pranë shkallëve të Kryeministrisë për të mësuar përgjigjen, u kurorëzuan me sukses. Universiteti i Tiranës Realizime dhe premtime TIRANË — Ja në çfarë mase janë realizuar kërkesat e studentëve: Kompensimi ndaj gjithë studentëve konviktorë në masën 50 për qind të bursës së plotë dhe kriteret e reja për bursën e plotë u miratuan në mbledhjen e Qeverisë. Trajtimi aktual të bursave u shtohet edhe indeks 1 çmimeve. Kërkesa për ndryshimin e dekretit për shërbimin ushtarak për studentët që kanë filluar vitin shkollor 1990-1991 u realizua me miratimin nga Parlamenti të dy amendamenteve të reja shtesë në ligjin për shërbimin ushtarak. Përsa i përket përmirësimit të kushteve të jetesës, studentët kanë zhvilluar bisedime paraprake me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Tregtisë ku u përcaktuan dhe masat konkrete që do të merren për këtë qëllim. Për përmirësimin e kushteve në auditorë, përfaqësuesit e studentëve të hënën Gazetës Shqiptare se këtë çështje ata do ta diskutojnë së bashku me dekanatet e fakulteteve përkatëse.

Zbulohen bankonota liretash falso

Kambizëm TIRANË — (Ed. La.) Përseri monedha të huaja falslo në bursën e lirë të kryeqytetit. Një qytetar nga Vlora është ndaluar të dielën, në orën 14, nga punonjësit e Policisë Kriminale, ndërsa po shiste 1.400.000 lireta italiane të falsifikuara. Për bota e kambizmit ish kërçëuar edhe një ditë më parë: grabitës të paidentifikuar i kishin rrëmbyer një kambisti nga Tirana 23 milion lekë (të vjetra) dhe 4 mijë dollarë, kur më parë e kishin aksidentuar, duke e përplasur me makinën. Sipas versionit të Komisariatit 3 të Policisë së Tiranës, Ahmet Ahmetit, shofer në Portin e Ri të Vlorës, ia janë gjetur me vete 14 bankonota 100.000 lireta të një serie — të prodhuara në Itali — të cilat ai po i shiste në tregun kryeqytetas. Hetimet për Ahmetin vazhdojnë dhe ai — pas verifikimeve të para — u dërgua menjëherë në Burgun e Tiranës. Ndërsa Bujar Abazi, që punonte si kambist për llogari të një firme private, tashmë — pas aksidentit — gjendet jashtë rrezikut. Sipas dëshmoncimeve të para, Abazi nuk ka mundur të shohë as makinën që e ka përplasur atë në trotuarin pranë Shkollës së Kuqe, por as edhe personat që më vonë i kanë rrëmbyer nga xhakrra e biçikletës shumën prej 27 mijë dollarë. Deri të hënën në darkë — megjithë hetimet intensive — ende autorët e kësaj grabitjeje nuk ishin identifikuar.

Problemet e Vlorës: arrijnë zgjidhjet?

Ujë, rrugë, rindërtime: premtuar edhe Universiteti Takim i Presidentit me autoritetet lokale VLORË — (p.re.) Qyteti dhe problemet e tij. Vlora ka dhe dhjetëra probleme: ujë dhe dritat që mungojnë, rrugët e prishura, kërkesat që nuk mjaftojnë për të shkataruar kriminalitetin, Universiteti që nuk është. Janë probleme shpesh të njëjta në të gjithë Shqipërinë, por në Vlorë janë rënduar nga largësia me kryeqytetin. Një distancë ndonjëherë që nuk mbushet dot nga rrugët e torturuara (ose të ndërprera nga një incident i thjeshtë rrugor), dhe deri te telefonat që nuk funksionojnë: një telefonatë midis Vlorës dhe Tiranës edhe sot është e pamundur. Vendoset që t’i jepet zgjidhje, autoritetet e qytetit takojnë Presidentin e Republikës. Biseda e gjatë u bë të dielën, duke përfituar nga mbërritja e Presidentit Berisha, i ndalur në Vlorë për një takim pune. Dhe pas bërjes së listës së gjatë të problemeve, mbërritën menjëherë e para. “Brenda 1994 — siguroi Presidenti Kryetarin e rrethit Agim Kadiu dhe kryetarin e Bashkisë Thanas Sharra — do të nisin financimet e nevojshme për infrastrukturën e rrjetit ujore”. Problemi i ujit është një problem në mënyrë të veçantë i rëndë, dhe do të veprëm për Vlorën: duke folur përpara Kongresit të Partisë Demokratike, javën e kaluar, Berisha e kishte përcaktuar “të pa tolerueshme” vonesën me të cilën Ministria e Ndërtimit po ndërmerr masat për rindërtimin e ujësjellësave dhe impianteve ujore. Një pamje nga Vlora Një tjetër premtim i rëndësishëm është bërë mbi temën e studimeve: Ministria e Arsimit — ka siguruar Presidenti — po përpunon një projekt për të hapur në Vlorë një Universitet. Iniciativa — në qoftë se do të realizohet — është thënë thelbësore për të gjithë ata studentë që sot janë të detyruar të transferohen në Tiranë për të mundësuar studimet. Premtime dhe për rindërtimin e selisë ish-Komitit të Partisë së rrethit — shkataruar nga djeget e revoltës demokratike — dhe për rrugën e Llogorasë. Berisha for autoritetet lokale për të paraqitur projektet, duke siguruar që qeveria do të marrë masat për mbuluar fondet financiare. Kërkesa e fundit për ndihmë i përkiste çështjes së Hotelit, filluar për të ndërtuar në Vlorë dhe pastaj janë në mes sepse shoqërisë italiane i përfshirë në projekt i ishin mbaruar paratë. Edhe për këtë Presidenti Berisha garantoi mbështetjen e Turizmit është impenjuar për të gjetur një zgjidhje. Një zgjidhje që qytetarët e Vlorës e urojnë të shpejtë, sepse ajo e pushimeve është sigurisht industria më e rëndësishme për këtë qytet të bukur të Jugut. Dhe përlikrisht nga banorët e Vlorës ka ardhur apel i fundit: “Mos na harroni”.

