Qyteti «ndricohet» nga zjarri gjigand
SHKODER / Digjet një depo karburanti
SHKODER — Përsëri lajme mbi karburantin në Veri, për kësaj here jo për trafikun e paligjshëm të tyre por për dëmin që mund të shkaktojë moszbatimi i rregullave gjatë punës me to.
SHKODER — Përsëri lajme mbi karburantin në Veri, por kësaj here jo për trafikun e paligjshëm të tyre por për dëmin që mund të shkaktojë moszbatimi i rregullave gjatë punës me to. Një zjarr spektakolar, që shkaktoi një dëm prej 100.000 dollarësh në një pikë të furnizimit me karburant vetëm tre kilometra larg qytetit të Shkodrës. Flakët kanë krijuar një spektakël të frikshëm që është parë disa kilometra larg vatrës së zjarrit. Sipas të dhënave të deritanishme, një pakujdesi ka shkaktuar që gazi të shkurtër gjatë punës në pompimin e autocisternës me mbante në barkun e saj 35.000 litra karburant.
Lufta me zjarrin e furishëm ka vazhduar për shumë orë rrjesht. Tre makina të zjarrfikësve të ardhura me urgjencë nga Shkodra dhe ekuipazhi i tyre me gjithë përpjekjet e mëdha nuk kanë mundur të zbusin furinë e flakëve. Zjarri ka bërë të tijën deri sa pika e furnizimit dhe autocisterna janë kthyer në një grumbull hiri pa vlerë shkrumbi. Zjarrfikësit kanë punuar më pas deri në orët e vonshme natës për të pastuar zonën e prekur. Dëmi i shkaktuar është shumë i madh, sipas të dhënave të agjensisë zyrtare të shtypit, firmës "Beshanaku", që e shet pronar i kësaj pike, i janë djegur në këtë rast afro 100.000 litra karburant, që i korrespondojnë në një shumë afërsisht 100.000 dollarë.
Kanë reaguar ashpër zjarrefikësit. Komandanti i tyre ka deklaruar menjëherë: "Shkarkimi i autocisternës po bëhej në një orar ka-tegorikisht të ndaluar për të kryer veprime të tilla, për shkak të temperaturave të larta". Zjarrfikësit kanë bërë të njohur se në qoftë se deri në 5 gusht në pikat e tjera nuk do të zbatohet rregullat e sigurimit ndaj zjarrit atëhere do të ketë masa të rrepta. Aq sa ndokush do të detyrohet të shohë të mbyllur pikën e tij.
Shkodra
Fshatarët ngrejnë barrikada në rrugë
Incident pranë Gjirokastrës
Ndërhyrje e policisë
Incident pranë Gjirokastrës
Fshatarët ngrejnë barrikada në rrugë
Ndërhyrje e policisë
GJIROKASTER — Ka rrezikuar shkaktimin e një konfrontimi të rrezikshëm ndalimi nga forcat e Rendit të një 35-vjeçari nga fshati Lazarat i Gjirokastrës. Në mbrëmjen e së djelës ndërsa qytetarët gjirokastritë vazhdonin shëtitjen tradicionale përgjatë rrugicës pranë Komisariatit të Gjirokastrës kishin grumbulluar forca të shumta policore. Shkaku ishte bllokimi i rrugës nacionale, pikërisht rreth 2 kilometra larg qytetit, në vendin e quajtur Kordho. "Barrikada" me gurë, pemë apo edhe pjesë maki-nash të vjetra, sipas autorëve — fshatarë të Lazaratit — bëhej një shenjë mospajtimi ndaj organeve të Rendit që "kishin ndaluar pa të drejtë bashkëfshatarin e tyre". Për lirimin e tij, ka detyruar Prefektin e Gjirokastrës dhe autoritetet më të larta lokale që të ndërhyjnë për të qetësuar fshatarët dhe për hapur rrugën e bllokuar. Me vonë, rreth orës 20.30 — përmes një ope-racioni të forcave të Rendit — rruga është rihapur, madje duke eliminuar një konfrontim të rrezikshëm. Sipas organeve të Rendit, 35-vjeçari nga Lazarati ishte ndaluar sepse "nuk kish respektuar figurën e rojtarit të rendit". Edhe pse gjendja më tej u normalizua, të dielën në mëngjes — një ditë pas inci-dentit — pranë Komisariatit të Gjirokastrës u panë forca të mëdha policore si dhe njësi të ndërhyrjes së shpejtë.
