Në janar do të arrijë në Parlament
Anëtarët e komisionit tregojnë ecurinë e punimeve
ANDREA STEFANI TIRANË — Kushtetuta: ende një ëndërr e ndalur apo një projekt politik, më në fund i realizuar? Pas më tepër se një vit studimesh, bota e Ligjit të Ligjeve, këtë herë duket se është më e vërtetë se gati. Brenda janarit madje mund t’i dorëzohet Parlamentit. Në këto katër muaj e fundit, Komisioni i zgjedhuar me 42 anëtarë — përfaqësues të forcave politike në Parlament dhe jashtë tij, të sindikatave si dhe maqjt juristë — kanë mundur të ecin më shpejt në hartimin e projektit të ri. Kanë përfunduar kështu kapitujt mbi parimet e përgjithshme kushtetuese, mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, atë mbi Parlamentin, Presidentin dhe Qeverinë. Është në diskutim e sipër kapitulli mbi pushtetin gjyqësor dhe ai për pushtetin lokal. Gjithçka duket se ka ecur mes debateve, marrëveshjeve dhe mosmarrëveshjeve. Ndër problemet më të diskutuara kanë qenë ato lidhur me përcaktimin e natyrës së Republikës parlamentare, presidenciale apo diçka e ndërmjetme?), saktësimin e kompetencave Parlament — Qeveri — President dhe raportit mes tyre, sigurimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor si dhe i kompetencave të Gjykatës Kushtetuese. ”Debatet kanë qenë mjaft të gjata — pohon për Gazetën Shqiptare Zef Brozi në pozicionin e anëtarit të komisionit të Kushtetutës dhe deputetit të PD — por edhe të ashpra në pikëpamje teknike edhe politike. Por — shton ai — punët kanë ecur dhe aty ku s’është rënë dakort është vendosur t’i paraqiten Parlamentit dy versione”. Po sipas Brozit, ekzistojnë Parlamentit dhe versionet. Po sipas Brozit, ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me të drejtën e gjykatave të zakonshme për t’iu referuar Kushtetutës kur dispozita e ndonjë ligji mund të ketë përbajtje antikushtetuese. Ngrrurimi është se mos një e drejtë e tillë dhënë gjykatave të zakonshme, çënon kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Por njëherazi të diskutuara janë dhe kompetencat e kësaj të fundit. A do të ketë Gjykata Kushtetuese të drejtë të anulojë ligjet e Parlamentit si deri tani? Projekti synon t’i reduktojë këto kompetenca duke e shndërruar këtë Gjykatë në një organ këshillimor të Parlamentit dhe Presidentin. Ndërkohë një nga problemet më të prekura të kohëve të fundit është P.S. ka qenë ai i përcaktimit të natyrës së Republikës. ”Synimi ynë ka qenë që të shpërthehet në mënyrë eksplicite në Kushtetutë — i tha Gazetës Shqiptare Leonard Tuci, anëtar i Komisionit të Kushtetutës dhe deputet i PS — karakteri parlamentar i Republikës në Shqipëri, që në nuk u arrit”. Gjithsesi projekti, mungesa e cilit pritet para pesë muajsh e coi vendin në prag të një krize parlamentare, është në përfundim e sipër. Por gjatë kësaj kohe ka ndryshuar dhe raporti i forcave në Parlament. Pas largimeve të disa deputetëve, maxhoranca e udhëhequr nga PD, për të ruajtur 2/3 e votave të domosdoshme për miratimin e Kushtetutës, nuk mund të lejojë vetes asnjë mungesë në sallë. Dhe vetë projekti i Kushtetutës, duhet të kënaqë të gjithë ato grupe politike — përfshirë edhe minoritarët e PBDNJ — që bëjnë pjesë në këtë maxhorancë të kualifikuar. — Katër pika ndajnë ende partitë Ja katër pikat kryesore të Projekt-kushtetutës rreth të cilave ka debate: — Të vendoset apo jo në Kushtetutë përkufizimi i rendit politik në Shqipëri si ”Republikë Parlamentare”. — Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë të ketë kompetenca të anulojë ligje të nxjerra nga Parlamenti apo do të shndërrohet në një organ këshillimor më të dhe të Presidentit. Do këtë Gjykatë Kushtetuese apo Këshilli Kushtetues. — Ndarja e pushteteve: Kompetencat që do të ketë Parlamenti, Presidenti, Qeveria dhe raporti mes tyre. — Pavarësia e pushtetit gjyqësor: A do të kenë të drejtë gjykatat e zakonshme t’i referohen Kushtetutës kur dispozita e ndonjë ligji mund të ketë përmbajtje antikushtetuese. duhet të kënaqë të gjithë palët ato grupe politike — mazhorancë të kualifikuar. Ndërkohë nga problemet më të preokupuante për përfaqësuesit e “Synimi ynë ka qenë shtetiti ketë përmbajtje antikushtetuese. Publik dhe sot në qendër të polemikës me Partinë Republikane. Ju këmben gjakun që ’Shpresa’ është pronë e juaja. Por Partia Republikane pohon që shoqëria është formuar që në fillim në bazën e besimit 10%. Nëse nuk kërkoni që largonte krejtësisht”. Për nesër ju kemi më të vërtetë të drejtë, pse e keni firmosur marrëveshje me partinë, së cil... Po tani çfarë qëllimesh keni? “Unë shoqërinë nuk e lë. Për ta mbrojtur jam gati të bëj gjithçka: do t’i drejtohem edhe Gjykatës Ndërkombëtare”.
