06/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 dhjetor 1994

Ja njerëzit e rinj të Meksit

QEVERIA Emërohen ministrat. Shehi e Vrioni në vend të Koplikut e Ukës, mbetet Zhulali, ikin edhe Cela e Spaho. Kush do të drejtojë dikasterin e Punës? Ja njerëzit e rinj të Meksit Por PR braktis menjëherë koalicionin FATOS BAXHAKU TIRANË — Një kabinet i ri drejtuar nga Meksi ka marrë jetë të dielën. Kanë kaluar postin e tyre të mëparshëm afer qysma e Ministrave, duke përfshirë dhe ish-zëvendësat e Meksit. Uka e Kopliku. Vendimi i shpallur të dielën në një zyrë kryetare ka shkaktuar menjëherë reagime në parti, po Më i ashpër nga të gjithë duket se është ai i republikanëve, të cilët kanë shpallur daljen e tyre dhe të shtupit nga Qeveria. Kështu kabineti i tanishëm i Meksit është në fakt një koalicion mes PD e PSD, kjo e fundit tani prezente me Ministrin e Kulturës Laço. Mbledhjen e parë të republikanëve i foli Gazetës Shqiptare vetë Kryetari i tyre Godo. “Sot i kam komunikuar zyrtarisht Meksit se nuk bëjmë më pjesë në koalicion — tha Godo — e kthim deklaruar prej kohësh se qeveria duhej të bënte ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes dhe këtë duhet ta bënte me anë të një programi të studiuar mirë, megjithëse kjo nuk u bë me anë të vendimeve përkatëse”. Hapi i republikanëve ka lënë edhe pa emër një post të kabinetit të Meksit. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë të dielën nuk figuron më listën e ministrave të rinj emri i ministrit të ri të punës. Ky post i është propozuar republikanëve por ata nuk e kanë pranuar. “Këto ditë janë bërë bisedime por ne nuk kemi rënë dakord, jo se jemi kundër kandidaturave të veçanta por për arësye të theksuara më lart”, tha Godo. Vetëm pak çaste më parë Tiranën Shehi i PD kishte thënë që ky post i ishte propozuar PD. Opozita socialiste ka ritheksuar edhe njëherë skepticizmin e saj. “Ne i urojmë punë të mbarë ministrave të rinj” — tha për Gazetën Shqiptare Nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi — por nuk kemi besim se do të ndryshe ndonjë gjë në mënyrë e problemeve të sotme. Sipas meje në shumë se ndryshime personash Qeveria duhej të fiste në e ashpër në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format dhe së dyti i bënte një analizë të plotë gjithë qeverisjes për të zbuluar pikat e dobëta. Kjo nuk bëhet me një dorë”. Në PD mendojnë përkundrazi se ndryshimet do t'i sjellin një frymë të re Qeverisë. Sipas Tritan Shehut ky është motivi kryesor i emërimit të ministrave të rinj. Po akuzat për korrupsion? “Nuk mund të akuzosh asnjëra pa patur prova. Sigurisht nuk mund të mohoj që në ndonjë ministri mund të ketë korrupsion, por për këtë duhen patur prova konkrete. Objektivi kryesor i ardhjes së qeverisë së re është që t'i japë qeverinë një frymëmarrje të re”. Ministrat e larguar nga kabineti: Bashkim Kopliku, Zëvendëskryeministër Rexhep Uka, Ministër pa Portofol për Pushtetin Lokal Kudret Çela, Ministër i Drejtësisë Pirro Disha, Ministër i Ekonomisë dhe Financave Ilir Mëhilli, Ministër i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit Fatos Bitincka, Ministër i Transporteve Edmond Spaho, Ministër i Turizmit Emërimet e reja në Qeveri: Agron Musaraj, Ministër i Punëve të Brendshme Dashamir Shehi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ndërtimit dhe Turizmit Dylber Vrioni, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë dhe Financave Arben Brokaj, Ministër i Industrisë, Transportit e Tregtisë Njazi Kosovrasti, Sekretar Shteti për Pushtetin Lokal Hektor Frashëri, Ministër i Drejtësisë Teodor Laço, Ministër i Kulturës, Rinisë e Sporteve Selia e Qeverisë Qeveria e kryesuar nga Meksi ka kursyer Zhulalin në Ministrinë e Mbrojtjes, pozat por të cilit ishin lëkundur katëzisht pas votimeve të Këshillit Kombëtar të PD. Shpjegimi më se duket edhe këtë mes Meksit e jo Berishës. “Vendimi për të lënë në post Zhulalin — tha një nga anëtarët e udhëheqjes së lartë të PD — është një kompromis mes Presidentit e Kryeministrit. I pari dëshëronte që ai të mbetej përsëri në postin që kishte”.

