Gjykata, skandali i vulave
Pas denoncimit Prokuroria e Tiranës fillon hetimet
Falsifikohen vendime pronësie
Pas denoncimit Prokuroria e Tiranës fillon hetimet
Gjykata, skandali i vulave
Falsifikohen vendime pronësie
Ekspertimi grafik ka treguar mashtrimin. Zëvendësohet urgjentisht vula e kopjuar
Aktualisht nën «akuzë» shtatë-tetë akte të rreme gjyqësore. Dyshohet edhe për të tjera
EDMOND LAÇI
TIRANE — Në dyshimet njëra prej vulave më të rëndësishme në Shqipëri. Këtë herë "pre" i një falsifikimi të bujshëm ka rënë vula e Gjykatës së Tiranës, ajo që do t'i japë titull pronësie, dhjetëra e qindra vendime gjyqësore. Zbulimi sensacional është bërë nga vetë Gjykata e Tiranës, e cila — pasi ka nisur denoncimin drejt organit të Prokurorisë — ka ndërruar urgjentisht vulën, vese kësaj here të prodhuar me një dimension të veçantë nga ajo e mëparshmja dhe tepër të vështirë për t'u provuar të jetë fallco. Ndërkohë hetuesit kanë nisur menjëherë çështjen penale dhe nen "akuzë" janë vënë të paktën shtatë-tetë vendime gjyqësore, të cilat i përkasin vulës së falsifikuar.
"U konstatua krejt rastësisht — pohojnë për Gazetën Shqiptare drejtuesit e Gjykatës së Tiranës — disa vendime gjyqësore nuk figuronin në regjistrat e Gjykatës, fakt ky që tregon se këto procese nuk ishin zhvilluar fare dhe se vendimet ishin të pavlefshme". Menjëherë pas këtij zbulimi u dërguam dhe pyetëm gjyqësorë janë bërë objekt i specialistëve. Dhe përfundimi ishte vërtetë tronditës, pasi ekspertimi grafik mbi të gjitha erdhi të dëshmojë se bëhej fjalë për një vulë të imituar. Bëhet fjalë për mjaft vendime gjyqësore dhe që i përkasin çështjes së pronësisë, një kon- flikt civil i kthyer mjaft në "modë". Sidomos për regjistrimet në hipotekë, ka konfirmojë përfundimisht pronësi të paluajtshme. Ndoshta vetëm kjo hollësi i ka joshur edhe falsifikatorët e vulës së Gjykatës së Tiranës, "viktimë" të të cilëve — edhe për tani janë zbuluar vetëm shtatë-tetë persona të mund të jenë mjaft më tepër se sa këta.
Hetuesia e kryeqytetit
Sidoqoftë hetimet intensive dhe hëpërhë e vazhdueshme të qytetarëve të ndryshëm — "pre" të vulës fallco — mund të konfirmojë në plotësisht numrin e saktë të këtyre vendimeve gjyqësore të pavlefshme. Një numër ky që ndoshta tani më është kristalizuar nën për organin e Prokurorisë, ndonëse — për shkak të sekretit të hetimeve — ashtu sikur edhe personat përgjegjës në këtë histori falsifikimi, ende nuk janë shpallur publikisht. E vetmja hollësi që aktualisht i është bërë e njohur — edhe kjo nga qytetarët e vendimeve të falsifikuara — i përket faktit, që vula fallso është vënë në këmbim të parave dhe dikush ka marrë përsipër atributet e avokatit, gjëja duke i kryer punë klientëve të tij që ndoshta kanë dashur ta harxhojnë kohën. Një histori e tillë kish ndodhur muaj më parë dhe në Gjykatën e Vlorës, madje edhe atje hetuesit kishin hapur çështjen penale. Siç duket, vulat e gjykatave tashmë janë më të preferuarat prej falsifikatorëve.
Hetuesia e kryeqytetit
Greva e Kukësit keqësohet gjendja dhe Qeveria bën propozimet e para
Një javë protestë urie
KUKES — Asnjë zgjidhje konkrete, deri të enjten në mbrëmje, për grevën e urisë të përmbyturve nga Liqeni i Fierzës në Kukës. Mëdyshjet e përfaqësuesve të qeverisë dhe dëshira e deputetit lokal kanë dalë vetëm në disa propozime, pa arritur në një rezultat përfundimtar. Ndërkohë të ngujuarit — po mbushin një javë nga vetëflijimi në lyerjen nga salla e Pallatit të Kulturës dhe shumë prej tyre kanë filluar të shfaqin shqetësime shëndetësore — presin që kabineti i Meksit të ndërmarrë një hap vendimtar dhe koherent me kërkesat e paraqitura prej tyre.