Digë e re mbi lumin e Erzenit

Investime TIRANË — (p. re) - Do të jenë 200 miliardë lireta që do të investohen për projektimin dhe realizimin e një dige ujëmbledhëse mbi lumin Erzen. Ky projekt – 1 financiar nga FAO dhe Banka Botërore – do të realizohet nga Enti i Ujitjes së Pullias, Lukanias dhe Irpanias nga Italia. Kjo digë do të mbledhë ujërat që do të zbërthejnë për të plotësuar nevojat e industrisë dhe ato për vaditjen e mbi 18 hektarë toka të rreth Tiranë dhe Durrës. Një delegacion i administratës së këtij Enti do të vijë sot në Tiranë për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Ata do të kenë takime edhe me specialistë shqiptarë për të parë mundësinë e realizimit të një plani të përbashkët për ujitjen.

Shkodër, rihapet «Kafja e Madhe»

Prona i jepet trashëgimtarit NAMIK MEHMETI SHKODËR — Përfundon odiseja e pronësisë dhe më në fund rihapet

Shkodër, rihapet «Kafja e Madhe»

Prona i jepet trashëgimtarit e ndërtuar në vitin 1920, kjo kafe është kthyer tashmë — sikurse Rozafa — në simbol të qytetit. Pas shumë seancash gjyqësore e gjetje tapish të sakta, trashëgimtarët e “Kafes”, fituan pronësinë mbi të. Lodhën kafeja, në atë me të mëdhenjtë e Ballkanit — pronarët preferuan ta lëshojnë me qera, tre mijë dollarë në muaj. Inisja për t’i dhënë gallëri simbolit të qytetit, e mori qytetari Muhamet Vella, i cili tashmë po e pajis atë me komoditete të çmueshme. “Kafja e Madhe” njihet nga shkodranët edhe si një qendër që ka pritur e përcjellë, këngëtarë e ambasadorë, diplomatë e shkrimtarë, tregtarë e afaristë, ku përveçse “luhej” në politikë, luhej edhe pokeri nga miq të ardhur nga Evropa. Në vitet e diktaturës komuniste, “Kafja” është rikonstruktuar brenda disa herë, por orenditë e saja të çmuara u grabitën dhe u shitën. Ndër banketet me të mëdha të shtruara nga regjimi, mbahet mend ai për Çu En Lain, ish-Kryeministrin Kinez në vitin 1962. Tashmë lokali nuk do të jetë më pronë e trashëgimtarëve mbi emërtime dhe shkarkimet e kuadrove të kuq, por vendi i qetë i tregtarëve, apo i barcaletave dhe humorit shkodran.

Fillohët procesi për firmën «Koçi»

Dëshmojnë mbi 300 dëshmitarë Fatmir Koçi i kërkohen 400 mijë dollarë Dëshmojnë mbi 300 dëshmitarë Fillohët procesi për firmën «Koçi» Fatmir Koçi i kërkohen 400 mijë dollarë EDMOND LAÇI TIRANË — Firma “Koçi” në Gjykatën e Tiranës. Të hënën në mëngjes filloi procesi kundër Fatmir Koçit, një prej tre vëllezërve Koçi, nën akuzën e “mashtrimit, të kryer në bashkëpunim”. Çështja penale në ngarkim të të pandehurve Shkëndër e Shkëlqim Koçi — vëllezër të të pandehurit — është veçuar nga Prokuroria, pasi ata janë larguar në drejtim të paditur. Shuma e mashtrimit, për të cilin tashmë akuzohet Fatmir Koçi, është rreth 40 milionë lekë ose 400 mijë dollarë. Për këtë proces janë thirrur si dëshmitarë, mbi 300 persona, që sipas aktakuzës: “janë mashtruar nga i pandehuri, duke përvetësuar paraprakisht shuma të ndryshme, shumë të konsiderueshme dollarësh”. Vëllezërit Koçi — menjëherë pas shembjes së diktaturës — ishin ndër të parët biznesmenë në Shqipëri, që investuan madje edhe në mjaft rrethe të ndryshme të vendit. Njëri prej tyre, Shkëlqimi, u shpall edhe kandidati i pavarsur — në zgjedhjet e 22 marsit — për njer Parlamintin Shqiptar. Tashmë të tre vëllezërit akuzohen se kanë mashtruar — sikurse Hajdin Sejdia — mjaft qytetarë, duke u premtuar atyre suma marrjes së dollarëve, kthimin me përqindje më të lartë.

