22/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 dhjetor 1993

Shqipëri, 70 mijë të pastrehë ende e largët «parajsa» shtëpi

Një dhomë e gjysëm mesatarja e një apartamenti Emergjent strehimi për 10 mijë familje që jetojnë në banesat e ish-pronarëve dhe 5 mijë ish-të persekutuarve. Priten disa milion dollarë nga Banka Botërore Një dhomë e gjysëm mesatarja e një apartamenti Shqipëri, 70 mijë të pastrehë ende e largët «parajsa» shtëpi Emergjent strehimi për 10 mijë familje që jetojnë në banesat e ish-pronarëve dhe 5 mijë ish-të persekutuarve. Priten disa milion dollarë nga Banka Botërore ARMAND MERO TIRANE — Vazhdon të jetë shqetësuese gjendja e strehimit në Shqipëri. Janë 70 mijë familje në të gjithë vendin që aktualisht janë pa strehë. Zhvillimet sociale të këtyre dy viteve të fundit keqësuan akoma më tepër një gjendje tejet të rënduar të trashëguar nga regjimi. Ndërsa ritmet e ndërtimit vazhdojnë të jenë mjaft të ulta për të përballuar kërkesat gjithnjë në rritje. Janë vetëm 12 mijë apartamente të ndërtuara gjatë këtij viti, ose më mirë janë përfunduar një pjesë e atyre të nisura tre vjet më parë. Viti 1990 shënoi një ndërprerje të përgjithshme të punimeve për ngritjen e banesave. Rritja e menjëhershme e çmimeve të lëndës së parë si dhe bllokimi i prodhimit të tyre për shkak të kostove të larta, ishin shkaqet kryesore të kësaj ndërprerjeje. U deshën rreth 2 vjet që ky aktivitet të rifillonte në një gjendje akoma më të rënduar. Transferimet dhe migrimi i brendshëm i popullsisë ka çuar në rritjen e kërkesave për banim. Tani kjo kategori përbën rreth 80 për qind të të pastrehëve ose 55 mijë familje. Këtyre u shtohet dhe një numër prej 5 mijë familjesh nga kontigjenti i ish-të përndjekurve. Ndërkohë kthimi i shtëpive ish-pronarëve, ka lindur problemin e strehimit brenda vitit 1995 edhe për 10 mijë familje të tjera. Fillimi i procesit të privatizimit hodhi poshtë nga njëra anë mijëra kërkesa të paraqitura për zgjerim, në një kohë kur mesatarja e dhomave për një apartament është vetëm një dhomë e gjysëm. Këto kërkesa janë pasojë e vetë strukturës së ndërtimit të apartamenteve, ku sistemi 3 dhomë e një kuzhinë zë vetëm 4,5 për qind të apartamenteve në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, privatizimi u pa si një mënyrë për të krijuar tregun e shtëpive, që do të bënte të mundur edhe shkëmbimet. Ligji që rregullon këtë proces, parashikon ndalimin e privatizimit për familjet që kanë 2 dhoma tepër. Në të gjithë vendin deri tani janë privatizuar megjithatë 86 për qind e apartamenteve. ”Pjesa e mbetur — i thotë Gazetës Shqiptare Antoneta Fano, specialiste në Drejtorinë e Banesave pranë Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit — janë ish-të përndjekur që e marrin banesën falas, familjet tepër të varfra që nuk mund të bëjnë pagesën dhe një pjesë që janë në proces gjyqësor”. Disa fonde të akorduara kohët e fundit dhe rifillimi i punimeve në banesat e lena përgjysmë, janë shpresat e një zgjidhjeje të këtij problemi. ”Jemi në pritje të një kredie prej 15 milion dollarësh — thotë Fano — që shpresohet të lëvrohet nga Banka Botërore”. Por një investim prej 12 milion dollarësh do të bëjë dhe Instituti i Sigurimeve. ”Ne e kemi gati projektin — i thotë Gazetës Shqiptare Qemal Dashi, Drejtor i Përgjithshëm i INSIG — do të ndërtojmë një kompleks prej 500 apartamentesh”. Ndërkohë janë ofruar për ndërtime apartamentesh edhe firma të huaja dhe shqiptare. Por problemi i pronësisë së truallit është bërë pengesë serioze. Ndërsa ndërtimet e banesave të të bëra nga vetë personat privatë nuk mund të përbëjnë një zgjidhje të konsiderueshme të këtij problemi.

