Transferohet në një tjetër burg
Vendimi i rezervuar u ekzekutua në mëngjesin e së mërkurës
EDMOND LAÇI
TIRANË — Nexhmije Hoxha lë Burgun e Tiranës. Banorë përgat gati dy vjet në njërën prej qelive të katit të dytë të Burgut të Tiranës — ishte arrestuar në janar 1991 — vejusha Hoxha udhëtoi pardje për në Tepelenë, e shoqëruar nga një eskortë speciale e Policisë, e cila duhet të kryente një shërbim mjaft të rezervuar. Kështu pjesa tjetër e dënimit të saj, kur kanë mbetur gati edhe nëntë vjet, është vendosur nga autoritetet përkatëse, që të kryhet në Burgun e Bënçës në Tepelenë, që ndodhet në një fshat rreth 40 kilometra larg qytetit. Burgu i Bënçës është një burg i sigurisë së lartë, por nuk është i mirëfilltë për femra, pasi shërben për të gjitha kategoritë e të dënuarve.
Kërkesa për transferimin e vejushës Hoxha kish filluar para shumë kohësh, madje ishte ajo e para që e kishte kërkuar një gjë të tillë. Në mesin e qershorit të këtij viti vejusha Hoxha, ndërsa priste — e dënuar me 11 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit — vendimin e Kasacionit, i kishte kërkuar Ministrisë së Rendit Publik largimin nga kushtet e izolimit. Nuk dihet ende reagimi i saj për këtë transferim, sepse dëshira e saj — e shkruar edhe në këtë letër — ishte për në Burgun e Gravit, që ndodhet në periferi të kryeqytetit. Vendimi i Gjy-katës së Kasacionit që la në fuqi dënimin e saj me 11 vjet heqje lirie, ishte i fundit që do të përcaktonte edhe masën përfundimtare të Drejtësisë Shqiptare mbi të. Vetëm pas kësaj vejusha Hoxha largohet nga kushtet e izolimit të Burgut të Tiranës, duke u transferuar për në Tepelenë.
Por edhe pse në kushte izolimi, për vejushën Hoxha, në Burgun e Tiranës, ishte rezervuar dhoma më e madhe nga të dhjeta qelitë e grave. Për gati dy vjet vejusha Hoxha qëndroi mbi një dyshek pambuku të hollë, i shtruar menjëherë mbi dyshemenë e dërrasës, së cilës shpeshherë ajo i shtonte edhe ndonjë batanije. Nga personeli i Burgut asaj i ishin lejuar edhe një kauçuku, termos dhe sende të tjera të përdorimit intim. Në marsin e këtij viti vejusha Hoxha lexonte në qeli librin e Regjinald Hibert “Flamur i lidhur-Lufta Nacionalçlirimtare”.
Parashikohen 62 dëshmitarë
Sot rifillon procesi: mbi bllokmenët flet edhe Xhelil Gjoni
TIRANË — (e.l.). Rifillon sot në Gjykatën e Tiranës procesi mbi bllokmenët. Është turi i dytë i tretditor i hetimit gjyqësor, pas të parit të zhvilluar në tre ditët e fundit të javës së kaluar. Veçse tashmë procesi ka arritur në një pikë tjetër të rëndësishme: kur janë shpjeguar një për një të dhjetë të pandehurit e akuzës ‘prishje e barazisë së shtetasve në bashkëpunim, nëpërmjet krijimit të privilegjeve’, pritet që sot Trupi Gjykues t’i japë fjalën dëshmitarëve. Deri tani janë parashikuar 62 dëshmitarë, të cilët edhe mund të shtohen nëse paraqitet kërkesë nga vazhdimi i mëtejshëm i hetimeve gjyqësore.
