Janë 349 hektarë bregdet për hotele
Pas vendimit pritet vetëm ardhja e investitorëve
Janë 349 hektarë bregdet për hotele Golem, e para zonë e lirë për turizëm Pas vendimit pritet vetëm ardhja e investitorëve TIRANE — H hapet një tjetër mundësi e madhe për të tërhequr investimet e huaja në fushën e turizmit. Para pak ditësh një sipërfaqe e gjerë e bregdetit të Adriatikut u caktua si zonë e lirë për zhvillimin e turizmit. Plazhi i Golemit — i pari në Shqipëri — shpallet zonë e turistike. Ishte Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, ai që miratoi në mbledhjen e tij të fundit, studimin dhe projektin e bërë mbi zhvillimin e turizmit në zonën e Golemit. “Kjo zonë është më e vlerta të mëdha ambientale — i thanë Gazetës Shqiptare specialistët e Rregullimit të Territorit në Ministrinë e Ndërtimit — dhe klasifikohet në zonat turistike me nivel mesatar dhe të lartë”. Sipërfaqja e saj prej 349 hektarësh, përveç plazhit — thuajse të virgjër — ka dhe një gjelbërim të bollshëm me pisha. Projekti i hartuar parashikon që ta ruajë këtë mjedis dhe karakterin e tij. Ndërtimet që priten të bëhen nuk duhet ta prishin strukturën aktuale. Kështu pra Golemi bëhet e para zonë e lirë për një zhvillim ekskluziv të turizmit. Projekti i hartuar është i ndarë në disa blloqe dhe parashikon ndërtimin e disa hoteleve dhe fshatrave turistike. I gjithë kapaciteti i saj do të jetë me 22.500 pushues, nga të cilët gjysma janë të sistemuar në shtretër, ndërsa pjesa tjetër do të jenë pushues ditorë. Krahas hoteleve dhe vilave të shumta të pushimit, janë parashikuar restorante, qendra tregtimi, parkinge, mjedise të posaçme për fëmijë si dhe shumë mjedise argëtimi dhe lojërash. Gjithashtu në projekt janë caktuar edhe zona për krijimin e pontileve për varka, motoskaife e jahte dhe zona për ushtrimin e sporteve ujore. “Krahas tyre janë parashikuar të gjitha llojet e shërbimeve të mundshme — shpjegojnë specialistët — si dhe janë zgjidhur të gjitha problemet e infrastrukturës e të telekomunikacionit”. E gjithë sipërfaqja përgjatë bregdetit është ndarë në tre faza aplikimi. E para që do të vihet në dispozicion menjëherë dhe dy të tjerat që do të lirohen nga mesi i vitit 1994. Kjo për arsye e vetme që të krijohet mundësia e korrigjimit të ndonjë pasaktësie të mundshme. Tashmë ky projekt do t’i kalojë për administrim Ministrisë së Turizmit e cila do të tërheqë edhe investitorët. “Por çdo ndërtim që do të bëhet — theksojnë specialistët — do t’i përmbahet në mënyrë rigoroze projektit të miratuar”. Armand Mero të bëhet — theksojnë specialistët —”, Shërbimi i quajtur “World Institute of Scientology Enterprises”, prej kohësh interesohet për Shqipërinë. Kombësi gjermane, menaxher i “World Institute of Scientology Enterprises” dhe tregtar i prodhimeve të çelikut, ka kohë që viziton Tiranën, i pajisur me një garanci e mas media dhe e industrisë turistike në bregdet. Scientologjia e themeluar nga një ish-autor romanesh serialë në vitet ’60, është përhapur si fe e re ndërkombëtare. Fatos Bakhaxhu. [Tekst i prerë në fillim dhe në fund të faqes.]