Koçi zbulon misteret

Në Siri vëllezërit e tjerë janë të akuzuar nga Drejtësia Koçi zbulon misteret «Fushata elektorale ishte një blof» EDMOND LAÇI TIRANE — ”Fushata elektorale ka qenë një blof. Nëse vëllai im ka premtuar për era fabrica buke, ka qenë ‘yer’”. Fatmir Koçi, i njohur si njëri prej kapitalistëve të parë dhe më të pasur në Shqipëri, tashmë flet me pranga në duar. Akuzohet për veprën penale ”të mashtrimit, të kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që kjo akuzë — sipas tij — nuk ka të bëjë me të, por me dy vëllezërit e tij të tjerë. Sidokqoftë pranon të flasë, të tregojë se ku janë fshehur vëllezërit e tij jashtë shtetit, por edhe t’i akuzojë ata: ”Nuk kam qenë unë mashtruesi, të gjitha dëshmitë flasin kundra vëllezërve të mi dhe jo kundra meje”, shpjegon ai për Gazetën Shqiptare. Por ndaj Fatmir Koçit tashmë Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorit për padinë civile, e cila e detyron atë me një shifër rreth 400 mijë dollarë, ndërkohë që janë thirrur si dëshmitarë mbi 300 të mashtruar. ”Procesi kundër meje — i filluar më 13 dhjetor — nuk ka paraqitur ende asnjë akuzë direkte. Madje vëllai im nuk është i firmës ‘Koçi’, siç interpretohet, por i firmës ‘Mondial’, me licencë e personel të veçantë. Dëshmitarët që tashmë i kërkojnë paratë e unë, kanë lidhur kontratë me vëllezërit tim”. A ekziston ende aktiviteti juaj tregtar dhe a do të jeni në gjendje — nëse vendos Gjykata — t’i ktheni shumat që lexohet në akuzë? ”Aktivitetin tashmë e kam mbyllur, sidoqoftë pasuria ime personale i mbulon shumat që kërkohen. Edhe pse 400 mijë dollarësh, në fakt, është plotësuar me interesat prej 220 për qind”. Për shumë njerëz në Shqipëri ka qenë mister pasurimi tuaj i menjëhershëm, madje të gjithë mendojnë se ajo ka qenë pronë e tre vëllezërve dhe jo siç thoni ju tani? ”Unë e kam hapur firmën time — ‘Fatmir Koçi’ — në maj të vitit 1991, kur sapo fillova edhe të merrem me aktivitet tregtar. Vetëm dy muaj pas meje vëllai im hapi firmën e tij ‘Mondial’. Personalisht e kam nisur me 40 mijë lekë aktivitetin, duke kujtuar se në atë kohë fitohej shpejt dhe shumë. Ndërsa historia e trashëgimisë ka të bëjë me kërkesë timen që pata bërë nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të Gjenevës. Kur kërkoja njerëzit e mi në Turqi. Në të vërtetë njerëzit që dolën atë me mbiemrin tim, nuk kishin fare lidhje familjare me mua, por ata në shenjë mirësie më dhuruan 35 mijë dollarë. Kaq ishte e gjitha”. Burgi i Tiranës Shqiptare, madje edhe është shpallur kërkimi për to. A dini gjë se ku ndodhen aktualisht? Me sa di unë ata ndodhen në Siri, por asnjëherë nuk kam pasur kontakte me ta”. A mendoni se fushata elektorale e bërë nga vëllai juaj — Shkëlqimi — për zgjedhjet e 22 marsit, është bërë me para të rrëmbyera prej atyre që sot janë viktima të mashtrimit apo edhe dëshmitarë? ”Unë kam qenë jashtë shtetit në atë kohë, por di që ai ka bërë një fushatë elektorale. Nëse me të vërtetë është premtuar për ura e fabrika buke, është gënjeshtër, sepse vëllai im s’kishte me çfarë t’i realizonte ato. Ndoshta ai ka menduar që — pas fitores — premtimet t’i bënte realitet nëpërmjet investimeve të shtetit, por kurrsesi të tijat. Nuk ka person privat në Shqipëri që të realizojë kësi gjërash që kërkojnë investime kolosale”. C’njenië faj ndjenjë ju për vëllezërit tuaj? ”Ata duhet të përgjigjen vetë për gjithçka kanë bërë. Pas këtyre unë ndjej se s’kam më vëllezër”. Burgu i Tiranës