Tani greva ka hyrë në një fazë delikate dhe mjaft serioze. E pranishme ka qenë edhe Prefekti i Kukësit i cili në fillim të javës e kishte deklaruar atë të paligjshme. "Duke filluar që nga e mërkura greva ka marrë formën e plotë ligjore — ka treguar për Gazetën Shqiptare Prefekti — të grevistët janë distancuar nga disa elementë turbullues që kanë tentuar ta manipulojnë atë". Të mërkurën kishte qenë një grup personash të cilët kishin bllokuar rrugën e Morinit — lidh Prizrenin me Kukësin — dhe më pas ishin shpërndarë qetësisht e pa asnjë incident nga forcat e Policisë. Janë po këto forca që tani kanë rrethuar godinën ku po zhvillohet greva për të siguruar zhvillimin e saj konform i të gjitha ligjeve. Të mërkurën një komision i grevistëve ka zhvilluar një takim me Prefektin ku midis të tjerave kanë kërkuar që të lejohen hyrja në sallën e grevës të gazetarit dhe mjekut të televizionit.
Po të mërkurën ministri i Bujqësisë Hasan Halili, me porosi të kryeministrit, ka zhvilluar një mbledhje rreth situatës dhe kërkesave të grevistëve. Sipas Uko Totajt, kryetarit të këshillit të Rrethit, të ngujuarit e urisë kërkojnë t'u jepen lekë në dorë, ndërsa toka e përmbytur t'u njihet si truall. Nga kjo mbledhje është propozuar që të vihet në dispozicion një sipërfaqe toke në Grabian plus 400 m2 në Rrjosh. Ndërsa për problemet e tjera Halili ka deklaruar se do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Ndërkohë po të mërkurën në mbrëmje ministri Halili ka patur një komunikim telefonik me Prefektin e Kukësit. "Unë i shpjegova ministrit situatën — pohon Prefekti — dhe ai më tha se për këtë çështje do të raportonte në Qeveri. E rëndësishme është që ky problem të mbyllet e të ketë zgjidhje konkrete".
Ar. Me.
Shqipëria kërkon të mund Gjorgjinë: për fitoren 1.500 $
FSHF përcakton shpërblimin për suksesin
E sigurtë ardhja e Vatës, Rrakllit dhe Demollarit. Ankth për Zmijanin dhe Abazin
Shansi i humbur i futbollistëve shqiptarë të Kombëtares. Refuzohet ftesa nga Argjentina
Përkujtohet dita e madhe e studentëve
4 vjet më pas
TIRANE — Shqipëria ka përkujtuar 8 dhjetorin e 1990 si një nga ngjarjet më të para në historinë e saj. Pikërisht në ndjekje të murrit jet[?] ajo që më pas do të shndërrohej në një uragan mbarëpopullor, është zhvilluar një ceremoni zyrtare me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit.
Që sot e tutje emri i njërës prej rrugëve të qytetit "Stu- denti" do të mbajë emrin e heroit të 2 Prillit, Urban Breç. Ashtu sikundër u bënë nga lart ceremonia zyrtare e organizuar nga Foru Rinia[?] i PD. Ka qenë vetë presidenti Berisha — njëri ndër protagonistët e tyre lëvizje së bashku me Pa- shkyn, Meksin, Cekën, Zo- gun, Selamin, Hajdarin, Imamin, Rulin, Conxhën e shumë të tjerë — ai që ka bërë shiritin e poezisë[?] u rrugës me emrin e ri. Gjatë u njollës ceremoni ka për- shëndetur edhe Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Sali Kelmendi. Azem Hajdari — një nga udhëheqësit e lë- vizjes studentore të 8 dhje- torit dhe Antrim Krasniqi, kryetar i FR e PD, kanë mbajtur fjalën përkujtimore me emrin e Presidentit Urban Breç, Lika e pjesmarrësit e ka patur në krye emrin e shkurtues[?] — veç Berishës — Arbën Imami e të tjerë.
Në 8 dhjetorin e katër viteve më parë rrugët kryesore të Tiranës ishin mbushur deri atëherë nga studentët kundër ngritjes së Ramiz Alisë nga diktatura. Dhe herë jo parë nga rreth 400 e këtu[?] studentë të nisur nga Qyteti Studenti do të [ ? ] pushtetit.