Një seancë e Parlamentit
Godo: «Akt piraterie»
CESHTJA «SHPRESA» — Shpërthen polemika mbi Agjencinë Detare të Durrësit. Historia përfundon në Gjyq
CESHTJA «SHPRESA»
Shpërthen polemika mbi Agjencinë Detare të Durrësit. Historia përfundon në Gjyq
Godo: «Akt piraterie»
«Këtu nuk ka asnjë skandal», shton ai. Por cilët janë pronarët e vërtetë të kësaj shoqërie që fiton 20 mijë dollarë në muaj?
CARLO BOLLINO
TIRANË — ”Por cili skandal? Ky është një akt piraterie”. Sabri Godo, kryetar kombëtar i Partisë Republikane, i përgjigjet sipërmarrësit italian Raffaele Niccoli, që e akuzon se ka tentuar të përvetësojë legalisht shoqërinë detare ”Shpresa”. Shpjegon pozicionin e tij dhe kalon në sulm: ”I jemi drejtuar Gjykatës — i tregon Gazetës Shqiptare — dhe tani në nga ortakët e Niccoli-t thotë se kërkon të mbyllë çështjen, por pretendojnë një përqindje mbi të ardhurat deri në dhjetor. Jo, as këtë unë nuk mund ta pranoj. Gjykatësit duhet të deklarojnë që ”Shpresa” është një njësi ekonomike e Partisë Republikane dhe mjaft...”.
Le të ndjekim radhën: ”Shpresa” është një shoqëri private, që sipas aktit të saj kushtetues, është në emrin e Niccoli-t, të një ortakut tjetër italian dhe tre ortakëve shqiptarë. Ç’hyn këtu Partia Republikane?
”Kjo shoqëri u kërkua dhe u themelua nga ne të Partisë Republikane. Ekziston madje edhe një marrëveshje në të cilin Niccoli e pohon këtë, duke pranuar një rrogë mujore 12.000 lekë, me cilësinë e varësisë, përveç një përqindje prej 10% mbi fitimin. Sot, paguaj, ai është vetëquajtur president i shoqërisë: është absurde”.
Por akti kushtetues mban datën shtator 1992, ndërsa marrëveshja midis shoqërisë dhe Partisë Republikane është e muajit të 1993: pse keni hyrë me kaq vonesë?
”E përsëris ne ishim pronarë qysh nga dita e parë. Por unë pata besim, nuk e besoja se do të jepeshin me shkrim gjëra të tilla. Një nga anëtarët e ”Shpresës” është një mik imi që prej 40 vjetësh. Kurrë s’do ta kisha besuar se do të më tradhëtonte. Po kisha besim dhe jam gabuar. Licencën duhet ta kishim marrë drejtpërdrejt në emrin tonë dhe jo t’ia kishim dhënë kësaj shoqërie të treme...”.
Sa fiton sot ”Shpresa”?
”Muajin e parë kemi arkëtuar rreth 2.000 dollarë. Sot arkëtojmë nganjëherë 15.000, nganjëherë 20.000 dollarë në muaj. Le të shpresojmë se do të vazhdojë kështu gjithmonë”.
Ligji mbi Partitë ju lejon që të lëvroni këtë veprimtari?