Futbolli italian i dominuar nga Parma e Juventus

Sport Bari vazhdon të ngjitet Futbolli italian i dominuar nga Parma e Juventus Sosa (Inter), në të majtë, autor i golit të Cremoneses «Tirana» mbretëresha '94 Në faqen 3 «Euro '96», Shqipëri në Gjermani Në faqen 3 Nga UEFA kampionati i ri Në faqen 5

Dhunoi një fëmijë: dënohet me 14 vjet

Elbasan, dënim shembullor i gjykatës ELBASAN — Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vjet burg për 27 vjeçarin M.A. i nxjerrë para trupit gjykues i akuzuar për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. Ngjarja e shëmtuar, që kish revoltuar mjaft edhe opinionin, kish ndodhur në muajin maj. Dhe kish qenë pikërisht M.A. që kish mashtruar një vogëlushe 13 vjeçare. Pasi e ndolli në makinë e tij, e kish dërguar në perifer të qytetit ku kish kryer dhe aktin kriminal. Më pas përdhunuesi kish arritur për në Itali. Por shpresat për t'i shpëtuar drejtësisë kishin zgjatur vetëm pak ditë, falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me organet e Interpolit. M.A. është riatdhesuar për t'u dënuar jo me shtatë por nëntë muaj e t'i dorëzuar provat e ministrit të Policisë në Elbasan. Provat e grumbulluara nga hetuesia e detyruan të arrumbullohej në prangat me gojë e t'i autoresisë e krimit. Lezhë, 12 vjeçare vdes në aksident teksa shkonte në shkollë LEZHË — Ishte nisur për në shkollë por ka përfunduar nën rrotat e një makine. Është kjo fatkeqësia e 12-vjeçares R. C., nga fshati Ishull-Lezhë e cila humbi jetën të shtunën në spitalin e Tiranës. Duhet të qenë një rastësi aksidenti që do vëdonte qeverisë. Ndërkohë hetimet e para të inspektoriatit të policisë ka rezultuar se makina që i kishte dhënë jetë vajzës ishte ajo që po ngiste nga një burrë i identifikuar më vonë nga ngjarja e rëndë. I. R.

Grabitësit i kthejnë tregtarit paratë $

Ishin 14 milion lekët e vjedhura Gjirokastra GJIROKASTËR — Mrekullia i ka dhënë fund një ankthi. Katër qenët vetë grabitësit i kanë kthyer tregtarit grek me banim në Gjirokastër Kosta Cibuçit, çantën e çarë me 14 milion lekë duke i rikthyer humorin. Kish qenë një vjedhje mjaft e mirë e kryer në qytetin e gurit. Grabitësit kishin hyrë në banesën e Çibuçit nga dritarja dhe kishin marrë paratë pa lënë shenjë. Bashkëshortja dhe policia private [? Pikërisht pas katër ditësh — kur kish humbur çdo shpresë — ka ndodhur mrekullia. Në person i panjohur i ka dorëzuar tregtarit grek çantën bashkë me shumë impresionuese të parave. Për gjë tjetër nuk ka qënë vetëm për tregtarin. Të gjitha njoftimet provuan dhe policë e shoqëruesit e të ndodhemi të ndaluar nga policia për hetime. Ra. Ko.