Ndër dëshmitarët më të njohur — sipas listës emërore që paraqiti Trupi Gjykues — shquhen edhe Xhelil Gjoni, Niko Gjyzzari dhe Abdyl Backa, të tre me funksione të ndryshme partie dhe shtetërore në kohën e regjimit komunist. Për shkak të hetimeve të rezervuara edhe në procesin gjyqësor, ende nuk dihet se çfarë pyetjesh duhet t’u përgjigjen këta dëshmitarë. Por në këtë proces — sikurse në Gjykën ndaj Nexhmije Hoxhës — janë thirrur përsëri mjaft nga drejtuesit dhe personeli i Shtëpisë së Pritjes, e cila që nga viti 1953 kish plotësuar kërkesat e elitës së kuqe. Gjithashtu dëshmitarë do të jenë edhe familjarë të Gegpriftit, Bektashit, Çelikut, Çamit, Mihalit, Asllanit dhe Cukos që — sipas aktakuzës — ndoshta do të dëshmojnë për shumat e tërhequra nga ambasadat shqiptare jashtë.
viti vejushja Hoxha, ndërsa priste — Apelit — vendimin e Kasacionit, i kishte kërkuar Ministrisë së Rendit ... kauçuk, e këtij viti vejushja Hoxha lexonte në qeli librin e Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur-Lufta Nacionalçlirimtare”. ... por edhe një herë dëshira e dërgimit në misionet paqeruajtëse, do t’i shërbente dhe shuarjes së këtyre hezitmeve. fusha ushatarake në territorin e ish-Jugosllavisë kundër nazistëve gjermanë. Sot, thuashe në misione paqeruajtëse.
E veja Hoxha në qelinë e saj
Krishtlindje, vetëm bredha fallso
TIRANË — Do të festohen këtë herë pa bredhat tradicionalë Krishtlindjet dhe Viti i Ri në Shqipëri. “Asnjë pemë nuk duhet të pritet”, është vendimi i marrë nga 4 organe shtetërore: Komiteti i Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria e Pyjeve, Policia Financiare dhe Rendi Publik. Kështu pra shqiptarët do të kënaqen këtë vit duke zbukuruar me drita dhe lodra vetë bredhat plastikë.
“Arsyet e këtij vendimi administrativ — thotë Gazetës Shqiptare Ilir Vesho, specialist në Komitetin e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit — janë se çdo vit priten mbi 50 mijë drurë bredhi 25-vjeçarë — nga Tropoja, Shkodra, Erseka në Tepelenë — që u prenë për t’u eksportuar jashtë shtetit. Por format greke — me të cilat ishin lidhur kontratat e eksportit — i ktheynin bredhat. Ata u shitën më pas — në masë të vogël — në tregun shqiptar dhe pjesa e mbetur shkoj dëm duke u kalbur. ‘Ne duhet patjetër ta shtojmë sipërfaqen e mbjellur me këta lloj druri — vazhdon Vesho — tani bredhi zë vetëm 3 për qind të sipërfaqes pyjore’. Por një tjetër arsye e këtij vendimi radikal është dhe pamundësia — e Policisë Pyjore dhe organeve të tjera — për të vënë nën kontroll prerjet si dhe mungesa e eksperiencës për një administrim të mirë të pyjeve…
Ndahohen «tregtarë» pasaportash
TIRANË — (p. re). Ndalo-bën në Tiranë nga Policia dy shtetas që merreshin me tregti pasaportash të falsifikuara.
Të ndaluarit — Bujar Laza 27 vjeç dhe Dhori Çani 43 vjeç — janë që të dy me banim në Tiranë. Për Lazen dhe Çanin po vazhdojnë hetimet e mëtejshme. Dosja me materialet e tyre i është përcjellë tashmë Prokurorisë së Rrethit të Tiranës. Policia dëshiron gjithashtu për ekzistencën e një grupi të organizuar kontrabandistësh që merrem me falsifikimin e pasaportave të cilat janë bërë tashmë një burim fitimi. Kështu janë të shumta raste kur organet e kontrollit në pikat e ndryshme të kufirit kanë kapur shtetas me pasaporta ku ishte ndryshuar vetëm fotografia.