Investitorët në konflikt me 170 familje migrantësh

Lezhë, banorë nga Veriu zaptojnë fermën LEZHË — (p. re.) - Vazhdon zbritja e banorëve të Veriut në zona më fushore. Veçse këtë herë 170 familjet nga Puka e Tropoja, kanë okupuar një tokë që — në fakt — i ishte dhënë më parë shoqërisë së përbashkët italo-shqiptare, “Alb-Italia”. Denoncimin e ka bërë përfaqësuesi i palës italiane, Michele Tartaglia, i cili i është drejtuar për këtë edhe personaliteteve më të larta shtetërore. “Familjet e ardhura tashmë kanë filluar të ndërtojnë banesat e tyre të paligjshme — shkruan Tartaglia — madje ata kaq cenojnë punëtorët tanë që punojnë tokat se po vazhduan punën do t’u hedhin traktorët në erë”. Sipërfaqja e tokës dhënë në përdorim ndërmarrjes është rreth 450 hektarë dhe ndodhet pranë fshatrave Ishull Lezhë dhe Tale. Gjatë kësaj periudhe ndërmarrja “Alb-Italia” kishte parashikuar që të mbillte kulturat dimërore. Por drejtuesit e ndërmarrjes së përbashkët nuk janë ankuar vetëm për zënien e tokave. “Natën — vazhdon sipërmarrësi Tartaglia — ata ka ardhur dhe kanë shkatërruar farën të cilën ne e kishim sjellë nga Amerika e Veriut për mbjellë”. Lind kështu një formë e re konflikti mbi pronat. Deri më sot pengesë për investitorët e huaj ishin bërë pronarët e vërtetë të trojeve, ndërsa tani denoncohet fenomeni i migrimit të brendshëm të popullsisë, i cili — sipas kësaj letre — ka shkaktuar mosmarrëveshje të një natyre edhe më të ashpër. Problemi i migrimit të brendshëm lind pas abrogimit të ligjit të vjetër komunist që kufizonte lëvizjen e lirë të individëve. Personazhe më të afërt të këtij fenomeni janë janaristët banorët zonave të Veriut, me një prapambetje të theksuar ekonomike si dhe me mungesë tokash. Por ky migrim, duket dashur të realizojë një të drejtë të mohuar për dekada, ka shkaktuar një konflikt të ri dhe ende të pazgjidhur.

Për «Ferrin e Beratit» 140 mijë $

Solidaritet BERAT — (p.re.) Kthehet vendbanim i handikapatëve. Një projekt rikonstruksioni do të ndryshojë mjediset e shtëpisë së handikapatëve në Berat. Ishte gjendja e mjeruar e këtyre mjediseve të banuara nga krijesa pa aq të mjerruara, që tronditi para pak kohësh edhe opinionin ndërkombëtar, duke shkaktuar edhe ardhjen e dukeshës britanike Sara Ferguson në Shqipëri. Tashmë rreth dy muaj më pas, janë 140 mijë dollarë që do të investohen ndryshe në shtëpi, me një vogël të atij që u cilësua si “Ferri i Beratit”. Gjithçka, kuzhina, mjediset sanitare, sistemimi i ngrohjes do të ndryshojnë. Fondi është grumbulluar nga shoqata ndërkombëtare e Kryqit dhe Gjysmëhënës së Kuqe si dhe organizata angleze “Ushqeni fëmijët”.

Shpëtohet në Bari jeta e një gruaje

Durrës, ndërhyn misioni fetar TIRANË — (An.St.) Solidariteti sfidon vdekjen. Regjistrohet kështu edhe një rast tjetër i humanizmit në shërbim të jetës së njeriut. Këtë herë është misioni “Madre Tereza” me qendër në Durrës, ai të cilit qytetarja Jerina Tartari — po nga ky qytet — i është mirënjohëse për vazhdimësinë normale të jetës së saj. Është kjo ndihmë humanitare që i ka vënë të bashkëpunojnë në shpëtim të jetës së një pacienti të përbashkët, dy spitale të ndarë me kilometra det, njëri i ndodhur në Tiranë dhe tjetri në Bari të Italisë. Me një formë të rëndë të meningjitit dhe infeksion të venave të trurit në gradë të fundit, 40-vjeçarja Tartari qëndroi në gjendje kome për rreth 26 ditë, në sallën e reanimacionit të Spitalit numër 4 në Tiranë. Kujdesi i personelit të pavijonit, bëri të mundur nxjerrjen e pacientes nga koma. “Megjithatë, përmirësimi i mëtejshëm dhe garancia e një jete së saj — pohon përgjegjësi Shqiptare Bujar Beragama, shef i këtij pavijoni — vare shin nga hidromasazhet dhe ushtrimet neuopsiqike që nuk realizohen dot në Shqipëri”. Ishte misionarja Clara Belocchi ajo që ndërmjetësoi, duke bërë të mundur dërgimin e pacientes në një klinikë të Barit të Italisë, duke garantuar njëherazi dhe shpenzimet jo të pakta të udhëtimit. Tashmë — vetëm pas disa ditë kurimi në Bari — pacientja ndodhet jashtë çdo rreziku.

