Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 22 dhjetor 1994

«Në burg kush abuzon me bukën»

Në gadishmëri policia dhe forcat speciale Emergjenca e energjisë: Berisha dekreton masa të rrepta për shkelësit Por gjendja ende e rëndë. Sërish tension para dyqaneve të bukës Në kryeqytet nis «sulmi» i njerëzve për gazin e vajgurin TIRANE — Tanimë mes masave të para për emergjencën e dritave është shfaqur edhe burgu. E ka vendosur me dekret i presidentit Berisha, që të martën ka vendosur të zbresë vetë në “betejën” kundër errësirës. Në përfundim të një mbledhjeje me autoritetet më të larta të vendit Berisha ka dekretuar: zgjimin e një shtabi qendror për përballimin e situatës në krye yë Meksin — ku bëjnë pjesë mes të tjerësh edhe Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Ushtrisë — përdorimin e fondeve të posaçme për importimin e energjisë, paisjen e furrave të bukës me gjeneratorë të lëvizshëm, dënimin me rreptësi të spekulatorët e bukës. Për shkelësit e pikave të tregtimit masat drastike: deri në vit burg. Që të martën rradhë dhe SHIK-u janë në gadishmëri numër një. Po të martën Berisha ka kërkuar ndihmën e kolegëve të tij Meksu, Demirel e Zhelev. Grumbujt e njerëzve para dyqaneve të bukës janë parë sërish të martën në Tiranë. Sërish nuk kanë munguar momentet e tensionit. Prefekti Karapici ka lajmëruar mbrëmë orar të ri të ndryshëm nga ai i paralamjëruar vënë në jetë më parë në televizor: “Do të garantohet furnizimi i pandërprerë nga ora 18 deri në orën 7. Në këtë orar është i punonjë e dhe furrat private dhe njësitë e shitjes së vajgurit. Policia e ngarkuar do të kontrollojë zbatimin e këtij vendimi”. Ndërkohë në apartamentet njerëzit në shumë zona nuk kanë arritur të kuptojnë nëse errësira e papashmangshme i dedikohej orarit të paralajmëruar apo difekteve të rrëndomta në rrjet. Në Elbasan autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e organeve të rendit për të mbajtur gjallë linjat e furnizuar. Patrullat e Policisë duke filluar nga dita e djeshme janë të urdhëruara që të mbështesin ekipet e Ndërmarrjes Elektrike gjatë bllokimit të vjedhësve të energjisë. Këtu, që të martën, palët elektrike janë të ndaluara të përdoren në lokale private e ambiente publike dhe në orare caktohen furnizime. Gjëndje e rrënduar edhe në qytetet e mëdha të Myzeqesë. Këtu furnizimi me energji është garantuar vetëm për spitalet, zyrat e shtetit, furrat e bukës dhe për godinat e policisë. Në pjesët e tjera të qyteteve ardhja sporadike e energjisë është pritur me brohoritje. Në një mbledhje të zhvilluar të martën në Patoz drejtori i filialeve të KESH-it për Fierin e Patosin kanë protestuar për mungesën e rezervë në ndërrtesat e centraleve të ngritura prej tyre, një masë e cila ishte shpallur në vendimin e së shtunës së qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme. Në Shkodër e Vlorë gjendja nuk ka patur ndonjë përmirësim të dukshëm. Në Vlorë një rekord i trishtueshëm: çmimi i një buke ka arritur deri në 200 lekë. Sali Berisha
Sali Berisha Meksi Karapici Demirel Zhelev Tiranë Elbasan Myzeqe Patoz Fier

Gazi shpëtimtar

TIRANE — Dyndje e popullatës së kryeqytetit drejt pikave të furnizimit me gas. Menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të energjisë nga Qeveria, e siç ishte lajmëruar më parë në tekset e shkruara për këtë lloj ngrohjeje. Vetëm brenda katyre ditëve janë shitur mbi 600 bombola — secila përmban 10 litra — me gas në ditë. Në bllokun zyrtar të lëndëve ngrohëse në Tiranë ka patur grumbullime të shumta ku njerëzit vitheshin në rradhë për të bërë prenotimet e kuponave të blerjes. Tashti, pozuvuesit lokat prej “Lira” prisnin furnizime nga Greqia, Bullgaria e Maqedonia — janë angazhuar të rrisin prurjet. Kështu janë bërë lidhje me transportorët dhe të shtunën kjo të sjellë rreth 5 mijë bombola. Ndërkohë dhe Ministria e Ndërtimit, Tregullimit të Territorit dhe Turizmit është në përfundim të një “marrëveshjeje me një firmë të madhe italiane “Butangas” për një furnizim të rregullt e masiv me gas. a. m.
Tiranë Greqi Bullgari Maqedoni