DJE NË SHQIPËRI
NË MINISTRINË E BUJQËSISË NDRYSHOHET ZËVENDËSMINISTRI — Do të jetë Myslym Osmani, Zëvendësministri i ri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Osmani — që zëvendëson në këtë detyrë Llazar Koran — ka punuar më parë si pedagog në Universitetin Bujqësor. Kora, emërohet Drejtor i Zyrës së Programimit Bujqësor pranë kësaj Ministrie. NE DURRËS PUBLIKOHE T NJE GAZETË E RE — Është e karakterit sportiv gazeta e re që del në qarkullim në Durrës. Ajo titullohet “Tribuna Sportive”. Doli për publikimin e saj, editorët ia dedikojnë futbollistëve të skuadrës “Teuta” të këtij qyteti, që tashmë është kurorëzuar kampione e vjeshtës. Gazeta “Tribuna Sportive” do të jetë e përjavshme. BASHKËPUNIMI I MEJTEJSHËM NË FUSHËN USHTARAKE MIDIS SHQIPËRISË DHE HUNGARISË — Vazhdimi i një bashkëpunimi të mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Hungarisë në fushën ushtarake u konfirmua edhe një herë në takimin e Safet Zhulalit, Ministër i Mbrojtjes dhe Peter Dobo, Gjeneral i ushtrisë hungareze. Dobo — i ardhur në krye të një delegacioni ushtarak — theksoi se specializimi i disa mjekëve dhe juristëve ushtarakë shqiptarë në Hungari bëjnë pjesë në programin e detajuar të bashkëpunimit. ORGANIZOHET NË KORÇË NJE MBREMJE ME BASTIN E FESTËS KOMBËTARE TË RUMANISË — Organizua në Korçë — nga shoqata e miqësisë Korçë-Bukuresht-Kostancë dhe nga shoqata e arumunëve — një mbrëmje tematike me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e kësaj ngjarje për popullin rumun, për gjuhën, letërsinë e kulturën rumune. Me këtë rast Ambasadori Rumun në Shqipëri shtroi një darkë.
Trupa ushtarake shqiptare anëtare në misionet e paqes
«Njerëzit do të bëhen më të ndërgjegjshëm për paqen»
TIRANË — (p. re). Për herë të parë pas shumë kohësh propozohet dalja e trupave ushtarake shqiptare jashtë kufijve të vendit të tyre.
Është vetë Presidenti Shqiptar Berisha, në një takim me Gjeneralin Link — drejtor në Komandën e Forcave Amerikane në Evropë — ka shprehur dëshirën e Shqipërisë për të marrë pjesë me një njësi të vogël ushtarake në misionet paqeruajtëse të OKB. Një aksion i tillë, sipas Berishës, mbart vlera morale duke i bërë — siç u shpreh ai — më të ndërgjegjshëm njerëzit dhe vendet për paqen. Njëherazi Berisha vlerësoi Misionin e Partneritetit për Paqe, si një tranzicion dinjitoz i Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Pak ditë më parë ai kishte reaguar ndaj mbylljes së portave të NATO-s për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, duke i cilësuar hezitimet e shfaqura ndaj pranimit të tyre si të padobishme. Ishte vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Warren Christopher, që e kish vlerësuar si të papraktikueshëm për momentin, hipotezën e zgjerimit të NATO-s me anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe Qendrore. Presidenti Shqiptar shprehu kështu bindjen se një formë më konkrete dhe e avancuar bashkëpunimi, siç është dërgimi i trupave në misionet paqeruajtëse, do t’i shërbente dhe shuarjes së këtyre hezitimeve. Dërgimi i njësive ushtarake jashtë kufijve shtetërorë është diçka mjaft e rrallë në historinë e Shqipërisë. Shembull unikal është një [fjalë e palexueshme] ushtarake e dërguar nga heroi legjendar i këtij vendi, Skënderbeu, në Jug të Gadishullit Apenin shumë shekuj më parë. Rast i dytë shënohet në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur disa njësi të Ushtrisë Shqiptare kryen veprime luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë kundër nazistëve gjermanë. Sot, thuajse të rritet pas rrëzimit të diktaturës komuniste, Shqipëria kërkon të shprehet simbolikisht çarjen e izolimit 45-vjeçar edhe në fushën ushtarake dhe integrimin me botën, nëpërmjet dërgimit të ushtarëve të saj në misione paqeruajtëse.
