23/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 shtator 1993

Groposen ushqimet

Tregtarët nuk paguajnë gjobat 200 mijë dollarë vlera e produkteve të skaduara TIRANE — (e. l.) — Vazhdon të futen ende në Shqipëri mjaltë malura ushqimore jashtë standardit, edhe pse ekzistojnë një sërë ligjesh, që ndalojnë e deri te sekuestrimi sanitar nëpër bashki, mjaft tregtarë arrijnë t’i ofrojnë tregut mallra ushqimore skadente apo edhe me parametra kimikë e bakteriologjikë jashtë normave të lejuara. Kështu janë denoncuar vetëm nga rrethi i Tiranës mjaft artikuj të tillë, që në mëse dhe janë të groposur: në mënyrë e parë të 1993 vlera e ushqimeve të asigjuara arrin shifrat e 200 mijë dollarëve, ku shquhen veçat, konservat, çokollatat, sallami, djathi apo edhe bonbonat. Ndërsa sistemi i gjobave ende nuk po arrin në frenojë tregtarët që fusin ushqime të dëmshme, përderisa në të gjithë Shqipërinë — deri tani — janë vjelur afro 20-30 për qind e të gjitha gjobave të vëna. Thuasje një vit më parë — më 2 dhjetor 1992 — ishte miratuar një Vendim për funksionimin e kontrollit të prodhimeve, ruajtjes, tregtimit dhe prodhimit të artikujve ushqimore. “Probleme mbetet vjelja e gjobave që vëmë në si inspektoriat sanitar — thotë për Gazetën Shqiptare Kujtim Xaxo, inspektor në Drejtorinë e Higjienës Publike në Ministrinë e Shëndetësisë — të cilat nuk vilen nga seksonet e financës të bashkive”. Sipas mjaft spe-bëhet fjalë për produkte të importuara, jo pak shifra tregojnë edhe për mallra të prodhuara në Shqipëri apo të shitura nga subjektet shtetërore. Kështu në një shembull, në rrethin e Tiranës, nga 1284 gjoba, vetëm 709 i përkasin privatëve, ndërsa pjesa tjetër janë falë për subjektet shtetërore. “Rrezik aktual është fakti që mjaft tregtarë nuk paraqiten për marrjen e përgjigjeve të analizave të bëra mbi kampionet e mallrave që tregtojnë — pohon për Gazetën Shqiptare Dr. Klodi Xhaja nga Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Tiranë. Fakt të tërë është që ende nuk kemi evidentuar asnjë rast e pak e gjobave të vjelura deri tani, është realizuar vetëm nëpërmjet paragjykimeve vullnetare të tregtarëve të gjobitur. Për sa kohë do të ketë probleme të tilla edhe të pazgjidhura, do të ekzistojë edhe rreziku i tregtimit të produkteve ushqimore jashtë standartit dhe të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Ushqimet e asgjësuara janë dërguar e përpjekjeve për ta eliminuar këtë fenomen, por edhe një apel për kujdes.

Gjuetia është e ndaluar por çiftet ende shtijnë

Policia Pyjore nuk ka akoma mjete për të shmangur këtë fenomen Klandestinët mund të gjobiten vetëm me 1 mijë lekë ARMAND MERO TIRANE — Shpërthen alarmi për gjuetinë ilegale. Një vendim i disa muajve më parë që bllokonte ushtrimin e këtij aktiviteti, mesa duket nuk ka mundur ta ndalojë plotësisht atë. Janë të shumta rastet e denonc uara për gjueti gjatë kësaj periudhe dhe akoma më të shumta sinjalizimet që kanë mbërritur te palët. Ndërkohë, më dëshirat të vendit ka filluar dhe bllokimi i gjuetive të gjahtarëve. Disa muaj më parë Ministria e Bujqësisë vendosi bllokimin e aktivitetit të gjuetisë në Shqipëri. Arsyeja e këtij vendimi — megjithëse shumë i debatua — ishte mbrojtja e faunës që — sipas specialistëve — ishte vënë në rrezik. Por megjithësea e ndaluar, gjuetia në Shqipëri vazhdon. Janë mjaft raste të kapura në flagrancë që flasin në favor të këtij fenomeni të dëmshëm. Deri tani ato janë verifikuar kryesisht në zonën e Jugut të vendit, janë 17 raste në Gjirokastër, 8 në Vlorë dhe në Berat si dhe 15 të tjerë në Fier dhe në Tepelenë. Për sipas specialistëve këto shifra përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të gjithë gjuetisë që zhvillohet realisht. “Janë të shumta sinjalizimet që kanë ardhur — thotë Gazetës Shqiptare Nihat Dragoi, specialit në Drejtorinë e Pyjeve — por edhe për dhe Pyeve — por edhe për rastet që identifikohen, lehtëslacioni në fuqi nuk parashikon më shumë se një gjobë prej 1 mijë lekësh”. Problem është gjithashtu edhe gjendja e Policisë Pyjore. Asaj i mungon gjuetia dhe pajisjet e duhura për ushtrimin e një kontrolli efikas. Pjesa më e madhe e kafshëve që mbeten viktimë e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm janë lepujt e thellë. Një numër të madh përfaqësojnë edhe shpendët e egër dhe ato të ujit. Janë të shumta rastet e gjuetisë së tyre sidomos në zonat me laguna e kryesisht në Lezhë. Por në këtë gjueti ilegale nuk marrin pjesë vetëm gjahtarët. “Shqetësim po na sjellin edhe personat që kanë vënë lejen e armëmbajtjes — tregon Dragoi — ata nuk janë të regjistruar në një shoqatë e gjahtarëve e megjithatë gjuajnë në çiftet që u janë lëshuar vetëm për efekt vetëmbrojtjeje”. Kjo është edhe arsyeja e një vendimi të marrë nga Drejtoria e Pyjeve në bashkëpunim me organet e Rendit për t'i bllokuar të gjitha këto armë. Deri tani kjo është bërë në disa rrethe të vendit dhe po vazhdon ende. Është përkthyer kjo përhapje e gjuetisë së paligjshme, e cila ka bërë që dhe fauna të vijë përsëri në Shqipëri për të gjykuar. “Ne kemi marrëveshje që të stamë lejoni përsëri gjuetinë”, thotë fjalët e një grupi italianësh të bllokuar në fillim të këtij muaji në Portin e Durrësit, sepse kishin ardhur me paisje gjuha-