”Sigurisht, Ligji parashikon që partitë të kryejnë aktivitet ekonomik për vetëfinancim. Në gjithë këtë histori më vjen keq vetëm për një gjë: që dikush tenton ta transformojë këtë veprimtari private, në një çështje shterotore midis Shqipërisë dhe Italisë”.
Sabri Godo
Niccoli: «Firma është imja»
Do të ndërhyjë Gjyqi Ndërkombëtar?
Sipërmarrësi flet për një akord të çuditshëm
(c. bo.) — ”Shoqëria është e imja” dhe askush nuk mund të ma marrë dhe unë do t’i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare”. Me telefon nga Brindisi flet Raffaele Niccoli, i përzënë nga Shqipëria javën e kaluar për motive të Rendit
Ju këmbëngulni besimit dhe në realitet ishte një njësi ekonomike e partisë...
”Shoqëria është e imja dhe e ortakëve të mi. Në fillim Sabri Godo tha që do të vendoste dy ortakë besnikë të tij dhe që do të tërhiqeshin kuotat e tyre, që ishin 50%. Pastaj kur filluam të fitojmë mijëra dollarë në muaj ai kërkoi që përqindja e tij të rritej në 90%. Në fund kërkoi të më largonte krejtësisht”.
Por nëse ju keni të vërtetë të drejtë, pse e keni firmosur marrëveshjen me partinë, së cilës i dorëzohen pjesa më e madhe e të ardhurave, duke pranuar madje edhe dy rrogë si vartës?
”Sepse pronari i anijeve ka ushtruar një presion të madh: për këtë herë anijet janë bllokuar, nuk i lejonin të hynin në Portin e Durrësit dhe një anije e ndaluar sjell dëme ekonomike tepër të mëdha...”. drejtohem edhe Gjykatës Ndërkombëtare”.
Gjak mbi dollarët vritet një kambist
Masakrohet nga tre vrasës. Episodi i dytë
TIRANË — Frikë dhe tension mes kambistëve privatë të kryeqytetit. Por shkaku nuk është vetëm një njoftim sortal i dyshimtë — siç thonë të tre — pikërisht në mu...
Në e Bankës së Shqipërisë, në një nga vendi ku doli me metra nga vendi ku tjetër bursë e lirë e dollarit. Ban Jata, 32 vjeç — i goditur për vdekje me armë zjarri — bëhet viktima e dytë mes kambistëve privatë vetëm në harkun e tre muajve të fundit. Në mëngjesin e 13 shtatorit dy punonjës të Bankës së Madhe Kombëtare të Kryeqytetit, kishin zbuluar të ... Kambisti ... disa simet e ... është paraqitur prokurorisë ... kambisti ...
... Jata, nga tre persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18, ndërsa viktima dhe i vëllai po hynin në Pallatin 160 të rrugës së “Kavajës” në Tiranë. Ende nuk janë bërë të njohura prej autoriteteve shpjegimet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që mjaft kambistë — kolegë të viktimës Jata — shpjegojnë për Gazetën Shqiptare se motivi i krimit ka qenë grabitja e tij, gjë të cilët keqbërësit nuk kanë mundur ta realizojnë.
Tashmë jemi mjaft të ekspozuar ndaj veprimeve të krabitëve profesionistë — shpjegojnë mjaft prej tyre — të cilët shpeshherë vijnë e u bëjnë ... Në rasti i katërt i ... në Tiranë, ku ... Kambistëve të Tiranës janë ... Ndësa ... të ... të ... duke ndihmuar ... grabitësit ...
Skautët në mbrojtje të Bosnjes
TIRANË — (p.r.e.). “T’i themi ndal ndaj luftës në Bosnjë-Hercegovinë”, është thirrja që vjen nga Shoqata “Bosnja skaut Albania”.
Janë më miliona skautistë në të gjithë Europën të cilët i kërkojnë masmedias që sot — me datë 18 dhjetor — të ngrejë zërin kundër varrjes e tragjedive që po përjeton këto ditë Bosnja dhe Hercegovina. Është ky një apel për të ndaluar mizoritë e kësaj lufte që po bren sot Europën në këtë fundshekulli. “Violenca kundër njerëzimit dhe dinjitetit njerëzor vazhdon pa asnjë ulje — thuhet në thirrjen e skautistëve shqiptarë — le të marrim ne përgjegjësinë për të ndihmuar të rinjtë që të shprehin fuqinë e shpirtit të tyre kundër akteve barbare të luftës”.