Bie alarmi në maternitet

Goditja e salmonelës: 3 foshnje të vdekura dhe 30 të infektuara TIRANE — Janë bërë tashmë të qarta shifrat e goditjes së epidemisë së salmonelës në maternitetin e Tiranës. Sipas analizave të kryera në laboratorët e specializuar të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë kanë rezultuar pozitive 30 foshnje dhe nënat e tyre ndërkohë që pasojë e infeksionit, shifrat e goditjes së salmonelës me prindësit shëndetësorë nuk i konsiderojnë të mbyllura ende. Në ditët e ardhshme laboratori do të kristalizuar ndërkohë dhe hipotezat mbi shkaqet e këtij shpërthimi të salmonelës. Sipas epidemiologut Nazmi Dibran nuk kanë gjene faktorët të jashtëm: “Infeksioni ka qenë i pranishëm në maternitet — shton ai për Gazetën Shqiptare — dhe mungesa e disa kushteve higjeno-sanitare ka favorizuar rritjen e tij”. Në të vërtetë nga analizat e shumta që kryera është vërtetuar prania e salmonelës jo vetëm në organizmin e foshnjave por dhe në ambientet e brendta godinës ku rrinë me lindjet. Është përkrahur hipoteza e madhe e pranisë së mikrobit që e ka prekur akoma në të njëjtën ditë nënën e transferuar në maternitet në një tjetër godinë të re. Aktualisht duket se është ndërkaq për siguri që nënat e infektuara po e marrin vetë trajtimin me antibiotikë — destinuar fillimisht për traumatologjinë — të shpërndarë në maternitet. Pas specialisteve vetëm mjekët po luftojnë, ndërsa vlerësohet se mjediset mund të dezinfektohen plotësisht duke kërkuar ndërhyrje nga jashtë. “Tashmë gjendja është përmirësuar — thotë për Gazetën Shqiptare drejtori Zhani Treska — dhe nuk ka më raste të fyshymej dhe të rënda”. Por ndërkohë vazhdojnë masat e shumta të higjenës dhe kontrollit e analizat e foshnjave të reja të porsalindur e këtyre fëtëvdekjeve të fundit nuk do të zbuten”. “Nëse të porsalindurit e kësaj epidemie shpërthejnë, do të është e qartë se kjo ishte epidemi e shpëtimit”, mendojnë mjekët e maternitetit. Materniteti mbrëmë ka transferuar për herë të parë një repart duke ndaluar hyrjen e pjesëve nga jashtë dhe duke ngritur turne të reja në spital bashkë me personelin.
Zhani Treska Burhani Tiranë

Delegacioni i UNP në Tepelenë

Diplomacia në qeli: vëzhgues europianë takojnë Fatos Nanon TEPELENE — Mysafirë të pazakontë kanë qenë të martën në burgun e sigurisë së lartë të Tepelenës, delegacioni i Unionit Ndërparlamentar Botëror. Objektivi i vizitës ka qenë takimi me Fatos Nanon, liderin e PS, në burg prej gushtit të vitit të kaluar. Delegacioni i kryesuar nga Jos Meler ka kaluar pragun e burgut në orën 14.00. Bashkë me të asistoi përfaqësues i partisë së Nanos, vetëm shoqëruesit zyrtarë të cilët i ka nxjerrë drejtori autoriteteve të burgut lejen e hyrjes të firmosur nga Ministri i proasë- mbruar i Drejtësisë Frashëri. Vetëm një ditë më parë Meler kishte marrë kontakte me përfaqësues të Partisë Socialdemokrate, të Partisë Demokratike dhe të asaj Socialiste. Organizata e Meler disa muaj më parë kishte shprehur në favor të perspektivës së lirimit të Nanos, madje për këtë ishte votuar dhe një rezolutë e posaçme e cila i kishte rritur shpresat e socialistëve për fatin e liderit të tyre. Çështja e Nanos do të ridiskutohet në takimin e ardhshëm të Unionit që do të zhvillohet në Madrid. Fatos Nano
Fatos Nano Frashëri Teodor Laço Tepelenë Madrid