Tiranë, WC publike drejt privatizimit

Projekt i veçantë i Bashkisë Por ekziston frika për ndërmarrje destinacioni TIRANE — (Ar. Me.) — Një projekt i veçantë për Tiranën. Këtë herë vëmendja është kthyer te WC publike. Dhëna me qera ose privatizimi i tyre, shihen si zgjidhjet më të përshtatshme për funksionimin e rregullt të këtyre objekteve. Projekti — i cili pritet të miratohet këtë ditë — nuk e ka përcaktuar akoma qartë formën që do të preferohet. Megjithatë privatizimi duket se nuk do të jetë i përgjegjshëm për këtë rast: ai mund të bëjë që pronari pas dy vjetësh t'i ndërrojë destinacionin këti objekti. Ky është edhe shqetësimi i specialistëve. Në të gjithë kryeqytetin ekzistojnë vetëm 16 WC publike, nga të cilat 3 prej tyre kanë dalë jashtë përdorimit. Por edhe gjendja aktuale e 13 të tjerave nuk është më e mirë. Ujërat që rrjedhin nga të katër anët, muret e papastërta dhe erërat e rënda, janë përfaqësueset e vetme të këtyre objekteve. Për mirëmbajtjen e tyre janë mbi 60 punëtorë nga Ndërmarrjet e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës. Ata punojnë me turne dy e nga dy në çdo objekt. Zgjerimi i Tiranës dhe rritja e numrit të personave që lëvizin brenda një dite në kryeqytet, kërkon gjithashtu ndërtimin edhe të disa WC të reja publike. Ky shqetësim është paraqitur edhe në projektin e Bashkisë së Tiranës. Mendime të shumta për këtë problem janë hedhur edhe nga specialistët të Ministrisë së Ndërtimit dhe Rregullimit të Territorit. “Është më e nevojshme që të ndërtohen urinore portative, të cilat mund të lidhen direkt me tubat e shkarkimit — i thotë Gazetës Shqiptare Abaz Cela, specialist në Drejtorinë e Pastrimit pranë organit këshilli Ministrie — kjo edhe për faktin sepse tashmë vërehen mjaft kërkesa për këtë shërbim publik nga të nevojshëm e që është prezent në të gjitha qytetet moderne”.

Bllokohen pijet ilegale

Kapsh tice DEVOLL — (p. re.) — Vazhdon ende të vijnë pranë kufijve shqiptarë mjaft mallra kontrabandë, madje duke kaluar edhe kalimin e pa deklaruar në pikat doganore. Veçse këtë herë një autoritet që transportonte birrë dhe verë për llogari të firmës “Europa” të Korçës është zbuluar nga punonjësit e Policisë Financare të Devollit, sapo kishte ardhur nga Kapsh tica. Vlera e mallit — tashmë të sekuestruar — arrin në 473.750 lekë. Janë katër mijë shishe birrë “Kronenburg” si dhe mbi 3500 shishe verë klandestine të zbuluara mbi automjetin EEA 7071. E gjithë sasia e sekuestruar nga Policia Financiare u evadua dhe të ardhurat i kaluan buxhetit. Pak ditë më parë nga pika tjetër kufitare, Bilisht, ishte denoncuar fakti i kalimit të disa kamionëve me cigare që nuk ishin doganuar. Vlera e këtij malli të kaluar — vetëm në dy muaj e fundit — ishte llogaritur gjithsej milionë dollarë.