DJE NE SHQIPERI
Tjetër milioner nga llotaritë
Llotaritë vazhdojnë të pasurojnë shqiptarët. Këtë herë ka ta katur një qytetar nga Elbasani që të fitojë një shumë të madhe parash nga loto "6 deri 45", gati 710 mijë lekë ose mbi 7 mijë dollarë menjëherë. Ai ka mundur që të grumbullojë i vetëm të gjitha pikët e mundshme.
Gjoba nxënësve qe s'ndjekin mësimet
Gjobat dhe masat të ndryshme administrative për nxënësit — dhe prindërit e tyre — që nuk ndjekin arsimin e detyruar shkollor. Kjo është masa e re e parashikuar nga dekreti i lëshuar nga Presidenti i Republikës dhe i miratuar së fundi nga parlamenti. Në këtë mënyrë, kërkohet t'i vihet në frenë fenomenit të braktisjes së shkollës, i përhapur në mjaftë zonë[?] të vendit.
NPV 1, zbulohen shkelje financiare
Shkelje dhe abuzime financiare në Ndërmarrjen Punim Veshjeve numër 1 në Tiranë. Një kontroll i Komisionit të Shtetit ka zbuluar një sërë pasaktësish në zbatimin e ligjeve dhe hartimin e kontratave me firmat e huaja. Në këtë kontratë nuk janë respektuar ndryshime me e legjislacionit shqiptar duke lënë kështu në mbikëqyrjen [ ? ] për përgjegjësi. Janë verifikuar gjithashtu edhe një sërë moskryerje të detyrimeve shtetërore. Për këto fakte tashmë është kërkuar marrja e masave administrative ndaj drejtuesve të ndërmarrjes.
Financiaria kundër Doganës
Elbasan, kthesë në procesin e tregtarit
«Kaluan mallra pa kontroll»
Elbasan, kthesë në procesin e tregtarit
Financiaria kundër Doganës
«Kaluan mallra pa kontroll»
ELBASAN — Kthesë e papritur në procesin gjyqësor mes firmës "Bishgemi" dhe policisë financiare të Elbasanit. Dokumentat e paraqitura për mbrojtje nga policia financiare kanë hedhur hije dyshimi mbi doganën e qytetit. Të enjten trupi gjykues — i kryesuar nga Adem Klari — i ndodhur përballë fakteve të reja e ka kthyer edhe një herë çështjen Prokurorisë për rihapjen. Kështu, procesi i lindur si një padi e thjeshtë e një tregtari elbasanas ndaj një vendimi sekuestrimi po shfaq tendencën t'i rrisë përmasat e tij.
Në qendër të gjithë procesit është bllokimi i një sasie malli me vlerë prej 40.000 dollarësh. Sipas Policisë Financiare malli kishte hyrë në vend kontrabandë. Bllokimi i ndodhur në tetor kishte shkaktuar reagimin e tregtarit, i cili pas protestave të para kishte çuar çështjen në gjyq. Procesi i tilluar para pak ditësh — është pritur me shumë kuriozitet në Elbasan. Në seancën e së enjtes përfaqësuesi i Policisë Financiare ka paraqitur para gjykatësë dokumente mbi historinë e kësaj çështjeje. Sipas këtyre dokumentave në doganë janë kryer në të pën j[?] procedura në një sërë shkeljesh duke favorizuar kështu atë që policia financiare e konsideron si "aktivitet të paligjshëm të tregtarit". Me këtë rast kanë dalë në pah disa hollësi të panjohura të ditës së bllokimit. Në verifikim që policia financiare ka kryer atë ditë dogana nuk qenka marrë me rrethimin e ndërtesës së doganës nga forcat e policisë.
Gjithsesi tensioni i krijuar dhe kontradiktat mes dy organeve — që u shfaq haptas me rastin e materialeve të reja të paraqitura në proces — do t'i duhet të zgjidhë tani hetimi i ri i Prokurorisë.
Mentor Kikia
Vrau për një kosë: dënohet me 25 vjet
TIRANE — Një kosë bari i ka kushtuar 25 vjet burg një fshatari nga Zal-Dardha e Peshkopisë. Ka qënë kjo vendimi i Gjykatës së Tiranës — prokurori kishte kërkuar dënim të përjetshëm — për veprimin e Fadil Hoxhës, i cili dy vjet më parë kishte vrarë në të afërmin e tij, Hysen Luçin nga Paskuqani, gjatë një zënke për të kulluar e pronësisë mbi një kosë.