(R. Ko.)
Shkrumbohen banesat e 9 familjeve
KUKES — Një kat i tërë i shkrumbosur, nëntë apartamente të tjera të bëra të pabanueshme, ky është bilanci i një zjarri të rëndë që ka shpërthyer papritur në paraditen e së premtes në një pallat të qytetit të Kukësit.
Për fat të mirë, nuk ka lajmë mbi dëme në njerëz. Zjarri është shënuar nga mungesa e zjarrfikëses, e cila atë ditë ka qenë jashtë gati[m]shmërisë. Të gjitha familjet e dëmtuara janë strehuar tani e një nga konviktet e shkollave të mesme të qytetit.
Sot kalendari i serisë «A» e «B»
Sport
Më 4 shtator 1994 fillon Kampionati italian
Sot kalendari i serisë «A» e «B»
Në faqen 3
Skuadra e Besës ndryshon kockat por mbetet e varfër
Në faqen 3
Botërori dhe Milan: atlet holandez Ruud Gullit
Në faqen e fundit
Formula 1 Ferrari fiton në Gjermani
Edhe dy viktima nga aksidentet automobilistike
Ndalohen shoferët
FUSHE-KRUJE — Rritja e trafikut automobilistik gjatë periudhës së nxehtë të verës është shoqëruar me lajme mbi aksidente që kanë ndodhur në rrugët e frekuentuara më së shumti.
Vetëm të pak ditë dy aksidente vdekjeprurëse kanë ndodhur në arteriet që lidhin Fushë-Krujën me Laçin dhe Durrësin. Në rastin e parë ka qenë një skopin fa-tal në gomën e pasme të një veture me targa të Shkodrës, që ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 11-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të babait të tij. Në rrugën që të çon drejt Durrësit një veturë Lancia është përplasur me një kamion duke i shkaktuar vdekjen një kalimtari të moshuar. Në të dyja rastet Policia ka bërë ndalimin e drejtuesve maki-nave, cilët janë përfshirë në këto aksidente, dhe po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit.
Grindje fatale në lokal
BURREL — Vetëm brenda pak ditësh dy jetë të rinjsh kanë shkaktuar dy të vrarë.
— Vetëm brenda pak ditësh dy jetë të rinjsh kanë shkaktuar dy të vrarë. Ka ndodhur në Burrel, opinionit i është bërë i njohur nga specialistë e këtyre ngjarjeve. Në rastin e parë ka mbetur i vrarë nga një goditje thike i riu Fidri Disha. I riu është qëlluar gjatë një zënke banale në një lokal, që ndodhi për shkak të dragësive për këtë rast është verifikuar menjëherë. Edhe në rastin e dytë — i ndodhur disa ditë më pas — vrasja është shkaktuar me thikë. Viktima ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia ka mundur ta arrestojë menjëherë 19-vjeçarin F. N. për të cilin është hapur çështja penale.
Grindje mes shqiptarësh një i vdekur në Gjenovë
Riatdhesohen klandestinët
GJENOVE — Një i vdekur, një i plagosur dhe një i arrestuar është bilanci i një grindjeje ndërmjet rreth dhjetë shqiptarëve, që ndodhi në një veri të Italisë.