Një pjesë e plazhit të Golemit
«Shqipëri, plan sekret»
Alarm i një gazete vjeneze mbi scientologët
Kush është feja e katërt
Alarm i një gazete vjeneze mbi scientologët
«Shqipëri, plan sekret»
Kush është feja e katërt
VIENE — Tre feve tradicionale Shqipëri synon t’i shtohet edhe një tjetër, më re, më pak përvojë, por shumë më potente dhe aktive. Nën flamurin e parasë — zot saj i vetëm — misionarët e saj të parë kanë mbërritur tashmë në vend për të zbatuar një plan sekret. Plani që është quajtur “Projekt A”, është vetëm në hapat e parë të tij, synimi përfundimtar i të cilit është kthimi i Shqipërisë në një qendër ndërkombëtare të këtij sekti. Shqipëria brenda një periudhe shumë të shkurtër synohet të shndërrohet në shtetin e parë “scientologjist”, emër që i përket edhe një komuniteti fetar të njohur zyrtarisht vitet e fundit në SHBA.
Alarm u dha nga e përjavshmja më e njohur vjeneze “Profil”. Duke bërë fjalë me hollësi për planin sekret, autori ka marrë për bazë edhe një libër të botuar kohët e fundit nga dy gazetare gjermane dhe dëshminë e një kronisti të Radios Gjermane, i cili është interesuar për aktivitetin e këtij sekti në Tiranë. “Plani sekret ‘Projekt A’ është hartuar nga një shërbim i veçantë i kësaj feje me seli në Los Angelos — shkruhet në gazetën ‘Profil’ — por për këtë duhet të jenë të mirëinformuara edhe kishat scientologjiste në Austri, të cilat ndikojnë propagandën në vendet lindore ish-komuniste”. interesohet për Shqipërinë.
“Profil” shkruan se misionarët e organizuar prej tij japin intervista në Televizionin Shqiptar dhe kanë mbushur me libra të themeluesit të fesë Bibliotekën Kombëtare Tiranë. Aq i fuqishëm është ky sektor, saqë merr përsipër edhe dergimin në Shqipëri të një sërë anëtarësh të qeverive të vendeve të ndryshme. Autori i artikullit përmend edhe emra konkretë: Georg Haag, me tregtar i prodhimeve të çelikur, bankare prej 60 milion dollarësh amerikanë. Një shoqëri e drejtuar prej tij: “Albanian Building & Trade Co.” do të marrë përsipër ndërtimin e shumë ndërtesave në Shqipëri. “Kjo përbën edhe fazën e parë të planit të fshehtë”, shkruan e përjavshmja vjeneze. Po sipas saj, faza e dytë do të jetë ngritja e një banke dhe e një shoqërie ajrore, gjithnjë në pronësi të scientologjistëve. Faza e mëtejshme do të synojë të shëtisë në dorë organet e mas medias dhe romancash seriale vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Është më shumë një organizatë enigmati ke, me qëllime përfitimi — kul ti i deklaruar i saj është paraja — se sa një fe tradicionale, prandaj edhe shumë herë është vënë në qendër të betëmeve të Interpol-it. Shumë metoda që ajo propagandon, i referohen dhunës. Në 1979 bashkëshortja e themeluesit të scientologjisë u dënua me pesë vjet burg nga një gjykatë amerikane. Përgjimi i bisedave telefonike dhe fabrikimi i dokumentave falso, ishin vetëm disa nga veprimtaritë që ajo dhe disa pasues të së shoqit kishin kryer.
Fatos Baxhaku
Një manifestim i disa viteve më parë i anëtarëve të Scientology për të protestuar kundër procesit të 75 pjestarëve të sektit
Sot fundi i procesit për dhjetë bllokmenët
Në orën 13.00
TIRANE — Do të vendoset përfundimisht sot fati i dhjetë ish-funksionarëve shqiptarë, pas 9 seancave gjyqësore të zhvilluara në Gjykatën e Tiranës. Në orën 13, Kryetari i Trupit Gjykues, Aran Zeneli, do të vendosë edhe për fatin e pretencës që kishte parashikuar 67 vjet heqje lirie për të gjithë të pandehurit, mbi 500 mijë dollarë zhdëmtime dhe një mijë dollarë heqje të dekoratave të marra prej tyre në kohën e funksioneve të larta shtetërore e partiake.