Qeveria garanton ujin e dritat

Revolta e studentëve: plotësohen kërkesat TIRANE — Duke se ka shkuar drejt zgjidhjes protesta e studentëve të fakulteteve “inxhinieri të ndërtimit, fiskulturë dhe mjekësi” — për përmirësim, kryesisht, të kushteve të banimit nëpër konvikte me ujë drita e ushqim. Pas një takimi me përfaqësues të qeverisë — zëvendëskryeministrin Shehi dhe ministrin e Arsimit Pëllumbi — të martën në mesditë, për disa nga pikat e kërkesave të tyre është premtuar zgjidhje e menjëhershme ndërsa për të tjera përgjigja e furnizimit të pritet të jepet sot. “Ne na u premtua se dritat dhe uji nuk do të na ndërpriten më dhe do të na vijë rregullisht” — thotë për Gazetën Shqiptare Lelo Marku, student i vitit të pestë Inxhinieri — meqë pas bisedimeve me qeverinë po kështu dhe për furnizimin me bukë. Ndërkohë e ndezur për të shtunën është shkyrtuar dhe kërkesa të tjera çështja e kompensimit prej 2 lekë në bursë që studenti i duhet t’u jepet atyre në formë parash, si dhe premtimi për furnizim i problemit të strehimit studentor, afateve dhe kushteve që siguron. Sipas përgjigjes së tërfaqësuesve të qeverisë, kjo e fundit do të merren shqyrtim sot nga parlamenti”. “Por nëse protestimi, kërkesave nuk zbatohen me rigorozitet ne do të vazhdojmë protestën tortu duke bojkotuar mësimin”, ka deklaruar Xhevahir Dema, njëri prej përfaqësuesve të studentëve.
Pëllumbi Lelo Marku Xhevahir Dema Nazmi Dibran Tiranë

Ka drita? Dhe bie

ELBASAN — Ka dashur të shohë nëse ka patur drita komshijtë e shtëpisë tij, por ka rënë pa dashje dhe ka vdekur në vend. Ka qenë Burhani, 57 vjeç, banues në Elbasan — i njohur në qytet si njeri fetar dhe human — e shkuar tek vëllimi e në fshat tragjik. Errësira e plotë rreth shtëpisë ndodhej, e ka shtyrë atë të përkuljej në parmakun e ballkonit më shumë se ç’duhej. E ky moment ka qenë fund i jetës së tij. Burhani ishte babai i në vajzë i rritur pa nënë, tashmë — mbetur vetëm e tij — të mbytur në dhimbje. (Mk. K)
Fatos Nano Elbasan

Lushnje, dhunë mbi nënstacion

LUSHNJE — Ka shkaktuar tension, madje dhe incidente e viktima, emergjenca energjisë në vend. Në Lushnje është sulmuar një prej nënstacioneve elektrike prej të pandehurve fabrikës së Plastikës. Nën urë grupi personash të armatosur kanë hyrë brenda duke kërcënuar me armë punonjësit e u kanë kërkuar me forcë. Sipas të dhënave të para ka qenë dëmtuar me çelës, sipas normave të qarkullimit energjisë. I është ndërprerë linja. Por ndersa në Lushnje kjo ndodhi ka kaluar pa ndonjë incident, në Fier ka mbetur viktimë një punëtor i ndërmarrjes së elektrikës. Ndërsa ka shkuar të riparojë një defekt të vërejtur në fshatin Ndërnenës, në një kabinë energjie qe furnizonte disa zona në afërsi të qytetit, ai është djegur si pasojë e një qarku të shkurtër. Elektriçisti është dërguar menjëherë në spital por tani është jashtë rrezikut. En. My.
Lushnjë Fier Ndërnenës[?]