Financohet shkolla artistike

FIER — (p. re) - Së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” të qytetit të Fierit. — (p. re) - Së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” të qytetit të Fierit. Këtë herë fondet e nevojshme do të sigurohen nga një shoqatë piktorësh holandezë me qendër në Abeldor. Ndër organizatorët e mbledhjes së këtyre ndihmave janë firmave, familjeve dhe shoqatave holandeze, është dhe drejtori i televizionit shtetëror holandez. Vetëm për fazën e parë të punimeve — rikonstruksionin e rreth elektrik dhe sistemit hidraulik — do të investohen 200 mijë dollarë. Për këtë problem një delegacion holandez ka marrë një takim ditët e fundit me përfaqësues të bashkisë së qytetit dhe drejtues të shkollës artistike.

Zhduket një kompjuter në Hetuesi

Dhuratë misterioze e Sejdisë për organin e Drejtësisë Zhduket një kompjuter në Hetuesi Prokuroria ka filluar çështjen penale TIRANË — (e.l.) - “Vjedhje e pasurisë shtetërore në shuma të mëdha” brenda në Hetuesinë e Tiranës. Nga zyra e Kryeprokurorit të Hetuesisë — në gjashtëmujorin e parë të vitit 1992 — është zhdukur një kompjuter, i cili ishte dhuruar nga Hajdin Sejdia. Tashmë çështja penale ka filluar, edhe pse mungon dëshmitari kryesor: Maksim Çollaku, ish-Kryetar i Hetuesisë së Tiranës, i cili pas daljes në asistencë, është larguar për në Gjermani. Por objekti i hetimeve i Prokurorisë, nuk është akoma i dhënë; në kompjuterin nga Hajdin Sejdia — njeriu i ekstraduar nga Shqipëria dhe dëbuar në shumën e madhe për tregtarët vendas — por zhdukja e këtij kompjuteri në rrethana misterioze. Mjaft nga punonjësit e Hetuesisë kanë pranuar se e kanë parë kompjuterin në zyrën e Kryetarit Çollaku, ndërsa zvendësprokurori i Tiranës — që e zëvendësoi — shpjegon se ai nuk ka gjetur asgjë të tillë në zyrë. Nga verifikimet e kryera për inventarizimin e zyrave dhe të pasurisë së organit të Hetuesisë, nuk rezulton asnjë referencë, edhe pse për kompjuterin e Sejdisë nuk ekziston asnjë dokument. Sidoqoftë për dhurimin misterioz të Sejdisë dhe zhdukjen e tij nga zyra e Kryetarit të Hetuesisë, ende vazhdojnë hetimet nga Prokuroria e Tiranës.

NE BRENDSI

Fenomen që përfshin të rinjtë dhe pleqtë Supersticiozët: të besosh demon? NE FAQEN 3 Austri, një pallat në flakë Tre të vdekur (2 janë turq) Ndoshta një aksion i ri i neonazistëve NE FAQEN 2

DJE NË SHQIPËRI

BERISHA PRITI MINISTRIN ÇEK TË INDUSTRISË DHE TREGTISË — Më 17kryemin... i plotë me takimin mes Presidentit Berisha dhe Vladimír Dlo... Ministri i Industrisë dhe Tregtisë në Republikën Çeke, i cili, sapo u zhvilloi Shqipërinë. Të dy zyrtarët e lartë mbështetën mendimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si turizmi, bujqësia, industria mekanike dhe industria e xhamit, do të ishte me leverdi e dyanshme për të dy vendet. Ministri çek u shpreh se plotësisht se realizueshme kërkesat e palës shqiptare për të dhënë Shqipërisë ekspertë dhe për të sjellë në fushën e prodhimit. Gjithashtu biseda u përqendrua në fushën e tregtisë. Gjithashtu Presidenti Havel për u interesua shumë në rrugën drejt Shqipërisë. NË SHKODËR PËRUROHET MEMORIALI I RËNËZIMIT TË BUSHIT TË DIKTATORIT HOXHA — Në praninë e mijëra qytetarëve dhe të drejtuesve të pushtetit u përurua një memorial kushtuar në qytetin e Shkodrës. U përurua një memorial ku ishte përmendur simboli i diktatorit Hoxha të cilit më së, u përmendë një bust i diktatorit Hoxha 1900, ku u vendos memoriali. U... MINISTRIT I BUJQËSISË DHE USHQIMIT TAKO...