Procesi i vitit kishte filluar në datën 10 dhjetor, nën akuzën: “Shkelje e barazisë së shtetasve në bashkëpunim, nëpërmjet krijimit të privilegjeve”. Ishte kjo akuzë që edhe pardje — në fjalën e fundit mbrojtëse të avokatëve e klientëve të tyre — u bë simbol i kahes të kundërta ndërmjet akuzës dhe palës së akuzuar. Procesi i filluar me një aktakuzë — që për shumtën e shpërdorimeve përmbledhte edhe të pandehur të tjerë — tashmë, siç u duk edhe nga pretenca, nuk bë në fjalë për milionat e dollarëve. “Nga këto shuma nuk janë përfshirë krimet për ndërtim-vilash e rikonstruksione — shpjegon për Gazetën Shqiptare Genc Gjkokuatj, protagonist i pretencës — po kështu janë zbritur edhe shpenzimet që janë bërë faktikisht nga të pandehurit, por që në fletërekonunime dhe dokumentacion, nuk është emërtuar emri i një personi”. Për dhjetë ish-funksionarët më të lartë të regjimit, dita e sotme do të vendosë edhe mbi tijut e nderit apo dekoratat e shumta të tyre. Në pretencë kam patur parasysh ato tituj nderi e dekorata që janë përfituar nga të pandhurit vetëm gjatë kohës së pushtetit të tyre shtetëtor apo politik, periudhë kohore së cilës i referohet edhe akuza — vazhdon Gjokutaj — por jo në periudha të tjera, për shembull ato të Luftës Nacionalçlirimtare”. Sot, kur janë dëgjuar me radhë: aktakuza, shpjegimet e para të të pandhurve e avokatët e tyre, dëshmitarët, ekspertët kontabël dhe pretenca, mbetet vetëm Vendimi i Kryetarit të Trupit Gjykues. “Dëshmitarët provuan përfundimisht pathëmësinë ligjore të praktikës që është ndjekur nga ish-Shtëpia e Prijtes në favor të dhjetë të pandhurve — përfundon Gjokutaj — dhe nder dëshmitë më të rëndësishme që ndikuan këtë akuzë ishin ato të Adil Çarçanit, ish-Kryeministër si dhe të Ismet Elezit, ish-Shef i Byrosë Juridike të Këshillit të Ministrave”. Janë edhe vetëm pak orë, në të cilat Gjykata do të vendosë për gjithçka. [Tekst i prerë në fillim.]
Tronditet Filanto nga greva e fundit
Këpucarët duan pagë të lartë
TIRANË — Greva e mëse 1.000 punëtorëve shqiptarë të Fabrikës së Këpucëve në Tiranë, e ka tronditur shoqërinë italiane “Filanto”.
E filluar që pesë ditë më parë — kur ishte bërë një grevë paralajmëruese njëorëshe — të martën në mëngjes, ajo mori përmasa të reja. Shkaku — sipas pjesëmarrësve të grevës — përbëhej te ngritja e pagës. Edhe pse greva e ditës së martë, ishte vetëm një ditëshe, punëtorët thonë se nuk realizohen kërkesat e tyre të paraqitura që më parë, greva e tyre në muajin janar do të jetë pa afat, ashtu edhe si parashikohet nga ligji aktual. Midis kërkesave shquhen edhe ato për pushimin e ditës së shtunë. Por kryesorja është ngritja e pagës: aktualisht punëtorët e kësaj fabrike paguhen me 5.200 lekë në muaj, ndërkohë që kërkesa e tyre është për dyfishimin e saj. “Pas skadimit të kontratës për vitin 1993 — thotë një punëtor për Gazetën Shqiptare — në ende nuk kemi rënë dakord me atë të rënë, sepse s’mund të pranojmë një pagë të tillë”. Nuk dihet ende reagimi i punëdhënësve, midis të cilëve edhe shoqëria leçeze e dhomë e këpucëve “Filanto”, për përmbushjen ose jo të kërkesave të punëtorëve të Fabrikës së Këpucëve në Tiranë. (p.re.)