PSD e ndarë më dysh: Teodor Laço lë partinë

DJE NE SHQIPERI Tension në mbledhjen e këshillit kombëtar PSD e ndarë më dysh: Teodor Laço lë partinë TIRANA — Tashmë PSD ështe ndarë më dysh. Në përfundim të mbledhjes në rrethe të Këshillit drejtues të partisë ise ishte larguar përfundimisht nga nënkryetari Teodor Laço, i porsazgjedhur Ministër i Kulturës, Laço i kishte deklaruar dje anëtarëve të kryesisë se pozicioni i tij pas ndërrimit të qeverisë nuk përputhej me disa diferenca që pati në referim me udhën e kabinetit. “Tani do të jem një deputet i pavarur në parlament dhe një Shqipëria Laço menjëherë pas mbledhjes — ishte një formulë e tillë e tensionuar mungesës së zgjedhjeve të domosdoshme dykryesive mbi Saliq Laços 25 anëtarët e këshillit drejtues të PSD e ka përkrahur linjën e mbrojtur prej tij duke e votuar një ndër 41 ai i ka quajtur “një afrim i mundë i madh i PSD me krahun e ekstrem”.” (J.b.) Kufoma të tjera nga liqeni SHKODER — Ka arritur në gjashtë numri i trupave të nxjerrë, që janë detur pas katastrofës të liqenit të Shkodrës. Mendësohet, zhdukjet të pakonfirmuara, mund t’i kalojnë edhe më tej, trupin e 34-vjeçarit Artim Man u gjet në këtë brigje të bregut vetëm në gjatësi të ujë përmbytura është lokalizuar vendi ku mund të jetë mbytur edhe i afërmi i tij, Tami Kaka ka lëshuar para për dërguar një gjethe të përshkuara në liqen. Kështu të shtatë të afërmit familjarë janë dërguar dhe trupat e të mbyturve janë afër. (ar.go.) Plagoset roja shkollës Kanë plagosur me armë një roje, në një shkollë me emrin 19 i Qershorit të Durrësit. Nxënësi i shkollës ka qenë nxënës i një klase të parë, i cili ka qëlluar rojen. Tani rinderohet se ndonëse ai ka plagë të rëndë i sëmuri nuk ka rrezik për jetën. (?.)
Saliq Laço Artim Man Tami Kaka Karter Tiranë Shkodër Liqeni i Shkodrës Durrës

NE BRENDESI

Bosnje: marrëveshja e ish-presidentit Karter Në faqen 2 Fitime më të mëdha ulësirave Në faqen 3 Turistët gjithmonë më larg hoteleve të Shqipërisë Në faqen 3
Karter Bosnje Shqipëri

Blej dhe shes

Kjo hapësirë është falas për lajmërime ekonomike. Dërgoje lajmërimin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. KERKOJ — Me qera një shtëpi private në zonën e farmacisë nr. 10. Mundësisht të ketë ujë të pandërprerë. Për informacione të mëtejshme mund të telefononi në numrin 326-66. JAP ME QERA — Një shtëpi private qvnd ndodhet nw rrugwn Tefat Tashko po, pwrballw shkollws Partizani. I vetmi qiranë dhe buzë bulevardit Ulan D. Arl. Shtëpia është e rrethuar me mur, ka oborr dhe përbëhet nga tre dhoma, nyje kuzhinë, banjo, verandë dhe garazh. Ka telefon me numër 43.24. SHES — Një “Mercedes 230 S” me motor e vënie benzinë me çmim tepër të arsyeshëm. Drejtohuni tek autopak servis Tirana. Tel. 274 45, 251 24. JAP ME QERA — Një shtëpi 2 + 1 me tarracë dhe korridor të madh, është e sapo rikonstruktuar. Adresa, Rr. Siri Kodra 63/1. Të interesuarit mund të telefonojnë në adresë e mësipërme. KEMBEJ — Një apartament parafabrikat 2+1, kati i dytë. Ndodhet pranë Shkollës 8-vjeçare “Naim Frashëri” e Këmbës, me një apartament, vlerësime të tjera i vlefshme në një prej qendrave të Kavajës. Telefononi në 26-16. SHES — Një apartament 1+1 me korridor dhe banjo, kati i parë. Rruga “Niko Avrami”, pallati 2, shkalla 4. Nr 25 Tiranë. Telefon 333-66. JAP ME QERA — Një magazine me sipërfaqe që varion nga 200 m2 deri në 400 m2. Ndodhet përballë zyrave të NTP N 6 Shkozet-Durrës. Për informacione të mëtejshme mund të telefononi në darka pas orës 19, 30 në numrin 204 41, ose të mërkurën takimin në vendndodhjen e magazinës nga ora 7 deri në orën 14 do ditë. VE NE DISPOZICION — Një trual prej 10.000 m2 në Elbasan ka vend një Kombinatin e Drurit kana. Kërkon partner. Për informacione të ardhshme vendos dhe të huaj të rrallës të mundshëm, mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 042/264 46.
Tiranë Bari Durrës Shkozet Elbasan

ADA AIR TIRANE BARI TIRANE

ADA AIR TIRANE BARI TIRANE TARIFE NXITESE PER SHQIPTARET 110 USD (vajtje/ardhje) Biletat për rezervim që shiten në aeroportin e Tiranës ose të Barit. TARIFE NXITESE PER TE HUAJT 250 USD (vajtje/ardhje me datë të fiksuar) TARIFA TË VLEFSHME DERI ME 31 MARS 1995 Rruga e Durrësit 51, TIRANË Tel (3541) 24301/32035/33214 - Fax (3541) 32033/32027 Aeroporti BARI Tel e Fax (080) 531480 - Tel (080) 534670
Tiranë Bari