Lufta e nisur si një grindje po kishte kthyer në një tragjedi të vërtetë. I nxehur Hoxha i kish marrë pistoletën një pushkë policie dhe kishte nisur drejt shtëpisë së Luçit. Sapo e ka parë atë në rrugë, i ka qëlluar plumb gjë e ka marrë në fytyrë ka shkaktuar menjëherë vdekjen e Luçit. Rasteishtë është përfshirë në këtë ngjarje dhe një kalimtare, Duke qenë dëshmitare e skenës së lakshme, Flokës nuk ka kryer të godasë dhe kishte mbetur. Por nuk e zuri, për fat të mirë plumbi nuk ka qëlluar në kokë.
Tashmë pas dy vjetësh, Hoxha ka dalë për herë të parë para drejtësisë e cila nuk ka hezituar ta dëshkojë[?] edhe për krimin e kryer.
Ankandi i ri Bonosh Thesari
Banka e Shqipërisë: do të nisë më 15 dhjetor
Ja kushtet për pjesëmarrësit
Banka e Shqipërisë: do të nisë më 15 dhjetor
Ankandi i ri Bonosh Thesari
Ja kushtet për pjesëmarrësit
TIRANE — Me datë 15 dhjetor 1994, në Bankën e Shqipërisë, do të zhvillohet ankandi për shitjen e Bonove të Thesarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë ankand Ministria e Financave ofron emetote të Bono Thesari me maturim tre mujor dhe gjashtë mujor.
Ankandi do të zhvillohet në këto kushte:
Për bonot me afat maturimi 6 mujor
Shuma që do të emetohet 150 milion lekë
Data e emetimit 19.12.1994
Data e maturimit 19.06.1995
Pjesëmarrësit në ankand kanë të drejtë të paraqesin:
— Kërkesat e blerësve të paraqitura deri në orën 11.00 të datës 15 Dhjetor 1994 pranë Bankës së Shqipërisë, në Sektorin e Letrave me Vlerë. Ato duhet të paraqiten me anë të formularëve të veçantë që jepen për këtë qëllim, në Bankën e Shqipërisë.
— Çdo kërkesë e paraqitur gjatë të cilës vlera minimale është 100 mijë lekë.
— 20 përqind e shumës që do të emetohet ofrohet për pjesëmarrësit me kërkesa jokonkuruese.
— Në ankand mund të marrin pjesë Banka, Instituti i Sigurimeve, firma private dhe individë, me dokumente përkatëse.
Për sqarime të mëtejshme që lidhen me mënyrën e pagesës, llogaritjen e interesit dhe sigurimeve optimale të maturimit të Bonove të Thesarit, të interesuarit mund t'u drejtohen specialistëve përkatës, pranë Sektorit të Letrave me Vlerë në Bankën e Shqipërisë.
Studentët e Pekinit përsëri në protestë
NE BRENDESI
Studentët e Pekinit përsëri në protestë
Kësaj here kundër një fabrike
NE FAQEN 2
Sot ndeshjet e Javës XIV të kampionatit shqiptar
Të fundit përpara ndërprerjes
NE FAQEN 3
ADA AIR
TIRANE
BARI
TIRANE
TARIFE NXITESE PER SHQIPTARET
110 USD (vajtje/ardhje)
Biletë pa rezervim që shitet në aeroportin e Tiranës ose të Barit
TARIFE NXITESE PER TE HUAJT
250 USD
— e vlefshme vetëm për fluturime vajtje/ardhje me data të fiksuara.
TARIFA TE VLEFSHME DERI ME 31 MARS 1995
Rruga e Durrësit 5/3, TIRANE
Tel (35542) 24301/32035/33214 - Fax (35542) 32035/32027
Aeroport BARI Tel Fax (3980) 538300 - Tel (39337) 96070
ELISON
KADRI PENGILI
Rr. Shyqyri Bëxolli nr. 6
(pranë Ambasadës Turke)
Është firma që ofron klientët e saj për grumbullimin e të gjitha llojet plastk dhe dalje jashtë përdorimi, si kova, tenda, atletesh, legenë, shapka ej.
Çmimi është i leverdisshëm. Ju mirëpresim