DJE NË SHQIPËRI
DHJETRA FAMILJE KUKSIANE SHPERNGULEN NE ZONA FUSHORE — Janë një numër i madh familjesh nga Kukësi që braktisin shfatrat e shperngulen në zonat fushore. Deri tani numri i tyre ka arritur në 1 mijë. Këto lëvizje vazhdojnë të bëhen në mënyrë të pakontrolluar. Kështu rreth 400 familje janë vendosur në Komunën e Kamzës dhe mendohet se ky numër mund të shtohet së shpejti edhe 600 familje të tjera.
BURSA STUDIMI PËR NË PAKISTAN PER 20 NXË-NES — Do të jenë 20 nxënës që kanë mbaruar shkollën e mesme, që do të vazhdojnë studimet e larta në Pakistan. Nxënësit — nga Saranda, Delvina e Konispoli — do të ndjekin Fakultetet për Drejtësi e Biznes. Në fillim ata do të nisen në kurset për mësimin e gjuhës angleze dhe urdo (gjuha arabe që flitet në Pakistan). Shpenzimet e këtyre bursave — që u akorduan nga Komiteti Mysliman Krahinor — do të përballohen nga Organizata Botërore e Ndihmave Islame.
NE PESHKOPI KA VETEM NJE MJET PER TE PER-BALLUAR FURNIZIMIN ME DRU TE POPULLSISE — Eshtë vetëm një mjet — edhe ky në gjendje mjaft të dobët teknike — që përballon shpërndarjen e druve të zjarrit në qytetin e Peshkopisë. Kështu ndërsa një vit më parë Ndërmarrja Komunale e përballonte për shkak të mungesës së lëndëve djegëse, këtë vit pengesë është bërë vetëm transporti.
NJE SHOQATE ANGLEZE JEP MBI 200 MIJE DOL-LARE NDIHME PER KOLONJEN — Janë mbi 200 mijë dollarë vlera e ndihmave që shoqata angleze “Misioni Ungjillor” ka dhënë për rrethin e Kolonjës. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë medikamente, pajisje dhe aparatura për spitalin e Ersekës si dhe për restaurimin e gjimnazit “P.N. Luarasi” në këtë rreth. Të shumta kanë qenë dhe ndihmat në ushqime e veshmbathje për çerdhet e kopshtet e fëmijëve.
Mafia, politika e masoneritë zbulohen intrigat
. Dhjetë arrestime të policisë në Palermo. NE FAQEN 2
Situata e valutës gjithnjë e më mirë leku
. Vazhdon të ulet lireta. NE FAQEN 3
«Lërini xhinsët, ejani në vallëzim»
Diplomatët e Tiranës festojnë të gjithë së bashku
Ftesë e Ambasadës Gjermane për mbrëmjen e Vitit të Ri
TIRANË — “Lërini xhinsët në shtëpi dhe vishni këpucët për të bërë dansim”, është thirrja që Ambasada Gjermane në Tiranë i bën të gjithë të ftuarve në mbrëmjen që organizon me rastin e Vitit të Ri. Diplomatët — këtë herë në një tjetër pushim — do të mblidhen së bashku për të festuar fundin e vitit. Vila numër 92 në ish-Bllokun e Udhëheqjes — ku do të zhvillohet festa — do të kthehet në një palestër ku diplomatët dhe në një pistë ku diplomacia dhe vendet e akredituara në Tiranë do të zbulojnë se kush është më i zhdërvjellët në vallëzim. Por megjithëse kjo është një mbrëmje e posaçme, për pjesën e rëndësishme do të ketë pesë në program të veçantë. “Veshja e përshtatshme, ju lutem — thuhet në ftesat e shpërndara nga organizatorët gjermanë —. Temat të vijnë me të shkurtura, veshje që është mjaft e preferuar. Dhe në fund do të ketë ndoshta edhe një çmim për çiftin më të veshur”.
Por diplomacia gjermane edhe këtë herë tregohet e matur. Ajo me të vërtetë është organizatore, por me gjithë duhet të sakrifikojnë nga pak. Prandaj “stili shampanjë për të kaluar mesnatën — u drejtohet atyre të ftuarve — pijet e tjera do të sigurohen nga për të përballuar kostot e tyre do të pranohen edhe dhurata të vogla”. (Ar. Me.)
Ja sa do të kushtojë darka e Vitit të Ri. Në faqen 3