Do të ketë tabela dhe sisteme elektronike votimi
Një milion $ për kompjuterizim
TIRANE — (An. St.) — Janë milion dollarë ato që do të shkaktojnë ndryshime rrënjësore në sallën e Parlamentit Shqiptar.
Numuri i deputetëve, i grupeve dhe komisioneve do të jetë po ai, por veprimtaria e tyre: debatet, deklaratat dhe kundërdeklaratat, votat, mocionet dhe interpelancat do të zhvillohen në një vëzhgim e saktë dhe të paanshëm të kompjuterave. Është Uran Butka, Kryetar i Komisionit të Përhershëm të Kulturës dhe Mass-Medias të Kuvendit Popullor që pohon për Gazetën Shqiptare fillimin e këtij revolucioni teknik në godinën e Parlamentit: “Është një program ndihme i Kongresit Amerikan — thotë ai — që do të përfshijë automatizimin dhe kompjuterizimin e sallës kryesore, pasurimin e bibliotekës, vendosjen e një shtypshkronje për botimet e Parlamentit si dhe kualifikimin e stafit të Kuvendit dhe parlamentarëve”.
Ka kohë që procedurat e punës së Parlamentit, kanë qenë në kontradiktë me teknikën e trashëguar ose më saktë me mungesën e saj, madje deri në atë shkallë, sa është bërë dhe burim debatesh e përplasjesh që, edhe pa këtë janë të shumta, si në çdo parlament tjetër të botës. Sistemi fonik është aq primitiv sa — thuajse në çdo seancë — drejtues dhe deputetë, janë të detyruar ta “zgjogjnë” me thirrjen tashmë të famshme: teknik[a?]. Akoma më e papërmbajtshme është gjendja e kartonave shumëngjyrësh që deputetët detyrohen t’i mbajnë të ngritura lart deri sa të numërohen nga punonjësit e sekretarisë që vëjnë e vijnë nëpër sallë. Jo pak telashet dhe fërkime, ka shkaktuar dhe mungesa e teknikës për të matur minutazhin e diskutimeve. Mund të thuhet se në aeropagun e lashtë grek — ku si masë për gjatësinë e diskutimeve, shërbente koha e zbrazjes së një poçke me ujë dhe me një rubinet në fund të saj — ky problem ishte zgjidhur më mirë.
Por me sa duket këtyre vështirësive po i vjen fundi. Është në mbërritje e sipër dhe do të montohet së shpejti një sistem i ri elektronik. Çdo deputet do të ketë të montuar në tavolinën qendrore e votimit dhe mikrofonin. Përveç sallës edhe mjediset e tjera të ndërtesës do të pajisen me autoparlante. Dy tabela të mëdha elektronike do të pasqyrojnë punën e Parlamentit: pjesëmarrjen e deputetëve, votimin për çdo nen dhe në tërësi, emërtimin e ligjit që diskutohet, plotesimet, amendamentet, minutazhet e diskutimeve si dhe tematikën e javës dhe të muajit. E tërë kjo teknikë do të drejtohet nga një specialist që do të zëvendësojë sekretarët e tanishëm.
Realizimi i këtij projekti ka filluar me Bibliotekën e Parlamentit. Janë 300 libra të karakterit enciklopedik e biblioteke nga Biblioteka e Kongresit Amerikan — përmbajtja dhe skedimi i të cilave është kompjuterizuar, duke i krijuar mundësi çdo deputeti vjeljen e një informacioni të shpejtë e të saktë. Ndërkohë është përcj[?]uar tipi i makin[a?]ve dhe vendi ku do të montohet shtypshkronja e Parlamentit. Ajo do të botojë Fleto[r]en Zyrtare, bisedimet dhe gjithë literaturën parlamentare. Në nëntë specialistë amerikanë — i ardhur para pak ditësh — ka kontaktuar me përfaqësues firmash të huaja dhe vendas për blerjen dhe montimin e tërë kësaj teknike. Me përfundimin e këtij projekti — në fundin e verës së ardhshme — sal[a?]
batesh e përplasjes — thuajse në çdo seancë — dërues të famshme: teknika. Akoma më e papranueshme është procedura e votimit. Ajo bëhet me anë të përplasjes së duarve. Sistemi fonik është aq i papërpunuar sa, aq primitiv sa — thuajse në çdo seancë — dërues votimit. Ajo bëhet me anë të ...
Selia e Parlamentit
Agjencia «Swissair» grabitët me armë
TIRANE — (Ed. La.) — Shfaqen edhe në qendër të Tiranës grabitësit e armatosur.