DJE NË SHQIPËRI

Nga Korça në Tiranë, tani me avion. Kanë nisur fluturimet e para në aeroportin e Korçës. Pas një ndërhyrjeje të hershme nga agjencia ajrore “Mal Usl” ka nisur udhën shërbimi i ri i transportit. Parashikohet që ai të përdoret për fluturime për emergjenca mjekësore, turizëm e biznes. Revista angleze për tregtarët shqiptarë, Do të botohet në Angli por do të jetë në dispozicion vetëm për Shqipërinë. “Brilliant” është revista e re tregtare e cila do të dalë së shpejti në qarkullim. Për botimin e saj është bërë një marrëveshje mes departamentit të tregtisë së industrisë dhe firmës Office Angels dhe Thomas Tregtare të Shqipërisë. Kjo revistë do të dalë në 20 mijë kopje — do të shërbejë hollësisht dhe të dhëna rreth kompanive të ndryshme që veprojnë së toku në Britani. Driloni, akoma më i bukur. Ka marrë një pamje të re ndërmarrja “Drilon”. Pas një rikonstruksioni të kryer kohë më parë ku 13 mijë dollarë u investuan për të larë e zbukuruar 16 mijë dhe oborr kryesor e shërbime të ndryshme është ndryshuar edhe fasada e tij. Vizitorët por edhe vetë punonjësit e “Drilonit” janë shprehur të kënaqur me kushtet e reja.

DJE NË BOTË

Turqia furnizoi me armë Sarajevën Turqia i ka dërguar armë Bosnjes duke mos respektuar kështu embargon e vend nga OKB-ja - pohon gjenerali Dogan Gures në një intervistë dhënë gazetës së Stambollit, Hurriyet, duke saktësuar, se vendi i mbërritjes ishte qeveria e Sarajevës, e cila është në derë të 90 përqind e armëve të marra autoriteteve kroate. Nga intervista e bërë pjesë i përket hollësiave mbi këto tema, nuk del qartë nëse furnizimi me armë vazhdon akoma. Njoftimet janë cituar të rendësishme sepse gjenerali Gures ka qënë kryetar i komandës së përgjithshme komprodhës dhe rri në gjendje luftë, për arësye moshe. Hungari: 31 të vdekur në tren Ko armët 31 numri i viktimave i incidentit hekurudhor që ndodhi u premten në Hungari. Lajmin e bënë të ditur Agjensia hungareze MTI, kjo e cila duke saktësuar se janë 59 personat e shtruar në spital, tre nga të cilët. Tre shumë të rënda. Të paktën 90 qytetarë të Budapestit në vendin e trenit. Sipas njoftimeve radiolokale, dy vagonët e para të një treni lokal që po shkonte në drejtim të stacionit, një pjesë e të cilit ishte shkëputur, u përplas me një tjetër tren. [? Çeçeni: Rusia vijon dialogun Komisioni rus i punës ka për qeveri ...[?]

NË BRENDËSI

Në Teatrin Kombëtar tjetër dramë moderne NË FAQEN 2 Berna më e ashpër me imigrantët NË FAQEN E FUNDIT

«Do të mbrojmë shqiptarët e Kosovës»: SHBA kundër serbëve

Uashingtoni konfirmon UASHINGTON — Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan angazhimin e tyre për të përdorur forcë ushtarake për mbrojtjen e popullsisë së Kosovës, nëse serbët do të fillojnë një luftë. “Politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Christine Shelly, në një deklaratë që përkoi me vizitën e Amerikës në Presidentit kroat Franjo Tuxhman në Rugovë. I cili është dukur [? Më parë disa burime, Rugova ka kërkuar të heqet mbi [? Në vitin 1991, Beogradi ka bërë lë ashpër politikën e [?

Hartë e Kosovës

KOSOVO ALBANIA MACEDONIA ROMANIA BULGARIA MONTENEGRO Pejë Deçan Rahovec Gjakovë Prizren Ferizaj Gjilan Prishtinë Vushtrri Mitrovicë Zhuri Tetovë Shkup Sofje Bukuresht Greqi Jugosllavia [?]