I vrarë me thikë Harrilla Shena, 29 vjeç. I plagosur në shpatull dhe në këmbë, gjithmonë me goditje thike, Artan Petani, 23 vjeç. Përkundrazi u kap dhe u arrestua Mizi Vela, 24 vjeç, që kishte tentuar të hakmerrej për vrasjen e Shenës, duke sulmuar disa kundërshtarë, i armatosur me një shufër hekuri.
Dy grupet e shqiptarëve janë grindur në sheshin De Ferrari, në mbarim të një diskutimi të dhunshëm. Shena, pasi u godit me thikë në bark, u çua në spitalin "Galliera" por, megjithëse iu nënshtrua një operacioni kirurgjik delikat, vdiq.
Në vendin e grindjes ndërhyri agjentë e Policisë që tani kanë filluar sqarimet e para dhe hetimet, për të identifikuar gjithë përgjegjësat e grindjes.
Vazhdojnë ndërkaq në jug të Italisë — dhe sidomos në Pulje — odisea e emigracionit klandestin.
Në Monopoli, dyzet kilometra nga Bari, tetë klandestinë shqiptarë, ndër të cilët një grua, u bllokuan nga ushtarakët e Kapitenerisë së portit. Një grup tjetër prej 10 vetash u gjet pranë një plazhi të bregut puljez, përshirë ndërmjet lokaliteteve "Pantano" e "Cala Corvi", në veri të qytetit.
Në pritje për t'u riatdhesuar, klandestinët deklaruan në Polici se ishin nisur nga porti i Vlorës.
Dhe Shqipëria në festivalin Lindje-Perëndim
NE BRENDESI
Dhe Shqipëria në festivalin Lindje-Perëndim
Zhvillohet në Francë në shtator '95
Në faqen 2
Më i pastër plazhi i Durrësit
Pjesëmarrje e madhe për iniciativën e «Gazetës Shqiptare» dhe «Soros»
Nga të rinjtë shqiptarë një provë qytetërimi
Pjesëmarrje e madhe për iniciativën e «Gazetës Shqiptare» dhe «Soros»
Më i pastër plazhi i Durrësit
Nga të rinjtë shqiptarë një provë qytetërimi
DURAZZO — Një mëngjes pune nën diell mids djerse dhe lodhjes, por në fund ishte një kënaqësi që ja dolën mbanë. U mbyll pra mes një gulçimi, një duartrokitje, e disa këngëve, "Plazhe të pastër e të sigurt", një manifestim organizuar nga Fondacioni "Soros" dhe nga "Gazeta Shqiptare".
Mëso 50 të rinj ambientalistë të shoqatës "Perla". Të rinj ekologjistë, por edhe vullnetarë nga Tirana dhe Durrësi pastruan me lopata dhe krëhëra një pjesë të plazhit. Nesër në Gazetë do të publikohen mendimet e tyre.
Manifestimi kishte objektiv kryesor të sensibilizonte opinionin publik mbi dy tema me rëndësi për pastrimin e plazhit dhe për ruajtjen nga prania e turpshme e makinave që do të rrezikojnë jetën e plazhistëve e thirrjet për të marrë rreze dielli. Një qëndrim jo i civilizuar të cilit të rinjtë shqiptarë "iu përgjigjën me një shembull të lartë edukimi".
Ndotje alarmante në det
VLORE — Është shtuar në mënyrë shqetësuese ndotja e ujrave të Gjirit të Vlorës. "Është rritur në nivel të rrezikshëm përqindja e hidrokarbureve nga mbeturinat që derdhin anijet shqiptare dhe të huaja. Ujrat e polivinilkloridit që prej 100 dekadë ka derdhur edhe një zonë termike ku shihet në këtë sektor kurin lumi me hetim merkur, një lëndë tepër e rrezikshme". Këta të dhëna kanë ardhur nga specialistë të ndotjes në fushën e ujrave. Ndotja — si pasojë e devijimit — ka sjellë sasi të madhe dëmtimi në strukturë të saj dhe prishjen e ekuilibrave të prodhimit trofik.