Të premten, rreth orës 13, tre grabitës kanë detyruar 13 persona që gjendeshin në zyrat e agjencisë ajrore ”Swissair”, që të heshtin tek rrëmbenin një shumë të konsiderueshme të hollash. Organet e Rendit janë njoftuar nga personeli vetëm pak sekonda pasi është kryer grabitja dhe tashmë ende po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Sipas drejtuesve të agjencisë për shumat e vjedhura është herët për t’u dhënë përfundimi, pasi më parë duhet llogaritur bilanci. Në momentin e grabitjes, përveç tre punonjësve të personelit, ndodheshin edhe 10 klientë. Sipas denoncimeve të para, grabitësit — rreth 20-25 vjeçarë — kanë hyrë pa maska në zyrat e agjencisë dhe kanë rrëmbyer vetëm sasinë e të hollave që kanë qenë të zbuluara. Ndoshta qenë jo-profesionistë e tyre ka shpëtuar agjencinë në fjalë edhe nga grabitja e shumave të kasafortave, sepse çelsat e tyre kanë qenë mbi tavolinë. Për shkak të hetimeve të rezervuara, ende nuk është bërë e ditur nëse autorët janë identifikuar si dhe hollësi të tjera. Zyrat e ”Swissair” ndodhen disa metra larg Muzeut Historik Kombëtar në qendër të kryeqytetit dhe kjo ngjosh ta kishte detyruar drejtuesit e saj që të mos përdorin masa speciale përdornin masa speciale ruajtje. Pas grabitjes së fundit, “Swissair” menjëherë ka hyrë në tratativa, duke kërkuar shërbimin e Policisë Private.
Parma dhe Inter nuk i rezistojnë ritmit të Milanit
Fitojnë Sampdoria e Juventus
Rezultatet e tjera të serisë A Rezultatet e Kupës së Shqipërisë Kalendari i Botërorit të vitit 1994 (në faq. 5)
Nga bota
IRAN: 18 TË VDEKUR 32 TË PLAGOSUR NË FESTËN E MARTESËS — Gjatë një feste martesore, tavani i një ndërtesë u shemb duke vrarë 18 persona e plagosur 32, afër Saghez, në Kurdistanin iranian. Asnjë nga 50 personat që merrnin pjesë në festë nuk doli i pacenuar nga katastrofa. SHBA: DHUNA TRONDIT SIGURINË E AMERIKËS — Me tre vrasje në natën midis të shtunës e të dielës u ngritën në 454 totali i vdekjeve me vrasje gjatë 1993 në Washington, që kalon kështu në 451 dekret më dhunë të vitit të kaluar dhe shënon Washingtonin si kryeqyteti amerikan i dhunës përveç se politikës. GJERMANI: TENTOJNË EKZEKUTIMIN NË KLASË, “ISHTE NJË SHAKA” — Për të rritur klasës që mbeti e habitur dhe nuk reagoi, tre djem të moshës ndërmjet 18 e 15 vjeç tentuan, në mënyrë të qartë, të ekzekutonin në klasë një shokun e tyre me të vogël: episodi ndodhi në një shkollë në Saarbrucken, në Gjermaninë jug-perëndimore në kufirin me Francën. Personazhi qendror i çështjes, një pesëmbëdhjetë vjeçar, që deri sot nuk ishte kapur akoma. FRANCE: KRIZE EDHE PER “GALERIES LAFAYETTE” — Kahe e njohura “Galeries Lafayette” e Parisit, më e madhja në Francë, me disa magazina në të gjithë vendin, e bukës së bashku me Harrods e Londrës e Macy’s e Nju Jorkut, janë mbërthyer krizës që ka mbytur tregtinë në mbarë Perëndimin.
Audiokasetat falso po pushtojnë tregun
Falimentojnë producentë legalë
TIRANË — (An. St.) — Konstatohen viktimat e para të një aktiviteti të paligjshëm.