Burgosur për Albano dhe Romina
«Në vitin 1988 u akuzova se dëgjoja muzikë»
TIRANË — (Ed.L.). Edhe Albano me Rominën e kanë kaluar balbën në burgosur politik.
Historia e një të burgosuri politik — në të vërtetë për herë të parë për një vitin 1988, kur i arrestuar për dëgjimin e propagandës kur u pashte di popullor në Shqipëri, Ruzi Haxhi u dënua me akuza të ndryshme ... “Bota e çuditshme” për Rominën dhe të tjerët ... Albano ... Në kohën e muzikës së tyre, që të dëgjohej dhe jo vetëm të dëgjohej, por edhe të interpretohej ... Për herë të parë ... Në vitin 1988, ditë e komunizmit në Shqipëri, por që përsëri mbante një gjë ... Albano e Romina këndonin në Shkodër ... Këngëtari Albano dhe Romina Power. ... Ndërsa një të burgosur në Shqipëri, kur i pyesnin se përse dëgjonte muzikë, u përgjigjej se dëgjonte këngët e Albano dhe Romina Power. Kjo ishte një histori e çuditshme, menduar se për muzikën e tyre ... Albano e Romina ...
Këngëtarët Albano dhe Romina Power
NE BRENDSI
Roberto Baggio zgjidhet «futbollisti i vitit»
Njoftim i dhënë nga trajneri Sacchi
NE FAQEN E FUNDIT
Pyeten nxënës 14-19 vjeç
Cigare, kënaqësia sekrete
Mes të rinjve shumica e pynë fshehurazi
NE FAQEN 3
HUMNERE
Interpretimi psikologjik: Është një simbol shumë i vjetër i lidhur me thellësinë, misterin, mi frikën. Psikologjiki përfaqëson pavetëdijen të blesë oso të hyjë në një gremi: në të 10 t’i boto t’i jepen instiktove të pakontrolluara; të hershme, përkundrazi tregon këto shillën për të njohur realitetin e brendshëm të vetvetes.
Parashikimet: Është jo e favorshme: Falimentim, mungesë besnikërie, etj.
TË NDJEZSHIN
Interpretimi psikologjik: Tradicional dhe e kundërta nga poeti o do epoke, mashkull i ndezur si zjarr, bëhtë mo-nim. I ndezjes në pasionet dhe në gjumë shëh dëshirën për dashuri. Por mund edhe të simbolizojë ankthin e besimit.
Parashikimet: Të ndezësh një qiri: gëzime në pritje, sidomos të karakterit sentimental, të ndezësh një shkrepëse: avioni pa zhvillim në karrierë, të ndezësh një dakadan: rrjedhje e mashtrime.
UJE
Interpretimi psikologjik: Ftohtë për një simbol të rendësishëm, një simbol universal me nuanca të shumta. Imazhi i ujë është i lidhur me origjinën e jetës, me nënën, me lindjen. Të zhytosh në ujë të vakët dhe që të shpëreh dëshirën për t’u kthyer në përbërin e nën-
... lumturi, të plash ujë të nxehët: shëndet i paqëndrueshëm, mashtrime, gënjeshtra, ujë i turbullt: vështirësi sidomos profesionale, ujë që bë me shurrë: dyshime negative po blen mbi ne, ujë i valëvuar: situate e favorshme, ujë që po thahët: përmirësime të shpejta.
Çdo njeri kur flë ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çudit ur kuj zgjoheh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th., mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
TIRANA-MARKET BREETON:
1) Mobilje (dhoma gjumi, kuzhina, dhoma pritjeje, pajisje zyre)
2) Pajisje hidrosanitare
3) Artikuj kozmetikë
4) Elektronikë, antena satelit, televizorë, magnetofon
5) Lodër për fëmijë
ADRESA: RRUGA E DURRËSIT (ish-Shkolla e Parisit)