Pamje nga një aspekt i aksionit në plazh (Foto A. Albani)
DJE NE SHQIPERI
KORÇE, KONTROLLI I SHETIT DENONCON SHKELJE TE RENDa NE KOMBINATIN E SHEQERIT — Do të përfundojë në organet e Prokurorisë se Korçës emri i ish-drejtorit të Kombinatit të Sheqerit, Petraq Mango-Leci. Mjaft parregullsi — sidomos për bashkëpunimin me firmën greke "Dyrmyle Co" — ta kanë sjellë atë nën hetim. Janë zbuluar si përgjejësi shumë të cilët, pas një kontrolli të gjatë në periudhën e dokumentacionit të kombinatit. Bëhet fjalë për çmime fiktive, vje e pagesash për kalimin në doganë si dhe për blerën e tatimqar[k]ullimit, që — sipas raportit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit — kanë dëmtuar interesat e ndërmarrjes dhe buxhetin e shtetit.
ELBASAN, SIDA S' EKZISTON POR PËRJASTOHET PËR-GJITHMONË 24 DHE RUES TE GJAKUT Më shumë se njëzet e katër dhuruesve të rregullt të gjakut për 48 dhurues gjaku. Pas analizave — veçanërisht atëherë nëse verifikuar rastet seropozitive të SIDA-së — rezultuan grave 8 për qind e dhuruesve të gjakut me hepatit të rëndë. Ndërkohë kjo masë është shoqëruar edhe me analizat për persona që apo janë kyçur nga jashtë shtetit, por sidomos për të cilët nuk është ende e sigurtë sëmundja e sidës.
DJE NE BOTE
BOSI I GJIDHJ[A] E VË-RUJ KRITIKON BER-LUSCONIN — Lideri i lëvizjes së Verit (Lega), Umberto Bossi, ka lëshuar prova planin antitrust e propozuar nga kryeministri Silvio Berlusconi më 1 v. Ministri Bossi, duke i Ber-lusconit, ka bërë, kështu, të mundur shfaqjen e dukshme të një krize të shumtë qeveritare.
LONDER, PERRY NE CONFERENCE — Sekretari i Shtetit amerikan ka filluar me shumë pritje në qendrën e njohur të Evropës të Samaridze në Goma (Zaire). Në zonë kanë arritur sekretari i brendshëm amerikan William Perry dhe kryeministri francez Edouard Balladur. Pranë qendrës së kampit, për verifikime të shumta, janë vendosur shumë të kontrolluar e sondazhe e komunikatën e Kombeve të Bashkuara.
BOSNJE, NJE FTESE E REBEVE — Rrëshqitjet i rëndimit të Sarajevës ka shkaktuar alarm në rajon dhe në qytet. Pas një serie sinjalesh të presidentit boshnjak Alija Izetbegoviç është vënë në dukje nevoja për rikthimin e paqes. Për bisedimet e reja të Gjenevës u vendos një dalje e përbashkët e konfirmuar nga komandimet e Kombeve të Bashkuara.
LINJE E RE TRAGETESH
LINJE
E RE
TRAGETESH
Për makina, pasagjerë, kamionë
ITALI - SHQIPERI
BARI / DURRES
C/F ILLYRIA
BARI - DURRES
Të hënë, të martë, të premte
niset në orën 21.00 arrin në 7.00
DURRES - BARI
Të martë, të enjte, të shtunë
niset në orën 21.00 arrin në 7.00
Për informacione në Shqipëri
DURRES: GEA MARE srl
Rruga Skanderbeg 147, Durres
Tel e Fax. 00355 52 23723
Tlx 0604 4237 ILYRIA
BARI: MORFIMARE srl
C.so De Tullio 36 40
Tel 0039/80 5210022
Fax 0019 80/5211204
Tlx 810191 MORFIBA I