Janë firma “Albusvenier” dhe ndërmarrja diskografike “Adelina P”, tashmë të dënuara të falimentojnë përballë konkurrencës shkatërruese të kasetave të falsifikuara. “Tashmë ‘Adelina P’ nuk ekziston më si aktivitet — pohon me trishtim për Gazetën Shqiptare pronari i saj — sepse sapo kam dorëzuar dokumentacionin në Gjykatë dhe në Zyrën e Tatimeve të Rrethit numër 1”. Firma në fjalë së bashku me Radio Televizionin Shqiptar, u bë pionieret e prodhimit të audiokasetave me këngë shqiptare. Por që në hap pas hapi kasetat e tyre — të prodhuara sipas standardeve ndërkombëtare — filluan të kopjohen në mënyrë jo profesionale nga mjaft prodhues të paligjshëm dhe të shiten në tërë vendin me çmime më të ulta. Shqetësimi iu bë prezent organeve të Policisë Financiare, por, çuditërisht — sipas pronarit Peshkëpia — rreth katër muaj pasi ajo kreu kontrollet e para, tregtimi i kasetave falso është shumëfishuar. I pa shqetësuar nga setet e audiokasetave falso është shumica e shqiptarëve. I pashqetësuar nga gjendja e krijuar është edhe një një, duke guxuar falimentimin e tyre. Kjo për “Albusvenier” do të thotë 5.000 kaseta të pashitura me një vlerë rreth 10.000 dollarë.
DJE NË SHQIPËRI
FURTUNA KA NDERPRERE LEVIZJET E TRA-GETEVE TE LINJES FIERZE-KOMAN — Janë bllokuar të dy tragetet që bëjnë transportin e pasagjerëve dhe të mjeteve nga Fierzë në Koman. Furtuna e madhe që përfshiu këtë zonë e bëri të pamundur lëvizjen e tyre. Lidhjet e transportit janë ndërprerë gjithashtu edhe në fshatrat e bregut të Drinit, ku janë shkaktuar përmbytje të mëdha të tokës bujqësore. NE LEZHE PESHKU REZIKON TE ZHDUKET NGA GJUETIA ME DINAMIT — Gjuetia me dinamit ka vënë në rrezik zhdukjen e peshkut në bregdetin e Shëngjinit dhe lagunat përreth. Janë të shumta sinjalizimet që flasin për këtë gjueti të paligjshme, por deri tani është vënë në rrezik edhe peshku në lagunë. Organet e Policisë po vazhdojnë hetimet të mëtejshme. Për të evituar raste të tjera është caktuar një patrullë policie që kontrollon bregdetin. NE KORÇE DO TE NDERTOHEN 10 DYQANE PER TREGTIMIN E MISHT — Do të jenë 10 dyqane të reja për tregtimin e mishit që do të ndërtohen në qytetin e Korçës. Zgjerimi i rrjetit të shitjes dhe mungesa e kushteve të duhura higjeno-sanitare në pikat aktuale ishte dhe arsyeja kryesore e këtij vendimi të marrë nga Bashkia. PERKUJTOHET NE SHKODER VEPRIMTARIA E ARTISTIT TE POPULLIT ANDREA SKANJËTI — U organizua në Shkodër një veprimtari në nderim të artistit të Popullit Andrea Skanjeti. Skanjeti — është një nga figurat më të rëndësishme të artit shkodran — ka vënë në skenë 19 vepra dramatike.
Akrobaci nga frika e Policisë
Shpëton nga vdekja, por jo nga Burgu
EDMOND LAÇI. TIRANE — Ndoshta është sakrifica më e pabesueshme ajo që ka ndodhur javën e kaluar në Tiranë. Një televizor bardhezi ka hedhur një njeri nga kati i tretë, në një prej pallateve pranë Rrugës “Myslym Shyri” të kryeqytetit. Asnjeri nuk ka përfunduar pas kësaj, akrobacisë të rrëzohesh vetvetiu me një krisje në këmbë, por edhe me dëmtimin në Burgun e Tiranës, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Tiranës. Ka mjaftuar vetëm një telefonatë e makinës e Policisë t’i afrohet shtëpisë ku po tentohej vjedhja e televizorit. Grabitet, si-akrobat që ka shikuar skenën nga dritarja, ka përcjellë hedhjen nga kati i tretë. Dhe me të vërtetë ka shpëtuar. Por vetëm jetën, sepse këmbën s’e ka lëvruar t’i shpëtojë edhe punonjësve të Policisë, të cilët e kanë shoqëruar edhe në spital; mjekët kanë siguruar se hedhja spektakolare ishte shkaktuar vetëm nga një krisje në këmbë. Pastaj “mbreti i artit” është shoqëruar në Burgun e Tiranës, duke u akuzuar “për vjedhje të pasurisë së tjetrit”.
Sport
Futbollistët Attilio Lombardo, Ruud Gullit dhe Alberigo Evani (nga e majta në të djathtë) përfahen pas golit
NE BRENDSI
Yllka Mujo kthehet pas dy vjetësh nga emigrimi «Arti në gjuhën tende» Se shpejti në skenën e Teatrit NE FAQEN 2. Tridhjetë krijime në Festivalin e vitit 1993 Kësaj here këngët e vitit në Pallatine Kongreseve NE FAQEN 2