Varreza për «kufomat» e hekurta

Në Tiranë, iniciativë e veçantë e një sipërmarrësi nga Italia Varreza për «kufomat» e hekurta Aprovohet sheshi për grumbullimin e makinave të vjetra TIRANË — (Ar.Me.) Së shpejti edhe makinat do të prehen në varrezat e tyre të posaçme. Për herë të parë një e tillë do të hapet në Tiranë. Është një italian nga Ravenna — të cilit Bashkia e Tiranës i dha 5 mijë metra katrorë tokë për sheshin e varrezave — që do të grumbullojë dhjetra skelete makinash të shkatërruara e të lëna pa asnjë kriter. “Në këtë varrezë, që do të nisë të ndërtohet në shkurt, pranon Uzines “Dinamo” thotë Gazetës Shqiptare Shaban Kamberi, Shef i Seksionit të Mbrojtjes së Mjedisit pranë Bashkisë së Tiranës — makinat do t’i nënshtrohen disa proceseve. Pjesët metalike do të ripërdoren, ndërsa mbetjet që dalin mund edhe të riciklohen. Kështu do të ndahen veçmas vajrat e naftës dhe ato të motorit që do të futen në depozita të posaçme. Kujdes do t’i kushtohet edhe baterive për shkak të përbërjes së tyre plumbit që ato përmbajnë. Shkarkimi i tyre nuk do të bëhet në kanalet e ujërave. Një implant i veçantë do të shërbejë për copëtimin e gomave. Mjaft interesant është edhe një bashkëpunim i mundshëm me Pololinë Rrugaore. Sipas kësaj ideje, makinat që nuk do të rezultojnë në gjendje të plotë gatishmërie për punë, do të dërgohen në këtë pikë ku do t’u bëhet një servis i plotë. Pronari i makinës nuk do t’i mbajë gjë tjetër veçse të bëjë pagesën e duhur për servisin e detyruar.

NE BRENDSI

Bari, zbulohet banda e shqiptarëve Arrestohen 17 vjedhës NE FAQEN 2 Mania për të vjedhur origjina, simptomat, arsyet Sëmundja preferohet nga gratë NE FAQEN 3

DJE NË SHQIPËRI

PRESIDENTI BERISHA BISEDO N ME KRYETARIN E MINISTRI TË FMN-së — “Për shkak të varfërisë së madhe, Shqipëria është e detyruar të përballojë dhe komponentin social të ekonomisë së tregut” — tha Berisha gjatë takimit me Skot, Kryetarin e misionit të FMN-së në Shqipëri. Takimi u organizua me rastin e përfundimit të bisedimeve për programin ekonomik të vitit 1994. Nga ana e tij, përfaqësuesi i FMN-së, pasi falënderoi për bashkëpunimin, shprehu besimin për realizimin e këtij programi. NË LUSHNJË PUNO HET PËR RIKONSTRUKSIONIN E GODINAVE TË SHKOLLAVE — Është përuruar shkolla e fshatit Dibjakë të rrethit të Lushnjës, për rikonstruksion e së cilës u shpenzuan disa miliona lekë. Ndërkohë po punohet për përfundimin e godinës së shkollës 8-vjeçare në fshatin Kryekuq. Megjithatë, mbeten ende mjaft godina shkollash të këtij rrethi që janë jashtë përdorimit, për shkak të tërmeteve të ndodhura në vitin e parë të periudhës së tranzicionit. NË BURKEL ND IHME PËR FAMILJET ME TË ARDHURA TË PAKTA — Janë 620 familje të komunës së Burrelit që kanë përfituar ndihmën ekonomike të shpërndarë nga organet e pushtetit lokal. Vetëm për një periudhë katër mujore, janë shpërndarë për këtë lloj ndihme rreth 370 mijë lekë. Mesatarisht çdo familje ka përfituar 4.000 lekë në muaj. NË LAC NDIHMAT HUMANITARE KOMPLETOJNË PAJISJET E SPITALIT — Ka filluar nga puna në spitalin e qytetit të Laçit klinika e re, shoqëruar me ndihmat dhe donacionet e ardhura nga disa vende të Evropës që mundësuan dhe disa aparatura. Pas rikonstruksionit të repartit të radiologjisë tani në këtë spital dhe poliklinikë e re mjekësore për shërbim të kualifikuar.