Trafik vizash
Në ambasadë me pasaporta fallso
TIRANË — Gjashtë qytetarë shqiptarë janë kapur nga Policia brenda në Ambasadën Italiane me pasaporta fallso.
Pesë burra dhe një grua — të gjithë nga Fieri — kishin kërkuar vizë hyrjeje për në Itali.
Pesë pasaporta kishin fletë dhe fotografi të zëvendësuara. Ndërsa pasaporta e gjashtë ishte në emër të një shqiptari që aktualisht ndodhet në Itali me lejen e soxhornos të rregullt. Për ta falsifikuar i ishte ndërruar fotografia. Hetimet vazhdojnë dhe ende nuk dihet nëse për qytetarët shqiptarë do të merret ndonjë masë.
Kthehen tanket në Sheshin Skënderbej
TIRANË — Në sheshin “Skënderbej” janë rikthyer tanket.
“Sambashët” e malit të reparatit 326 janë rikthyer të mbrojnë Pallatin e Kulturës, duke shtyrë me mburoja dhe me shkopat e gomës të rinjtë demokratë. Ndodhi kështu tre vjet më parë dhe skena u përsërit të enjten në mëngjes. Këtë herë, natyrisht, ishte vetëm një trillim, edhe pse tanket (në foto) dhe kostumet e policëve janë të vërteta. Të gjithë atë, për të realizuar historinë e Shqipërisë përpara kamerave të regjisorit Gianni Amelio.
DJE NË SHQIPËRI
PARLAMENTI RATIFIKON MARREVESHJEN MIDIS MINISTRISË SË MBROJTJES SË SHQIPËRISË DHE DEPARTAMENTIT TË MBROJTJES TË SHBA — U miratua nga parlamenti projektligji për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. Ky memorandum ishte nënshkruar më parë në Washington më 8 tetor dhe më pas në Tiranë më 14 tetor 1993. Ai parashikon një marrëveshje dhe bashkëpunim të gjerë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë midis dy shteteve.
FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË TIRANË I DHUROHET NJË BIBLIOTEKË ME LIBRA MJEKËSORE FRANCEZE — Është një bibliotekë me libra mjekësore francezë ajo që iu dhurua Fakultetit të Mjekësisë nga Qeveria Franceze. Kjo bibliotekë është e treta që Franca i dhuron Shqipërisë.
PERMIRESOHET AKTIVITETI I TURIZMIT NË GJIROKASTER — Po zgjerohet dhe përmirësohet aktiviteti i degëve të Albturizmit në Gjirokastër. Është 60 për qind e fitimeve të realizuara nga këto degë, që sipas ligjit mbi ndërmarrjet, është përdorur për investime në aktivitetin e tyre për të përmirësuar dhe rritur nivelin cilësor të shërbimit. Fitimi i realizuar deri tani ka arritur shumën prej 4 milion lekësh.
DY FIRMA GJERMANE JAPIN 10 MIJE MARKA PER SHQIPERINE — Janë 10 mijë marka që dy firma gjermane i kanë dhënë për të ndihmuar Shqipërinë. Tran-sver Service dhe Titzatrans — dy shoqëritë që veprojnë në fushën e spedicionit — e dorëzuan këtë shumë pranë “Bashkësisë së Grumbullimit të Ndihmave për Shqipërinë”. Me këtë shumë do të blihet një mikroskop operimi për repartin e otorinolaringologjisë në spitalin e fëmijëve në Tiranë.
Për Gianni Amelio recitohet historia e Shqipërisë
NE BRENDESI
Shtatë vende europiane njohin Maqedoninë
Protesta të ashpra të Greqisë
NE FAQEN 2
Ndeshjet më të forta bëhen në Krujë, Laç e Lezhë
Nuk skualifikohet asnjë futbolist
NE FAQEN 3
N J O F T I M
Ndërmarrja e Shërbimeve të Transportit Ajror ALBATRANSPORT, njofton përfundimin e fazës së parë të Garës së Rikonstruksionit e Modernizimit të Aeroportit të Rinasit. Me propozimin e Ministrisë së Transporteve dhe Komunikacioneve, Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 581 datë 6.12.1993 vendosi miratimin e Vendimit të kësaj Ministrie për ofertën SIEMENS AG si ofertë fituese në Garë.