Bosnje, shpresa të mëdha për paqen

NE BRENDSI Bosnje, shpresa të mëdha për paqen Takohen Milosheviç e Tuxhman NE FAQEN 2 Dhoma e Tregtisë ka filluar të veprojë Sigurohen viza për biznesmenë NE FAQEN 3

«Erdhi policia financiare private»

Punonjësit e Rendit i ndalojnë mashtruesit Në Tiranë dy policë të rremë gjobisin shtetasit e huaj EDMOND LAÇI TIRANE — Përpjekje në mënyrë të krijuar Policinë Financiare private. Në fakt, ishte një inspektor i rremë i cili u ndalua nga punonjësit e Rendit, në përpjekje për të mashtruar shtetas të huaj. “Por janë vetëm dy persona të veshur me uniformë që kanë thënë se janë punonjës të Rendit — me qëllim që të përfitojnë nga qytetarët e huaj”. Në Tiranë janë parë dy persona të tillë, të cilët janë ndaluar nga policia dhe po hetohen. “Drejtoria e Policisë së Rendit ka marrë masa për të parandaluar këto raste”, — pranë ish-Pasticerisë “Flora” — kanë rënë viktimë e këtyre “policëve financiare” disa shtetas shqiptarë nga Maqedonia. Punonjësit e “policisë financiare” kërkuan ndëshkime ndaj tyre, “sikurse të ligjit” bllokën 1.200 lekë, por edhe me ndërhyrjen e shefit të tij, kjo gjobë është reduktuar, uar në 500 lekë. E ndersa punonjësit e policisë financiare kanë ndaluar shërbimin e tyre në qendër të kryeqytetit, kanë ndërruar punonjësit e Rendit të Komisariatit 3 të Policisë. Dhe në vend të licencës, i kanë dhuruar dy akuza: “përvetësim shim pushteti” dhe “sjellje realizuar ndërmjet mashtrimit”.

Konkursi «Onufri» ende pa fitimtarë

Mungon vendimi për shpërblim TIRANE — (Ar. Me.) — Janë afro 3 mijë dollarë që kanë bllokuar shpalljen e fituesve të konkursit Kombëtar të Arteve Figurative “Onufri '93”. Afati i caktuar për shpalljen e punëve më të mira dhe shpërblimin e tyre — data 15 dhjetor — ka një javë që ka kaluar. Ligjet ekzistuese nuk e lejojnë Ministrinë e Kulturës të bëjë një pagesë të tillë, pa shpërblim maksimal do të parashtrojnë nëse deri në 2 mijë lekë. Ekspozita “Onufri” u hap në fund të nëntorit. Në këtë ekspozitë merrnin pjesë 150 artistë figurative me afro 850 punime. Për herë të parë punimet u pranuan pa iu nënshtruar asnjë lloj seleksionimi. Gjithashtu, për herë të parë dhe shpërblimet për punimet që do të fitonin ishin mjaft të larta. Tre vendet e para — në pikturë, skulpturë dhe arte të aplikuara — do të merrnin nga 500 dollarë secila, vendi i dytë nga 400 dollarë, ndërsa vendet e treta 250. Por pikërisht, kur po afrohet koha e shpërblimeve, Ministria e Kulturës vuri re se ajo nuk mund ta bënte këtë pagesë. Ligji ekzistues nuk e lejonte. Pas kësaj me shpjetësi u hartua një projekt-vendim që do të zgjidhte problemin. Ministria e Financave. Kështu pra tashmë është në dorë të financave të vendosë. Kështu janë artistët pjesëmarrës do të marrin çmimet e prem-tuar.

DJE NË SHQIPËRI

PROGRAM I RI I PNUD PËR SHQIPËRINË PËR PERIUDHËN 1994-1996 — Do të jenë afro 6 milion dollarë që PNUD — Organizata Botërore për Zhvillim — do t'i japë Shqipërisë deri në vitin 1996. Kjo shumë — që bën pjesë në programin e ri të kësaj organizate — mund të rritet nëse Shqipëria do të klasifikohet në kategorinë e vendeve me zhvillim më të pakët — procedurë e cila është në shqyrtim — do të shtonte fondit të ndihmës edhe 4-5 milion dollarë të tjera. PROJEKT BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E ZOOT EKNIKËS — U la ruga nga Shqipëria delegacioni i Shoqatave Bujqësore Abruceze. Në ditët e qëndrimit u diskutua për një sërë projektesh në fushën e zooteknikës që do të realizohen midis Shqipërisë dhe Italisë. Këto shoqata në 1500 lopë qumështit të Shoqatat Bujqësore Abruceze do të blejnë, për t’i shpërndarë në disa zona eksperimentale. Gjithashtu krahinave të Abrucos do t’i ofrojë dhe një sasi të madhe patatesh për farë.